Kosova në fushatë zgjedhore: Shtylla kurrizore e programeve partiake apo fjalimeve politike?

Kosovska Mitrovica.jpg
Burim: TV Most

Mesazhet e kandidatëve ende kanë rezonancë në hapësirën publike, e kështu që nuk është e lehtë të vlerësohet nëse "fjala më e shtrenjtë sërbe" konfirmoi këtë epitet në fjalimet parazgjedhore, apo vetëm u përdor si karrem i përshtatshëm për të tërhequr vota dhe kopertinë për mungesën e ofertave origjinale në tregun elektoral.

Në mesnatë nis heshtja zgjedhore, frymëmarrje treditore për zgjedhësit për të sonduar përshtypjet e tyre pas fushatës zgjedhore dhe vendosur se kujt do t'i besojnë të dielën. A ishte Kosova, siç pretendojnë disa analistë, veçse instrument për të sulmuar kundërshtarët politikë apo, për shkak të seriozitetit të situatës, u seriozuan dhe ata që pretendojnë të merren me të njëjtën gjë në të ardhmen?

Nëse përdorim definicionin nga Ligji për Financimin e Veprimtarive Politike, ku fushata zgjedhore definohet si tubim aktivitetesh që ftojnë zgjedhësit të votojnë për subjektet politike, pra "të mos votojnë për pjesëmarrësit e tjerë në zgjedhje", e natyrshme të pyesim nëse këto thirrje janë dëgjuar nga votuesit e K&M dhe çka më e rëndësishmja, si janë interpretuar ato.

Është e sigurt se jo të gjitha opsionet politike mundën të bindin njerëzit të votonin për ta, por disa, ndoshta, i’a dolën papritur: që, krejtësisht në kundërshtim me dispozitat e ligjit të lartpërmendur, ata i bindën votuesit të votonin për dikë tjetër.

Pejoviq: Shumë aktorëve në fushatë i’u përshtatej se çështja e Kosoëës të mos ishte në fokus

Gazetarja Dragana Pejoviq beson se në thelb nuk ka qenë temë Kosova në fushatë, përveçse raportit të partive ndaj planit franko-gjerman, ndërsa për disa kjo është shtylla kurrizore dhe tema më e rëndësishme, ndërsa “qeveria vetëm përgjigjet ndaj atyre sfidave dhe kritikave”.

Vetëm në fillim të fushatës, tema konkrete ishte pamundësia e sërbëve në Kosovë që edhe kësaj here të dilnin në zgjedhje, por kjo shumë shkurt, vlerëson Pejoviq për Kosovo Onlajn. “Ishte në interes të të gjithë aktorëve në fushatë-të paktën pjesës më të madhe të opozitës dhe qeverisë-që tema e Kosovës në përgjithësi të mos jetë fare në fokus”, thotë Pejoviq dhe shton se disa koalicione në anën e spektrit të djathtë rikthyen temën në fokus, por kryesisht në kuptimin e raportit me planin franko-gjerman.

Sipas fjalëve të saj, një pjesë e opozitës deri në fund të fushatës nuk ka mundur të vendosë për ndonjë qëndrim konsistent ndaj çështjes së Kosovës, kështu që “ndonjë ditë thonë se do t’a refuzojnë atë plan, ditën tjetër do të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe para kuvendit”.

Ajo vlerëson se në fushatë nuk ka pasur mesazhe drejt qytetarëve që jetojnë në Kosovë dhe as plane sesi do të përmirësohet statusi i tyre.

“Mendoj se dhe rezultatet e zgjedhjeve, madje dhe rezultatet e atyre partive në zgjedhje, nuk do të mbajnë raportin e qytetarëve ndaj asaj çështjeje, jo vetëm për çështjen e Kosovës dhe Metohisë, por edhe qëndrimin ndaj planit franko-gjerman, sepse besoj dhe të gjitha hulumtimet tregojnë se qytetarët janë shumë të interesuar për atë çështje dhe shumë negativë për atë plan ndërsa mendoj se partitë që kanë vendosur në fokus këtë temë, nuk do të mundin të mbledhin vota të mjaftueshme. Kjo vetëm do të thotë që ose nuk e kanë artikuluar në mënyrën e mirë këtë temë, ose që qeveria mundi t’a përthithë me disa nga temat e veta, apo me disa nga përgjigjet që kishte për të”, thotë Pejoviq.

Kjo e fundit thekson se pothuajse nuk ka parti që mund të përballojë të mos merret me çështjen e Kosovës.

“Pikërisht këtë them kur flas se ka interesim të madh të qytetarëve, këtë partitë e dinë. Rrallë që dikush haptazi do të shprehë qëndrimin e vet ndaj kësaj, ndërsa kemi situatë në këto zgjedhje ku edhe madje dhe ndonjë parti e pakicës shpreh qëndrimin e vet për këtë çështje ku pothuajse askush nuk mund t’a injorojë”, thotë bashkëbiseduesja jonë.

Sipas fjalëve të saja, të paktë janë ata që kanë pasur mundësinë të mos i përshtatet kjo çështje, por shton se këto nuk janë parti, por disa aktorë individualë “qëndrimi i të cilëve për publikun më mirë do ishte të mos t’a dëgjonte pasi ky nuk është qëndrim i popullorizuar.

