Nato dërgon në Ballkan trupa shtesë dhe artileri të rëndë: “Vrull armatimesh” apo qetësi pasioni në rajon?
Ndërsa liderët e Ballkanit Perëndimor përsërisin me këmbëngulje se nuk planifikojnë ndonjë konflikt me fqonjët, komandanti i lartë i Nato për Europën gjeneral Kristofer Kavoli në mes të muajit deklaroi se vendimi për dërgimin e trupave shtesë në B&H dhe Kosovë, përfshirë dhe artilerinë e rëndë tha se pason “kohë sfidash, veçanërisht në teatrin europian”.
"Bërëm rishikim plani dhe ai tregoi se na nevojitet jo vetëm më shumë forca, por edhe artileri e rëndë e NATO-s që të dislokohet në rajon. Trupat në Bosnjë-Hercegovinë dhe forcat e KFOR në Kosovë duhet të shtohen për të ndjekur dhe zbuluar kërcënimet ndaj tyre” tha gjeneral Kavoli para senatorëve të SHBA.
Ai tha se po pasohen “kohë sfidash në teatrin europian”.
"Para nesh janë kohë sfidash më e pakta në teatrin europian. Brutaliteti rus dhe mënyra e paprovokuar e luftës ka shkatërruar Ukrainën për më shumë se dy vjet. Forcat ruse po shkatërrojnë qytete dhe jetë të pafajshme në një shkallë të paparë qysh nga Lufta e Dytë Botërore. Këto vende po krijojnë partneritete strategjike të ndërthurura në përpjekje për të sfiduar rendin egzistues. Kjo është thellësisht armiqësore ndaj interesave kombëtare të SHBA”, konkludoi Kavoli.
Kryetari i Këshillit për Strategji Politike dhe ish ministri i mbrojtjes së Sërbisë Dragan Shutanovac menjëherë drejtori gishtin nga Moska.
Sqaroi se prej nisjes së luftës në Ukrainë ishte e qartë se Moska dëshiron që konflikti të “diiversifikohet në shumë lokacione në mbarë Europën dhe Lindjen e Mesme”.
“Fokusi i vëmendjes lëviz dhe tek ne, por mendoj se kjo nuk do të shkaktojë konflikte dhe shpresoj se do të jenë mjaftueshëm të zgjuar nga të gjithë ata që vendosin që drejt kësaj mos të shkohet”, ka thënë Shutanovac.
Drejtori egzekutiv i Këshillit për politikë strategjike Nikolla Lluniq thotë se dërgimi i trupave shtesë të Nato na Ballkanin Perëndimor duhet të vëzhgohet përmes prizmit të konflikteve të mundshme, por dhe mesazhe të qarta që ky rajon për Përëndimin është i interesit gjeostrategjik.
“Ky është vendim parandalues që të ndalë çfarëdolloj eskalimi të krizës në Ballkanin Perëndimor. Nga ana tjetër ai vendim tregon angazhim të vendimeve të aleancës së Nato-s. Në dokumentin final në samitin e fundit të Nato në Viljjus, është thënë në mënyrë eksplicide se Ballkani Perëndimor është me rëndësi strategjike për Nato-n. Kjo disa herë është përsëritur edhe nga BE. Sipas kësaj ky ndikim gjeopolitik në Ballkanin Perëndimor, Perëndimi nuk do t’a cënojë me çfarëdolloj çmimi. Të gjithë ata që do tentojnë me këtë, do të paguajnë çmim të lartë”, ka thënë Lluniq për Kosovo onlajn.
Pyetjes nëse angazhimi shtesë i Nato-s do të thotë se hapësirën e Ballkanit e kërcënojnë konflikte të reja, Lluniq thotë se kjo nuk është për t’u pritur, por mund të priten incidente sikurse ai i Banjskës.
“Vendet e Ballkanit nuk kanë potencial për konflikt të armatosur në këtë moment. Gatishmëria ushtarake e tyre tejkalohet me avancimin teknologjik, ndërsa tejkalohen dhe kërkesat e një koncepti të luftës moderne të cilën e shikojmë në Ukrainë. Megjithatë nuk duhen përjashtuar incidente të caktuara sikurse ajo që ishte në Banjskë çmimi i të cilës paguan sot Sërbia në kontekstin e politikës së jashtme. Kjo nuk duhet përjashtuar. Për këtë Nato koncentrohet me trupat e veta dhe me mesazhe të qarta dhe eksplicide”, thotë Lluniq.
