Gjithmonë e më shumë ankesa të sërbëve për punën e Policisë Kosovare: Zbatim i ligjit apo represion?

ilustracija pritužbe
Burim: Kosovo Online

Organizata të shumta joqeveritare, jo vetëm në veri të Kosovës, muajt e fundit paralajmërojnë për parregullsi të shumta në punën e Policisë Kosovare, veçanërisht në zonat sërbe. Është rritur edhe numri i ankesave të qytetarëve, ku Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka pranuar 21% më shumë ankesa në raport me vitin 2023. Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn, paralajmërojnë se bëhet fjalë për trend të rrezikshëm në të cilin lehtësisht mund të përzihet kuptimi i fjalëve “zbatim i ligjit” dhe “represion”.

Shkruar nga: Arsenije Vuçkoviq

“Një nga ankesat më të shpeshta është pikërisht ajo që ka të bëjë me përdorimin e forcës dhe komunikimin jo të drejtë mes zyrtarëve policorë dhe qytetarëve. Pason me ankesa për keqpërdorim të detyrës zyrtare, aty ka edhe ankesa që kanë të bëjnë me mitmarrje dhe raste të tjera të natyrave të ndryshme përfshirë aksidentet me zyrtarë policorë, mënyrën e trajtimit të rasteve, vonesat në trajtimin e rasteve”, tha shefi i IPK Kushtrim Hodaj.

Ky i fundit thotë se gjatë vitit 2024, IPK ka pranuar 1900 ankesa nga qytetarët për punën e zyrtarëve policorë çka është 21% më shumë se në vitin 2023.

Shumë organizata joqeveritare vazhdimisht theksojnë se policia, veçanërisht në veri të Kosovës, po tejkalon kompetencat e veta jo rrallëherë duke përdorur forcë brutale.

“Fëmijët tanë ishin në dysheme, në rrugë, u keqtrajtuan, u nëpërkëmbën. Ulërimat e tim biri dhe fëmijëve të tjerë, i gjunjëzuan" rrëfen Ljubomir Miliq, babai i njërit prej katër të rinjve që u arrestuan në Mitrovicën e Veriut shtatorin e kaluar për prishje të rendit dhe qetësisë publike-pasi këndonin.

Por ky është vetëm një prej shembujve të përdorimit brutal të forcës që u përsërit pas shpërthimit në kanalin ujor Ibër-Lepencit.

Dhe në epiqendër nuk ishin vetëm pjesëtarët e komunitetit sërb.

Grupe të organizatave joqeveritare nga veriu i Kosovës raportuan se gjatë bastisjes së Policisë Kosovare në Mitrovicën e Veriut më 30 nëntor, kanë ndodhur shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, përfshirë dhunën fizike, përdorimin e tepruar të forcës dhe abuzimin verbal e psikologjik të nënkryetarit të partisë Iniciativa Rome Gëzim Jahiroviq, bashkëshortes së tij Sulltanës dhe mbarë familjes së tij por që dëshmi të ngjashme vijnë edhe prej qytetarëve të Zveçanit dhe Zubin Potokut.

“Gëzim Jahiroviq, në deklaratë për mediat theksoi se gjatë bastisjes ka qenë i ekspozuar ndaj rrahjes brutale dhe poshtërimeve, ndërsa gruaja e tij ka përjetuar ngacmime seksuale nga ana e zyrtarëve policorë. Fëmijët e tyre ishin dëshmitarë të këtyre ngjarjeve të tmerrshme, çka përbëjnë shkelje të mëtejshme të së drejtës për sigurinë familjare” thuhet në deklaratë.

OJQ nga veriu derimë tani kanë apeluar tek institucionet kompetente, si dhe tek përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar për keqtrajtimet e qytetarëve të nacionalitetit sërb.

Në studimin “Etnizimi i Policisë Kosovare: shembja e themeleve të institucioneve qytetare e multietnike të Ahtisarit”, pesë OJQ në fund të vitit të kaluar thanë se gjithnjë e në rritje është numri i zyrtarëve të Policisë Kosovare që shfaqnin publikisht ose mbajnë simbole të ndaluara me ligj sikurse simbolet e Shqipërisë apo të “Shqipërisë së Madhe”, ish-UÇK-së, simbolet e “ndëshkuesit” në të cilën është me kafkë dhe flamur shqiptar në të...

