Kush u inkurajua nga Kuvendi mbarësërb, kush u zemërua dhe kush u frikësua?

Prvi svesrpski sabor
Burim: B92

Tubimi i sërbëve të mbarë rajonit në Beograd në Kuvendin e parë mbarësërb dhe draft-deklarata për ruajtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmen e përbashkët të popullit sërb, prodhoi reagime të shumta në rajon. Për bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn bëhet fjalë kryesisht për pritshmëritë, narrativa bardh e zi të cilat vijojnë të mbizotërojnë stereotipet nga e kaluara.

 

“Sërbia kurrë nuk ka ndryshuar. Kështu ka qenë edhe para një shekulli, kështu vijon edhe sot. E njëjta mënyrë mendimi!”, ka thënë zv kryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku.

Shumë larg shkoi kryetari i përfaqësisë treanëtarëshe të Presidencës së B&H Denis Beqiroviq i cili vlerësoi se Kuvendi mbarësërb është “projekt i rrezikshëm i presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq”.

“Kuvendi mbarësërb është projekt i rrezikshëm i presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq i cili direkt është i lidhur me tentativën e Rusisë të destabilizojë Europën juglindore dhe të tërheqë vëmendjen nga agresioni rus në Ukrainë”, ka thënë Beqiroviq.

Dhe SDA këtë tubim e ka quajtur si vazhdim të “projektit sërbomadh”.

“Kuvendi mbarësërb është vazhdim i projektit sërbomadh, tentativë e realizimit të dominimit ndaj popujve të tjerë dhe goditje ndaj sovranitetit të shteteve të cilat kanë përjetuar agresionin e armatosur nga ana e regjimit Millosheviqian. Miratimi i deklaratës është goditje direkte ndaj Bosnjë-Hercegovinës dhe marrëveshjes së paqes së Dejtonit si dhe cënim të paqes dhe stabilitetit”, thuhet nga partia më e madhe boshnjake në B&H.

Ka reaguar nxitimthi dhe ambasada amerikane në Sarajevë duke bërë të ditur se konkluzionet që janë miratuar në kuvendin mbarësërb nuk paraqesin mbrojtjen e marrëveshjes së Dejtonit por sikurse bëhet ë ditur, është sulm i sajuar ndaj asaj marrëveshjeje paqësore dhe institucioneve shtetërore në B&H.

"Konkluzionet e miratuara në kuvendin mbarësërb në lidhje me marrëveshjen paqësore të Dejtonit dhe shtetin e pavarur të Bosnjë-Hercegovinës u rrënjësuan në dizinformata të qarta dhe përshkime të gabuara” bëhet e ditur në faqen zyrtare të ambasadës së SHBA në B&H në rrjetin social "X".

Diçka e ngjashme është dëgjuar edhe në Mal të Zi.

Deputeti i Bundestagut Josip Juratoviq ka thënë për gazetën Pobjeda të Podgoricës se kuvendi mbarësërb “duhet të merret seriozisht si kërcënim ndaj paqes në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Kundër kuvendit është shprehur edhe ambasadori amerikan në Prishtinë Xhefri Hovenier. Ndonëse ai ka qenë më i sinqerti.

“Nuk kam patur mundësinë të lexoj të gjitha raportimet që lidhen me Kuvendin mbarësërb, por kuptova se është përdorur gjuhë që thotë se Kosova është pjesë përbërëse e Sërbisë. Kuptoj që ky është qëndrimi i tyre, por ky nuk është qëndrim i kujtdo nga ne, ky nuk është qëndrim i SHBA, i partnerëve tanë të Pesëshes apo kujtdo tjetër” ka thënë Hovenier.

Dinamika rajonale dhe vijat e kuqe

Hulumtuesi i Institutit për studime politike Stefan Radojkoviq sqaron për Kosovo Onlajn se reagimet negative në rajon ndaj Kuvendit mbarësërb dhe Deklaratës, janë pjesë e “dinamikës rajonale” dhe pasojë e vendosjes së "vijave të kuqe" të Sërbisë dhe Republikës Sërbe të Bosnjës.