Sipas fjalëve të tij, të tilla incidente në këndvështrimin rajonal më shumë i interesojnë Prishtinës dhe kryeministrit kosovar Albin Kurtit, ndërsa në planin gjeostratgjik-Rusisë.
“Në Ballkanin Perëndimor (konflikti) u intereson atyre aktorëve entiteti politik i të cilëve u intereson dhe incidenti në Banjskë, padyshim Prishtinës dhe Kurtit. Në kontekstin global gjeopolitik ciladoqoftë situatë komplikuese në Ballkanin Perëndimor, i intereson Rusisë. Kemi parë deklaratën e presidentit Zelenski që pas incidentit të 7 tetorit kur Hamas nisi aktin terrorist, drastikisht u pakësuan dëgesat e municioneve në Ukrainë. Diçka e tillë do të ndodhë edhe nëse do të ketë ndonjë krizë të re në ndonjë pikë të nxehtë. Perëndimi thjesht do të kthehej në mbështetjen e asaj pjese të lokacionit të krizës dhe do të humbiste njëfarë interesi për Ukrainën. Kjo në kontekstin global, mund t'i përshtatet ekskluzivisht Rusisë”, ka theksuar Lluniq.
Ky i fundit shton se Sërbia duhet të frikësohet më shumë nga incidente të tilla sepse sipas tij do të humbiste më së shumti.
Ndaj është e rëndësishme, beson Lluniq, që Sërbia qartësisht dhe në mënyrë eksplicide të promovojë politikën e jashtme ashtu siç është shkruar në Nenin 1 të Kushtetutës.
“Ndërsa kjo është Sërbia e bazuar në parimet dhe vlerat europiane. Ne tashmë jemi të integruar ekonomikisht në BE dhe na mbetet vetëm siguria dhe politika e jashtme”, tha Lluniq.
Eksperti për sigurinë nga Prishtina Nuredin Ibishi vlerëson se Ballkani vijon të jetë fuçi baruti sipas të cilës Nato solli forca shtesë dhe armatim të rëndë pasi dëshiron të ndalë konflikt të mundshëm, por dhe që politikanët në rajon të ulin tensionet dhe kuptojnë se nuk është më koha as për “Sërbinë e Madhe” dhe as për “Shqipërinë e Madhe”.
“Nuk mundemi të përcaktojmë liderë të tjerë. Këtë mund t’a bëjnë politikanët të cilët tani janë në pushtet. Ata duhet të ulin tensionet dhe të kuptojnë se nuk është më koha për “Sërbi të Madhe” apo ‘Shqipëri të Madhe’. Duhet të bëhen marrëveshje dhe të falen ato çfarë janë bërë gjatë luftërave, krimet e luftës që janë bërë nga të gjitha palët dhe të ecin në rrugën paqësore në zgjidhjen e problemeve. E vetmja rrugë është integrimi në Europë, lëvizja e lirë, tregtia, shkëmbimi i mallrave dhe ideve.. Thjesht integrimi”, thekson Ibishi.
Theksoi se Nato me dërgimin e trupave shtesë në rajon, u thotë vendeve të Ballkanit Perëndimor se nuk është koha të tejkaloni problemet dhe tranzicionin nga shtetet postkonflikteve deri në integrimin në BE, mundësia e vetme është kjo Aleancë të forcojë prezencën e saj dhe kështu të ndalë konfliktet e mundshme të ardhshme.
Ibishi kujton se tensionet më shumë janë të dukshme në B&H dhe Kosovë.
“E gjithë kjo bën të ditur se Nato forcon prezencën në Ballkan pikërisht në B&H dhe në Kosovë jo vetëm në njerëz por edhe në armatimin e rëndë që do të qetësonte situatën dhe do të arrinte marrëveshje dhe se do të ecnin në rrugën e integrimit në BE”, ka thënë ai.
Shtoi se Nato njëkohësisht ka synim të ndalë Rusinë të përhapë konfliktin jashtë operacionit luftarak në Ukrainë, ndërsa në kohën e re të tensioneve mes Izraelit dhe Iranit.