Pyetjes nëse tema e Kosovës është ajo që vendos fituesin në zgjedhje, Pejoviq thekson se kemi një situatë ku zgjedhësit e Kosovës dhe Metohisë me shumë mundësi nuk do të mund të kthehen në asnjërën anë, por votat e tyre janë simbolikisht të rëndësishme.

“Por edhe se ato nuk do të numërohen në një vend, pra nuk do t’a dimë sesi kanë votuar sërbët e K&M, pra nëse kanë të njëjtin raport ndaj partive qeverisëse siç i kanë patur. Në shumicë PPS (SNS) me 80 e ca për qind ka fituar dhe kjo me pjesëmarrje të madhe, kështu që kjo simbolikisht është e rëndësishme. Në këtë çështje zgjedhjet mund të humbiten, nëse dikush dilte dhe thoshte hapur qëndrimin se shumica e qytetarëve nuk dëshirojnë t’a dëgjojnë, kështu që kemi aktorë të cilët shmangin atë çështje në fushatën elektorale ose bëjnë disa variante daljeje dhe thonë 'ne këtë nuk do t’a pranonim, por do t’a vendosnim në kuvend dhe para Gjykatës Kushtetuese', por kjo nuk do të thotë 'refuzim', spegon Pejoviq.

Kjo e fundit kujton se partitë në fushatë pjesërisht ishin marrë me shpërnguljen e njerëzve nga K&M dhe se ishte temë për të cilën dëshironin të tregonin se politika e qeverisë nuk ishte e mirë vitet e fundit.

“Megjithatë, kur dhe vetë qeveria e pranon se shkoi deri tek shpërngulja, ajo ka argumentin se nuk është përgjegjëse ajo, por politika e Albin Kurtit. Për të gjithë është e qartë se barriera më e madhe për interesat sërbe në K&M është pikërisht popullata që duhet të mbetet aty dhe në këtë segment egzistojnë shumë hapësira ​​nëse dëshiron të bëni ndonjë plan për të ardhmen, si t'i ndihmoni sërbët që të qëndrojnë në K&M-kjo do të mund të jetë qasje konstruktive në fushatën zgjedhore” përmbyll Pejoviq.

Rodiq: Pa mesazhe të reja rreth Kosovës në fushatën zgjedhore

Gazetari Filip Rodiq ka vlerësuar për Kosovo onlajn se zgjidhja e problemit të Kosovës, fatkeqësisht nuk ka qenë temë kyçe e fushatës parazgjedhore në Sërbi dhe se nuk kemi dëgjuar ndonjë mesazh të ri, por ka theksuar se pavarësisht kësaj, mesazhet politike rreth Kosovës, nuk janë të kota.

Rodiq beson se, është mjaft e pritshme që partia në pushtet ka potencuar së shumti temën e Kosovës duke qenë se, siç thotë ai, me këtë çështje përditë përballet dhe lufton.

“Qeveria çështjen e K&M e trajtoi në përputhje me sjelljen e saj të zakonshme. Çështja e K&M është në krye të axhendës së qeverisë sonë dhe në këtë kuadër kanë lëvizur duke refuzuar çfarëdolloj mundësie për njohjen e shkëputjes të krahinës sonë jugore dhe duke paralajmëruar se BE prej nesh do të kërkojë që marrëveshjen e Ohrit t’a fusim në kapitullin 35 të negociatave për anëtarësim” tha Rodiq.

Gjatë fushatës, blloku patriotik, nënvizon ai, kritikoi qeverinë dhe e akuzoi se e ka pranuar plotësisht planin franko-gjerman, ku Beogradi zyrtar e hodhi poshtë duke pretenduar se një pjesë e planit u pranua dhe se tregoi qartë atë që refuzohej.

“Kështu, nga këndvështrimi i opozitës patriotike, kritika ishte se qeveria jonë pranon planin franko-gjerman, se kjo paraqet tërheqje nga krahina jonë jugore dhe sovraniteti mbi atë pjesë të territorit dhe se kjo për ta, është krejtësisht e papranueshme”, tha Rodiq.

Duke folur për opozitën pro-europiane, Rodiq vlerëson se për ta historia e Kosovës është gjë shumë e qelbur ashtu siç i shmangen deklaratave nëse janë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë apo jo.

“Kjo (tema e Kosovës dhe sanksionet ndaj Rusisë) për ta është gjë shumë e dhimbshme sepse në thelb janë të përcaktuar ndryshe nga shumica e popullsisë së Sërbisë dhe rreth kësaj nuk guxojnë të flasin shumë. Ata kritikuan qeverinë se gjoja ka pranuar planin franko-gjerman, por jo ashtu siç e ka bërë opozita patriotike. Ata nuk e kanë problem esencial këtë, por formal, pasi rreth kësaj nuk është diskutuar në Kuvend apo diçka të ngjashme. Kjo lë hapësirë ​​krejtësisht të hapur për veprim të lirë pas zgjedhjeve”, tha Rodiq.

