Format i ri, histori e vjetër: A ka Europa zgjidhje për dialog-apo pret Amerikën?

Tramp, Kos i Kalas
Burim: Ilustracija

Në Parlamentin Europian ka nisur dëgjesa e kandidatëve për komisionerë të KE ku në Beograd dhe Prishtinë zgjuan pritshmëritë se bashkësia ndërkombëtare më në fund do të gjejë mënyrën për t’a nxjerrë dialogun nga qorrsokaku. Janë bërë të njohura modelet e reja, mjetet dhe formatet, por analistët për Kosovo onlajn thonë se bëhet fjalë për histori të vjetër që në thelb nuk sjellin zgjidhje dhe ky është zbatimi i marrëveshjeve egzistuese. Vlerësohet se Europa ende nuk është e sigurtë se në cilin drejtim duhet të ecë dialogu pasi priten lëvizje të reja në administratën amerikane.

Shkruar nga: Petar Rosiq

Duke i’u përgjigjur pyetjes rreth dialogut Beograd-Prishtinë, kandidatja për komisionere të zgjerimit Marta Kos tha gjatë dëgjesës në Parlamentin Europian se "nëse gjërat nuk funksionojnë, na duhet të gjejmë mënyra të reja".

Në këtë kontekst citoi Albert Ajnshtajnin se "është çmenduri të bësh të njëjtën gjë përditë dhe të presësh rezultate të tjera".

Shtoi se dialogu formalisht është në duart e përfaqësuesit të lartë të BE për politikë të jashtme dhe të sigurisë dhe nënkryetarja e Komisionit, pra Kaja Kallas, nëse do të zgjidhet në këtë funksion.

Kallas në dëgjesë  megjithatë nuk u mor shumë me dialogun, duke thënë se Ballkani Perëndimor është rajon mjaft i rëndësishëm dhe se BE ndaj tij operon në dy drejtime dhe kjo është në procesin e zgjerimit dhe procesin e normalizimit të raporteve mes Sërbisë dhe Kosovës.

Deputeti holandez në Parlamentin Europian Tijs Rojten pas dëgjesës u dakordësua me Marta Kos se duhet të gjenden mekanizma të rinj sesi palët të ecin përpara dhe performojnë dialogun.

“Nëse prisni diçka tjetër dhe më shumë, atëherë duhet të shikoni procesin dhe ndoshta ta ridizenjoni dhe tentoni të gjeni tjetër mënyrë apo instrumente për arritjen e rezultateve të nevojshme", konstatoi Rojten.

E ndërsa pikërisht në formatin e ri të dialogut prej vitesh insiston dhe qeveria e Albin Kurtit, profesori i jurispudencës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës Afrim Hoti vlerëson se problem nuk është tek kjo, por tek mungesa e vullnetit politik të të dy palëve për të zbatuar pikat e marrëveshuara.

“Kur kemi parasysh që egziston marrëveshje që është në fuqi, e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, si dhe plan veprimi që parashikon mënyrën se si duhet të implementohet marrëveshja e caktuar, mund të themi se marrëveshja është në fuqi dhe gjithçka që na duhet, është të argëtohemi me aspektin tjetër për të cilin dëshiroj të flas e kjo është mënyra se si t’a implementojmë. Megjithatë, momentalisht kemi vullnet të paktë për implementimin nga të dy palët” bën të ditur për Kosovo Onlajn profesori nga Prishtina.

Ky i fundit beson se vonesat tek implementimi i marrëveshjes ndodhën pasi të dy palët prisnin rezultatet e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tani që në krye të SHBA është administratë e re, vlerëson Hoti, egziston shans real që dialogu të rifillojë.

“Gjithçka që na duhet është një lloj presioni, para së gjithash nga BE, por nevojitet dhe dinamizimi i procesit që duhet të vijë nga administrata e re në Shtetet e Bashkuara e cila do të krijojë dhe ushtrojë presion tek të dyja palët për implementimin e marrëveshjes. Nëse presion i tillë egziston, atëherë nga këndvështrimi im nuk nevojitet asnjë formë e re, pasi nuk nevojitet për format të ri kur kemi marrëveshje në fuqi” ka konkluduar Hoti.

Mendim të përfërt ka dhe koordinatori i Grupit të Punës të Konventës Kombëtare për BE për Kapitullin 35 Dragisha Mijaçiq. Ky i fundit për Kosovo onlajn bën të ditur se marrëveshja e Brukselit qëndron në themel për të gjitha bisedimet e ardhshme për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Duke komentuar deklaratën e Marta Kos gjatë seancës dëgjimore në Parlamentin Europian, rreth nevojës së qasjeve të reja tek dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, Mijaçiq thotë se ajo meriton vëmendje ekson se meriton vëmendje, por që bëhet fjalë rreth opinionit subjektiv që nuk ka ndikim dhe nuk ndryshon thelbin e procesit negociues.

Mbi të gjitha kujton se Kos ende nuk është zgjedhur komisionere për zgjerim dhe se emërimi i saj duhet të kalojë nëpër organe të ndryshme.

“Ajo gjatë dëgjesës ka dhënë disa deklarata, por kjo nuk do të thotë se ajo do të zgjidhet domosdoshmërisht komisionere, edhe pse shanset janë të mëdha. Pika tjetër e rëndësishme është që komisioneri për zgjerimin nuk merret me çështjet e dialogut. Kështu që opinioni i saj rreth dialogut është opinion subjektiv, ajo që sigurisht meriton vëmendje, por komisionerja e zgjerimit nuk ka asnjë autoritet kur bëhet fjalë për dialogun. Prandaj është e çuditshme dhe deklarata e saj e cila shkon në atë drejtim”, thotë bashkëbiseduesi ynë.

