Euleks: Kemi përforcuar numrin e patrullave në afërsi të vendkalimeve në ditën e zgjedhjeve në Sërbi
Burim: Kosovo Online
Euleks konfirmon se janë përforcuar patrullimet në afërsi të vendkalimeve mes Kosovës e Sërbisë gjatë ditës së sotme.
Sikurse njoftohet, aktivitetet ndërmerren në koordinim me Policinë Kosovare dhe KFOR në kuadër të mekanizmit të sigurisë treshkallore.
“Prej orëve të hershme të mëngjesit në ditën e zgjedhjeve në Republikën e Sërbisë, Euleks ka përforcuar prezencën e patrullimeve të njësive të veta formale policore në afërsi të vendkalimeve të përbashkëta kryesore mes Kosovës e Sërbisë për të ndjekur situatën në terren, në koordinim me Policinë Kosovare dhe KFOR në kuadër të mekanizmit të sigurisë që funksionon me tri nivele” bëhet e ditur në njoftimin e publikuar në platformën “X“.
Qendrat e votimit në Vranjë, Rashkë, Kurshumli dhe Tutin tek të cilat votojnë sërbët e Kosovës sot në zgjedhjet e jazhtëzakonshme parlamentare në Sërbi, janë çelur në kohë.
0 komentet