Pyetjes se çfarë mesazhesh me temën e Kosovës mund të dëgjoheshin gjatë fushatës, bën të ditur se nuk kemi dëgjuar ndonjë gjë të re, por gjithmonë është aktuale që presionet e Perëndimit po forcohen.

"Nuk kemi dëgjuar asgjë të re, por nuk do të thoja se mesazhet politike rreth Kosovës-janë të kota. Ne nuk kemi asgjë të re për të dëgjuar. E reja është se presionet nga perëndimi intensifikohen për të njohur shkëputjen, për të pranuar planin franko-gjerman dhe për t’a shtytur në KB dhe BE” tha Rodiq.

Megjithatë siç thekson ky i fundit, e reja ishte shkuarja e përfaqësuesve të opozitës pro-perëndimore në Kosovë, ku u mirëpritën, siç vlerësoi ai, “plotësisht e pritshme”.

"Kemi edhe atë 'shkuarjen pyjore' të Milica Gjurgjeviq Stamenkovskit-që është gjë marketingu, por për këtë i nevojitej dozë guximi që në mënyrë ilegale të hynte ilegalisht deri poshtë. Prej autoriteteve prishtinase gjithçka pritet dhe kjo nuk ishte pa rreziqe“, thekson bashkëbiseduesi ynë.

Rodiq beson se sërbët në Kosovë, duke marrë në konsideratë kushtet e tyre të jetesës dhe problemet e përditshme, nuk prisnin shumë nga fushata.

"Mendoj se ata njerëz aty poshtë janë mësuar me gjithçka që po u ndodh.  Kjo në mënyrë konstante po përkeqësohet lehtë situata në të cilën jetojnë dhe në njëfarë mënyre pranojnë stoikisht dhe mendoj që jo vetëm nuk e prisnin që diçka do të bëhej në fushatën zgjedhore që për t’a mund të jetë e dobishme. Ata janë shumë të vetëdijshëm se për përmirësimin e jetës së tyre është e nevojshme përmbysje shumë më e madhe gjeopolitike" përmbyll Rodiq.

Ky i fundit konstaton se çështja e Kosovës, përveç qeverisë, nuk ishte në listën e prioriteteve. Madje, shton ai, dhe një pjesë e opozitës patriotike ka hequr dorë nga aktualizimi i kësaj teme në politikën e vet.

“Fatkeqësisht, K&M nuk ishte tema kryesore e kësaj fushate. Për qeverinë ishte temë e nivelit sipëror pasi qeveria me këtë çështje përditë përballet dhe lufton. Për një pjesë të opozitës patriotike ishte, ndërsa pjesa tjetër praktikisht e hodhi poshtë këtë çështje dhe i’u bashkua kësaj pjese pro-europiane të opozitës, duke udhëhequr fushatë që zbret në anulimin e Aleksandër Vuçiqit, rrëzimin e tij dhe ai ishte tema kryesore e tyre. Qëllimi kryesor që opozita duhet t’a bëjë, është të rrëzojnë presidentin e Sërbisë, e jo të futën në disa politika”, tha Rodiq.

Smajlloviq: Këto zgjedhje nuk zgjidhin çështjen e Kosovës

Kosova nuk është tema reale e kësaj fushate parazgjedhore, por tema kryesore është presidenti Aleksandar Vuçiq-a është dikush pro apo kundër tij, thekson për Kosovo onlajn gazetarja Liljana Smajlloviq.

Sipas fjalëve të saj ndonëse në Kosovë të gjithë betohen ritualisht, këto zgjedhje në fakt nuk e zgjidhin këtë çështje.

“Pra keni vota për Vuçiqin dhe vota kundër Vuçiqit. Pashë vetë që disa thonë se njerëzit janë të interesuar për papunësinë, unë këtë nuk e kam parë që dikush të flasë për papunësinë pasi punësimi në vendin tonë është rritur. Nëse flisni për papunësi, ju në fakt po flisni për rritje të punësimit që do të thotë se po punoni në favor të qeverisë. Aq sa munda të shihja u fol vetem rreth Vuçiqit se kush dhe përse e urren Vuçiqin dhe nga cfarë pikëpamje do të votonte kundër tij. Këto zgjedhje me të vërtetë janë referendum për Vuçiqin dhe mendoj se nuk ka faj ai për këtë, sesa opozita. Kështu që dyshoj se sërbët në Kosovë mendojnë se Kosova është me të vërtetë tema e fushatës. Duhej që dhe ata ta shikonin të njëjtën gjë që pamë dhe ne", thekson Smajlloviq.

Kjo e fundit shton se përkundër interesimit të dobët për jetën e qytetarëve, qëndrimi ndaj Kosovës mund të ndryshojë diçka në zgjedhje për disa parti të djathta.

“Partitë e djathta u ndihmuan edhe nga lufta në Ukrainë, kur thanë se do të ishim edhe më shumë për Rusinë”. Tani Kosova është në vend të Ukrainës dhe Rusisë, tashmë plani franko-gjerman është ndonjë emblemë e njohjes për dikë kush mendon se mund t'i sjellë dobi”, përfundon Smajlloviq.