Etnonacionalizmi

Një prej autoreve të këtij studimi, menaxherja programuese e OJQ Iniciativa Shoqërore Milica Andriq Rakiq thotë në bisedë për Kosovo Onlajn se qytetarët në veri të Kosovës kanë mjaft arsye për pakënaqësi ndaj punës së policisë dhe se rruga e vetme është ndryshimi i mesazheve politike që nxisin etnonacionalizmin dhe qasjen jodemokratike tek komuniteti sërb.

“Qysh kur Vetvendosja mori pushtetin në Kosovë mbretëron nacionalizmi dhe populizmi. Kjo shemb atë karakterin multietnik të institucioneve dhe raportet ndëretnike. Dhe kjo nisi nga lart dhe nga aty duhet të lëvizë të përmirësohet. Është thelbësore të ndryshohen këto mesazhet politike që vijnë nga kreu të cilat inkurajojnë etnonacionalizmin dhe një mënyrë të trajtimit ndaj komunitetit sërb që thjesht nuk është demokratik” thotë Andriq Rakiq.

Kjo e fundit thekson se ka patur shumë shembuj të gabimeve të qarta tek trajtimi i policisë në komunitetet joshumicë, por edhe në incidente.

E fundit përmend shkrehjen aksidentale të pistoletës së një polici në Zveçan, ku përgjigja ishte se "duhet më shumë trajnim".

“Ka pasur të shtëna edhe në Bistricë, dy herë. Për një më herët është dhënë vendim nga gjykata e shkallës së parë. Pra, egzistojnë shumë arsye për të cilat egziston pakënaqësi tek komuniteti sërb për mënyrën se si po sillet policia dhe në radhë të parë bazohet tek këto shembuj të aprofesionalizmit policor dhe më pas në mungesën e reagimeve në kohë nga institucionet ndaj këtij joprofesionalizmi ku të jep përshtypjen se egziston gatishmëri e caktuar për të falur policët për joprofesionalizëm” thekson Andriq Rakiq.

Kjo e fundit sqaron se ka pasur shumë probleme me vendosjen e marrëdhënieve normale mes komunitetit sërb dhe Policisë Kosovare.

“Kjo në fakt nisi me pamundësinë e Policisë Kosovare për të krijuar marrëdhënie normale brenda vetë policisë. Po të kishim pasur marrëdhënie të balancuar dhe marrëdhënie besimi mes Drejtorisë Rajonale Policore të Veriut dhe Drejtorisë Policore në Prishtinë që nga shtatori i vitit 2021 kur nisi kriza, ne nuk do të shkonim situatën ku sërbët në veri braktisën në masë Policinë Kosovare”, thekson kjo aktiviste.

Kjo e fundit shton se pavarësisht nëse dikush beson apo jo që pjesëtarët e policisë nga radhët e komunitetit sërb u larguan nga PK për shkak të presionit politik, faktet tregojnë se në momentin kur kjo ishte e rëndësishme, Policia Kosovare si institucion, nuk ishte e gatshme të mbronte multietnicitetin e vet sepse qysh nga fillimi nuk egzistonte besim mes policëve sërbë e shqiptarë.

“Sigurisht, nëse nuk mund të krijoni marrëdhënie normale besimi me kolegët, kjo do t'i transferohet vetë komunitetit dhe sigurisht që ka probleme me selektivitetin kur bëhet fjalë për disa praktika policore në zonat minoritare veçanërisht atëherë kur shkoni në fazën që policia nuk është më praktikisht multietnike apo ka numër mjaft të vogël të pjesëtarëve të komunitetit minoritar të cilët kryesisht nuk janë në terren. Ose janë në stacion ose eventualisht në kontrollet e trafikut, por në thelb në qytet ka shumë pak të tillë. Në këtë kuptim, ka shumë probleme me mënyrën se si policia bën punët e policisë mes komuniteteve minoritare", thotë Andriq Rakiq.

Instrumentalizimi

Docenti i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd Stefan Surlliq thotë në bisedë për Kosovo Onlajn se çështja e sigurisë është kyçe për veriun e Kosovës ndërsa sjelljet e Policisë Kosovare duken sikur janë instrument për diskriminimin e komunitetit sërb.

“Duket se policia sot në veri të Kosovës është instrument për diskriminimin e komunitetit sërb dhe diçka duhet të ndryshojë urgjentisht tek kjo. Nuk mundemi të flasim për çfarëdolloj integrimi apo egzistence të sërbëve nëse atyre nuk u garantohet mbi të gjitha siguria e e jetës së përditshme” ka thënë Surlliq për Kosovo onlajn.

