Pavkoviq: Prishtina inkurajon veprimet antiligjore të Policisë Kosovare në veri
Bashkëpunëtori i Qendrës për Politika Europiane Millosh Pavkoviq ka thënë për Kosovo onlajn se problem kyç janë veprimet antiligjore të Policisë Kosovare në veri dhe etnizimi dhe nacionalizimi i policisë që zyrtarët më të lartë në Prishtinë inkurajojnë me deklaratat e tyre duke mos sanksionuar përgjegjësit.
“Gjithçka çon në situatë fort destabilizuese. Zbatimi i ligjit dhe i mbretërimit të së drejtës është themelore, ndërsa këta policë shembin disa kode të sjelljes dhe Ligjin e Shërbimit Policor të Kosovës. Kjo është një gjë. Ndërsa tjetra, a inkurajon qeveria në Prishtinë të tillë sjellje të policëve kosovarë pasi Inspektorati Policor me mosveprimin e vet, nuk i sanksionon në përgjithësi. Në të njëjtën kohë, nga Prishtina prej zyrtarëve më të lartë politikë, marrim mesazhe të ngjashme për promovimin e Shqipërisë së Madhe dhe ndryshimin e kufijve. Vetëm për këtë kjo përfaqëson një farë mënyre mbështetje për ata zyrtarë të sillen dhe thjesht të thithin atë sjellje nacionaliste. Mbi të gjitha mendoj tek funksioni i kryeministrit të Kosovës, por edhe tek zyrtarë të tjerë të lartë. Këtu problemi është tek shkelja e ligjit dhe në fakt mungesa e dëshirës që këta zyrtarë policorë të sanksionohen. Por dhe egzistenca e tyre në veri të Kosovës është problematike dhe e diskutueshme” beson Pavkoviq.
Ky i fundit bën të ditur se janë katër faktorë mosbesues të komunitetit sërb tek Policia Kosovare: përbërja etnike, pengesa gjuhësore, përbërja etnike dhe përdorimi i policisë speciale.
“Shkaku i mosbesimit është që kjo është forcë policore etnike shqiptare, ndonëse ligjet e Kosovës parashikojnë që përbërja e policisë duhet të pasqyrojë përfaqësimin etnik të asaj pjese të territorit. Duke qenë se sërbët braktisën Policisë Kosovare dhe të gjitha institucionet e tjera, tashmë nuk ka policë sërbë dhe ky është shkaku kryesor i mosbesimit” thotë Pavkoviq.
Faktor tjetër i mosbesimit shikohet në pengesën gjuhësore pavarësisht se sërbishtja është një prej gjuhëve zyrtare në Kosovë.
“E kjo atëherë shkakton problem në komunikim, pasi qytetarët e thjeshtë nuk kanë mënyrë sesi të komunikojnë me këtë polici. Kjo krijon një lloj animozitet mes qytetarëve dhe policisë speciale: preçizon ai.
“Pra sjellja e tyre me shenjat e ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe simbole të tjera nacionaliste që shpesh mbahen në uniforma dhe gjeste. Kjo atëherë thellon hendekun mes tyre dhe komunitetit sërb”.
Pavkoviq si faktor të katërt shikon incidentet e shpeshta të policisë speciale me qytetarët. “Komuniteti sërb nuk mund t’a dijë kur i ndal policia nëse do të arrestohen, rrahen, dërgohen në stacionin policor apo ndoshta shtijnë ndaj tyre”, thotë ky analist dhe shton se prania e madhe e njësive speciale të policisë është problematike jo vetëm ligjërisht por edhe nga aspekti i stabilitetit shoqëror.
"Në zonat me shumicë sërbe, ndodhet polici speciale shqiptare etnike, çka është problem më vete dhe recetë për destabilitet. Një problem i veçantë është se pjesëtarët e kësaj force policore jo rrallëherë dhe këtë patëm rastin t’a shikonim të dokumentuar në publikimin e organizatave të shoqërisë civile, shfaqin sjellje nacionaliste. A është i nevojshëm fjalori dhe gjestet e tyre, mbajtja e simboleve të shteteve të tjera apo ndonjë simboli tjetër që në fakt nuk lejohet as me ligjet e të ashtuquajturës Kosovë?”, paralajmëron Pavkoviq.
komentet