Osmani dhe Kurti në Amerikë: Tentativë e re përafrimi mes Kosovës dhe SHBA, apo fotografi kujtimi?
Gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave u gjendën në SHBA, si presidentja kosovare Vjosa Osmani, ashtu dhe kryeministri me mandat teknik Albin Kurti. Rezultati: mjaft takime të ndara me zyrtarë europianë dhe amerikanë dhe disa "foto për kujtim" nga të cilat ajo mes Osmanit dhe Trampit më e vlefshmja. Analistët në Prishtinë pohojnë se "turneu amerikan" tregoi pafuqinë e politikës së jashtme dhe diplomacisë kosovare. Për bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn, bëhet fjalë për "nxjerrjen e gështenjave nga zjarri"-tentativë përafruese me Uashingtonin pas pezullimit të planifikuar të dialogut strategjik.
Shkruar nga: Gjorgje Baroviq
Takimet në korridoret e seancës së 80 të Asamblesë së Përgjithshme të KB, e më pas dhe takimet me diasporën, studentët dhe disa kongresmenë apo senatorë-shënojnë "turneun amerikan" të presidentes kosovare Vjosa Osmani dhe kryeministrit me mandat teknik Albin Kurti.
Vizita pasoi pas vendimit të SHBA për pezullim të dialogut strategjik të planifikuar me Kosovën.
Mesazhet e Osmanit
Pas pritjes së presidentit Tramp në Nju Jork, Osmani tha se me liderët botërorë pati "biseda të rëndësishme" në interes të Kosovës. Më herët me foton e presidentit amerikan, theksoi "takim i planifikuar sipas protokollit me presidentin Tramp u shndërrua në bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore".
"Presidenti Tramp në këtë ngjarje kaloi një orë e 28 minuta. Mesatarisht, kjo është 36 sekonda për udhëheqës. Tani imagjinoni se çfarë bisede të gjatë dhe shumë përmbajtësore mund të kishte të ndodhte aty...", reagoi eksperti diplomatik Emir Abrashi.
Mesazhet e Kurtit
Kryeministri në mandatin teknik Albin Kurti gjatë diskutimeve në Nju Jork në Institutin Hadson me temën "Rritja e partneritetit mes Kosovës dhe SHBA në mbrojtje dhe zhvillim", tha se partneriteti me SHBA bazohet në tre shtylla: diplomaci, mbrojtje dhe zhvillim.
"Në diplomaci, ndonjëherë përballemi me dallime, veçanërisht në lidhje me Sërbinë dhe strukturat ilegale që ajo mban në Kosovë. Por këto dallime lidhen me taktikat dhe çështjet operacionale, jo me vlerat apo qëllimet strategjike", tha Kurti.
Pasoi përgjigja nga Ambasada ë SHBA në Prishtinë.
"Vendimi për tërheqjen nga dialogu strategjik bazohet tërësisht në veprimet e Qeverisë së Kosovës në mandatin teknik. Çdo sugjerim se kjo lidhet me Sërbinë apo aktorë të tjerë të jashtëm, është i pasaktë dhe është tentativë për shmangien nga çështjet kyçe", u tha të hënën prej kësaj ambasade.
Analistët, por dhe opozita në Kosovë, në përgjithësi e shikojnë negativisht "turneun amerikan" të Osmanit dhe Kurtit.
Ish kryeministri kosovar Isa Mustafa thekson se vizita e Osmanit dhe Kurtit në SHBA nuk kanë kurrëfarë roli në rehabilitimin e dialogut strategjik me SHBA.
“Vizita e Osmanit dhe Kurtit nuk ishte e suksesshme si kusht për rehabilitimin e dialogut strategjik. Ndaj nuk ka kurrëfarë roli. Takimet që zhvillohen në seancën e vjeshtës në Asamblenë e Përgjithshme të KB, nuk ofrojnë kushte dhe mundësi për tema përmbajtësore”, tha Mustafa.
Ky i fundit takimet e Osmanit i ka quajtur “simbolike dhe pa ndikim real”.
“Presidentja, në pritjen, e cila u organizua për të gjithë, protokollisht bëri foto me presidentin Tramp çka zgjati aq sa u bë fotoja dhe shtrënguan duart, ndërsa gjithashtu u fotografua dhe me sekretarin e shtetit”, kujtoi Mustafa.
