Letra e Trampit dhe loja Osmani: Tërheqje e vëmendjes së opinionit publik dhe fushata

Osmani i Tramp
Burim: Društvena mreža "X"/Vjosa Osmani

Letra e presidentit të SHBA Donald Tramp në të cilën falenderohej Kosova për pritjen e shteteve të vendeve të tjera, pasuar me fjalë lavdërimi, mbërriti në adresën e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani më 5 gusht. Në të njëjtën ditë u publikua në rrjetet sociale ashtu dhe sikurse pas dy ditësh kur Osmani i’a ktheu me fjalë të bukura. Sipas fjalëve të bashkëbiseduesve të Kosovo onlajn, e vetdijshme për rëndësinë e aleancës me Amerikën, opinioni publik për shembjen e marrëdhënieve me këtë fuqi të madhe, por dhe për temat aktuale të situatës politike në Kosovë, Osmani në letrën drejtuar Trampit e shfrytëzoi për shumë qëllime.

 

Shkruar nga: Milena Miladinoviq

Rastësisht apo qëllimshëm, Osmani e publikoi letrën për të dytën herë vetëm një ditë pasi ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq u takua në Uashington me sekretarin amerikan të shtetit Marko Rubio, çka në Kosovë shkaktoi reagime të stuhishme dhe nxiti kritika në llogari të diplomacisë kosovare

Në përgjigje në rrjetin social “X” Osmani ka theksuar se është me Tramp, SHBA qëndron e fortë dhe me të dhe Kosova, pavarësisht se mbështetja për Tramp gjatë fushatës nuk ka qenë gjithmonë kaq e fortë.

Sjellja e Osmanit në Kosovë është karakterizuar si tentativë për të tërhequr vëmendjen në atë që tërhoqi kërkesën nga Gjykata Kushtetuese për dhënien e opinionit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës vetëm dy ditë para dhënies së vendimit final të kësaj gjykate ndërsa si arsye dha se gjyqtari nga radhët e komunitetit sërb Radomir Llaban që është gjykatës në Gjykatën Kushtetuese prej disa vitesh, u emërua si raportues për këtë rast.

Analistët në Kosovë vlerësojnë se dy orë pas konferencës në të cilën bëri të ditur vendimin, Osmani doli me letrën e Trampit. Mesazhi është i tillë: “Mua më do Amerika”.

Kujt i’u përcoll ky mesazh dhe me çfarë qëllimi, qytetarëve të Kosovës për të cilët aleanca me Amerikën është "e shenjtë", apo ndoshta kryeministrit të Kosovës në mandatin teknik Albin Kurti të cilin publiku shqiptar në Kosovë e shpalli fajtor për prishjen e marrëdhënieve me SHBA? A mundet Osmani me letrën e Tramp mund t’i tregojë zgjedhësve si lidere që ndërton raportee konstruktive me partnerët nëse dëshiron një mandat tjetër si presidente e Kosovës dhe njëkohësisht distancim nga Kurti? Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn përgjigjen-pak nga të gjitha.

Cili lider ndërton marrëdhënie konstruktive?

Historiani Stefan Radojkoviq theksoi se Osmani është në fushatë aq sa dhe Kurti por në këndvështrime të ndryshme për çështjen se cila mbështetje është më e domosdoshme.

“Ajo është në fushatë njësoj si Albin Kurti, vetëm se kanë vendime strategjike paksa të ndryshme në vështrimin e asaj se cila mbështetje u nevojitet. Është e qartë për opinionin publik shqiptar në Kosovë e Metohi se Prishtina është e paqëndrueshme pa mbështetjen e SHBA, veçanërisht në këto momente kur SHBA janë të fiksuara në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme ndërsa në horizont shfaqet dhe konkurrenca strategjike me Kinën. Me fjalë të tjera, Kosova sigurisht nuk do të jetë primare dhe lart në axhendë dhe në këtë kuptim, këto marrëdhënie të dëmtuara mes Uashingtonit dhe Prishtinës janë diçka që shqetëson grupe të caktuara në Kosovë e Metohi”, tha Radojkoviq për Kosovo Onlajn.

Theksoi se Osmani përpiqet aty-këtu të rregullojë marrëdhëniet me SHBA ndaj dhe e vuri në dukje marrëdhënein e mirë me Tramp.

“Në këtë kuptim, Vjosa Osmani shikon mundësinë e vet, nga njëra anë, të tentojë që këto marrëdhënie aty-këtu t’i përmirësojë dhe nga ana tjetër të theksojë kandidaturën e vet si person që mund të ndërtojë marrëdhënie konstruktive me të gjithë partnerët e administratës së Prishtinës, qofshin SHBA apo anëtarët e Bashkimit Evropian, megjithëse më të rëndësishme janë me SHBA ndaj dhe Osmani insiston në marrëdhëniet e saja me Tramp pasi e di se mes të tjerash se në administratën e Trampit egzistojnë persona që nuk janë pro Albin Kurtit dhe potencialisht jo në favor të komunitetit shqiptar në përgjithësi në Kosovë e Metohi”, thotë historiani.

Sikurse shton, nxjerrja në pah e angazhimit ndaj SHBA dhe Trump, është “kartë e sigurt” në fushatë, duke pasur parasysh se në mbarë publikun e gjerë shqiptar është e qartë se Kosovës i nevojitet mbështetjen e SHBA, ndonëse Vetëvendosja ndoqi politikën e vetqëndrimit. Radojkoviq beson se Osmani raportet me SHBA, do t’i shfrytëzojë dhe për distancimin nga Qeveria e Kosovës në mandatin teknik në rast se do të shkohet në zgjedhje të reja në të cilat Vetëvendosja do të përjetonte rënie të mëtejshme të mbështetjes së qytetarëve.