Ibishi paralajmëron se nëse do të kishte konflikt të ri në Ballkan, të gjithë do të ishin humbës.
“Ballkani vazhdon të jetë i rrezikshëm, ai vazhdon të jetë fuçi baruti, mund të ndezë ashtu sikurse ka qenë në shpërbërjen e ish RSFJ. Vijojnë tensionet e mundshme sipas të cilave çka janë pretendimet e Vuçiqit dhe Dodikut dhe një pjese proruse në Mal të Zi që me ‘botën sërbe’ të bëjë balancim në raport me atë shqiptare. Ky është thjesht dominim për territore, por mendoj se nuk do të jetë e mundur. Nuk besoj se në një kohë të afërt do të ketë ripërcaktim të kufijve në raport me ato egzistuese. Paqja dhe integrimi në Europë janë të vetmet rrugë, ndërsa tendenca për përhapjen e konfliktit dhe hegjemonisë në Ballkan janë rreziqe potenciale për konflikt të ri”, theksoi Ibishi.
Nga ana tjetër hulumtuesi për studime të sigurisë Nikolla Vujinoviq vlerësoi se dislokimi i forcave shtesë të Nato dhe armatimi i rëndë në hapësirën e Ballkanit Perëndimor është “mesazh në dy adresa”: Moskës, por edhe Beogradit dhe Banjallukës.
“Këto janë mesazhe ndaj dy adresave. Mesazhi i parë është për Moskën, ky është territori ynë, nuk keni çfarë kërkoni këtu. Nga ana tjetër duke patur parasysh ngjarjet e fundit në Kosovë e Metohi, ky është “përrua boljeri” për Ukrainën. Ky armatim i rëndë shumë shpejt mund të lëvizë më tej drejt Lindjes”, ka thënë Vujinoviq për Kosovo onlajn.
Specifikon se Nato me dërgimin e trupave shtesë dhe armatimit, njëkohësisht i përcjell “mesazh politik” Sërbisë dhe Republikës Sërbe të Bosnjës.
“Në këtë mënyrë dëshirojnë të tregojnë se qëndrojnë pas atyre ‘palëve të huaja’ në rajon. Ushtria sërbe është mjaftueshëm e gatshme dhe taktikisht në gatishmëri se sapo ndesh me të tilla ndryshime, duhet dhe ajo të ndryshojë, çka jep shumë mundësi në të gjithë rajonin të dënojë lëvizjet e ushtrisë sërbe. Stërvitja ushtarake ‘Vorbulla’ e cila së fundi u mbajt në pllajën e Peshterit nuk ishte rastësore, ishte tamam në momentin duke patur parasysh se menjëherë para kësaj deri në atë përforcim të forcave të Nato-s”, beson Vujinoviq.
Ky i fundit shton se mesazh identik i’u përcoll dhe Republikës Sërbe të Bosnjës.
“Kujtojmë se në kohën e zgjedhjeve në RS ndodhi fluturimi i avionëve amerikanë nën pretekstin e Ukrainës, por duket se baza në Zemunik sikurse tani baza qëndrore ajrore e Nato-s gjithmonë e më shumë mbushet me pilotë, helikopterë e avionë. Ky është mesazh i qartë për Sërbinë që të ‘kthjellohet’ pasi politika e saj aktuale nuk është e pranueshme për SHBA, pra për Perëndimin kolektiv”, beson Vujinoviq.
Ky ekspert është skeptik që të mund të shkohet drejt konfliktit në Ballkanin Perëndimor, por paralajmëron se më shumë se kjo do të varet nga rezultati i luftës në Ukrainë.
“Kjo do të varet në mënyrë dominante nga fakti se si do të zhvillohet konflikti ukrainas. Nëse vazhdon me këtë ritëm, ku ushtria ruse me të gjitha përpjekjet arrin të pushtojë disa rrugë brenda pak ditësh, konfliktet në Ballkan janë shumë larg. Pasi nuk egziston forcë reale që mund të luftojë ndaj ushtrisë sërbe sot, ndërsa NATO nuk do të hynte në këtë aventurë e vetme” thotë Vujinoviq.
Përndryshe thekson ai, gjithçka është e mundur.
