Rezistencë qeverisë “Kurti 3“: A do t’a ketë të lehtë kryeministri kosovar deri në mandatin e tretë?

Vlada Kosova
Burim: Kosovo Online

Pa kaluar as 2 muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, nuk është e qartë se kush do t’a udhëheqë qeverinë e re pavarësisht se asnjë parti nuk fitoi numrin e mjaftueshëm të votave që të formojë vetë shumicën parlamentare. Ndonëse kryeministri kosovar dhe kryetari i Vetvendosjes Albin Kurti tha se qeveria “Kurti 3“ shumë shpejt do të formohet, bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn besojnë se si pasojë e qëndrimit të palëkundur të opozitës, por dhe humbjes së mbështetjes nga bashkësia ndërkombëtare, për Kurtin vështirë se do të realizohet kjo.

Shkruar nga: Milena Miladinoviq

Me pakësimin e mbështetjes së Vetvendosjes në zgjedhje, pakësohet dhe numri i deputetëve që kjo parti do të ketë në konstituimin e parlamentit të ri kosovar. Partia qeverisëse ka fituar 48 vende, ndërsa për shumicën parlamentare nevojiten 61 deputetë. Negociatat e Vetvendosjes me përfaqësuesit e pakicave josërbe po zhvillohen ndërkohë, ndërsa sipas përllogaritjeve, Kurti kësaj here mund të sigurojë 59 vota të deputetëve në kuvend, përllogaritur dhe votën e Nenad Rashiqit që mori një vend. Sigurisht egziston dhe mundësia e “peshkimit” të deputetëve nga parti të tjera politike.

Partitë opozitare shqiptare për çështjen e koalicionit me Vetvendosjen e Kurtit janë të qarta-nuk ka marrëveshje. Liderët e partive opozitare përveç kryetarit të Nismës Fatmir Limaj i cili ka theksuar se është i hapur për bashkëpunim me Kurtin, shprehen se politika e partive të tyre nuk pajtohet me politikën që ka udhëhequr në mandatin katër vjeçar Vetvendosja.

Pavarësisht nga deklaratat e liderëve të partive opozitare, Kurti dhe partrnerët e tij politik, shprehen se qeveria “Kurti 3“ do të formohet mjaft shpejt dhe se fillimisht pritet të formohet Kuvendi i ri i Kosovës. data për konstituimin e seancës së parlamentit është 15 prilli përcaktoi presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Nëse Kurti nuk arrin të formojë qeverinë, përgjegjësia do të bjerë tek Partia Demokratike e Kosovës e cila pas Vetnendosjes, fitoi numrin më të madh të votave në zgjedhje dhe kjo do të jetë dhe mundësi që Kosova të ketë qeveri opozitare.

Në të dy rastet sipas vlerësimit të analistëve kosovarë, qeveria e mëpasshme do të jetë e brishtë dhe afatshkurtër.

Bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn mendojnë se Kurti vështirë se do t’a formojë qeverinë e tretë pasi Kosova pas zgjedhjeve është goditur nga kriza politike.

Bëhet e ditur se në këto momente të gjitha partitë politike u interesojnë që të zvarritet formimi i qeverisë ndërsa nuk përjashtojnë as mundësinë që zgjedhjet parlamentare të mbahen sërish në muajin tetor së bashku me ato vendore apo vitin tjetër kur të zgjidhet presidenti i ri i Kosovës.

Analisti Petar Doniq nga Rruga e Re e Tretë mendon se politika e kryeministrit kosovar Albin Kurti haset me rezistencë brenda Kosovës por edhe në Perëndim pasi mandatin e kaluar tregoi se gjatë qeverisjes së tij normalizimi i marrëdhënieve me Sërbinë eci mjaft ngadalë, për të cilën vështirë se do të gjejë aleat për të formuar për herë të tretë qeverinë.

Doniq për Kosovo onnlajn thekson se popullariteti i Kurtit ka rënë në të gjitha anët.

"Ai kësaj here pati 41% të votave, në raport me 50% të herës së kaluar. Dy partitë kryesore opozitare, PDK dhe LDK, menjëherë thanë se nuk dëshirojnë qeveri me të. Si fillim nuk përjashtohet fare që formimi i qeverisë kosovare të shtyhet, ndoshta edhe të shkohet sërish në zgjedhje" tha Doniq.

Ky i fundit shtoi se në përgjithësi, politikat e Kurtit hasen me rezistencë të brendshme e të jashtme.

"Arsyeja është se gjatë kohës së mandatit të tij të kaluar, normalizimi i marrëdhënieve ishte mjaft i ngadaltë ndërsa Europa e Amerika këtë e dinë. Në administratën amerikane tani nën drejtimin e Tramp, Grenell, keni një farë ndryshimi të kursit në raport me politikën tradicionale. Megjithatë dhe gjatë dy mandateve të mëparshme, të gjithë të dërguarit specialë inkurajuan dhe bërën tifo drejt normalizimit të marrëdhënieve, që të vijonin negociatat dhe formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, prej Eskobarit e më tej. Europa është pak më e ngadalshme në veprim dhe më e orientuar institucionalisht burokratikisht, por dhe ajo ka patur reagimin e vet në vitin 2023 ndaj Kurtit kur tërhoqi sasi të caktuara financimesh për projekte zhvilluese derisa Kosova të ndryshojë kursin dhe të kthehet në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve dhe negociatave me Beogradin zyrtar”, tha bashkëbiseduesi ynë.