“Mesazhet që sot po dëgjojmë nga Sarajeva por edhe nga administrata prishtinase janë shprehje e shqetësimit të tyre pasi kuptojnë se me ngadalë partnerët e tyre të rëndësishëm në Perëndim gjithmonë e më shumë çmojnë qëndrimet e Sërbisë dhe të vetë Republikës Sërbe të Bosnjës. Kanë kuptuar se Sërbia dhe RS kanë opsione nëse zëri i tyre nuk është i respektuar”, thotë Radojkoviq.

Reagimet nga Prishtina ai i vlerëson si narrativë dhe retorikë e marketingut politik që mes shqiptarëve të Kosovës egziston prej dekadash.

“Pika është se pikërisht politika e Sërbisë sot është e kontekstualizuar në periudhën moderne. Pra, politika që sot po ndërmerret në fakt i përgjigjet situatës në raportet ndërkombëtare në vitet e fundit. Ajo çka nuk u shkon shqiptarëve është se në fakt janë të vetëdijshëm se administrata e tyre prishtinase egziston falë mbështetjes ekskluzive të Perëndimit. Duke qenë se Perëndimi nuk është më aktori i vetëm dhe më dominues në marrëdhëniet ndërkombëtare, ata janë të vetëdijshëm se pozicioni i tyre po lëkundet dhe se mund të ndryshojë, sigurisht jo shpejt, por me kalimin e kohës. Kjo është ajo që ata tani po tentojë të parandalojnë dhe për këtë arsye kjo retorikë, e cila deri vonë kalonte nëpër zyrat e aktorëve kryesorë ndërkombëtarë në Perëndimin kolektiv. Megjithatë ajo po bëhet gjithnjë e më e pafrytshme dhe me siguri nuk do të ketë ndikimin me të cilin ishin mësuar deri para disa vitesh” sqaroi.

Duke e përshkruar situatën aktuale gjeopolitike si "botë që po ndryshon", ai shtoi se "fërkimet mes fuqive të mëdha" përfaqësojnë jo vetëm rrezik potencial, por edhe mundësi potenciale.

Radojkoviq theksoi se në këtë kontekst duhen vëzhguar dy mesazhe kyçe nga Kuvendi.

“U përcollën dhe u vizatuan ‘vijat e kuqe’. Egziston konsensus i përgjithshëm nën të cilin nuk do të shkojmë, e këto janë mbijetesa e popullit sërb dhe mbijetesa e institucioneve të popullit sërb, qofshin ato në B&H apo në Sërbi”, beson Radojkoviq.

Ky i fundit shton se u përcoll dhe mesazh i qartë se Sërbia është e gatshme për bashkëpunim.

“Në këtë kuptim, as Sarajeva, as Podgorica, as Shkupi nuk kanë arsye të frikësohen nga Republika e Sërbisë apo Republika Sërbe e Bosnjës. Por ai komunikim duhet të jetë përmbajtësor, ajo rrugë duhet të jetë dykalimshe dhe jo njëkalimshe siç ka qenë zakonisht. Më thjeshtë, Sërbia si aktore në Ballkanin Perëndimor është një nga aktorët kryesorë dhe kjo nuk do të ndryshojë pavarësisht ndryshimeve në marrëdhëniet ndërkombëtare”, thekson Radojkoviq.

Duke komentuar reagimet negative në rajon ndaj Kuvendit mbarësërb, vlerëson se fjala është për “dinamikë rajonale".

“Kuvendi mbarësërb nuk duhet të nxisë emocione negative në rajon. Megjithatë, dimë nga përvoja se populli boshnjak dhe përfaqësuesit e tij politik mbi të gjitha, e njëkohësisht shqiptarët kosovarë dhe përfaqësuesit e tyre politikë, i shmangen të tillë institucionalizimi bashkëpunues me sërbët në rajon, mbi të gjitha sepse sërbët si grupim etnik janë më të shumtë. Nga ana tjetër dhe Sërbia si shtet është realisht rajonal, në kontekstin e Ballkanit Perëndimor, aktor kyç. Dhe pastaj nuk vlen për interesat e tyre, ose të paktën kështu e perceptojnë ata, që Republika Sërbe e Bosnjës dhe Sërbia të thellojnë, zgjerojnë dhe mbi të gjitha institucionalizojnë bashkëpunimin e tyre. Pasi kjo tregon pikërisht se Sërbia dhe populli sërb janë të vetëdijshëm për forcën dhe potencialin e tyre jo vetëm për marrëdhënie në rajon por edhe në nivel ndërkombëtar” konkludoi Radojkoviq.

