Kuja mbi Bruksel: Bisedime pa dialog
"Akoma dhe një ditë e gjatë dhe e pakëndshme në Bruksel", ka thënë dje shefi i delegacionit sërb Petar Petkoviq pas mbylljes së raundit të shtatë të bisedimve në Bruksel dhe kjo me shumë mundësi është e vetmja gjë rreth të cilës të dy palët do të pajtoheshin.
Petkoviq tha se Prishtina refuzoi të gjitha propozimet e Beogradit, ndërsa kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi tha se pala sërbe erdhi me propozime të reja por jo dhe me përgjigje çka ishte arsyeja se bisedimet ishin të pasuksesshme.
Apo sikurse thotë një prej bashkëbiseduesve për Kosovo onlajn, se për Prishtinën nuk ka propozim të pranueshëm nëse nuk nënkupton heqjen dorë prej dinarit çka me shumë gjasa është përgjigja që pret Bislimi.
Madje dhe mesazhi nga BE ku zakonisht përkufizohet nga optimizmi deri tek pakënaqësia, kësaj here ishte afër kujës ndaj (kotësisë) bisedimeve në Bruksel nën vlerësimin se nuk ka gatishmëri të të dy palëve në gjetjen e zgjidhjes së kompromisit.
Në diskutim është cikli që zgjat prej vitesh sqaron ministri i punës, dhe çështjeve sociale Nemanja Staroviq: Nisi me atë që "qeveria e përkohshme e Kosovës vendosi masa të njëanshme ndaj sërbëve që kanë ngelur në krahinë", Pesëshja këtë hap e dënoi, por nuk bëri asgjë, veçse organizoi takime të pafundme, në fund konkludoi se palët nuk mundën të gjenin "kompromis".
A është në diskutim mosuksesi i Beogradit dhe Prishtinës apo mossuksesi i Llajçakut ku me afrimin e fundit të mandatit shpesh e më shumë po lë pas vetes shumë raunde të pasuksesshme si ajo e djeshmja?
Hulumtuesi i Qendrës për politikë europiane Millosh Pavkoviq beson se si Beogradi dhe Prishtina kanë dëshmuar jokonstruktivitet në raundin e ri të dialogut në Bruksel, ndërsa Bashkimi Europian duket se nuk ka mekanizma të lumturojë palët që të zgjidhin problemin e dinarit në Kosovë.
"BE madje edhe kur del me ndonjë propozim, duket se nuk ka manyra të nxisë palët që t’a pranojnë e atëherë Beogradi dhe Prishtina në mënyrë shumë konstruktive tregojnë se nuk dëshirojnë marrëveshje", ka thënë Pavkoviq.
Pyetjes sesi do t’a komentonte propozimin e Llajçakut që palët të bien në ujdi në formimin e entitetit të ri financiar, Pavkoviq përgjigjet se ky ishte propozim kompromisi dhe hap para.
“Në raundet e mëparshme, guri kryesor i pengesës ishte liçensimi i Bankës së Kursimeve Postare, ky ishte pozicioni sërb, ndërsa pala kosovare refuzoi atë mënyrë për zgjidhjen e problemit. Tani BE doli me këtë propozimin që të krijojë institucion të ri financiar, pra bankë që do të kishte liçensë të Bankës Qëndrore Kosovare, ndërsa në të njëjtën kohë do të kishte mundësinë të pranonte dinarë nga Sërbia dhe t'i kthente në euro. Ky është propozim kompromisi dhe hap para, megjithatë shqetësues është fakti se të dyja palët nuk arritën të finalizonin marrëveshje rreth saj. Këtë e lanë për një raund tjetër të dialogut apo për më shumë raunde, ndërsa periudha tranzitore e dhënë nga BQK përfundoi dhe tani pagesat në dinarë janë të ndaluara në Kosovë. Kjo tani hap mundësinë e ndëshkimit, mbylljes së dyqaneve e kështu me radhë, kështu që mund të krijojë tension shtesë dhe të eskalojë situatën në terren. Është e nevojshme që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë urgjentisht zgjidhje dhe gjuhë të përbashkët rreth kësaj çështjeje”, thekson ai.
Sikurse shton, vështirë të parashikohet nëse të dy palët në masë të barabartë dëshirojnë zgjidhje.