Doniq tha se përkundër këtyre mosmarrëveshjeve, Europa do të vijojë të mbështesë Kosovën, por në masë të paktë nëse pala kosovare do të jetë faktor pengues në normalizimin e marrëdhënieve.

"Nëse do t'i ktheheshim mënyrës së punës së Tramp, që nënkupton bashkimin ekonomik të rajonit, por edhe politikisht, nuk do të ketë përshëndetje të vendimeve të njëanshme sikurse heqja e dinarit, transaksionet e pagesave dhe bojkot mallrave sërbe. Kurti ka situatë sfiduese për të mbledhur aleatë tradicionalë, si dhe aleatë të brendshëm dhe do të shikojmë se çfarë do të ndodhë por situata definitivisht nuk është si para disa vitesh”, konkludoi Doniq.

Avokati dhe ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) Shkëlzen Sopjani thotë se shanset për formimin e Qeverisë Kosovare në këtë moment janë përgjysmë.

Sikurse tha partitë që kanë fituar numrin më të madh të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk janë as afër marrëveshjes dhe secila nga partitë opozitare ka kërkesat e veta, të cilat, siç thekson, për partitë e tjera vështirë të përmbushen.

"Shanset janë 50-50. Me sa shikoj partitë shqiptare nuk janë as afër marrëveshjes së mundshme, sepse kanë vendosur barrikada. LDK dëshiron postin e kryeministrit dhe asnjë parti e tretë nuk do t'ia japë atë vend sepse është i rëndësishëm për çdo parti. PDK për asnjë lloj çmimi nuk do të shkojë me Kurtin dhe as AAK kështu që mbetet të shikohet nëse do të ketë qeveri apo jo”, tha Sopjani për Kosovo Onlajn.

Nga ana tjetër nëse Vetëvendosja në pushtet siguron 61 deputetë sa ç’i nevojiten për formimin e shumicës parlamentare dhe formon qeverinë “Kurti 3”, qeveri e tillë do të jetë jetëshkurtër, kështu që zgjedhjet parlamentare në Kosovë mund të mbahen vitin e ardhshëm bashkë me zgjedhjet presidenciale, shton Sopjani.

“Nëse qeveria formohet ajo nuk do të jetë e fortë, mund të formohet nga Vetëvendosja, me disa deputetë të caktuar nga partitë tjera dhe nga pakicat joshumicë josërbe. Por, me qeveri të tillë do të shkonim në zgjedhje të reja më së voni vitin e ardhshëm, sepse nuk do të na garantoheshin votat për zgjedhjen e presidentit të shtetit konkludon Sopjani.

Historiani Aleksandar Guxhiq thotë se kryeministri kosovar Albin Kurti nuk ka potencial koalicioni por dhe që humbi mbështetjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare për të cilën vështirë se do të arrijë që për herë të tretë të jetë në krye të qeverisë.

Guxhiq thekson se momentalisht të gjitha subjektet politike në Kosovë u intereson që formimi i qeverisë së re të zvarritet. Megjithatë, mendon se do të shkohet në krijimin e qeverisë opozitare por afatshkurtër.

"Kosova pas zgjedhjeve hyri në krizë politike, të gjithë aktorët e skenës politike kosovare do të përpiqen të shtyjnë formimin e qeverisë. Kjo i shkon për shtat regjimit aktual në pushtet, qeverisë në mandat teknik e cila përdor atë për të emëruar zyrtarë të ndryshëm në organe të shumta. Dhe opozitës i shkon për shtat zvarritja e formimit të qeverisë, për të pasur argument për sulmet e mëtejshme politike ndaj Aljbin Kurtit. Në ndonjë moment, për mendimin tim, do të shkohet deri në formimin e ndonjë qeverie opozitare dhe të pritet tetori kur duhet të mbahen zgjedhjet lokale. Mendoj se atëherë do të mbahen sërish zgjedhjet parlamentare dhe të gjitha opsionet politike në Kosovë do t’a shfrytëzojnë atë mundësi për të arritur rezultate sa më të mira në nivel parlamentar dhe lokal”, tha Guxhiq.

Sikurse tha kjo do të jetë e mundur vetëm nëse bashkësia ndërkombëtare nuk cakton qeveri të përshtatshme, siç ishte, thotë ai, në vitet e kaluara.

“E gjithë kjo, nëse nuk ndodh, siç ka ndodhur më parë, që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të mos u diktojnë qeveri të re aktorëve të skenës politike kosovare. Kujtojmë se si më herët bashkësia ndërkombëtare, para së gjithash Amerika vendosi presidenten e Kosovës Atifete Jahjagën” shtoi Guxhiq.