Banorët e Shtërpcës: Presim stabilitet dhe qëndrim në vatra

Meštani Štrpca
Burim: Kosovo Online

Banorët e Shtërpcës që sot votuan në Raçë pranë Kurshumlisë, ku u shprehën se presin paqe, stabilitet, por mbi të gjitha qëndrim në vatrat e tyre.

Llazar Janiqeviq nga Gotovusha tha se kaluan udhë të gjatë që të mbërrinin në qendrën e votimit.

“Kaluam më shumë se 100 kilometra për të ardhur këtu. Presim punësim dhe të nesërme të mirë për të gjithë ne” tha Janiqeviq.

Zorica Stevanoviq tha se para së gjithash, pret paqe, siguri por dhe punë për të rinjtë.

“Presim më të mirën për ne, të kemi paqe, stabilitet e siguri. Të qëndrojmë në këto vise. Pres që të paktën ndonjë nga familja të më punësohet. Vetëm të jemi të qetë, të qëndrojmë në shtëpitë tona, që të mos shpërngulemi” tha Stevanoviq.

Pensionisti Petar Milkoviq pas zgjedhjeve pret paga dhe pensione më të larta.

Bashkëqytetari i tij Millan Janjiq tha se para së gjithash pret qëndrim në vatran e vet.

“Ndoshta do të jetë më mirë. Të qëndrojmë ku jemi” tha Janjiq.