A po shkon Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe çfarë do të sjellin ato?
Deri në fund të mandatit të qeverisë aktuale në Kosovë, ngelen edhe një vit e gjysmë, megjithatë si pasojë e pakënaqësisë e mos përmbushjes së premtimeve dhe aksioneve të njëanshme të cilat krijuan krizën në veri dhe shembi raportet me bashkësinë ndërkombëtare, partia e opozitës AAK kërkoi prej qeverisë të votbesohet në parlament. Bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn shprehen se mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare egziston në dy mëynra të cilat siç shprehen, vështirë se do të realizohen.
Siç shtojnë bashkëbiseduesit, shpallja e zgjedhjeve të reja parlamentare në radhë të parë varet nga numri i deputetëve në Kuvendin e Kosovës ku qeveria ka shumicë stabile çka pengon opozitën që të rrëzojë Albin Kurtin nga posti i kryeministrit.
Profesori i të drejtës kushtetuese Mazllëm Baraliu, thekson se numri i deputetëve të opozitës në kuvendin kosovar nuk mundet të shkaktojë rrëzimin e qeverisë aktuale dhe shkuarjen në zgjedhje të reja parlamentare.
"Pavarësisht nga ngjarjet në veri, të cilat sigurisht ndikojnë në gjendjen e përgjithshme dhe stabilitetin në vend, rënia e qeverisë apo vazhdimi i punës së këtij koalicioni, varet nga numrat në Kuvendin e Kosovës. E gjithë opozita ka më pak se 40 deputetë në parlament, ndaj nuk ka numra të mjaftueshëm për të rrëzuar qeverinë. Tani për tani duket se qeveria po qëndron në këmbë, ndonëse presidentja Osmani kohë më parë deklaroi se ka mosmarrëveshje për disa çështje” ka thënë Baraliu.
Edhe analisti Blerim Burjani vlerëson për Kosovo onlajn se opozita momentalisht nuk ka atë fuqi të heqë Kurtin prej qeverisë.
"Opsioni i rrëzimit të saj nuk është i mundur sepse opozita nuk ka 61 deputetë që t’a rrëzojë këtë qeveri" thotë Burjani.
Mënyra tjetër që zgjedhjet parlamentare në Kosovë të shpallen në kohë të shkurtër, është që Kurti të dorëhiqet ku siç thuhet kjo është tërësisht e pamundur.
Baraliu për këtë çështje thekson se Kurti nuk do t’a dorrëzojë lehtë qeverinë ndonëse mendon se besimi i qytetarëve duhet të "provohet" përmes zgjedhjeve të reja.
"Kurti është mjaft i ngurtë në qëndrimet e veta. Nuk besoj se do të dorrëzohet lehtë, megjithëse qeveria dhe koalicioni në pushtet duhet të kontrollojnë vetë besimin e votuesve, sepse nga ato që premtuan, mjaft prej tyre nuk u përmbushën. Do të ishte e shëndetshme që në zgjedhjet e reja të verifikohej legjitimiteti dhe besimi i votuesve nga zgjedhjet e mëparshme. Megjithatë, nuk shikoj se koalicioni qeverisës është gati për zgjedhje të reja. Edhe sikur Kurti të japë dorëheqje, do të jetë e vështirë të krijohet qeveri stabile që do të kontribuonte në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, sepse këto mosmarrëveshje politike, ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve në Kosovë" mendon Baraliu.
Ky i fundit bën të ditur se opozita është e vetdijshme se fitorja në zgjedhje vështirë të ndodhë, e për këtë gjë PDK dhe LDK nuk kanë mbështetur iniciativën e AAK për rrëzimin e qeverisë.
Nga ana tjetër Burjani thekson se nëse presidentja e Kosovës Vjosa Osmani jep dorëheqjen,
Vetvendosja nuk mundet të sigurojë 81 vota në parlament aq sa janë të nevojshme për të zgjedhur presidentin e ri çka do të thoshte fund i qeverisë së Kurtit.
"Kjo do të thotë se për 45 ditë sipas Kushtetutës së Kosovës, duhet të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare. E nëse parlamenti nuk mundet të sigurojë shumicën për zgjedhjen e presidentit të ri, ky do të ishte fundi i historisë së Kurtit", shprehet Burjani.