Mesazh bashkësisë ndërkombëtare

Nga ana tjetër analisti nga Maqedonia e Veriut Risto Nikovski në bisedë me Kosovo Onlajn thotë se tubimi nacional nëse nuk është i drejtuar ndaj ndonjë populli tjetër nuk duhet të shqetësojë askënd dhe thekson se rajoni nuk ka arsye për frikë apo shqetësim sepse mesazhet nga Kuvendi i parë mbarësërb të mbajtur në Beograd nuk i’u drejtuan askujt në Ballkanin Perëndimor por bashkësisë ndërkombëtare.

Nikovski shton se duket se Kuvendi u organizua si shenjë mbështetjeje për Republikën Sërbe të Bosnjës pas miratimit të Rezolutës së Srebrenicës në Kombet e Bashkuara.

"Të krijohet përshtypja se mesazhet nuk drejtoheshin ndaj Prishtinës, Shkupit dhe Podgoricës, por bashkësisë ndërkombëtare. Duket se ky Kuvend mbarësërb u thirr në shenjë mbështetjeje për Republikën Sërbe të Bosnjës, veçanërisht pas Rezolutës së Kombeve të Bashkuara për Srebrenicës, e veçanërisht si pasojë e situatës që po ndodh në Bosnjë-Hercegovinë e cila nuk funksionon fare", thotë Nikovski.

Kjo spegohet me një matematikë të thjeshtë se Bosnjë-Hercegovina është e organizuar momentalisht ku ka tre bashkëpresidentë dhe më shumë se 130 ministra, 14 parlamente dhe qindra delegatë apo këshilltarë.

"Ajo është konglomerat që nuk mund të funksionojë dhe ndërkohë tentohet të ndërmerren rishikime të caktuara të Marrëveshjes së Dejtonit, të cilat Republika Sërbe nuk i pranon," shton.

Beson se në përgjithësi egziston shqetësim për situatën në Bosnjë-Hercegovinë dhe për pozitën e Republikës Sërbe të Bosnjës.

“Mendoj se kjo është arsyeja kryesore, ndonëse mund të thuhet se vetë Sërbia ndihet e kërcënuar në një farë mënyre për shkak të Rezolutës për Srebrenicën dhe për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura me Kosovën. Pra, nga këto aspekte u thirr ky Kuvend mbarësërb” beson Nikovski.

Duke komentuar tubimin e të gjithë sërbëve nga rajoni dhe miratimin e Deklaratës, Nikovski thotë se Deklarata ende nuk është publikuar sepse duhet të miratohet nga të dy parlamentet.

“Por, në përgjithësi, nëse këto kuvendet kombëtare nuk janë kundër ndonjë pale të tretë, nuk ka pengesë që të ndodhë një gjë e tillë. Kujtojmë se kohët e fundit Edi Rama ishte në Athinë dhe aty mbajti miting të madh. Më pas ishte në Itali e kështu që nëse nuk është drejtuar kundër njërës palë, në parim është e pranueshme dhe nuk duhet të shqetësojë askënd” konkludoi Nikovski.

Heshtje e zëshme

Historiani Bogdan Zhivkoviq vlerëson se një nga mesazhet kyçe të Kuvendit, që nuk kënaqi veshët as Prishtinës dhe as Perëndimit ishte se Sërbia nuk tërhiqet nga lufta për ruajtjen e integritetit territorial.

“Është e qartë se nacionalizmi shqiptar momentalisht përfiton mjaftueshëm nga ky qëndrim perëndimor ndaj Sërbisë dhe dëshiron të paraqitet si partner i besueshëm dhe si dikush që është viktimë e nacionalizmit sërb. Në këtë këndvështrim, sigurisht është logjike dhe të pritej që nga korpusi kombëtar shqiptar të kishte reagime negative ndaj këtij Kuvendi” tha Zhivkoviq për Kosovo onlajn.

Ky i fundit shton se retorika kyçe e Prishtinës është njehësimi i veriut të Kosovës me Republikën Sërbe.

