Drecun: Prishtina pengon përparimin në dialog, BKS bie në sy në plan të parë

Milovan Drecun
Burim: Print Screen

Kryetari i Komisionit për Kosovën dhe Metohië në Kuvendin e Sërbisë, Millovan Drecun, thotë për RTS se pas takimit të fundit në Bruksel, është e qartë se pala prishtinase është ajo që pengon arritjen e çfarëdolloj përparimi në dialog dhe se në plan të parë tani i bie të jetë Bashkësia e Komunave Sërbe, pasi një herë e në një kohë ishte në plan sekondar.

Bisedimet e fundit mes negociatorëve në Bruksel, përfunduan pa sukses. Albin Kurti nuk pranoi propozim-kompromisin e BE. Burim i paidentifikuar nga Brukseli thotë se në të tilla rrethana, nuk do të ketë më takime pasuese të nivelit më të lartë dhe paralajmëron përgjigje deri në fillim të tetorit.

Drecun vlerëson se, duke pasur parasysh se qëndrimet e palëve paraprakisht ishin shumë fort të përcaktuara, kjo ishte situatë e pritshme.

“E vetmja e panjohur ishte nëse ndërmjetësuesit e BE në këto negociata kishin përgatitur diçka të re, ndonjë propozim të ri apo ndoshta ndonjë masë për të kërcënuar Prishtinën e këtu praktikisht asgjë e re nuk ndodhi. U bë ky lloj propozim-kompromisi vetëm për radhën e negociatave, pra se për çfarë duhet të diskutohet paralelisht” thotë Drecun.

E vetmja gjë e mirë, sipas vlerësimit të tij, është se tashmë është bërë plotësisht e qartë se pala prishtinase është ajo që po pengon arritjen e çfarëdo lloj përparimi në dialog dhe se në plan të parë tashmë bie në sy Bashkësia e Komunave Sërbe, pasi dikur ishte në plan të dytë.

Përsa i përket vazhdimit të dialogut, Drecun pret që të ketë takime të reja, pasi është çështje procesi.

"Nuk do të ishte mirë që dialogu të ndalej. Si do t'i zgjidhim problemet? Është e nevojshme që mes Beogradit dhe Prishtinës të mbahet komunikimi. Epo sado të vështira të jenë dhe që mos të sjellin sukses, megjithatë, kur mbahet komunikimi, kur flet për diçka, egziston shans i tillë për të arritur ndonjë marrëveshje” thotë Drecun.

Ky i fundit vëren se takimi i radhës duhet të mirëpërgatitet, për të parë se për çfarë do të diskutohet jo vetëm në nivel të lartë, por edhe në nivel të ekipeve negociuese për të përgatitur paraprakisht ndonjë marrëveshje.

“Nëse duam përparim, atëherë duhet të heqim shkakun që çoi në dështimin e këtij takimi. Vetë Borelli ka thënë se arsyeja e dështimit të këtij takimi dhe mos arritjes së marrëveshjes, ishte insistimi i Albin Kurtit për njohje de facto. Atëherë duhet t’a eliminoni me këtë arsye. Për të hequr dorë nga kjo. Që nuk insiston dhe nuk abuzon me këtë propozim-marrëveshje të BE në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve për të arritur njohjen de facto. Nëse kjo nuk bëhet, nuk do të ketë sukses as në takimin e radhës, nuk do të ketë përparim në të gjitha këto” beson Drecun.

Kur është fjala për vendosjen e mundshme të disa sanksioneve të forta ndaj Prishtinës, ai vlerëson se në aspektin politik kjo nuk e shqetëson shumë Albin Kurtin dhe nuk e humb mbështetjen për shkak të masave të vendosura nga BE.