Restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës "në stilin neonazist"

Kuća Džafera Deve
Burim: Kosovo Online

Për shtëpinë e Xhafer Devës në Mitrovicën e Jugut restaurimi i së cilës ka mbaruar së fundi, Ministria kosovare e Kulturës deklaron se kjo konsiderohet si vend I trashëgimisë kulturore e cila meriton të mbrohet për domethënien e vetë historike arkitekturore që mbart "si objekti i parë që është ndërtuar me stilin modern europerëndimor në Mitrovicq". Duket se njerëzit prej stilit kanë qenë dhe bashkëpunëtorë të pushtuesve në Luftën e Dytë Botërore, ku nëpër rrugët e mbarë Kosovës mbajnë emrat e tyre. Sipas kësaj logjike mundet që dhe akuarelat e Hitlerit të përfundojnë nëpër librat shkollorë. Fat që ato nuk kanë kurrëfarrë vlerë artistike.

 

Shkruar nga: Dragana Saviq

Madje dhe ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rode më herët tha se është "mjaft i shqetësuar për planet se do të restaurohej shtëpia e Xhafer Devës i njohur si bashkëpunëtor nazist dhe protagonist i divizionit famëkeq të SS Skënderbeu".

"Mos e rishkruani historinë! Mos fshihni të vërtetën rreth Holokaustit apo kriminelëve që bashkëpunuan me nazistët dhe bashkëpunëtorët vendorë. Mbroni faktet", paralajmëroi Rode, me të cilën Kosova u duk se nuk u pajtua dhe pa mbështetjen e BE përfundoi rehabilitimin e shtëpisë.

Aq më keq sipas fakteve çka për të cilat kishte thënë Hegel.

Mirëpo, nëse diçka nga antifashizmi dhe egzistonte dy vite më parë, kur datonte deklarata e Rodes, ndërkohë u shkri.

T’a themi artistikisht, mbizotëruan disa stile të tjera në të cilat ata mund të fitonin çmim edhe akuareli i sipërpërmendur.

Meqenëse shtëpia u rindërtua nën kundërshtimin e Zyrës së BE në Kosovë, bashkëpunëtori shkencor i Institutit për Kulturë Sërbe në Lleposaviq dr Petar Ristanoviq, mendon se ato mesazhe nga Bashkimi Europian ishin formalisht të pastra.

Megjithatë shton ai, meqënëse kundërshtimi erdhi prej komunitetit sërb, kjo për palën shqiptare erdhi si mesazh se ata duhet që tek kjo të këmbëngulin, kështu që vendosën që shtëpinë t’a restauronin me fondet e tyre dhe të ndërtojnë memorialin e Xhaferr Devës.

"Kjo në vetvete është skandaloze, pasi pjesëmarrja e Xhaferr Devës në Holokaust, si dhe në persekutimin e sërbëve, romëve dhe hebrenjve është e padiskutueshme. Ai nuk është figurë historike kontroverse. E kaluara dhe roli i tij në Luftën e Dytë Botërore është plotësisht e sqaruar dhe e qartë”, thekson Ristanoviq.

Pyetjes nëse bëhet fjalë për neglizhencë apo pamundësi e Perëndimit për të ndalur Prishtinën, Ristanoviq thotë se fjala është për mosinteresim.

"Ata përcjellin mesazh që për këtë janë kundër që kjo nuk duhet të bëhet dhe në një farë mënyre lajnë duart nga e gjitha kjo. Kosova është protektorat i Perëndimit askush nuk merret me gjëra të vogla. Ato janë të vogla për dikë nga perëndimi që ka ardhur këtu për të bërë punën e vet në Prishtinë. Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme për sërbët. Është e rëndësishme për mbarë klimën që krijohet dhe egziston në Kosovë. Për shqiptarët, Xhafer Deva është hero, e kaluara e tij është e padiskutueshme dhe e pastër. Ata refuzojnë se egziston ndonjë version tjetër i të së vërtetës, çka përcjell mesazh tek komunitetit sërb se thjesht ajo që ka bërë Deva në të kaluarën është e dëshirueshme. Ndërsa Deva punoi në atë që të mos kishte më sërbë në K&M”, ka thënë Ritanoviq.

Ky i fundit shtoi se Xhafer Deva ishte mbështetës dhe njeri që vendosi në jetë formimin e "Shqipërisë së Madhe" por dhe përgjegjës direkt për holokaustin, egzekutimin e sërbëve dhe formimin e divizionit të SS Skënderbeu.

"Megjithatë si pasojë e punës së tij nacionaliste, ai sot perceptohet si hero kombëtar mes shqiptarëve. Janë tërësisht të interesuar për atë pjesën tjetër të biografisë, pjesmarrjen e tij në krime. Insistojnë në atë që ai ishte punëtor kombëtar dhe sot festohet në Kosovë. Emrin e tij e mbajnë shkollat, rrugët dhe tashmë ka dhe memorialin e vet", thotë bashkëbiseduesi ynë.

Kosova vijon të suportojë politikën neonaziste, thotë për Kosovo onlajn historiani nga Mitrovica e Veriut Lluka Jovanoviq, duke kujtuar se më herët BE pezulloi punimet për rehabilitimin e shtëpisë së Xhafer Devës dhe kjo u shqyrtua pasi ai është fugurë kontroverse, pra "person me rol të pacaktuar historik”.  