Beson se për veriun e Kosovës çështja kyçe është siguria për të cilën do të duhej të ishte pjesë e temës së dialogut Beograd-Prishtinë për kthimin e sëbëve në Policinë Kosovare, por dhe zbatimin e menjëhershëm pas zgjedhjeve të shkurtit.

“Çështja e sigurisë është kyçe në veri të Kosovës dhe kjo duhet të zgjidhet në fillim të vitit. Si zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore janë vetëm mundësi për të nisur një proces mbi të gjitha kthimin e sërbëve në polici dhe kjo është diçka që duhet të jetë mes pikave të para të dialogut Beograd-Prishtinë. Duket se ajo polici është tërësisht etnike, shqiptare. Qytetarët në veri të Kosovës nuk ndjehen të sigurtë ndaj dhe denoncojnë lloje të ndryshme ngacmimesh, kanë ankesa për trajtimin e tyre, kemi pasur raste të rrahjeve nga ana e policisë, arrestime krejtësisht të pabaza dhe gjithçka tjetër” beson Surlliq.

Ky i fundit sqaron se Qeveria e Kosovës opinionit publik komunitetin sërb në veri të Kosovës e paraqet si të frikësuar prej Beogradit dhe disa formacione sërbe ndërkohë që ardhja e Policisë Kosovare do të ushqejë besim tek ta.

“Çfarë ndodhi nga kjo histori e qeverisë kosovare deri tek ajo që po shikojmë tani në terren? Egziston dallim i madh mes asaj që Prishtina përfaqëson tek roli i policisë në veri dhe asaj që qytetarët ndjejnë në terren. Ata nuk e shikojnë policinë si formacion miqësor, e shikojnë si një aparat represiv që ndërton baza speciale, që shfaqet aty vetëm në formacione speciale me armë tytëgjata. Dhe kjo nuk është atmosfera në të cilën mund të flitet për ndonjë lloj ndërtim besimi apo ndonjë lloj integrimi vullnetar të komunitetit sërb në shoqërinë kosovare” konkludoi Surlliq.

Inspektoriati Policor

Ndërkaq analisti politik Nexhmedin Spahiu beson se në veri të Kosovës ka arsye më shumë për ankesa ndaj punës së policisë dhe kjo argumentohet me të dhënat se në pjesë të tjera të Kosovës ka më shumë shkelje të disiplinës mes pjestarëve të Policisë Kosovare.

 “Duhet që tek kjo të bëhet më shumë në punën e policisë, por përshtypja ime është se policia në veri është ende më e kujdesshme se, le të themi, në çdo pjesë tjetër të Kosovës. Shkeljet e disiplinës së punës ka më shumë në pjesët tjera të Kosovës sesa në veri. Me gjasa pasi për këtë nga ana e autoriteteve është urdhëruar që të ketë sa më pak ose aspak” ka thënë Spahiu për Kosovo Onlajn.

Ai thotë se policia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Duhet të jetë në shërbim dhe në çfarë mase është, kjo duhet të jetë në terren dhe të shikohet konkretisht. Unë nuk vura re asgjë të veçantë” thotë Spahiu.

Si shembull, përmend festën e Ditës së flamurit shqiptar ku policia në veri të Kosovës e ndaloi.

“Di që kur pati festë më 28 Nëntor dhe kur pati të bërtitura në mbarë veriun e Kosovës, kjo ishte rreptësisht e ndaluar. Mendoj se kjo është bërë mirë nga ana e ndihmës drejtorit të Policisë për Veriun për të mos patur ndonjë provokim” thekson ky analist.

I pyetur për të komentuar me rastin e numrit të madh të ankesave nga komuniteti sërb për punën e pjesëtarëve të Policisë Kosovare, Spahiu nuk e përjashton mundësinë që të ndodhin incidente të tilla dhe pse i takon Inspektoratit Policor që të sigurojë që të gjitha shkeljet e kësaj natyre të sanksionohen.

Spahiu beson se komuniteti sërb nuk ka besim tek Policia Kosovare, duke u frikësuar nga hakmarrjet për mënyrën në të cilën policia sërbe trajtonte shqiptarët dikur.

“Egzistojnë të tilla paragjykime që Policia Kosovare do të jetë represive ndaj sërbëve për shkak të asaj që përjetuam në një periudhë prej policisë sërbe në Kosovë”, pohon Spahiu.

