Votuesit nga Rajoni i Kosovës: Presim paqe, harmoni dhe të ardhme të sigurtë

glasači
Burim: Kosovo Online

Votuesit nga Qarku Rajonal Kosovar ku të drejtën e zgjedhjes së tyre e shprehën këtë mëngjes në Kosaniçka Raça, theksuan se presin paqe, harmoni dhe të ardhme të sigurtë për fëmijët e tyre, por dhe siguri për sërbët e Kosovës.

Verica Simjonoviq thotë se pas zgjedhjeve pret të ardhme më të mirë. 

“Prej këtyre zgjedhjeve presim që e nesërmja të jetë më e mirë për ne, për fëmijët tanë, për të ardhmen e Sërbisë në përgjithësi” tha ajo.

Jovica Vasiq pret progres dhe harmoni.

“Pres që periudha pasuese të jetë e qetë dhe me harmoni në Sërbi. Që të ecet drejt progresit dhe punës. Të jemi që të gjithë të dakordësuar” tha ai.

Miroljub Peshiq theksoi se përherë voton në zgjedhje.

“Përherë votoj, jam 76 vjeç, kurrë nuk i kam braktisur zgjedhjet. Pres më të mirën” tha ai.

Velika Peshiq pret jetë më të mirë për sërbët në Kosovë.

“Presim më të mirën. Jetojmë në Kosovë, presim që mos të ketë keqtrajtime nga ana shqiptare, të jetojmë si ata edhe ne” tha ajo.