“Nëse ushtria ruse me ndonjë çudi me aftësinë e saj shumë shpejt nisë të fitojë pjesë të mëdha të territorit të Ukrainës, nuk do të çuditesha se do të ndodhnin konflikte me intensitet të ulët, kryesisht në këto shtete që kanë probleme, si Maqedonia e Veriut dhe Kosova, si pasojë e raportit të keq ndaj komunitetit sërb dhe marrëdhënieve të këqija mes komunitetit shqiptar dhe maqedonas, të cilat mbulohen nga ajo ‘mushama’ e NATO-s” thekson ky ekspert.
Rreth pretendimeve se konflikti në Ballkan është në të vërtetë në interesin më të mirë të Moskës, Vujinoviq thotë se ky është pretendim i pakuptimtë.
“Nuk shikojmë asnjë lëvizje të vetme nga Moska që të çojë në rritje të pasigurisë në rajon. Duhet të ndiqni faktet. Nuk ishte Moska ajo që solli forca të reja në rajon, por NATO. Nuk janë elitat që janë shkaktarët kryesorë të problemit, sikurse Kurti, Pllenkoviq apo Beqiroviq në B&H, nuk janë vendosur nga ana Moskës, por nga disa aktorë të tjerë të huaj. Kjo sipas opinionit tim, është justifikim për veprim”, vlerëson.
Vujinoviq beson se shkaqet kryesore duhet të kërkohen në fakte që Sërbia është e rrethuar nga vende të Nato-s dhe në shumë situata duket se ngjarjet zhvillohen në atë thënien popullore “kadiu të akuzon, kadiu të gjykon”.
“Të gjitha elitat në rajon përveç Sërbisë, janë nën kontrollin e Nato-s dhe në këtë mënyrë ato vendosin çfarë do bëhet. A është dikush që beson se në këtë botë të bardhë që Albin Kurti vendos vetë se çfarë do bëjë. Besoj se tek kjo nuk beson as bashkëshortja e tij, e jo më kushdo prej nesh”, konkludon Vujinoviq.
Hulumtuesja e lartë e Qendrës Beogradase për Politikë të Sigurisë Maja Bjellosh vlerëson se shpallja e rritjes së prezencës së Nato në hapësirën e Ballkanit Perëndimor nuk duhet vëzhguar ekskluzivisht në prizmin e tensioneve të përhershme, veçanërisht në Kosovë apo Bosnjë-Hercegovinë, por në kontekstin e gjerë gjeopolitik të fuqizimit të Aleancës përkundër Rusisë, Iranit dhe Kinës.
Bjellosh për Kosovo onlajn sqaron se arsyet e rritjes së trupave të Nato-s në hapësirën e Ballkanit Perëndimor duhet të kërkohet në deklaratën e fundit të komandantit të forcave aleate të Nato-s për Europën Kristofer Kavoli i cili tha se në Europë po ndodhin disa gjëra që nuk janë të mira për interesat amerikane.
“Me këtë rast NATO ndërmori dy gjëra. Një prej tyre është rritja e trupave dhe ajo çfarë e quanin se duhet të jenë “më të rënda”, në kuptimin e blerjes së armëve dhe armatimeve. NATO momentalisht është në procesin e blerjes së këtyre armëve dhe pajisjeve nga shtetet aleate. Gjëja tjetër është lidhja e misionit Eufor të Alteas në B&H dhe Kfor përmes rolit të dyfishtë të zëvendësit të Kavolit, gjeneralit francez Ubert Kortoa, zv/shefit i shtabit të NATO në Mons, i cili tha se në bazë të informacioneve të inteligjencës kanë dijeni se destabilizimi është i mundur në Ballkan” thotë Bjellosh.
Thekson se rritja e forcave të Nato-s duhet të shikohet në kontekstin e gjerë dhe tentativës se këtë, Aleanca e rrit dhe forcon bazat e veta egzistuese në Europë por edhe në Lindjen e Mesme dhe në Indo-Paqësor sesi do të kundërshtonin vendet të cilat apostrofojnë si kërcënimin kryesor për sigurinë e vet: Rusinë, Iranin dhe Kinën.