“Të dy palët kanë treguar se janë jokonstruktive. Në vend të parë pala prishtinase, sepse në përgjithësi kanë marrë të tillë vendim kur në përgjithësi situata politike është jostabile e pastaj kanë insistuar në ndalimin e dinarit dhe kalimin në euro-kjo është historia e një pale. Nga ana tjetër Beogradi nuk dëshiron të tërhiqet nga ajo që tashmë ka, e kjo është Banka e Kursimeve Postare e cila ka funksionuar në veri të K&M. Të dyja palët janë përplasur rreth kësaj çështjeje të vetme dhe askush prej tyre nuk dëshiron të bëjë lëshime“ thotë analisti.
Meqenëse Mirosllav Llajçak është afër fundit të angazhimit në postin e të dërguarit special të BE për dialog, Pavkoviq të gjithë mandatin e tij e konsideron të turbullt.
“Llajçak u nominua në gusht të vitit 2020 dhe pas gati katër vitesh të plota, mandati i tij mund të karakterizohet si shumë i turbullt me shumë raunde dialogu të cilat ishin të pasuksesshme, sikurse ky i djeshmi dhe i gjashti, e ka pasur edhe në vitet e mëparshme. Nëse do të nxirrnim një gjë pozitive nga mandati i tij, ajo është Marrëveshja rreth Normalizimit, e ashtuquajtura. Marrëveshja e Ohrit. Megjithatë shikojmë se edhe ajo është në krizë dhe zbatimi i saj vihet në pikëpyetje, kështu që i gjithë mandati i Llajçakut është i diskutueshëm sa i përket progresit në dialog. Për të mos folur rreth mbetjes në dy, tre, madje edhe katër vitet e mëparshme“ përmbylli Pavkoviq.
Menaxheri programues për përfaqësim të kulturës demokratike (ACDC) Sllobodan Stoshiq thotë për Kosovo onlajn se mossuksesi i bisedimeve të djeshme është rezultat i mossuksesit të mbarë procesit negociator.
„Kjo ishte hera e shtatë sipas radhës me temën e dinarit dhe fakti se ende nuk është gjetur ndonjë zgjidhje e qëndrueshme që do të ishte e pranueshme për të dy palët, është me të vërtetë shqetësuese dhe sinjal për mbarë këtë format të dialogut dhe bisedimeve në përgjithësi. Bislimi pas kësaj tha se nuk do të ketë më të tilla takime çka mendoj se është më shumë mesazh për opinionin e brendshëm të Kosovës, sesa cila do të jetë situata reale në terren, pasi nuk besoj që Bashkimi Europian të mund të lejojë që problem i tillë të kalojë ashtu, pa asnjë zgjidhje të qëndrueshme”, vlerëson ai.
Thekson megjithatë se ndoshta nuk do të ketë ndonjë reagim domethënës nga BE në terren.
“Përveçse ndoshta më shumë intensifikim të këtij formati të takimit, për të ofruar disa zgjidhje të tjera... diçka tjetër mendoj se BE nuk mund të bëjë asgjë tjetër në këtë moment”, thotë Stoshiq.
Sociologu Vlladimir Vulletiq vlerëson për Kosovo onlajn se raundi i djeshëm i dialogut në Bruksel në thelb dallon nga ai i mëparshmi përveç çka tani aspiratës së qartë të autoriteteve prishtinase që për çështjen e dinarit asgjë mos të bëhet.
“Prej fillimit pavarësisht asaj çka të gjithë e dinim, kishte disa lloje të caktuara komentesh dhe presionesh të buta që gjëja duhet të shtyhet, por kur kërkohet të shtyhet diçka, kjo do të thotë se keni dritën jeshile për të bërë diçka, por ndoshta nuk është momenti i duhur. Kurrë nuk është marrë në konsideratë çështja që dinari të dëbohet nga viset e Kosovës dhe kjo është ajo çka përbën problemin themelor. Keni pak hapësirë për çfarëdo lloj kompromisi dhe çfarëdo propozimi që të bëni, secili për palën prishtinase është i papranueshëm, nëse nuk nënkupton që të tërhiqeni plotësisht nga përdorimi i dinarëve”, thotë Vulletiq.
Ky i fundit shton se sado këto raunde të zgjasin, nuk do të ketë përparim derisa pala prishtinase mos të pranojë të marrë në konsideratë interesat e sërbëve të cilët nuk do të heqin dorë nga dinari.
