Banorët e Graçanicës: Nuk e kemi të vështirë, shkojmë me gjithë zemër që të votojmë dhe të ushtrojmë të detyrën tonë

Meštanka Gračanice
Burim: Kosovo Online

Shumë autobuzë nga Graçanica janë nisur këtë mëngjes drejt Kurshumlisë ku votojnë qytetarët e Rajonit të Kosovës, ndërsa banorët shprehen për Kosovo onlajn se për ta nuk është e vështirë që të shkojnë për të votuar sepse sikurse thonë, ndjehen të obliguar ndaj shtetit.

Veç Graçanicës, autobuzët janë nisur edhe nga vende të tjera në Kosovën qëndrore në orare të ndryshme gjatë ditës me qëllim që mos të krijohen radhë nëpër vendkalime.

Banorët e Graçanicës thonë se pavarësisht asaj se deri në vendkalime u duhen kilometra të tëra dhe radhë të gjata, nuk e kanë të vështirë për të shkuar që të votojnë.

“Nëse shteti ynë për ne të moshuarit përmbush të gjitha obligimet ndaj nesh, mbase dhe ne mund të bëjmë diçka për shtetin tonë. Nuk e kemi fare të vështirë, shkojmë me gjithë zemër për të votuar”, tha Sreqko Todoroviq.

“Fatkeqësisht nuk na u mundësua që të votonim këtu ku jetojmë. Duhet të shkojmë tej, por do t’a kryejmë obligimin që kemi. Shpresoj që të fitojë më shumë vota partia për të cilën unë votoj dhe që të jetë mirë për të gjithë” tha Sonja Tasiq nga Graçanica.

“Nuk e kemi të vështirë, ky është detyrim. Kjo është detyra jonë” tha një qytetare.

Në Graçanicë është e dukshme prezenca e KFOR-it britanik, megjithatë ata nuk dëshiruan se për çfarë arsye është rritur sot prezenca e këtij misioni të NATO-s.

Në zgjedhjet e sotme në Raçë afër Kurshumlisë, janë çelur shtatë qendra votimi në të cilat do të votojnë banorët e Komunës së Prishtinës dhe nga tre qendra votimi për votuesit e Lipjanit dhe Shtërpcës, në dy qendra votimi do të votojnë banorët e Komunës së Fushë Kosovës, ndërsa për banorët e Komunës së Obiliqit, Podujevës dhe Ferizajt janë çelur nga një qendër votimi.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 20:00.