“Shqiptarët në pretendimet e tyre propagandistike, shpesh tentojnë të njehësojnë Veriun e Kosovës me Republikën Sërbe të Bosnjës. Dhe sigurisht është logjike që këto janë reagimet e tyre. Ajo që është më e rëndësishme se kaq është se si do të reagojë Perëndimi ndaj tij, nëse ata do të marrin mbështetjen e Perëndimit bazuar në ato reagime apo jo. Për mua tani më duket se me të vërtetë se në adresat perëndimore nuk ka asnjë inat në lidhje me këtë Kuvend dhe se kjo është kyçe dhe për pasojat rajonale. Pra, gjithçka varet nga ajo nëse Perëndimi do t'i mbështesë këto aspirata apo jo”, bën të ditur Zhivkoviq.

Duke komentuar reagimet në Mal të Zi, precizon se Partia Demokratike e Socialistëve të Millo Gjukanoviqit tentoi që Kuvendin t’a përdorte si ofertë për rikthimin në pushtet, duke pretenduar se përfaqësuesit sërbë e poshtëruan Malin e Zi.

“Sigurisht, ky është pretendim propagandistik, por ajo çka është e rëndësishme të thuhet është se shumë, e kështu dhe PDS, besojnë se Perëndimi hesht ndaj këtij Kuvendi”, thotë Zhivkoviq.

Ky i fundit shton se Beogradi ishte i zhgënjyer me vendimin e udhëheqësisë së Malit të Zi për të mbështetur Rezolutën për Srebrenicën dhe se mesazhet e përfaqësuesve në Kuvend tregojnë se mes sërbëve të këtij vendi egzistojnë dy qasje politike.

Njërën që përfaqësohet nga Andrija Mandiq, i cili beson se pavarësisht përkrahjen e rezolutës, sërbët duhet të mbeten në qeverinë aktuale dhe në këtë mënyrë të luftojnë për realizimin e të drejtave të tyre përmes sistemit dhe tjetri është Millan Knezheviq i cili nuk e përjashton largimin nga qeveria.

“Në ndonjë dikotomi më duket se Beogradi zyrtar i ka dhënë pak më shumë mbështetje Knezheviqit” ka speguar Zhivkoviq.

Ky i fundit beson se një nga ato mesazhe të pathëna nga Kuvendi ishte se për shkak të votimit të Rezolutës për Srebrenicën, Qeveria e Malit të Zi tani duhet t'i bëjë disa lëshime komunitetit sërb, siç është votimi për dyshtetësinë.

“Në këtë këndvështrim Andrija Mandiq ka folur në mënyrë eksplicite për vendosjen e dyshtetësisë. Kjo është një çështje shumë e ndjeshme. Dyshoj se deri tek kjo do të shkohet por sigurisht mendoj se mesazhi pas këtij kuvendi do të jetë se sërbët në një farë mënyre do të rrisin kërkesat e tyre në luftën politike në Mal të Zi. Nëse ata do të kenë sukses apo jo, mbetet për t'u parë, por më duket se qasja e Mandiqit e cila është pak më e moderuar, është më e leverdishme dhe se ajo mund të japë rezultate më të mëdha, pasi Knezheviq me atë radikalizëm mund të çojë deri aty që Europa të vihet në lëvizje për të gjetur aktorë të tjerë dhe me ta të krijojë qeveri” beson Zhivkoviq.

Roli i Deklaratës

Historiani Bojan Arbutina beson se u dëshmua uniteti në Kuvendin mbarësërb ku disave u ndezi alarmin pasi u ndërmor Deklarata që definon problemet dhe zgjidhjet që do të çojnë në pozitë më të mirë të popullit sërb në shtet dhe rajon.

“Në përgjithësi populli sërb gjithmonë ka qenë nën sulm nga popuj të caktuar përreth. Dhe vetë fakti që arritëm të bashkojmë të gjithë popullin tonë në këtë kuptim që të gjithë mblidhemi, diskutojmë, mendojmë për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë, sigurisht që ka ndezur disa alarme përreth. Dhe me të vërtetë, ato alarme janë shkaktuar edhe nga disa situata më të padëmshme që po ndodhin në Sërbi, si forcimi i ushtrisë, policisë, sundimi i ligjit dhe përparimi ekonomik” thotë Arbutina për Kosovo onlajn.