Ky i fundit beson se problem është edhe mosnjohja e gjuhës.

"Megjithatë sërbët janë mësuar të kenë gjithmonë, prej 100 vitesh policinë e tyre që flet gjuhën e tyre dhe që është e tyre. Dhe tani befas keni polici që madje në tërësi nuk kupton gjuhën që flitet në ato zona” thotë Spahiu.

Perceptimi i fajtorëve

Sociologia e Institutit për Studime Europiane Maria Marseniq beson se numri i madh i ankesave të komunitetit sërb ndaj punës së Policisë Kosovare tregon se për ta ky institucion nuk është në shërbim dhe se arsyet e panumërta për këto përfshijnë dhe faktin që sërbët perceptohen si “fajtorë për gjithçka”.

“Nuk mund të thuhet se Policia Kosovare është në shërbim të komunitetit sërb në Kosovë e Metohi, as ata nuk e perceptojnë si institucion që është në interes të tyre, por e shikojnë si dorë të zgjatur të së ashtuquajturit regjim kosovar”, thekson Marseniq për Kosovo onlajn.

Si një ndër pengesat kryesore shikohet pamundësia e komunikimit, e më pas dhe qëndrimi që “sërbët përherë janë fajtor”.

“Zyrtarët e vjetër të Policisë Kosovare që dinë sërbisht shpesh refuzojnë t’a flasin, ndërsa pjestarët e rinj të saj nuk dëshirojnë t’a flasin kështu që në vend të parë egziston ajo barrierë gjuhësore në komunikim. Gjithashtu egziston dhe indoktrinimi i pjestarëve të Policisë Kosovare që sërbëve nuk u duhet besuar dhe që sërbët përherë janë fajtor. Thjesht do të ishte e tepërt të rendisje se sa herë sërbët kanë qenë të ekspozuar ndaj keqtrajtimit në postblloqe, kontrolle të tepruara, dhunë verbale e fizike, arrestime, rrahje. Fatkeqësisht ai brutalitet policor është përherë i pranishëm” thotë Marseniq.

Kjo e fundit beson se mosbesimi i komunitetit sërb ndaj Policisë Kosovare është rritur edhe më kur përfaqësuesit e tyre braktisën institucionet.  

“Thjesht është e pamundur të kenë besim në një institucion që gjithë sërbët i percepton si terrorista”, thekson Marseniq.

Kjo e fundit shton se këtu hyjnë shumë faktorë, përfshirë dhe masat represive që janë shkaqet e kësaj situate mosbesuese.

“Përbërja policore në zonat sërbe shpesh nuk i përgjigjet strukturës etnike të popullatës çka është një prej kushteve kryesore të të gjitha marrëveshjeve të firmosura. Kjo të çon në ndjesinë tek sërbët që policia thjesht nuk operon në interes të tyre. Gjithashtu zbatimi i metodave represive nga ana e Policisë Kosovare është një arsye më shumë për këtë mosbesim, për rrënimin e besimit, sepse sërbët sa herë që largohen nga shtëpitë e tyre, rrezikojnë të arrestohen, rrihen, të jenë të ekspozuar ndaj ofendimeve dhe dhunës verbale” ka thënë Marseniq.

Kjo e fundit apostrofoi dhe mungesën e mbrojtjes ligjore.

“Sërbët shpesh besojnë se nuk kanë qasje në drejtësi përmes institucioneve kosovare pasi gjyqësori dhe policia favorizojnë shumicën shqiptare. Në shumë raste, denoncimet ndaj pjesëtarëve të Policisë Kosovare kanë kaluar pa ndëshkim ose as nuk janë marrë në shqyrtim, kështu që sërbët ndjehen që këto mekanizma ligjorë, operojnë joefikase dhe selektive” beson Marseniq.

Kjo mund të ndryshojë vetëm nëse sërbët kuptojnë se kjo polici është “e tyre”.

“Që Policia e Kosovës të bëhet më efektive në shërbim të qytetarëve të komunitetit sërb, duhet të zhvillojë gatishmërinë për të vepruar pa presione politike dhe etnike dhe duhet të trajnohet për të punuar në mjedise multietnike, me theks të veçantë tek të drejtat e njeriut dhe të kuptuarit tek dallimet kulturore. Pra, sërbët në veri të Kosovës e Metohisë, shpesh ndjehen se policia nuk është 'e tyre'. Kjo pasi nuk kanë përfaqësim në Policinë Kosovare e kështu që rritja e sërbëve eventualisht mund të kontribuojë në besimin më të madh të komunitetit në këtë institucion” konkludon Marseniq.