Është e qartë se themeli për të gjitha bisedimet e ardhshme, mbetet Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i saj i Ohrit.

“Që dialogu nuk shkon në ndonjë drejtim të dëshiruar, këtë e dinë të gjithë përfshirë dhe Marta Kos. Që nevojitet model tjetër negocimi, kjo është e vërtetë, por ajo që është themelore, është marrëveshja për rrugën drejt normalizimit që vitin e kaluar u pranua në Bruksel dhe aneksi i tij i Ohrit. Ato do të jenë bazë për të gjitha bisedimet e ardhshme në nivelin e platformës europiane në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, thotë Mijaçiq.

Duke folur për qëndrimin e Prishtinës, e cila prej vitesh ka insistuar në ndryshimin e formatit të dialogut, të cilin e përkrahin edhe disa eurodeputetë, Mijaçiq ka theksuar se nuk ka rëndësi formati, por përmbushja e detyrimeve.

“Prishtina e ka detyrim në kuadër të marrëveshjes për rrugën e normalizimit, kështu që pavarësisht formatit, ajo nuk do t’i ikë detyrimeve. Ajo që po tenton të bëjë Prishtina, është të imponojë disa tema të tjera për të shmangur formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, çka është detyrim i Prishtinës jo vetëm nga marrëveshja e fundit, por edhe nga ajo e vitit 2013. Ndaj ato kërkesat e Prishtinës për ndryshim të formatit, nuk do të ndryshojnë thelbin, kjo nuk do të ndryshojnë kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare që të formohet BKS”, thotë ai.

Menaxherja programuese e OJQ Iniciativa Shoqërore Milica Andriq Rakiq, thotë se përbërja e re e Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian, përveçse nuk ofrojnë zgjidhje konkrete për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, nuk janë të sigurt se në cilin drejtim të shkojnë.

“Duke qenë se bëhet fjalë rreth përbërjes së re të Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian, do të ishte vërtet joserioze prej tyre të mos pranonin se dialogu ka patur probleme. Por, deri tani, të gjitha deklaratat janë thuajse abstrakte dhe arrijnë tek ajo që të thonë se dialogu nuk ishte i mirë. Duhet të shkohet deri tek zgjidhja e re, por askush nuk e identifikon se cila do të ishte korniza e asaj zgjidhjeje të re dhe mendoj se kjo është në masë të madhe e kështu që dhe ata nuk janë të sigurtë”, thotë për Kosovo Onaljn.

Ajo shprehet se ende nuk dihet se cili do të jetë raporti i administratës së re amerikane dhe se aty egzistojnë tre skenarë kryesorë.

“Në të parin, Amerika vazhdon të bashkëpunojë me BE si derimë tani. Bashkimi Europian ka aty rolin kryesor, por Amerika, të them, i jep një lloj fuqie të caktuar Bashkimit Europian. Kjo është nëse më pyesni, skenari më pak i sigurtë”, vlerëson Andriq Rakiq.

Opsioni i dytë është që Amerika të injorojë plotësisht procesin e dialogut.

“Në atë rast, shikon që nuk ka shumë hapësirë për të avancuar tek dialogu dhe zgjedh të mos përfshihet në gjëra që, thuhet me kusht qelben nga mossuksesi”, shton ajo.

Skenari i tretë, sikurse thotë, është që Amerika të marrë përsipër dialogun.

“Të sabotojmë aktivisht rolin e Bashkimit Europian tek dialogu, sikurse e kemi patur rast në vitin 2018 dhe 2020 dhe të marrim plotësisht përsipër dialogun. Mendoj se Europa ende nuk e di se çfarë qëndrimi do të ketë Prlamenti i SHBA dhe për këtë nuk janë të sigurt se çfarë duhet të përmirësohet në dialog. Dhe ndaj kemi këto deklarata mjaft abstrakte dhe të përgjithshme se si do të duket”, tha Andriq Rakiq.

Kjo e fundit kujton edhe dëshminë e Kaja Kallas në parlament, e cila, sipas vlerësimit të saj, gjithashtu nuk ka sjellë asnjë tregues se diçka mund të ndryshojë.

“Pati spekulime se ajo vetë mund të vendoste që, si Mogherini apo Eshton para saj, do të merrej me dialogun. Por duke pasur parasysh atë sa pak ka thënë ajo për dialogun, praktikisht vetëm një fjali, supozoj se ky nuk është më opsion dhe se ajo me siguri do të caktojë ndonjë ndërmjetës të ri për të zhvilluar dialogun në emër të saj. Kjo është e vetmja politikë që deri më tani mund të parashikojmë, ndërsa ajo nuk është në ndonjë ndryshim. Ndaj është pak a shumë vazhdimësi e asaj që kemi pasur deri më tani”, vlerëson menaxherja programuese e OJQ Nisma Shoqërore.

Përparim tek dialogu, sikurse thotë, mund të pritet pas zgjedhjeve parlamentare kosovare.

“Deri atëherë, mendoj se shumë gjëra do të jenë të ngrira. Madje besoj se numri apo shtrirja e atyre lëvizjeve të njëanshme nga Prishtina do të zvogëlohet, sepse, pak a shumë, të gjithë tani presin të shikojnë sesi do t'i trajtojë problemet botërore administrata e re amerikane. Veçanërisht është e rëndësishme se kush do të merret me Ballkanin. Për shkak të kësaj mendoj se të gjithë aktorët, veçanërisht Prishtina në këtë kontekst, pak do të qetësohen deri tek zgjedhjet” thotë Andriq Rakiq.