“Tashmë është njoftuar se baza e NATO-s në Rumani, do të jetë më e madhja në Europë dhe se do të zëvendësojë atë që është në Gjermani. Gjithashtu shikojmë se SHBA tentojnë të rrisin prezencën e vet në Lindjen e Mesme por edhe në Indo-Paqësor përmes forcimit të kapaciteteve, depozitave dhe forcave në Australi. Kur e shikojmë këtë në kontekst më të gjerë atëherë mund të themi se kërcënimet që janë drejtuar drejt Nato dhe SHBA janë Rusia, Irani dhe potencialisht Kina dhe se Nato, por dhe shtetet anëtare, përgatiten për eskalim të gjerë të dhunës me Rusinë, Iranin dhe Kinën”, thotë Bjellosh.
Pyetjes nëse kjo do të thotë se eskalimi i mëtejshëm i konfliktit më shumë do t’i interesonte Moskës zyrtare, hulumtuesja thotë se kjo është pjesërisht e saktë.
“Rusia shikohet si forcë destruktive, pra si dikush që mund të shkaktojë potencialisht konflikte, por nëse mendojmë rreth konflikteve, ndërsa kemi eksperiencë të luftërave në hapësirën e ish Jugosllavisë, se nga luftërat u interesojnë kryesisht përfituesve fytyrat e të cilëve i shikojmë edhe sot. Dhe kushdo qofshin ata, nëse janë politikanë, individë, manjatë të caktuar apo shtete të caktuara-kryesisht luftërat i përshtaten pakicës. Shumica humbasin. Humbin jetë, humbin standardet ekonomike, humbet kohë, largohet nga hapësira jo vetëm e këtij vendi, por i të gjitha ish-republikave. Kemi parë që luftërat na kanë sjellë izolim dhe se jemi gjithnjë e më larg nga ndonjë synim të jetës më të mirë, më cilësore brenda Bashkimit Europian”, thekson Bjellosh.
Kujton se mundësia e konflikteve të reja në Ballkanin Perëndimor është diskutuar intensivisht qysh nga viti 2021 dhe se “orteku” u shkaktua nga kriza institucionale në B&H dhe tentativat e atëhershme për të krijuar entitetin e tretë përveç Federatës së B&H dhe Republikës Sërbe.
“Atëherë u fol shumë se do të kishte luftë në Ballkan. Megjithatë, nuk ndodhi. Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, shumë e cilësuan Rusinë si faktor destabilizues në Ballkan dhe se Rusia do të tentonte që atë konflikt t’a eksportonte, pra që konflikti nga Ukraina do të përhapej në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, as kjo nuk ndodhi. Por egziston shqetësim për situatën e sigurisë në Ballkan, veçanërisht nëse kemi parasysh krizat e vazhdueshme që po ndodhin në Kosovë dhe mungesën e dialogut që është evidente. Prej vitit 2018 e deri më tani kemi qenë dëshmitarë të krizave të vazhdueshme që shqetësojnë jo vetëm banorët e Kosovës, por edhe komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Bjellosh..
Thekson se sado që flitet rreth mundësisë së konflikteve të reja, popullsia e vendeve të ish-Jugosllavisë sërish nuk dëshiron luftëra të reja.
“Në hapësirën e ish-Jugosllavisë, prej kohësh dëshmojmë rreth një lloj krize konflikti me intensitet të ulët, sepse vazhdimisht po ndodhin disa incidente, veçanërisht në hapësirën e Kosovës, për të cilin shumë besojnë se kontrollohet nga elitat që i provokojnë. . Megjithatë, kemi parë situata ku disa incidente të caktuara mund të dalin jashtë kontrollit dhe kjo mund të kapërcejnë kufijtë e tyre”, beson Bjellosh.
Këtë fakt e spegon me retorikën e intensifikuar nacionaliste, e cila është edhe opsioni që fiton zgjedhjet në rajon.
“Qytetarët janë shumë të vetëdijshëm se jetojnë në një botë ku vazhdimisht po dirigjohet luftë informative, ku vazhdimisht nxitet urrejtja dhe përçarja. Nacionalizmi nuk është vetëm i pranishëm në shtetet tona, por është mjaftueshëm i fortë dhe opsioni politik për të cilën qytetarët votojnë sot. Dhe kjo jo vetëm në Sërbi, por edhe në Kosovë, Shqipëri, Kroaci, por edhe në B&H. Nëse ky është opsion, atëherë mund të presim që ky lloj tensioni në Ballkan të mbahet” konkludon Bjellosh.
komentet