Spahiu: Policia duhet të jetë në shërbim të qytetarëvea, në veri më e kujdesshme sesa në pjesë të tjera të Kosovës

Nedžmedin Spahiu
Burim: Kosovo Online

Analisti politik Nexhmedin Spahiu beson se policia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe se në pjesë të tjera të Kosovës ka më shumë shkelje të disiplinës mes pjestarëve të Policisë Kosovare sesa në veri.

“Duhet që tek kjo të bëhet më shumë në punën e policisë, por përshtypja ime është se policia në veri është ende më e kujdesshme se, le të themi, në çdo pjesë tjetër të Kosovës. Shkeljet e disiplinës së punës ka më shumë në pjesët tjera të Kosovës sesa në veri. Me gjasa pasi për këtë nga ana e autoriteteve është urdhëruar që të ketë sa më pak ose aspak” tha Spahiu për Kosovo Onlajn.

Ai thotë se policia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Duhet të jetë në shërbim dhe në çfarë mase është, kjo duhet të jetë në terren dhe të shikohet konkretisht. Unë nuk vura re asgjë të veçantë” thotë Spahiu.

Si shembull, përmend festën e Ditës së flamurit shqiptar ku policia në veri të Kosovës e ndaloi.

“Di që kur pati festë më 28 Nëntor dhe kur pati të bërtitura në mbarë veriun e Kosovës, kjo ishte rreptësisht e ndaluar. Mendoj se kjo është bërë mirë nga ana e ndihmës drejtorit të Policisë për Veriun për të mos patur ndonjë provokim” thekson ky analist.

I pyetur për të komentuar me rastin e numrit të madh të ankesave nga komuniteti sërb për punën e pjesëtarëve të Policisë Kosovare, Spahiu nuk e përjashton mundësinë që të ndodhin incidente të tilla dhe pse i takon Inspektoratit Policor që të sigurojë që të gjitha shkeljet e kësaj natyre të sanksionohen.

Spahiu beson se komuniteti sërb nuk ka besim tek Policia Kosovare, duke u frikësuar nga hakmarrjet për mënyrën në të cilën policia sërbe trajtonte shqiptarët dikur.

“Egzistojnë të tilla paragjykime që Policia Kosovare do të jetë represive ndaj sërbëve për shkak të asaj që përjetuam në një periudhë prej policisë sërbe në Kosovë”, pohon Spahiu.

Ky i fundit beson se problem është edhe mosnjohja e gjuhës.

"Megjithatë sërbët janë mësuar të kenë gjithmonë, prej 100 vitesh policinë e tyre që flet gjuhën e tyre dhe që është e tyre. Dhe tani befas keni polici që madje në tërësi nuk kupton gjuhën që flitet në ato zona” thotë Spahiu.