Ku do të votohet në veri më 9 shkurt, a do të jenë sfida sigurie?

glasanje
Burim: Kosovo Online

Në katër komuna në veri të Kosovës qytetarët me të drejtë vote mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në të 45 vendvotimet që ka vendosur Komisioni Qëndror Zgjedhor, shumica e të cilave janë shkolla të mesme dhe fillore. Në Komunën e Lleposaviqit përveçse në shkolla, do të votohet dhe në zyrat vendore për komunitete, apo dhe në një shtëpi private, ndërsa në Komunën e Zubin Potokut përveçse institucioneve arsimore në listë është dhe Shtëpia e Shëndetit në vendin Oklace.

Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq

Drejtori i Shkollës së Mesme “Nikolla Teslla” në Lleposaviq Sllagjan Radoviq ka thënë për Kosovo onlajn se atë e njohën përfaqësuesit e komisionit komunal zgjedhor me atë çka është parashikuar për t’u organizuar që të votohet më 9 shkurt në këtë objekt.

“Erdhën një herë përfaqësuesit e Komisionit Komunal Zgjedhor dhe na njohën me atë që një prej vendeve të votimit do të jetë dhe Shkolla e Mesme ‘Nikolla Teslla’ dhe sipas procedurave është planifikuar që votimi të organizohet në të gjitha shkollat fillore. Kemi patur atë takim të vetëm dhe pas kësaj askush nuk erdhi” ka thënë Radoviq.

Votimi nëpër shkollat e veriut që funksionojnë me sistemin sërb, ishte praktikë gjatë cikleve të mëparshme zgjedhore deri në zgjedhjet e parakohshme vendore të 23 prillit të vitit 2023 kur votimi u organizua në kontejnerë. Ato zgjedhje sërbët i bojkotuan, si dhe votimi pro apo kundër i shkarkimit të kryekomunarëve shqiptarë në të katër komunat në 17 prill të këtij viti të cilat gjithashtu u organizuan në lokacione alternative. Tre muaj më pas drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në veri morën thirrje prej prokurorisë kosovare për t’u marrë në pyetje “për bllokim të zgjedhjeve vendore” ndërsa avokatët e drejtorëve thanë se nuk ishte e saktë që klientët e tyre patën ndaluar procesin zgjedhor të zhvillohej në shkolla. 

Koordinatori i Grupit të Punës së Konventës Kombëtare të BE për Kapitullin 35 Dragisha Mijaçiq vëren se në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit duhet të arrihet marrëveshje politike rreth përdorimit të objekteve, para së gjithash në fushën e arsimit, pra shkollat në veri për t’u votuar dhe se kjo do të ishte mënyrë e mirë që të motivohen qytetarët për të dalë masivisht në ato zgjedhje.

“Kjo do të ishte mënyrë e mirë që pala sërbe të tregojë konstruktivitet në këtë proces dhe mënyrë të mirë të motivojë qytetarët që të dalin masivisht në këto zgjedhje, sepse këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme jo vetëm për Kosovën, por edhe për komunitetin sërb. Ndaj, me të vërtetë nuk shikoj ndonjë problem se përse shkollat ​​duhet të mbeten të mbyllura për procesin e ardhshëm zgjedhor në Kosovë”, ka thënë Mijaçiq për Kosovo Onlajn.

Përsa i përket sigurisë në zonat sërbe në veri në ditën e zgjedhjeve, drejtori egzekutiv i OJQ Aktiv Miodrag Milliqeviq vlerëson se të gjitha zgjedhjet në Kosovë përherë përbëjnë rrezik të caktuar për sigurinë dhe se ajo shkallë e rrezikut në veri është e lartë, ndërsa kemi parasysh kompleksitetin e politikës aktuale, sikurse tha, në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare në shkurt me siguri që kjo shkallë e rrezikut do të jetë me vlerësim të veçantë. 

“Policia përherë miraton të ashtuquajturin plan operativ sipas të cilit dislokohen forca shtesë, sigurohen qendrat e votimit dhe materialet zgjedhore, por nga ana tjetër kujdeset edhe në zona si veriu, i cili perceptohet si zone me rrezikshmëri të lartë, që atë plan operativ për ta forcuar për të siguruar siguri maksimale, sigurisht jo vetëm për pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, por edhe për vetë materialet e votimit, përfshirë edhe personelin që do të punojë ditën e zgjedhjeve”, thotë Milliqeviq për Kosovo Onlajn.

Ky i fundit kujton zgjedhjet e mbajtura në veri të Kosovës në vitin 2013, kur zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit ishte veçse në fillim dhe kur, siç thotë ai, u kërcënua integriteti i procesit zgjedhor për shkak të thyerjes së kutive të votimit, çka mori me vete vendimin që zgjedhjet të përsëriten në vendvotime të caktuara.

Megjithatë, siç shton ai, përkundër sfidave të shumta, është e qartë se interesi i sërbëve në veri dhe në përgjithësi në gjithë pjesën tjetër të Kosovës, është pjesmarrja në procesin zgjedhor.

“Është dhe e qartë se është në interesin e të gjithëve që në vend të veprimeve policore dhe në vend të turbulencave të vazhdueshme politike, procesi të kthehet në nivel politik dhe kjo nënkupton vendosjen e dialogut politik. Egziston shpresë tek popullata sërbe, gjithashtu dhe mes politikanëve se do të ketë ndryshime në planin politik brenda Kosovës. Të gjitha këto janë motive politike për pjesëmarrjen e partive politike në zgjedhje, si dhe për gjallërimin e votuesve. Është e domosdoshme që në këtë moment të arrihet stabilitet politik në nivel të Kosovës në mënyrë që kjo histori, e cila deri më tani me të vërtetë ka qenë jashtëzakonisht e pafavorshme për popullatën sërbe në Kosovë, të kthehet në terrenin politik dhe të gjendet zgjidhje politike në vend të zgjidhjeve policore”, thotë Milliqeviq.

Duke komentuar atë çka në listën e lokacioneve për votim në komunat e veriut të përcaktuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ishte dhe Shtëpia e Shëndetit, Milliqeviq thotë se nëse është marrë vendim i tillë, është në kundërshtim me rregullat e zakonshme.

“Pas gjithë asaj që ka ndodhur në dy vitet e fundit, nuk e përjashtoj që egziston dhe mundësi e tillë. Megjithatë, kjo do të ishte jashtëzakonisht e pazakontë sepse bie ndesh me disa norma zgjedhore kur bëhet fjalë për shkallën e caktuar të të drejtave kur bëhet fjalë për integritetin e zgjedhjeve dhe në përgjithësi zgjedhjen e qendrave të votimit dhe kjo është ajo çka duhet të korrespondojë me shumicën e banorëve që jetojnë në zonën e caktuar dhe të jetë në distancë të caktuar që është e pranueshme në masë të madhe për atë rajon apo për atë zonë ku mbahen zgjedhjet”, shprehet ai.

Ndërkaq subjektet politike-partitë, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit, kanë afat deri më 11 dhjetor që të paraqesin listat e kandidatëve për deputetë në Zyrën e rregjistrimeve, të verifikojnë kontrollin financiar të subjekteve politike.