Komuna e Mitrovicës së Veriut: Gara “MitroRun 2026“ u planifikua pa përlqimin tonë

Severna Mitrovica na vrućinama
Burim: Kosovo Online

Komuna e Mitrovicës së Veriut deklaron se as nuk ishte konsultuar e as ishte asistuar në organizimin e garës “MitroRun 2026“, për të cilën sikurse thuhet, është planifikuar të organizohet në territorin e kësaj komune. Theksohet se nuk dhanë pëlqimin për mbajtjen e aktivitetit dhe i bërën thirrje udhëheqësisë së Komunës së Mitrovicës së Jugut të heqin objektet, programin e garës si dhe të gjitha pjesët që janë parashikuar në territorin e Mitrovicës së Veriut.

Sikurse bëhet e ditur në deklaratë, Komuna e Mitrovicës së Veriut është pro mbajtjes së manifestimit dhe mësoi vetëm pasi i’u drejtuan qytetarë të shqetësuar të cilët panë informacione rreth garës në rrjetet sociale.

"Deri më sot, komuna nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar rreth organizimit të eventit, itinerarin e garës, përdorimin e zonave publike dhe trafikut, as për masat e sigurisë që janë planifikuar", thuhet në njoftim.
Nga Komuna e Mitrovicës së Veriut thuhet se është veçanërisht e papranueshme që, sipas informacionit të publikuar, Komuna e Mitrovicës së Jugut shfaqet si organizatore, ndonëse një pjesë e aktiviteteve të planifikuara në territorin e Mitrovicës së Veriut janë bërë të ditura, pra në zonën mbi të cilën ajo vetëqeverisje vendore nuk ka kompetencë.

Në njoftim thuhet se sjellje e tillë është e diskutueshme jo vetëm nga pikëpamja politike, por edhe nga ajo e kuadrit ligjor aktual.

"Ligji nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Vendore përcakton komunën si njësi themelore të vetëqeverisjes vendore në territor të caktuar me ligj dhe përcakton kompetencat e saj në çështjet me interes vendor, ndërsa Ligji nr. 03/L-041 për Kufijtë Administrativë të Komunave, përcakton qartë organizimin territorial dhe kufijtë administrativë të komunave, përfshirë dhe demarkacionin e Mitrovicës Veriore e Jugore", thuhet në të.

Komuna e Mitrovicës së Veriut beson se organizimi i aktiviteteve të komunës tjetër në territorin e saj, pa konsultim me autoritetet vendore kompetente dhe pjesëmarrjen e tyre, përfaqëson direkt anashkalim të kompetencave të Mitrovicës së Veriut të përcaktuara me ligj.

Në njoftim shtohet se duke pasur parasysh mënyrën në të cilën u organizua aktiviteti, pa përfshirjen e institucioneve të Mitrovicës së Veriut dhe njoftimin e tyre në kohë, kjo ngjarje nuk mund të shikohet vetëm si manifestim sportiv.

"Besojmë se ai mbart tiparet dalluese të projektit politik të institucioneve në Prishtinë, efekti i të cilit është pakësimi në praktikë i kompetencave të Mitrovicës së Veriut dhe relativizimi i egzistencës së saj si njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore", theksohet në njoftim.

Nga Komuna e Mitrovicës së Veriut thuhet se sportet dhe manifestimet sportive nuk duhet të përdoren si mjet për demonstrim politik të juridiksionit në territorin e komunës tjetër.

"Respektimi i vetëqeverisjes vendore nuk mund të jetë selektiv. Kompetencat dhe kufijtë administrativë të Mitrovicës së Veriut duhet të respektohen njësoj si kompetencat dhe kufijtë e çdo komune tjetër", bëhet e ditur.

Për këtë, Komuna e Mitrovicës së Veriut përcjell ftesë publike udhëheqësisë së Komunës së Mitrovicës së Jugut që pa vonesa të korrigjojë aktivitetin e planifikuar dhe të heqë nga rruga e programi "MitroRun 2026" të gjitha pjesët që janë në plan në territorin e Mitrovicës së Veriut.

"Presim që udhëheqja e Mitrovicës së Jugut të sillet në përputhje me kufijtë administrativë dhe kompetencat e dy vetqeverisjeve vendore e kështu, ndalet që një manifestim sportiv të bëhet burim mosmarrëveshjesh e tensionesh të tjera institucionale", theksohet në njoftim.

Në fund, Komuna e Mitrovicës së Veriut thotë se do të vazhdojë të insistojë në respektimin e kompetencave të saja të përcaktuara, kufijve administrativë dhe integritetit institucional, si dhe të drejtës së qytetarëve që të informohen në kohë dhe të përfshihen në vendimmarrje që ndikojnë direkt në qytetin dhe jetën e tyre të përditshme.