Përçarje brenda bllokut qeverisës shqiptar: Çfarë qëndron pas dorëheqjes së ministrit të shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut?
Kur nuk ka mbushur vitin qeveria e re e Maqedonisë së Veriut dhe qark i shkurtër. Ministri i Shëndetësisë dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari surprizoi me dorëheqjen dhe doli prej koalicionit qeveritar të partive shqiptare nën emërtesën VLEN. Për bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn kjo nuk ishte dhe kaq e papritur. Thonë se ky veprim nuk do të ndikojë në funksionimin e qeverisë së Hristian Mickoskit.
Shkruar nga: Gjorgje Baroviq
Taravari u dorëhoq më 15 maj.
“Me përgjegjësinë që mora përsipër në këtë pozicion, e kam kryer me përkushtim maksimal, transparencë dhe ndjenjë detyre ndaj qytetarëve dhe shtetit. Këtë vendim e marr pas vlerësimit të kujdesshëm personal dhe profesional, i bindur se ky hap është në interesin më të mirë si të institucionit ashtu edhe të parimeve të mia personale” ka thënë në letrën drejtuar kryeministrit.
Të shumta janë spekulimet se përse e bëri këtë.
Sipas një versioni, revolta u shkaktua nga deklarata e bërë nga Aleanca për Shqiptarët ku në zgjedhjet e ardhshme vendore do të jetë pjesë e koalicionit opozitar BDI dhe Frontin Europian.
Mickoski menjëherë është shprehur se ky opsion është-i papranueshëm.
“Mendoj se zoti Taravari dhe disa njerëz rreth tij janë të vendosur që të rikthehen nën sqetullën e Ali Ahmetit. Gjithçka më mbetet të them është se i uroj fat”, ka thënë kryeministri maqedonas.
Nga ana tjetër mediat bëjnë të ditura se pas gjithë kësaj fshihet pakënaqësia e Taravarit pasi nuk kaloi tenderi për garazhin e Klinikës Qëndrore të Shkupit.
Kjo punë kishte një vlerë prej 10 milionë eurosh, ndërsa në fazën e parë është nënkuptuar shtrenjtimi i parkimit në garazhin shumëtakësh të Klinikës Universitare Nënë Tereza nga 30 në 50 denarë (rreth 80 cent).
Konçesionin për parkingun e Qendrës Klinike të Shkupit duhet t’a merrte firma shqiptare “Gjoka Konstruksion” dhe planifikohej që kjo firmë të kishte tarifat për shërbimet në parkingun egzistues, por dhe garazhin dykatësh me kapacitet 800 vendesh ku duhej që të ndërtohej.
Vlera e të gjithë këtij investimi ka qenë 10 milionë euro ndërsa shteti në këtë mënyrë në vit duhet të vjelte 1% të fitimit.
Procedura tenderuese kaloi në Ministrinë e Shëndetësisë por në fillim të marsit u anulua nën presionin e publikut.
LSDM atëherë tha se “e vërteta u pa në shesh” dhe se qysh nga fillimi u vërtetua se bëhet fjalë për punë në të cilët do të përfitonte dikush në qeveri.
“Në përfitimin vjetor prej 3,5 milionë eurosh për parkingun e qendrës klinike, shteti do të përfitonte vetëm 35 mijë euro, ndërsa për kompaninë private gati 3.5 milionë euro” ka thënë përfaqësuesi i LSDM Martin Kostovski.
Punë të dyshimta
Dhe analisti politik nga Shkupi Lulzim Farizi është i bindur se pas dorëheqjes së Taravarit qëndron tentativa e dështuar për ndërtimin e garazhit por jo vetëm kaq.
“Jo vetëm unë, por të gjithë qytetarët në vend mendojmë se kjo është arsyeja në të cilën vendosi që në fillim të dilte nga koalicioni VLEN, e më pas dhe të merrte vendimin që surprizoi të gjithë anëtarët e Aleancës për Shqiptarët se shkon në opozitë në momentin kur udhëhiqte ministrinë më të madhe me buxhetin më të madh nga të gjitha ministritë e tjera, me buxhetin e të cilës mund të përmbushte premtimet që u ka dhënë qytetarëve në vitin 2024. Me shumë gjasa ndryshimet që dëshiron të bëjë është vazhdim i asaj që ka ndodhur në të kaluarën dhe me të cilat nuk mundi t’i mbante në rrethanat e ndryshuara në vend, tentativat për të krijuar shtet të drejtë e normal” thekson Farizi për Kosovo onlajn.
Ky i fundit thekson se dorëheqja e Taravarit për shkak të dështimit të tenderit për garazhin, u shty për shkak të ngjarjeve tragjike në Koçan, por që egzistojnë edhe arsye të tjera më pak të njohura për publikun.