Nxitja e etnizimit

Bashkëpunëtori i Qendrës për Politika Europiane Millosh Pavkoviq ka thënë për Kosovo onlajn se problem kyç janë veprimet antiligjore të Policisë Kosovare në veri dhe etnizimi dhe nacionalizimi i policisë që zyrtarët më të lartë në Prishtinë inkurajojnë me deklaratat e tyre duke mos sanksionuar përgjegjësit.

“Gjithçka çon në situatë fort destabilizuese. Zbatimi i ligjit dhe i mbretërimit të së drejtës është themelore, ndërsa këta policë shembin disa kode të sjelljes dhe Ligjin e Shërbimit Policor të Kosovës. Kjo është një gjë. Ndërsa tjetra, a inkurajon qeveria në Prishtinë të tillë sjellje të policëve kosovarë pasi Inspektorati Policor me mosveprimin e vet, nuk i sanksionon në përgjithësi. Në të njëjtën kohë, nga Prishtina prej zyrtarëve më të lartë politikë, marrim mesazhe të ngjashme për promovimin e Shqipërisë së Madhe dhe ndryshimin e kufijve. Vetëm për këtë kjo përfaqëson një farë mënyre mbështetje për ata zyrtarë të sillen dhe thjesht të thithin atë sjellje nacionaliste. Mbi të gjitha mendoj tek funksioni i kryeministrit të Kosovës, por edhe tek zyrtarë të tjerë të lartë. Këtu problemi është tek shkelja e ligjit dhe në fakt mungesa e dëshirës që këta zyrtarë policorë të sanksionohen. Por dhe egzistenca e tyre në veri të Kosovës është problematike dhe e diskutueshme” beson Pavkoviq.

Ky i fundit bën të ditur se janë katër faktorë mosbesues të komunitetit sërb tek Policia Kosovare: përbërja etnike, pengesa gjuhësore, përbërja etnike dhe përdorimi i policisë speciale.

“Shkaku i mosbesimit është që kjo është forcë policore etnike shqiptare, ndonëse ligjet e Kosovës parashikojnë që përbërja e policisë duhet të pasqyrojë përfaqësimin etnik të asaj pjese të territorit. Duke qenë se sërbët braktisën Policisë Kosovare dhe të gjitha institucionet e tjera, tashmë nuk ka policë sërbë dhe ky është shkaku kryesor i mosbesimit” thotë Pavkoviq.

Faktor tjetër i mosbesimit shikohet në pengesën gjuhësore pavarësisht se sërbishtja është një prej gjuhëve zyrtare në Kosovë.

“E kjo atëherë shkakton problem në komunikim, pasi qytetarët e thjeshtë nuk kanë mënyrë sesi të komunikojnë me këtë polici. Kjo krijon një lloj animozitet mes qytetarëve dhe policisë speciale: preçizon ai.

Shkaqet shikohen dhe në etnizimin e Policisë Kosovare.

“Pra sjellja e tyre me shenjat e ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe simbole të tjera nacionaliste që shpesh mbahen në uniforma dhe gjeste. Kjo atëherë thellon hendekun mes tyre dhe komunitetit sërb”.

Pavkoviq si faktor të katërt shikon incidentet e shpeshta të policisë speciale me qytetarët. “Komuniteti sërb nuk mund t’a dijë kur i ndal policia nëse do të arrestohen, rrahen, dërgohen në stacionin policor apo ndoshta shtijnë ndaj tyre”, thotë ky analist dhe shton se prania e madhe e njësive speciale të policisë është problematike jo vetëm ligjërisht por edhe nga aspekti i stabilitetit shoqëror.

"Në zonat me shumicë sërbe, ndodhet polici speciale shqiptare etnike, çka është problem më vete dhe recetë për destabilitet. Një problem i veçantë është se pjesëtarët e kësaj force policore jo rrallëherë dhe këtë patëm rastin t’a shikonim të dokumentuar në publikimin e organizatave të shoqërisë civile, shfaqin sjellje nacionaliste. A është i nevojshëm fjalori dhe gjestet e tyre, mbajtja e simboleve të shteteve të tjera apo ndonjë simboli tjetër që në fakt nuk lejohet as me ligjet e të ashtuquajturës Kosovë”, paralajmëron Pavkoviq.