Familje të vogla-problem i madh i shoqërisë moderne: Si rënia e trendit të natalitetit kërcënon të ardhmen e rajonit?

Porodica
Burim: Pixabay

Rënia e natalitetit shkakton shqetësim për mbarë botën, ndërsa ky problem i “shoqërisë moderne” nuk ka anashkaluar as rajonin tonë. Egzistojnë teori të shumta të cilat spegojnë rënien e popullsisë, por nuk egzistojnë përgjigje sistematike sesi duhet të luftohet ndaj kësaj. Ekspertët për Kosovo onlajn sqarojnë se çështja demografike është jashtëzakonisht komplekse dhe paralajmërojnë se prej saj varet vetë funksionimi i shtetit.

Shumë vende po ndeshen me rënien e popullsisë dhe plakjen e saj. Lindjet e pakta mbeten shkaqe serioze në funksionimin e familjes, shoqërisë, ekonomisë por edhe sigurisë. Plakja e popullsisë do të thotë më pak punëtorë në industritë kyçe dhe pak njerëz që paguajnë programet si sigurimet shoqërore.

Nga ana tjetër, mes pengesave të prindërve rriten dhe shpenzimet jetësore, shpenzimet e kujdesit për fëmijët dhe pamundësisë së blerjes së shtëpisë.

Pikërisht për këtë arsye Qeveria e Republikës së Sërbisë në mbledhjen e djeshme ka miratuar rregulloren për themelimin e Programit mbështetës për zbatimin e masave të politikës së popullsisë dhe mbështetjes në fushën e familjes dhe fëmijëve në Republikën e Sërbisë për vitin 2024, për të cilin janë ndarë 400 milionë dinarë.

“Qëllimi i miratimit të këtij dokumenti është të mbështesë masat e politikave pro natalitetit në vetëqeverisjet vendore me qëllimin e përgjithshëm zhvillimin e qëndrueshëm demografik dhe kjo është popullsia e stacionuar, pra popullsia në të cilën gjeneratat pasuese do të kenë të njëjtën madhësi sikurse ato egzistuese”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Këto masa janë bërë të ditura së fundmi nga presidenti Aleksandar Vuçiq. Me këtë rast ky i fundit tha se duhet të rrisim shkallën e lindshmërisë nëse duam që Sërbia të mbijetojë.

“Sa i përket fëmijëve, ne duhet të shikojmë se si të shpërblejmë më shumë nënat me katër ose më shumë fëmijë. Ne kemi parë se ku janë pikat tona të dobëta, problemi më i madh është fëmija i parë dhe i dytë, por këtë na duhet t’a zgjidhim. Jemi shumë keq për sa i përket çështjes së rritjes natyrore, por pak më keq se të tjerët në rajon për herë të parë në histori. Këtë trend duhet t'a vazhdojmë dhe duhet të rrisim normën e fertilitetit në 1.75, ky është qëllimi tjetër. Kemi pasur 1.48 para 10 apo 11 vjetësh, sot është 1.63. Duhet t’a çojmë në 1.75 nëse mendojmë se Sërbia do të mbijetojë.

Nuk e di se për kë i ndërtojmë gjithë këto, nuk do të ketë se kush do të n’a pasojë. Nuk vdes Bota kur ne të ikim nga kjo Botë. N’a duhet të mendojmë për vendin tonë dhe të mendojmë për fëmijët tanë. Kjo është lutja ime për të gjithë njerëzit. Përveçse ndihmojnë veten, çka bëjnë për veten e tyre, çka ua bëjnë jetën më të bukur, njerëzit e ndihmojnë shumë vendin e tyre, shtetin e tyre”, tha Vuçiq.

A ka në Sërbi përsa i përket demografisë, rënie të trendit të natalitetit në dhjetë vite, këtë e konfirmon për Kosovo Onlajn Danica Shantiq, profesore në Fakultetin e Gjeografisë në Beograd. Ajo bën të ditur se çështjet demografike janë jashtëzakonisht komplekse dhe prej tyre varet edhe vetë funksionimi i shtetit, pasi ndikojnë jo vetëm në kushtet sociale, por edhe ato ekonomike.