“Më duket se të gjitha ato raunde janë më shumë një lloj folklori derisa të mos merret vendim politik, e kjo vështirë se do të realizohet. Më duket se tani, pas shtyrjes së pritjes apo mos futjes si pikë e rendit të ditës, zhgënjimi në Prishtinë është edhe më i madh dhe se gjithçka që bëjnë pas këtij refuzimi dhe mundësisë për të mundësuar vizitën e kryepeshkopit në Patriarkanën e Pejës dhe gjithçka tjetër është edhe më shumë me një lloj nervozizmi i caktuar”, shton ai.
Vulletiq thekson se propozimi i të dërguarit special për dialog, Mirosllav Llajçak është kompromis.
“Por gjëja në këtë është se Beogradi është konsistent në atë çka sërbët e Kosovës dëshirojnë, ndërsa Prishtina është konsistente në atë që dëshiron të sigurojë në territorin e mbarë Kosovës funksionimin tërësor të sistemit i cili në një farë mënyre ishte dhe tregues simbolik që Kosova është shtet i pavarur.
Për ta, është i papranueshëm çfarëdolloj varianti kalimtar. Por propozimi i Llajçakut është, në njëfarë mënyre, një lloj zgjidhjeje që para së gjithash duhet të kënaqë ambiciet e tij diplomatike, para se të zgjidhë mosmarrëveshjen themelore. Të tilla zgjidhje "bajpas" mund t'i japin një lloj kënaqësie që i ka ofruar një zgjidhje. Por si njëra dhe pala tjetër tremben se kjo është diçka që pala tjetër mund t’a shfrytëzojë në momentin e caktuar. Palët tashmë kanë kaq shumë përvojë dhe askush prej tyre nuk thotë se refuzon diçka apriori, por në thelb nuk bëhet fjalë as për pranim”, thotë Vulletiq.
Shton se Llajçaku në linjën finale duhet të jetë personi që me aftësitë e tij diplomatike të mundësojë zbatimin e zgjidhjeve politike.
“Problemi është në atë se ne nuk i kishim ato zgjidhje, sepse që në fillim ishte e qartë se strategjia ishte “Njih Kosovën si shtet të pavarur e pastaj pajtohemi rreth detajeve teknike”. Ky është problemi themelor i katër viteve të fundit dhe arsyeja përse negociatat nuk mund të ecin asnjë hap. Arsyeja e dytë është refuzimi i BKS, si kornizë ku do të zgjidheshin çështjet teknike. Ishte e vështirë për Llajçakun të arrinte diçka pa atë lloj zgjidhje politike. Nëse do të kishim BKS, atëherë puna e tij do të ishte shumë më e lehtë, sepse në këtë kuadër shumë nga çështjet teknike mund të zgjidheshin. Ai në thelb nuk kishte as mandat dhe as autoritet për t'u marrë me çështjet më të rëndësishme politike, por detyra e tij ishte të implementonte diçka që asnjëherë nuk u arrit as si marrëveshje”, konkludon Vulletiq.
Ishte e pritshme që bisedimt në Bruksel të mos kishin asnjë rezultat, thotë për Kosovo onlajn analisti politik Artan Muhaxhiri.
"Është e qartë se as Kosova e as Sërbia nuk kanë gatishmëri e as motivim për të gjetur zgjidhje", thekson Muhaxhiri.
Sikurse bën të ditur ky i fundit, tema e dinarit do të duhej të merrej në mënyrën më të lehtë e më praktike, por sikurse shton, të dy palët e kanë politizuar çështjen.
"Dhe sigurisht që nuk kemi as gatishmëri e as ide se si të shkojmë deri tek zgjidhja. Kjo sepse humbin mjaft energji, kohë, fokusohen në atë çështje dhe nuk merren me gjëra më të rëndësishme në dialog“ beson bashkëbiseduesi ynë.
Sipas fjalëve të tij e gjithë kjo do të thotë se zgjidhja finale do të shtyhet dhe në përputhje me këtë nuk pritet ndonjë marrëveshje në kohë të afërt.
"Në të kaluarën ka pasur situata më të vështira dhe është gjetur zgjidhje, por tani, kur nuk ka gatishmëri, motiv... Ata nuk dëshirojnë të gjejnë zgjidhje, ndërkohë që askush nuk mund t'ua imponojë” vlerëson bashkëbiseduesi ynë.
0 komentet