“Egzistonte edhe një arsye tjetër, keqpërdorimi i pozitës zyrtare nga ish-drejtorët e Elektroekonomisë së Maqedonisë (ESM) dhe arrestimi i djalit të njërit prej deputetëve të Frontit Europian, çka vuri Taravarin nën presion të madh që të largohej nga radhët e VLEN e më pas edhe nga qeveria”, pretendon Farizi.
Dhe pavarësisht krizës në të cilën u gjend blloku qeverisës shqiptar i mbledhur rreth VLEN, ky analist nuk beson se kjo mund të prodhojë krizë institucionale në Maqedoninë e Veriut.
“Sipas Kushtetutës të Republlikës së Maqedonisë, qeveria duhet të ketë shumicë prej 61 deputetësh. Momentalisht qeveria, pra parlamenti, ka mbi 73 deputetë. Plus kësaj, duhet të pritet dhe shikohet sesi do të zhvillohen gjërat brenda Aleancës. Një deputet tashmë ka dhënë dorëheqjen dhe egzistojnë njoftime se dy ose tre të tjerë nga partia politike apo krahu i Arben Taravarit, mund të vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë, për të mos përmendur bashkëpunëtorët e tjerë të ngushtë që me shumë gjasa do të qëndrojnë në qeveri dhe do të mbajnë pozicionet e tyre. Do të kemi edhe figura të reja që do të udhëheqin disa ministri pas dorëheqjes së Taravarit”, sqaron Farizi.
Detyrimet ndaj qytetarëve
Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravani ka thënë se kjo parti do të braktisë të gjitha funksionet në qeveri dhe pushtet.
Megjithatë anëtari i kryesisë së kësaj partie Sabri Aziri në bisedë për Kosovo onlajn thotë se kjo nuk do të ndodhë.
“Mendoj se atmosfera momentale tek Aleanca për Shqiptarët po lëviz në drejtim pozitiv, pasi ne jemi njerëzit që prezantuam dhe shprehëm publikisht qëndrimet tona rreth krijimit të politikave. Nuk dëshirojmë të jemi ekipi që ngadalë por me siguri do të lëvizë dhe do t'i bashkohet BDI. Retorika jonë, narrativa jonë gjatë zgjedhjeve, ishte se dëshironim të bënim ndryshim dhe dallim. Por kur nuk ka transparencë, ndërgjegjja e popullit dhe e grupit politik del në pah. Unë personalisht dhe kolegët e mi partiakë jemi zëri që e tha dhe e ngriti publikisht duke vënë alarmin. Dëshirojmë të vazhdojmë në rrugën tonë dhe atë që qytetarët na dhanë legjitimitetin për të vazhduar dhe funksionuar në kuadër të koalicionit VLEN në mënyrë që të realizojmë detyrimet që u dhamë qytetarëve”, ka thënë Aziri i cili ka qenë këshilltar politik i ish ministrit të shëndetësisë.
Shton se derimë tani nuk kanë patur përgjigje për të cilën Taravari ka vendosur të dorëhiqet.
“Sinqerisht, deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje konkrete. Pak kohë kaloi mes deklaratave se qeveria po funksiononte shumë mirë e më pas qeveria nuk funksionon. Koha do ta tregojë, por ne nuk pajtohemi me atë politikë të lënies së pushtetit. Kemi njerëz që për 22 vite nuk ishin pajtuar me politikat e krijuara nga partitë e mëparshme politike dhe ata njerëz dhe ata funksionarë, vendosën të jenë në opozitë për 22 vjet. Tani të njëjtët njerëz i kemi vendosur në pozicione të caktuara, kemi disa të punësuar dhe nëse do tërhiqemi, do të thotë se i kemi tradhtuar të gjithë ata me të cilët e kemi luftuar betejën së bashku” ka thënë Aziri.
Ky i fundit thotë se nuk ka egzistuar asnjë rast konkret për konflikt dhe se ai prej fillimit ka insistuar për respektimin e vullnetit të zgjedhësve.
“Nuk mendoj se ka egzistuar ndonjë moment konkret, por mendoj se ndodhi surprizueshëm dhe papritmas. Zgjedhësit tanë janë njerëz që nuk pajtohen me politikat që janë marrë më herët tek ne dhe ata janë që na inkurajojnë për të vazhduar në këtë rrugë” ka theksuar Aziri.
Ai preçizon se këto ndryshime nuk do të ndikojnë tek funksionimi i qeverisë maqedonase.
“Mendoj se qeveria ka shumicë të madhe dhe nuk mendoj se kjo do të ndikojë negativisht në stabilitetin e qeverisë” ka thënë Aziri.
0 komentet