“Kur flasim për numrin e lindjeve të gjalla në Sërbi, trendi drej dekadash ka qenë konstant, pra rënie dekadash të numrit të lindjeve të gjalla. Sipas disa të dhënave të fundit të cilat janë publikuar nga Instituti i Statistikave, në vitin 2023 rënia e numrit të lindjeve të gjalla vijoi. Lindën 56,001 foshnja, që është gati 860 më pak se në vitin 2022. Nëse e krahasojmë me fillimin e shekullit të XXI, kjo është për 2/3 e më pak se lindjet e reja të gjalla në 20 vitet e fundit”, ka thënë Shantiq për Kosovo Onlajn.

I tillë trend sikurse ajo spegon, është proces që ndodh në të gjitha shtetet e botës e mbi të gjitha ka lidhje me procesin e demografisë tranzitore, pra me kalimin e natalitetit dhe mortalitetit të lartë, në atë të ulët. Ajo shton se ky është proces historik që nisi 200 vite më parë në vendet e zhvilluara të Europës Perëndimore.

"Arsyet janë të shumta. Kjo mbi të gjitha me ndryshimin e mënyrës së të jetuarit, kalimin nga shoqëria feudale në atë që sot e quajmë, shoqëri moderne, kalimin nga zona rurale në atë urbane", thotë Shantiq.

Kjo e fundit shton se tani shënohet trend i familjeve të vogla. Më herët familjet kanë pasur një fëmijë, ndërsa tani në përgjithësi në vendet më të zhvilluara të botës, familjet kanë nga një fëmijë.

Pasojat e kësaj shikohen në tregun e punës. Shantiq bën të ditur se në të ardhmen e afërt, pra në disa shtete të BE, kemi shembuj ku nataliteti i ulët tashmë manifestohet me pamjaftueshmërinë e krahut të punës. Shembulli më i afërt është Gjermania.

Sipas fjalëve të saj, e ngjashme situata është dhe në Sërbi, ndërsa vitin e kaluar u modifikua ligji për punësimin e të huajve dhe ligji i vendbanimit duke qenë se për shkak të lindjeve të ulëta dhe tregu ynë kërkonte që disa vende të caktuara pune të plotësoheshin nga të huajt. Në vitin e kaluar, sipas disa vlerësimeve, janë dhënë deri në 80 mijë leje pune për të huajt, pikërisht për ato profesione të mangëta që nuk kishte kush t'i kryente në Sërbi.

Pyetjes se si të luftohet për rritjen e natalitetit, Shantiq thotë se deri më tani askush nuk ka dalë me përgjigje sistematike, por që shtetet po tentojnë që përmes materialeve të caktuara të dhënies së përfitimeve specifike materiale duke harmonizuar prindërimin dhe punën, përmes kushtimit të vëmendjes të vlerësimit psikologjik të prindërve....i adresojnë nevojat tek vetë familja dhe fëmijët. Megjithatë, çdo rezultat serioz demografik nevojiten vite.

“Para së gjithash tek nataliteti pasi çdo strategji në përmirësimin e lindshmërisë, të gjitha masat që synojnë rritjen e numrit të fëmijëve në familje, do t'i tregojnë efektet e tyre vetëm pas 10, 20 vjetësh, kështu që shumë ngadalë në demografi disa gjëra ecin në drejtim pozitiv ose të dëshiruar, efektet dhe demografia është diçka që është, me siguri, çështja më e rëndësishme e çdo vendi dhe shumë shpejt do të bëhemi të vetëdijshëm, dhe planetet në tërësi", bën të ditur Shantiq.

Rënia e natalitetit vitet e fundit është vërrejtur edhe në Kosovë, ndërsa arsyet kryesore sociologu dhe analisti politik nga Prishtina Artan Muhaxhiri i shikon ndryshimet tek mënyra e jetesës, migrimin dhe politikën e keqe të qeverisë për popullimin. Siç bën të ditur për Kosovo Onlajn në të kaluarën, mbi të gjitha egzistonin të tjera kritere në lidhje me ato të sotshmet.

-Ndryshoi cilësia e jetës, niveli i arsimimit, mënyra se si njerëzit planifikojnë familjet...e kështu që sot është e pamundur, p.sh. të kesh dhjetë fëmijë, çka në të kaluarën ishte rast. Kjo për shkak se tek njerëzit rritet presioni që fëmijët të kenë jetë cilësore, çka nuk është e realizueshme me këtë nivel të pagave dhe shpenzimeve, ndaj njerëzit zgjedhin të kenë më pak fëmijë për t'u ofruar atyre kushte sa më të mira-thotë Muhaxhiri.