"Publiku shqiptar beson se duhet të ketë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, ndonëse Vetëvendosja shumë gjatë i ka bazuar aktivitetet e saj politike në platformën e vetëmmëvetësisë. Por është e qartë se administrata e Prishtinës nuk është e vetëmëvetësisë, nuk është e vetqëndrueshme dhe për njerëzit në Kosovë e Metohi është e qartë se mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare, dhe për këtë veçanërisht mendoj për SHBA, është thelbësore për qëndrueshmërinë e projektit Kosova. Në këtë kuptim, Osmani do të përpiqet të riparojë lidhjet që u dëmtuan nga veprimet e Albin Kurtit deri në një farë mase dhe të krijojë distancë nga qeveria teknike e Albin Kurtit në rast se shkohet sërish në zgjedhje ku ai mund të përjetojë rënie të mëtejshme të votave dhe mbështetjes mes popullsisë shqiptare", konkludon Radojkoviq.

Tërheqja e vëmendjes së publikut dhe loja

Nga ana tjetër analisti Blerim Canaj beson se letrën e Trampit, Osmani e shfrytëzon sesi t’a tërheqë vëmendjen e publikut nga vendimet e saja kohët e fundit.

"Osmani ka më shumë se një vit presidente. Nëse e shikojmë situatën sot, nuk besoj se ajo do të ketë një shans tjetër për të qenë presidente. Kur ka krizë si kjo dhe çka bëri në lidhje me Llabanin, Osmani këtë do t’a shfrytëzojë të ndryshojë opinionin e popullit që të mos flitet shumë për atë që bëri ajo me gjykatën, kështu që kjo është loja e saj", tha Canaj për Kosovo Onlajn.

Shtoi se kjo nuk është letra e parë nga presidenti i SHBA i drejton një presidenti të Kosovës dhe se administrata amerikane dëshiron marrëdhënie të mira me Kosovën dhe se duke pasur parasysh se nuk ka bashkëpunim korrekt, duhet të jetë në kontakt me Presidencën e Kosovës. Kjo është arsyeja përse do të ketë më shumë letra si kjo.

"Në arkivë janë patjetër edhe 20-30 letra të tilla. Dimë që Amerika tani po bashkëpunon me presidenten, sepse me kryeministrin nuk kanë marrëdhënie të mira. Ndërsa Osmani është presidente, do të shikojmë më shumë kontakte të tilla mes Amerikës dhe Presidencës. Kjo është shenjë se Amerika dëshiron marrëdhënie të mira me Kosovën, kështu që me një institucion duhet të kenë kontakte", konkludoi Canaj.

E përshtatshme për të qenë afër Trampit

Për bashkëpunëtorin e Rrugës së Tretë të Re Petar Doniq, nuk është çudi që Osmani të qëllojë në raporte të mira me Trampin sepse sikurse vlerëson, sot është dobidhënëse të jesh afër tij.

Doniq për Kosovo onlajn thekson se për Trampin janë të rëndësishme marrëdhëniet personale. Vlerëson se Amerika është aleate e Kosovës dhe faktor ndikues në politikën kosovare.

"Amerika është aleate e madhe e Kosovës dhe faktor ndikues në botë, veçanërisht në politikën shqiptare të Kosovës, e cila është shumë e lidhur me interesat amerikane. Me ardhjen e tij në pushtet, Tramp në politikë solli momentin e politikës personale ku është e rëndësishme se çfarë lloj marrëdhënieje ka ai personalisht me palën e vet. Kështu që nuk është çudi apo e habitshme që ajo ka qasje të tillë, sepse është dëshmuar se kjo funksionon. Të lobosh dhe afrohesh me anën e Tramp është dobidhënëse për çdo palë që dëshiron të bëjë diçka dhe ne kemi parë se gjërat mund të zhvillohen shpejt në situatën me Armeninë dhe Azerbajxhanin, ku ata erdhën dhe arritën marrëveshje relativisht shpejt. Të tilla marrëveshje dypalëshe ku Amerika i ndërmjetëson përmes Tramp, mund të priten në vazhdim", tha Doniq.

Sikurse vlerësoi, marrëdhëniet e mira me Tramp dhe SHBA do të ishin një nga kartat e forta të Osmanit nëse dëshiron një mandat tjetër presidencial. Megjithatë, shtoi ai, përmes deklaratës së të dërguarit të posaçëm amerikan Riçard Grenell, mund të shikohet se Kosova duhet të bëjë shumë hapa për të arritur deri në përmirësimin e marrëdhënieve.

“Nuk do të jetë e mjaftueshme, por sigurisht që do të jetë një prej kartave. Ata duhet të bëjnë disa hapa, sikurse e pamë përmes deklaratës së Grenell, egzistojnë kritika të ashpra që pala kosovare nuk është gati për marrëveshjet që vijnë nga Uashingtoni dhe se gjërat po ecin ngadalë. Nuk do të jetë e mjaftueshme vetëm të kesh imazh të mirë ndaj Tramp, por nëse përmirësojnë gjëra të tjera, ky faktor do të jetë gjithashtu shumë i rëndësishëm për të përmirësuar marrëdhëniet dhe ndoshta në një moment edhe vendimtar. Kjo do të ishte shenja në peshore që duhet të kapërcejnë”, konkludon Doniq.