Përsa i përket aktiviteteve të Kurtit, Mustafa tha se kryeministri në mandatin teknik, nuk u takua me askënd nga qeveria amerikane dhe dha deklarata skandaloze.
Analisti politik Azem Vllasi pohon se pezullimi i dialogut strategjik me SHBA është rezultat i “kokëfortësisë” së Kurtit dhe shumë, sikurse analistja Aida Derguti, besojnë se vizita e tyre në Amerikë është e “karakterit zgjedhor”.
Këtë e pohon dhe anëtari i Iniciativës Socialdemokrate Artan Nimani, i cili shkoi një hap më tej duke pohuar se nuk ka patur “takime thelbësore”, por që Osmani dhe Kurti në SHBA u takuan me “miq dhe të njohur”.
"Nëse i analizojmë me kujdes takimet që patën, përveç fotografisë së presidentes me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të gjitha të tjerat ishin takime mes miqve dhe të njohurve, ftesa në konsullata, apo takime rastësore në korridore, hotele dhe salla. Pra, nuk ka patur ndonjë takim thelbësor sikurse jemi mësuar të shikojmë në vizitat e hershme të liderëve kosovarë në SHBA”, tha Nimani.
Tragjikomedi "Deputeti"
Duke komentuar vizitën e Kurtit në SHBA, politologu Albinot Maloku thotë se deklaratat dhe spegimet e tij ishin "tragjikomike", por edhe në përputhje me "pozitën e tij të deputetit".
"Fjalimi i tij, mënyra e tij e spegimit, vetëkuptimi i tij për atë që ai mendon se duhet të jetë në momente të caktuara qesharake, për të mos thënë tragjikomike, për raportin që Kosova duhet të ketë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës", thekson Maloku për Kosovo Pres.
Ironikisht, shton se deklaratat dhe takimet e Kurtit në SHBA duhet të vëzhgohen "në përputhje me pozitën e tij të deputetit".
"Këto vizita që pati, të gjitha në nivelin e legjislaturës amerikane, janë në përputhje me pozitën e vet të deputetit. Zyrtarët qeveritarë takohen me zyrtarë qeveritarë dhe ai nuk ka mundur ende të zhvillojë ndonjë takim të tillë", deklaron Maloku.
Situatë e keqe dhe vështirësitë
Nga ana tjetër analisti Eduard Xhozef i Universitetit Xhon Hopkins, thekson për Kosovo onlajn se Kosova momentalisht është në situatë të vështirë kur është fjala për raportet momentale me SHBA.
"Pajtohem që Kosova momentalisht është në situatë të keqe kur shikoni që këtë muaj administrata e Tramp pezulloi dialogun strategjik. Ky është hap shumë serioz. Konkretisht përmendën kryeministrin Kurti, deklaratat dhe veprimet e tij. Dhe vunë re se ata kanë rrezikuar progresin, progresin e fituar me vështirësi, i cili nuk është arritur prej vitesh", tha Xhozef.
Ky i fundit kujton se Kosova pati vështirësi edhe nën administratën e presidentit të mëparshëm të SHBA Xhozef Bajden dhe kjo pavarësisht "orjentimit shumë miqësor” të ambasadorit të atëhershëm të SHBA Xhefri Hovenier.
"Në kohën e Bajdenit, pati vështirësi të përsëritura me qeverinë Kurti. Dhe tani kjo vazhdon. Dhe kjo nuk është mirë, veçanërisht sepse Sërbia shpejt filloi dialogun strategjik me Shtetet e Bashkuara. Pra, kjo nuk është situatë e mirë për Kosovën", theksoi Xhozef.
Duke komentuar "turneun amerikan" të presidentes kosovare Vjosa Osmani dhe kryeministrit në mandatin teknik Albin Kurti, ky analist thotë se nuk e di saktësisht me kë kanë biseduar.
"Nuk di për aktivitetet e tyre. Mund vetëm të shpresoj se ishin aty që të përmirësonin interesat e Republikës së Kosovës” ka thënë Xhozef.