Siç spegon bashkëbiseduesi ynë, rënia e popullsisë ka pasoja të shumta sociale, ekonomike dhe kulturore. Kjo mbi të gjitha ndikon në mungesën e fuqisë punëtore, çka çel çështje të sigurisë. Popullsi e paktë kërkon që hapësirën e zbrazët në tregun e punës t‘a mbushë emigrimi. Ky është problem i madh pasi Kosova nuk ka masa të mirëmjaftueshme sigurie të cilat do të filtronin fuqinë punëtore nga jashtë, pra migrantët që do të zëvendësonin punëtorët vendas. Gjithashtu, nuk duhet harruar se migrimet janë problem i madh për Kosovën dhe se ato janë numri 1 kur është fjala e rënies së popullsisë në vitet e fundit-spegon sociologu nga Prishtina.

Muhaxhiri sqaron se ka diferencë të madhe nëse numri i fëmijëve që planifikon një familje është zgjedhje personale apo u është imponuar për shkak të politikës së keqe të popullimit.

-Nëse është kjo zgjedhje, siç është në perëndim, shtetet kanë programe të mira për t'i kundërshtuar këto ndryshime, por këtu nuk besoj se qeveria i ka këto mundësi kur është fjala rreth planifikimit familjar, përmirësimin e arsimit dhe sistemit shëndetësor. Shumë lajme për mbylljen e shkollave në fshatrat e vogla në Kosovë, sepse nuk ka mjaftueshëm nxënës dhe fatkeqësisht nuk shikoj asgjë kuptimplotë dhe të mirë në planet e qeverisë, kështu që mendoj se kjo nuk është në prioritetet e qeverisë sonë-thotë Muhaxhiri.

Situatë e ngjashme dhe në Shqipëri. Si faktorët kryesorë për lindshmërinë gjithnjë e më të ulët, shefja e departamentit të pedagogjisë dhe psikologjisë në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Tiranë, sociologe profesore Dr. Arjana Muçaj bën të ditur pasigurinë e të ardhmes tek të rinjtë dhe migracionin. Bashkëbiseduesja e Kosovo Onlajn rënien e natalitetit, e lidh dhe me forcimin e rolit të grave dhe vajzave në shoqëri, por edhe me faktin se të rinjtë gjithnjë e më shumë po fokusohen në arritjet profesionale dhe karriera.

“Flas rreth familjeve të reja të sapokrijuara, të cilat nuk besojnë se e ardhmja e tyre në vendin tonë do të jetë e lumtur. Duhet theksuar dhe faktin se vitet e shkollimit janë shtuar, pasi secili prej tyre synon të avancojë në karrierën e vet profesionale dhe vetëm pasi t'ia dalin mbanë mendojnë të krijojnë familje dhe të kenë fëmijë. Në Shqipëri egziston një tjetër shkak i rëndësishëm, e ky është migrimi i popullsisë, që në vendin tonë mund të konsiderohet si “plagë e shoqërisë”. Shpërngulja masive solli pasoja në ekonomi. Pra kemi disa elementë-pasiguri, por dhe mungesë dëshire të të rinjve për të krijuar shpejt familje. Këto janë faktorët kryesorë që ndikojnë në uljen e natalitetit në vendin tonë”, tha Muçaj.

Kjo e fundit thekson se ka pasur rënie të ndjeshme të numrit të lindjeve në dhjetë vitet e fundit ashtu sikurse dhe para viteve ‚90 familje mesatare shqiptare kishin nga pesë ose gjashtë fëmijë. Sot maksimumi janë dy.

“Egzistojnë statistika për plakjen e popullsisë në të gjitha vendet europiane, por edhe në Shqipëri. Në vendin tonë, në një ose dy dekadat e ardhshme, ky do të jetë problem shumë i ndjeshëm, i cili do të prekë shërbimet shëndetësore, pasi të moshuarit kanë nevojë më shumë përkujdesje shëndetësore sesa të rinjtë. Gjithashtu do të kemi probleme me shërbimet sociale, por shqetësimi kryesor do të jenë kontributet për sigurimet shoqërore, për pensionet. Ne e dimë mirë që numri i tatimpaguesve duhet të jetë dukshëm më i lartë sesa numri i pensionistëve”, spegon Muçaj.

Si një nga zgjidhjet e mundshme për rritjen e natalitetit, bën të ditur krijimin e mundësive dhe mundësive që të rinjtë të kenë një jetë më cilësore, por edhe kthimin e atyre që janë larguar nga vendi.