Marseniq: Policia Kosovare nuk është në shërbim të komunitetit sërb
Sociologia e Institutit për Studime Europiane Maria Marseniq beson se numri i madh i ankesave të komunitetit sërb ndaj punës së Policisë Kosovare tregon se për ta ky institucion nuk është në shërbim dhe se arsyet e panumërta për këto përfshijnë dhe faktin që sërbët perceptohen si “fajtorë për gjithçka”.
“Nuk mund të thuhet se Policia Kosovare është në shërbim të komunitetit sërb në Kosovë e Metohi, as ata nuk e perceptojnë si institucion që është në interes të tyre, por e shikojnë si dorë të zgjatur të së ashtuquajturit regjim kosovar”, thekson Marseniq për Kosovo onlajn.
Si një ndër pengesat kryesore shikohet pamundësia e komunikimit, e më pas dhe qëndrimi që “sërbët përherë janë fajtor”.
“Zyrtarët e vjetër të Policisë Kosovare që dinë sërbisht shpesh refuzojnë t’a flasin, ndërsa pjestarët e rinj të saj nuk dëshirojnë t’a flasin kështu që në vend të parë egziston ajo barrierë gjuhësore në komunikim. Gjithashtu egziston dhe indoktrinimi i pjestarëve të Policisë Kosovare që sërbëve nuk u duhet besuar dhe që sërbët përherë janë fajtor. Thjesht do të ishte e tepërt të rendisje se sa herë sërbët kanë qenë të ekspozuar ndaj keqtrajtimit në postblloqe, kontrolle të tepruara, dhunë verbale e fizike, arrestime, rrahje. Fatkeqësisht ai brutalitet policor është përherë i pranishëm” thotë Marseniq.
Kjo e fundit beson se mosbesimi i komunitetit sërb ndaj Policisë Kosovare është rritur edhe më kur përfaqësuesit e tyre braktisën institucionet.
“Thjesht është e pamundur të kenë besim në një institucion që gjithë sërbët i percepton si terrorista”, thekson Marseniq.
Kjo e fundit shton se këtu hyjnë shumë faktorë, përfshirë dhe masat represive që janë shkaqet e kësaj situate mosbesuese.
“Përbërja policore në zonat sërbe shpesh nuk i përgjigjet strukturës etnike të popullatës çka është një prej kushteve kryesore të të gjitha marrëveshjeve të firmosura. Kjo të çon në ndjesinë tek sërbët që policia thjesht nuk operon në interes të tyre. Gjithashtu zbatimi i metodave represive nga ana e Policisë Kosovare është një arsye më shumë për këtë mosbesim, për rrënimin e besimit, sepse sërbët sa herë që largohen nga shtëpitë e tyre, rrezikojnë të arrestohen, rrihen, të jenë të ekspozuar ndaj ofendimeve dhe dhunës verbale” ka thënë Marseniq.
Kjo e fundit apostrofoi dhe mungesën e mbrojtjes ligjore.
“Sërbët shpesh besojnë se nuk kanë qasje në drejtësi përmes institucioneve kosovare pasi gjyqësori dhe policia favorizojnë shumicën shqiptare. Në shumë raste, denoncimet ndaj pjesëtarëve të Policisë Kosovare kanë kaluar pa ndëshkim ose as nuk janë marrë në shqyrtim, kështu që sërbët ndjehen që këto mekanizma ligjorë, operojnë joefikase dhe selektive” beson Marseniq.
Kjo mund të ndryshojë vetëm nëse sërbët kuptojnë se kjo polici është “e tyre”.
“Që Policia e Kosovës të bëhet më efektive në shërbim të qytetarëve të komunitetit sërb, duhet të zhvillojë gatishmërinë për të vepruar pa presione politike dhe etnike dhe duhet të trajnohet për të punuar në mjedise multietnike, me theks të veçantë tek të drejtat e njeriut dhe të kuptuarit tek dallimet kulturore. Pra, sërbët në veri të Kosovës e Metohisë, shpesh ndjehen se policia nuk është 'e tyre'. Kjo pasi nuk kanë përfaqësim në Policinë Kosovare e kështu që rritja e sërbëve eventualisht mund të kontribuojë në besimin më të madh të komunitetit në këtë institucion” konkludon Marseniq.
0 komentet