Si pasojë e kësaj sipas fjalëve të tij pritej që shumë politikanë në rajon t'i interpretonin konkluzionet e Deklaratës, të cilat definojnë problemet dhe zgjidhjet për pozitë më të mirë të popullit sërb në rajon, ndryshe nga ajo e paraqitur.

“Ato pikëpamje që vijnë nga Prishtina, nga Podgorica, veçanërisht nga Sarajeva dhe Zagrebi, janë pikëpamje që e interpretojnë atë Deklaratë përmes një prizmi të së kaluarës dhe asaj që ka ndodhur. Por lirisht mund të themi se tekstin e kanë keqinterpretuar si rrezik për interesave të tyre në tekst që kanë të bëjnë me kulturën, identitetin dhe lirinë e lëvizjes”, theksoi Arbutina.

Tha se Prishtina dhe Podgorica identitetet e tyre i ndërtojnë tek tezat antisërbe.

“Nga Prishtina ajo vjen nga njerëz që kanë formuar një parashtet, të cilët janë secesionistë. Natyrisht, çdo përmendje e kulturës, traditës dhe spiritualitetit sërb i sjell ata në situatë ku duhet të reagojnë. Dhe këtu humbet logjika politike që diçka duhet të heshtë, përkundrazi lëviz në sulm të hapur. Kështu është edhe rasti me Podgoricën. Me Sarajevën dhe Zagrebin kemi disa dekada përvojë në ato përballje, kështu që ky është një reagim shumë i pritshëm i fqinjëve tanë dhe gjithçka është në përputhje me atmosferën e nxehtë që na ka ndjekur qysh nga fillimi i vitit, veçanërisht pas miratimit të Rezolutës për të ashtuquajturin genocid në Srebrnicë”, vlerësoi Arbutina.

Ky i fundit beson se Deklarata ishte e rëndësishme për shkak të situatës aktuale gjeopolitike dhe sigurisë në rajon.

“Më duket se hapësira e Ballkanit nisi të vlojë dhe për këtë për popullin tonë që jeton në mbarë këtë zonë, ishte shumë e rëndësishme miratimi i asaj Deklaratë” thekson ai.

Sipas fjalëve të tij Kuvendi mbarësërb para së gjithash ishte mesazh për sërbët.

“Dhe ky është mesazhi më i rëndësishëm që është përcjellë. U përcoll mesazh uniteti, sepse në atë Kuvend u mblodhën të gjithë përfaqësuesit politikë të popullit tonë, të gjithë përfaqësuesit e shoqatave tona, të Kishës Ortodokse Sërbe dhe u përcoll mesazh që autoritetet tona, zbuluan problemet më urgjente me të cilat po ndeshemi. Ky është anulimi i identitetit tonë, i kulturës sonë, marrja e trashëgimisë sonë kulturore, mohimi i shkrimit tonë cirilik, mosdhënia e lirive politike...”, tha Arbutina.

Njëkohësisht, bën të ditur, fqinjëve u është përcjellë mesazh se Sërbia dhe Republika Sërbe vendosën të mbrojnë të drejtat e popujve të tyre.

“Mesazhi për fqinjët është se shteti i Sërbisë, pra Republika e Sërbisë dhe Republika Sërbe e Bosnjës vendosën të mbrojnë të drejtat e popullit tonë si në Sërbi ashtu edhe në Republikën Sërbe të Bosnjës, por edhe në rajon. Pasi ata do të mbrojnë të drejtat e popullit tonë tek liria politike, për kulturën, traditën e tij, që do t’a ruajmë, nëse flasim rreth Kosovës dhe Metohisë dhe për manastiret tona mesjetare, për trashëgiminë tonë shpirtërore, për trashëgiminë tonë kulturore. Nëse flasim rreth Kroacisë, do t’a ruajmë shkrimin tonë cirilik, i cili është sulmuar për dekada të tëra, nëse kujtojmë vetëm Vukovarin, shembjen e pllakave cirilike dhe kaq thjesht, sa i përket Federatës së B&H, nuk do t'i harrojmë krimet e kryera ndaj sërbëve dhe se do t'i kthejmë dinjitetin popullit sërb kudo që ka jetuar. Dhe kjo deklaratë nuk i referohet vetëm popullit tonë në hapësirën e Ballkanit, por popullit tonë kudo që jeton në këtë botë”, konkludoi Arbutina.