I pyetur se si duhen komentuar aktivitetet e ndryshme të Osmanit dhe Kurtit, ky analist nuk përjashton "grindjet" mes presidentës kosovare dhe kryeministrit në mandatin teknik.
“Është e dukshme sipas raportimeve, egzistojnë grindje mes tyre”, preçizoi.
Xhozef kujton se herët këtë vit, ka patur rastin që të ftonte Osmanin në Uashington.
"Dhe në atë kohë, u takua me një zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit, u takua me zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit pasi Marko Rubio nuk ishte në qytet. Pra, konfirmoi se ka hapësirë të lirë dhe po punon aktivisht në çeljen e dialogut mes Kosovës dhe administratës Tramp, kjo është e qartë", tha Xhozef.
Duke komentuar pezullimin e dialogut strategjik, Xhozef preçizon se duhet të “përballet” dhe me faktin që "Kosova nuk është i vetmi vend që ka vështirësi me BE dhe SHBA".
"Disa vende në rajon janë në krizë dhe kanë vështirësi, pra nuk është vetëm Kosova, por Kosova është një prej tyre. Kosova tani po ka vështirësi, pra, nuk është vetëm rasti i Kosovës, por ajo është një prej tyre. Kosova tashmë ka vështirësi që u ndërprenë nga pezullimi i dialogut strategjik nga ana e Shteteve të Bashkuara. Por kjo nuk është hera e parë. Qeveria e Kurtit pati shumë vështirësi nën presidentin Bajden, ndonëse në Prishtinë ambasadori amerikan ka qenë i orjentuar miqësisht", kujton Xhozef.
Si probleme kyçe bën të ditur "mungesën e koordinimit" por edhe "Sërbinë si pjesë e tensioneve".
"Mungesa e koordinimit është term që e kemi dëgjuar shumë herë. Njëkohësisht, duhet të theksojmë këtu se edhe Sërbia ishte pjesë e këtyre tensioneve me Kosovën, veçanërisht në Banjskë dhe gjithashtu me rrëmbimin e policëve kosovarë. Pra, nuk mund të pretendojmë se vetëm një vend ka vështirësi. Por e vërteta është se imazhi i Kosovës është dëmtuar dhe kjo është situatë shumë serioze, pezullimi i dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara", konkludon Xhozef.
Faktorët dhe qëndrimet
Drejtoresha e Qendrës për Politikë të Jashtme, Aleksandra Joksimoviq, është më e qartë sesa Xhozefi.
Në bisedë për Kosovo Onlajn pohon se Albin Kurti për administratën amerikane është faktor përçarës-dikush “që nuk mund të udhëheqë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”.
Beson se synimi kyç i tij në vizitën në SHBA, ka qenë si figurë e fortë politike në Kosovë “personalisht do të paraqesë qëndrimet e veta”.
"Ai në kuptimin politik, është personalitet i fortë. Në duart e veta ka mjaft pushtet, pavarësisht se në këtë moment nuk egziston qeveri. Por, nga ana tjetër, Osmani ka njëfarë peshe. Dhe në këtë kontekst, besoj se Kurti dëshironte të sqaronte vetë qëndrimet e tij, duke menduar se në këtë mënyrë mund të zbuste qëndrimet e Amerikës. Por dyshoj se kjo në këtë moment është e mundur", tha Joksimoviq.
Ish-ambasadorja e Sërbisë në Britaninë e Madhe beson se, pavarësisht fotove të Osmanit me Trampin, delegacioni kosovar prapë nuk kishte hapësirë për diskutime përmbajtësore.
"Do të thoja se nuk pati diskutime të thella, se nuk ishte rasti. E dini sa liderë botërorë ishin prezent dhe nuk besoj se dikush pati hapësirë për t'iu përkushtuar në mënyrë më të thelluar kësaj teme, e cila aktualisht nuk është në qendër të vëmendjes. Por, duhet të kemi parasysh se me të vërtetë gjatë administratës së mëparshme të Tramp, qeveria e Kurtit ra falë veprimeve të (Riçard) Grenell. Kurti konsiderohet si dikush që nuk mund të udhëheqë dialog mes Beogradit dhe Prishtines që do të çonte në ndonjë zgjidhje, por ai është një lloj faktori përçarës", beson Joksimoviq.
