Surlliq: Duket se policia në veri të Kosovës është instrument për diskriminimin e komunitetit sërb

Stefan Surlić
Burim: Kosovo Online

Docenti i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd Stefan Surlliq beson se çështja e sigurisë është kyçe për veriun e Kosovës ndërsa sjelljet e Policisë Kosovare duken sikur janë instrument për diskriminimin e komunitetit sërb.

“Duket se policia sot në veri të Kosovës është instrument për diskriminimin e komunitetit sërb dhe diçka duhet të ndryshojë urgjentisht tek kjo. Nuk mundemi të flasim për çfarëdolloj integrimi apo egzistence të sërbëve nëse atyre nuk u garantohet mbi të gjitha siguria e e jetës së përditshme” ka thënë Surlliq për Kosovo onlajn.

Beson se për veriun e Kosovës çështja kyçe është siguria për të cilën do të duhej të ishte pjesë e temës së dialogut Beograd-Prishtinë për kthimin e sëbëve në Policinë Kosovare, por dhe zbatimin e menjëhershëm pas zgjedhjeve të shkurtit.

“Çështja e sigurisë është kyçe në veri të Kosovës dhe kjo duhet të zgjidhet në fillim të vitit. Si zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore janë vetëm mundësi për të nisur një proces mbi të gjitha kthimin e sërbëve në polici dhe kjo është diçka që duhet të jetë mes pikave të para të dialogut Beograd-Prishtinë. Duket se ajo polici është tërësisht etnike, shqiptare. Qytetarët në veri të Kosovës nuk ndjehen të sigurtë ndaj dhe denoncojnë lloje të ndryshme ngacmimesh, kanë ankesa për trajtimin e tyre, kemi pasur raste të rrahjeve nga ana e policisë, arrestime krejtësisht të pabaza dhe gjithçka tjetër” beson Surlliq.

Ky i fundit sqaron se Qeveria e Kosovës opinionit publik komunitetin sërb në veri të Kosovës e paraqet si të frikësuar prej Beogradit dhe disa formacione sërbe ndërkohë që ardhja e Policisë Kosovare do të ushqejë besim tek ta.

“Çfarë ndodhi nga kjo histori e qeverisë kosovare deri tek ajo që po shikojmë tani në terren? Egziston dallim i madh mes asaj që Prishtina përfaqëson tek roli i policisë në veri dhe asaj që qytetarët ndjejnë në terren. Ata nuk e shikojnë policinë si formacion miqësor, e shikojnë si një aparat represiv që ndërton baza speciale, që shfaqet aty vetëm në formacione speciale me armë tytëgjata. Dhe kjo nuk është atmosfera në të cilën mund të flitet për ndonjë lloj ndërtim besimi apo ndonjë lloj integrimi vullnetar të komunitetit sërb në shoqërinë kosovare” konkludoi Surlliq.