Vuçiq: Deklarata e Paunoviqit nuk pasqyron vullnetin dhe politikën e presidentit dhe Qeverisë së Sërbisë
Deklarata e ministres për Administratën dhe Vetqeverisjes Vendore të Sërbisë Snezhana Paunoviq nuk pasqyron as vullnetin dhe as politikën e presidentit por as të Qeverisë së Sërbisë, u shpreh presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq por theksoi se nga Kosova janë spastruar etnikisht më shumë se 250.000 sërbë e jo shqiptarë.
“Duhet që të jemi të përgjegjshëm. Politika jonë duhet të jetë dialogu, kompromisi, bisedimet, asnjëherë spastrim etnik. Vetë Snezhana Paunoviq është viktimë e spastrimit etnik. Politika jonë është paqja, stabiliteti, pa spastrim etnik”, theksoi Vuçiq në deklaratë për gazetarët në Kiev.
Ai theksoi se deklarata e ministres e cila tha se do “pastronte etnikisht Kosovën në vitin 1998” ishte e pakujdesshme dhe se është papërgjegjshmëri që të dalësh në publik me deklarata të tilla.
“Përsa u përket të tjerëve që na japin kripë në të menduar, do jetë mirë që mos na flasin fare”, nënvizoi Vuçiq.
Ai reagoi dhe ndaj deklaratës së ministrit kosovar të punëve të brendshme Xhelal Sveçla që Paunoviqin e shpalli “person non grata“ në Kosovë duke thënë se Prishtina derimë tani çdo përfaqësues të pushtetit në Sërbi e kanë shpallur person të padëshiruar.
“Ndaluan hyrjen e Ana Bërnabiqit në Kosovë që donte të shkonte në një pagëzim privat në Manastirin e Graçanicës. Se çfarë tha Prishtina-kjo nuk ka rëndësi për askënd. Dhe ka të bëjë me atë që tha këtë, personi që foli për “Sarajevo safarin” tim, gënjeu brutalisht për sërbët, që merret me spastrimin etnik të sërbëve” pyeti Vuçiq.
Ky i fundit tha se prej Kosovës janë spastruar më shumë se 250.000 sërbë dhe jo shqiptarë. Realiteti nuk është kaq rozë kur është fjala për Kosovën.
Në lidhje me deklaratën e kryeministrit shqiptar Edia Rama se nuk është gati që të pranojë realitetin dhe se “nuk egziston më Kosovë e Metohi”, Vuçiq tha se ky realitet nuk është kaq rozë kur është fjala për Kosovën.
“Realiteti nuk është i lehtë për anën tonë, por nuk jam i sigurt as për atë që ajo është kaq rozë sikurse e shikon Rama në këndvështrimin e të ardhmes së krahinës jugore sërbe. Çfarë sjell moti dhe çfarë kohe vjen…Shpresoj se veçse përherë gjithçka të zgjidhim me rrugë paqësore, dialog nën kompromis”, tha Vuçiq.
Në lidhje me vlerësimin e Ramës se “Ballkani i Hapur” nuk pati sukses sepse ata të dy qëndruan pas kësaj iniciative, presidenti i Sërbisë tha se Rama në pjesën më të mirë ka të drejtë, jo vetëm në këndvështrimin e “Ballkanit të Hapur” por dhe kur është fjala për iniciativat për pranim gradual në BE në tekstin që së bashku nënshkruan në FAZ.
“Askush nuk do të humbë vullnetin për të lënë tjetrin që të drejtojë” vuri re Vuçiq.
Mirënjohje reciproke për mbështetjen e integritetit territorial
Vuçiqi në Kiev pati bisedime me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski të cilit i shprehu mirënjohje reciproke për mbështetjen e integritetit territorial.
Vuçiq i shprehu mirënjohje të veçantë Zelenskit çka e tregoi dhe sot në respektimin ndaj integritetit territorial të Sërbisë.
Dhe Sërbia, nënvizoi ai, përherë respekton integritetin territorial të Ukrainës dhe i përmbahet Kartës së KB dhe të gjitha rezolutave të organizmave botërore.
Vuçiq shpreson se presidenti Zelenski në kohën e duhur të vizitojë Sërbinë.
"Gjatë qëndrimit tim në Kiev, zhvillova tre takime të rëndësishme dypalëshe, plus bisedë të veçantë, të shkurtër, por mjaft të rëndësishme me presidenten e KE Ursula fon der Lajen. Pata bisedë me presidentin e Rumanisë, kryeministrin e Sllovenisë dhe presidentin e Ukrainës", numëroi Vuçiq.
Ky i fundit tha se me presidentin e Rumanisë bisedoi për bashkëpunimin gjithnjë e më të fortë mes dy vendeve.
"Kemi raport të mirë jo vetëm në lidhje me respektimin e integritetit territorial. Rumania kurrë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës", shtoi presidenti i Sërbisë.
Vuçiq tha se me presidentin e Rumanisë bisedoi rreth Gjerdap 3 dhe shtoi se nesër ministrja e Energjisë do të shkojë për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit.
"Ky është investim që jep kapacitet dhe shans për të mbijetuar për shkak të kërkesave gjithnjë në rritje për sasi të mëdha energjie elektrike. Më në fund arritëm t’a përshpejtojmë nën ndihmën e SHBA", theksoi Vuçiq.
Ky i fundit tha se biseduan dhe për rrugët dhe se Sërbia do të marrë përgjigje ditët vijuese se cilën rrugë dëshiron të lidhet Rumania me Sërbinë nga Timishoara, ndërsa Sërbia do të ndërtojë autostradë deri në atë pikë.
Vuri në dukje se biseduan për lidhjet e tjera energjetike, për ndërtimin e konektorit të gazit dhe naftës.
Me kryeministrin e Sllovenisë, sikurse tha, bisedoi për vazhdimin e Korridorit 5, se si të zhvillohem shinat e hekurudhës nga Beogradi deri në Trieste, e mandej nga Beogradi deri në Ukrainë.
Në lidhje me këtë, tha se nevojiten fonde të BE kështu që e luti Fon der Lajen për mbështetje.
Ai theksoi se ishte i vetmi që nuk nënshkroi deklaratën e miratuar sot, duke shtuar se teksti i këtij dokumenti flet qartë dhe përse u soll kështu, duke shtuar se të gjithë pjesëmarrësit janë të njohur me qëndrimin e Sërbisë për sanksionet ndaj Rusisë.
Shtoi se në samit u bisedua vetëm për armatime.
"Vetëm rreth kësaj flitet. Ne jemi vend ushtarakisht neutral, por entuziazmi i njerëzve për dronët ukrainas dhe fuqinë ushtarake... Ne duhet të kujdesemi për veten dhe të mbrojmë vendin tonë", tha Vuçiq.
0 komentet