Kujton se SHBA gjithashtu gjatë mandatit të mëparshëm të Tramp, kishin "zgjidhje alternative dhe kreative për çështjen e Kosovës", por ai plan ra për mungesë të "mbështetjes së plotë të vendeve të caktuara europiane".
"Një nga ato vende ishte Gjermania, por edhe Mbretëria e Bashkuar. Për tani, Tramp, duke pasur parasysh numrin e madh të krizave akute në botë, ende nuk ka treguar qëndrime të qarta në lidhje me dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, pra se si e shikon vazhdimin e këtij dialogu dhe pozitës së Amerikës. Nëse do të vazhdojë të insistojë në implementimin e Marrëveshjes së Uashingtonit apo do të hyjë në një lloj rrethi të ri-zgjidhjesh të reja kreative, kjo ngelet të shikohet. Por, cilido qoftë qëndrimi i tij për këtë çështje, pa BE vështirë të shkohet deri tek zgjidhja që do t’i vërë vulën kësaj teme", preçizon Joksimoviq.
Tonet e shprehura kritike ndaj Prishtinës nuk do t’a ndryshojnë politikën ndaj Kosovës as tek shumica e anëtarëve të BE, as dhe të SHBA.
"Mënyra se si Kurti zgjidh probleme të caktuara është diçka që kritikohet dukshëm mes mbështetësve më të mëdhenj të pavarësisë. Por, nga ana tjetër, nëse më pyetni nëse kjo do të ndryshojë në përgjithësi qëndrimin e këtyre vendeve ndaj asaj që ka qenë politika e tyre për dekada dhe kjo është çështja e arritjes së pavarësisë së plotë për Kosovën, mendoj se jo. Nuk do të ketë ndryshim në këtë lloj politike. Para së gjithash, ata e shikojnë si suksesin e tyre dhe në këtë kontekst, vështirë se mund të tërhiqen nga politika e tyre", thekson Joksimoviq.
Sikleti dhe “orbita“
Nga ana tjetër profesori i shkencave politike Nexhmedin Spahiju beson se “sikleti” i SHBA në lidhje me Kurti, nuk do të shembë raportet me Kosovën sepse ajo është si “fëmijë e Perëndimit” në “orbitën amerikane“.
"Marrëdhëniet mes SHBA dhe Kosovës janë të mira. Ka siklet në qëndrimin e administratës amerikane ndaj kryeministrit Albin Kurti, por kjo nuk do të thotë që Kosova mund të dalë jashtë 'orbitës' së SHBA. Megjithatë, shteti i Kosovës është 'fëmijë i Perëndimit', dhe mbi të gjitha i SHBA, kështu që 'babai ndonjëherë fëmijën mund t’a fshikullojë', por ai është sërish fëmija i vet. Nuk mund të thuhet se Kosova do të mbetet jashtë ndikimit të SHBA ose se do të refuzohet e izolohet... Ky nuk është rast", tha Spahiu për Kosovo onlajn.
Është i bindur se "qytetarët e dinë që Kurti ka probleme në marrëdhëniet diplomatike" jo vetëm me SHBA por edhe me vende të tjera si Shqipëria për shkak të "egoizmit të tij" dhe që këtë e dëshmojnë dhe rezultatet e zgjedhjeve parlamentare.
"Por kjo u reflektua edhe në zgjedhjet e fundit më 9 shkurt, kur reputacioni i tij ra me pothuajse 10%. Megjithatë, kjo në një farë mase reflektohet tek zgjedhësit në Kosovë", thekson Spahiu.
Polemika dhe asocime
Drejtor programues i organizatës "Rruga e Tretë e Re", Dimitrije Miliq thotë se “turneu amerikan” i Osmanit dhe Kurtit duhet të vëzhgohet si protokollar.
Thekson se gjatë qëndrimit në SHBA, Osmani vepronte në pavarësi nga politika e Kurtit.