"Mbi të gjitha duhet të thuhet se ai është person me rol të caktuar historik sepse gjatë viteve 1941-1943 ka qenë drejtues pushtues, pra drejtues i regjimit nazist në Mitrovicën e Kosovës dhe prej vitit 1943 deri në fund të luftës ishte ministër i punëve të brendshme të Shqipërisë kuislinge. Që do të thotë se personi i tij, mbi të gjitha në terrenin e Mitrovicës së Kosovës e më pas në mbarë territorin e ish krijesës kuislinge, merrej me arrestime, likujdime në terren të të gjithë elementëve antinazistë e antifashistë. Që do të thotë se ishte personi që merrej me zbatimin e politikës së Adolf Hitlerit", sqaron Jovanoviq duke shtuar se për këtë person, kurrë nuk duhet të thuhet se se ka patur rol të paqartësuar.

"Person i tillë nuk ka vend në narrativën publike, aq më pak në veprimet dhe punët e Bashkimit Europian, i cili përpiqet për multikulturalizëm, por edhe luftën ndaj nazizmit, apo neonazizmit. Mesazhi është i qartë, thotë ai-që neofashizmi në të gjitha shtetet që kanë qenë mbështetëse të mëdha të Adolf Hitlerit, sot janë në pushtet.

"Kjo sigurisht nuk është mirë për ato komunitete dhe ato shtete të cilave u takojnë sërbëve të cilat i përkasin shtetit të Sërbisë, pra shtetet dhe popujt anëtare të bllokut antifashist, të cilët kurrë nuk e kanë mbështetur politikën naziste. Sigurisht do të thotë se kjo është bërë sërish në kontekstin e lëvizjes së gjerë e më të madhe në Kosovë e Metohi, pra që mes vetë shqiptarëve që po zgjatet prej dhjetëra vitesh me një vrull më të fuqishëm të rishikimit të historisë dhe figurave historike” bën të ditur Jovanoviq.

Ky i fundit kujton se përveç shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicën e Jugut, më domethënëse janë rrugët dhe monumentet e kulturës kushtuar pikërisht këtyre figurave të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të dëshmuar të okupatorit.

"Kështu që ju do të gjeni që Qendra Kulturore në Mitrovicën e Jugut mban emrin e Rexhep Mitrovicës, pra kryeministrit të Shqipërisë kuislinge nën regjimin nazist e fashist, që rrugët e tyre kryesore mbajnë emrat e Bislim Bajgorës, Jusuf dhe Bajazit Boletinit dhe shumë nga këto figura që janë dëshmuar që kanë qenë shërbëtorë të të nazistëve e fashistëve", thekson Jovanoviq.

Historiani Igor Vukadinoviq gjithashtu vlerëson për Kosovo onlajn se Prishtina kultivon trashëgiminë dhe kultin si të Xhafer Devës, ashtu dhe të gjithë drejtuesve kuislingë të Luftës së Dytë Botërore, duke shtuar se Perëndimi nuk e ka shumë problem restaurimin e shtëpisë së Devës pasi është "pragmatist dhe do të përdorë ide dhe ideologji të ndryshme totalitare për të arritur interesat e veta".

Vukadinoviq kujton se Kosova ka rrugë me emrin e Xhafer Devës në Prishinë dhe në disa qytete ashtu sikurse kanë dhe rrugë me emrin e Mustafa Krujës i cili ishte kryeministër i Shqipërisë së Madhe.

"Të gjitha këto figura që ishin pjesmarrës në anën e okupatorëve në kohën e Luftës së Dytë Botërore kanë pamje dhe rol pozitiv në shoqërinë e sotme kosovare", vlerëson Vukadinoviq. 

Deva kujton historiani, pas luftës në një kohë jetoi në Turqi, Itali dhe vende të ndryshme, ndërsa në vitin 1956, kaloi në Amerikë ku dhe bashkëpunoi me shërbimin inteligjent amerikan.

"Egziston raport i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë i vitit 1968 ku bëhet e ditur se amerikanët inkurajuan Xhafer Devën që të formonte Lidhjen e Tretë të Prizrenit si organizatë ekstremiste shqiptare në emigrim. Në të njëjtin raport bëhej e ditur se shërbimi inteligjent gjerman mbështetën Lidhjen e Prizrenit ku bëhej fjalë për shkëputjen e Kosovës nga Jugosllavia, krijimin e një shteti të dytë shqiptar në Ballkan. Është tërësisht e qartë se ai kishte mbështetjen dhe mbrojtjen e plotë të amerikanëve deri sa rrojti, kështu që as ai raport i sotshëm nuk është fare surprizues", vlerëson bashkëbiseduesi ynë.

Sipas fjalëve të tij, lëvizjet simbolike sikurse ajo e rehabilitimit të shtëpisë së Xhafer Devës

janë më pak të rëndësishme sesa hapat e tjera që ndërmerren në Kosovë dhe kjo me intensitet në 10-12 vitet e fundit, por sikurse vlerëson, "opinioni publik shpesh herë më shumë se kaq reagon për këto momente simbolike, sikurse Ura mbi Ibër".

"Këto tani janë problemet kryesore, kërcënimi i asaj sigurie për njerëzit në veri të Kosovës, ndjesia e largimit. Në këtë kuptim, ai i Xhafer Devës është problemi më i paktë, ata kanë shumë Xhafer Devëra rreth tyre sot, si në Perëndim ashtu dhe në rajon” konkludon historiani.