Bashkëbiseduesit tanë shprehen se egziston edhe mënyra e tretë e cila, duke marrë parasysh pozitën aktuale të Kosovës dhe marrëdhëniet me qendrat e fuqive botërore, ka më shumë gjasa se dy të mëparshmet, ku bashkësia ndërkombëtare “ndërhyn me gishta” dhe krijon realitet të ri politik në Kosovë.
Baraliu bën të ditur se komuniteti ndërkombëtar do t’a arrinte këtë për një periudhë shumë të shkurtër kohore, por nuk është në interesin e vet që të ketë qeveri jostabile në Kosovë.
“Komuniteti ndërkombëtar në një kohë shumë të shkurtër, do të mund të ndryshonte tablonë dhe mozaikun e situatës, por as kjo nuk do t'i përshtatej, sepse çdo opsion që mund të pasonte zgjedhjet e mundshme, nuk do të ishte i përshtatshëm as për komunitetin ndërkombëtar. Ata me mbajtjen e zgjedhjeve, u përpoqën çdo dy vjet, por asnjë qeveri nuk ishte stabile. Pavarësisht qëndrimeve dhe veprimeve që ata konsiderojnë se respektojnë kushtetutshmërinë dhe legjitimitetin, qeveria aktuale është më e qëndrueshme. Dhe komuniteti ndërkombëtar është i kënaqur me koalicione të qëndrueshme në qeveritë e Ballkanit e veçanërisht në Kosovë” thotë Baraliu.
Burjani, nga ana tjetër, beson se politika e Albin Kurtit dhe qeverisë së tij, mund t’a detyrojë bashkësinë ndërkombëtare drejt një hapi të tillë.
"Nëse Kurti vazhdon të udhëheqë politikë të tillë, pa dalje dhe pa pikë ku do të ndalet. i gjithë ky proces duhet të kthehet drejt qëndrimit të mirë në veri. Momentalisht politika e tij duket më shumë si personale sesa institucionale. Politika e aventurës nuk ka asnjë qëllim, në veri nuk mund të vendoset sovraniteti i Kosovës pa dialog me sërbët”, thotë Burjani, i cili në kuadër të situatës aktuale në veri të Kosovës, shton se komuniteti ndërkombëtar "duhet të ndryshojë politikën e tij ndaj Sërbisë".
I pyetur se çfarë do të sillnin zgjedhjet e reja parlamentare, Burjani thotë: “Qeveri e re pa Kurtin”.
“Zgjedhjet e reja do të sillnin qeveri koalicioni të përbërë nga opozita dhe Kurti nuk do të ishte pjesë e kësaj qeverie. Në rastin e dytë. Kurti mund të pajtohet me qeveri kalimtare pa shkuar në zgjedhje, e cila do të ruante pushtetin minimal si kryeministër i qeverisë tranzitore” beson Burjani.
Mirëpo, numri i deputetëve në Kuvend është i rëndësishëm për rrëzimin e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, kështu që edhe numri i votuesve është i rëndësishëm për zgjedhjen e një garniture të re politike.
Baraliu thekson se mbështetja për Vetëvendosjes tek qytetarët e Kosovës është ende e lartë, por jo si në zgjedhjet e kaluara, kështu që nëse merren parasysh rezultatet e sondazheve aktuale, nëse do të mbahen zgjedhjet, Vetëvendosja do të duhet të krijojnë koalicion me ndonjë nga partitë opozitare për të rikrijuar shumicën në Kuvend.
“Nuk e di sa duhet t’a besoni, por sipas hulumtimeve, Vetëvendosja ka ende shumicën e mbështetjes, jo si në zgjedhjet e mëparshme prej më shumë se 50%, por ka rreth 45% të mbështetjes. Ende vazhdon të ketë besimin e qytetarëve Vetvendosja. Por mendoj se kjo përqindje, nëse zgjedhjet mbahen në një të ardhme të afërt, nuk do t'i përshtatet Vetëvendosjes, sepse do të duhej të formonte qeverinë në koalicion me dikë dhe me këtë rast, kushdo qoftë nga partitë e mëparshme që kanë dëshmuar se nuk janë të afta për t’a udhëhequr dhe stabilizuar Kosovën, nuk do të kontribuojë shumë në një përbërje më të mirë të qeverisë dhe lidershipit, pra qeverisjes në drejtim të udhëheqjes së vendit përpara. Sido që të jetë përbërja e qeverisë së re, ajo nuk do të jetë stabile si kjo e sotshmja në kuptimin e numrave në Kuvend” përmbyll Baraliu.
0 komentet