"Do të thoja se Osmani vepron më e pavarur nga politika e Kurtit, duke pasur parasysh se qeveria e Kurtit me politikat e saj dominante, ka çuar deri në një formë politike izolimi nga ana e shteteve perëndimore. Osmani është më pak kontroverse dhe më pak nga pikëpamja e liderëve perëndimorë, këto politika janë më pak të lidhura domosdoshmërisht me të. Kryesisht për shkak të pozicionit që ajo mban, ndryshe nga drejtuesja e funksionit egzekutiv në qeveri, e cila përfshin përgjegjësinë më të madhe dhe për këtë arsye përgjegjësinë më të madhe për pasojat negative të politikës", sqaroi Milliq për Kosovo onlajn.
Duke komentuar takimin mes Osmanit dhe Tramp e më pas deklaratën e saj se në pritjen për Presidentin Tramp në Nju Jork, pati biseda të rëndësishme në interes të Kosovës, Miliq thotë se bëhet fjalë për takim protokollar nga i cili lindi fotografia.
"Duke pasur parasysh se kishte një numër të madh udhëheqësish në ngjarjen specifike, nëse do të shikonit kohën që presidenti amerikan mund t'i kushtonte secilit udhëheqës individual, është shumë pak. Do të thoja se në këtë rast lidhet me protokollin, por sigurisht nga pikëpamja e qeverisë së Prishtinës, është shumë e rëndësishme që ata të shfaqen në ngjarje ndërkombëtare, të takohen me udhëheqës botërorë, sepse kjo dërgon mesazhin se ata njihen nga shtete të caktuara përkatëse", thotë Miliq.
Thekson se për shkak të "historisë së viteve të ‘90" dhe "investimit politik në çështjen kosovare”, numri më i madh i liderëve kosovarë në SHBA mund të pritet "pritje relativisht e mirë".
"Ajo çka është çështje, është se si të dilet nga pozicioni momental qeveria kosovare që nënkupton dyshimet e aktorëve perëndimorë për shkak të masave të ndryshme eskaluese që shkaktuan kriza", preçizon Miliq.
Si një çështje tjetër e rëndësishme, apostrofon problemin e shteteve të vogla që nuk njihen ndërkombëtarisht.
"Gjithmonë egziston problem çka duhet të luftohet për relevantim në botën aktuale. Kur egziston numër të madh krizash dhe numër të madh zonash problematike, rreziku më i madh për ta është të jenë të parëndësishëm, pra problemi më i madh për qeverinë prishtinase do të ishte nëse do të ishte politikisht e padukshme për SHBA", thekson Miliq.
Ky i fundit bën të ditur se ky rrezik egziston për luftën në Gaza dhe Ukrainë, por dhe "çështjeve të Paqësorit" të SHBA në raport me Kinën.
"Në konkurrencë me këto tema, nuk është e lehtë të imponohesh përherë si i rëndësishëm. Kjo është ndoshta sfida më e madhe që është objektive dhe nuk ka domosdoshmërisht të bëjë me veprimet e qeverive specifike, por sigurisht veprimet e qeverisë së mëparshme (Kosova) patën efektin e të qenit më të izoluar dhe më pak të njohur politikisht nga ana e liderëve perëndimorë", beson ky analist.
Pyetjes sesa i tronditur është pozicioni ndërkombëtar i Kosovës, Miliq thekson se për Prishtinën rreziku më i madh është se prej shteteve që e kanë njohur “të jenë më pak relevante" dhe nuk mund ta imponojë si "temë e rëndësishme".
"Në rast se bëhet temë më pak relevante, se disa çështje të tjera si lufta në Gaza, lufta në Ukrainë apo konfrontimi i Paqësorit mes Amerikës dhe Kinës, imponohen si tema të rëndësishme, atëherë çështja kosovare nuk mund të jetë lart në axhendë, e vetëm për këtë nuk munden që zyrtarët perëndimorë të fokusohen shumë në atë çështje, kështu që nuk mund të ofrojnë shumë mbështetje. Përveç këtij elementi, që është rëndësia objektive e asaj teme në kontekstin aktual të marrëdhënieve botërore, elementi tjetër është politika e mëparshme e qeverisë së Kurtit, e cila ishte barrë për shtetet perëndimore kur "flitet për stabilitetin e rajonit tonë. Ky element i dytë ndikoi tek reputacioni dhe stabiliteti", përfundoi Miliq.
komentet