Sa kuptim ka çelja e temës së konferencës ndërkombëtare për Kosovën?
Shumë herë vitet e kaluara është shfaqur teza për organizimin e konferencës ndërkombëtare në të cilën do të zgjidhej çështja e statusit të ardhshëm të Kosovës dhe marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama këtë histori sërish e ka vënë në lëvizje para disa ditësh, pas ngjarjeve tragjike në Banjskë. Ka mendime kontradiktore për suksesin e mundshëm të një iniciative të tillë ndërkombëtare, ndërsa bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn nga Beogradi, Prishtina dhe Graçanica, besojnë se nuk është momenti për propozim të tillë dhe është i vështirë zbatimi i saj veçanërisht në situatën e tensioneve të larta në terren.
Nuk është hera e parë që Rama kërkon të organizohet konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Sërbinë. Këtë e bëri dhe pas takimit me shefin europian të diplomacisë, Zhozef Borelli në fund të qershorit, kur propozoi organizimin e takimit të liderëve të Beogradit dhe Prishtinës së bashku me zyrtarët e BE dhe SHBA dhe “të mos lejohen të largohen pa marrëveshje".
Tani, pas Banjskës, përsërit të njëjtën thirrje, me qëllim që, thotë ai, nën pjesmarrjen e KFOR të sigurohet paqe në rajon para se, paralajmëron ai, kriza të dalë jashtë kontrollit.
“Thirrja e konferencës së jashtëzakonshme dhe nën garancinë e BE dhe SHBA dhe njëkohësisht marrjen e të gjitha masave të jashtëzakonshme me Kfor, për të parandaluar eskalimin e mëtejshëm të situatës, janë domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin dhe sigurinë në Kosovë sot, por edhe për paqen e nesërme dhe të ardhmen e rajonit, para se kriza e stërzgjatur në veri të Kosovës të dalë jashtë kontrollit dhe të kthehet në zjarr destabilizues për mbarë rajonin”, tha Rama.
Gazetari Boshko Jakshiq vlerëson për Kosova Onlajn se nisma e Ramës për mbajtjen e konferencës ndërkombëtare, si pasojë e situatës në Kosovë erdhi herët.
"Iniciativa e kryeministrit shqiptar është padyshim fisnike, por është shumë herët. Konferencat ndërkombëtare zakonisht mbahen kur problemet merren vesh dhe kur në të tilla takime zgjidhen veçse ceremonialisht" thotë Jakshiq.
Ky i fundit thotë se problemi kosovar është larg zgjidhjes.
“Është larg çdo konference ndërkombëtare. Rrugë të gjatë duhet për të bërë, sfidë e madhe, para së gjithash, para Bashkimit Europian dhe SHBA të cilat bërën planet e Brukselit dhe Ohrit, por shikojmë që ato absolutisht nuk funksionojnë”, thotë ai.
Jakshiq spegon se do të nevojitet shumë kohë dhe presion për të arritur në ndonjë zgjidhje.
“Do të nevojitet ndoshta shumë më tepër presion edhe mbi Beogradin edhe Prishtinën që kjo gjë të fillojë nga pika e vdekur dhe kam frikë se “status quo”-ja u shkon për shumëve” përmbyll Jakshiq.
Pas konfliktit në Banjskë, kryeministri shqiptar Edi Rama tha se formati i dialogut duhet të ngrihet në “nivelin e konferencës”, dhe përfaqësimi i BE dhe komunitetit euroatlantik në nivelin më të lartë, me Francën dhe Gjermaninë në nivel presidenti dhe kancelari.
“Formati aktual ku takohen dy persona nuk ka çfarë të ofrojë më” beson Rama.
Dhe gazetari dhe shkrimtari Zhivojin Rakoçeviq beson se nuk ka kuptim të organizohet konferencë ndërkombëtare për paqen për çështjen e Kosovës, duke kujtuar se të tilla konferenca janë mbajtur dhe janë konsumuar dhe për to momentalisht nuk ka konsensus dhe as kushte.
"Këtu jetojnë dhe nuk zbatohen ligjet perfekte europiane dhe botërore, gjithçka që bota kishte për të ofruar këtu u ndanë në kutiza, u tentua zbatimi, kjo nuk ndodhi dhe tani shikojmë që ligji i vetëm këtu është kaosi, që këtu ligji i vetëm është forca dhe sa herë që tek shqiptarët ecet diçka për keq diku në Ballkan, gjendet ndonjë fuqi që i tërheq, për t'i korrigjuar politikat e tyre dhe për t'i çuar në disa zgjidhje institucionale që për të gjithë të tjerët janë padrejtësi dhe disavantazh" thotë Rakoçeviq për Kosovo Onlajn.
Ky i fundit thekson se momentalisht për organizimin e konferencës ndërkombëtare nuk ka konsensus, por as kushte.
"Konferencat e paqes tashmë kanë ndodhur, ato veçse janë shpenzuar. I vetmi përparim real dhe shpresë në të cilën besojmë, është potenciali ynë për durim dhe aftësia jonë krijuese për t'i mbijetuar nacionalizmit ekstrem, për të mbijetuar agresionin ekstrem, për të mbijetuar mungesën e institucioneve dhe të presim momentin kur sistemi që prodhon vazhdimisht kaos, do të hyjë në histori” tha Rakoçeviq.
Analisti politik nga Prishtina, Leart Hoxha shpreh dyshime që ekziston disponim ndërkombëtar për organizimin e konferencës së paqes e cila do të zgjidhte situatën në Kosovë, duke kujtuar në një prononcim për Kosova Onlajn që dialogu që po drejtohet nisi me vendimin e Kombeve të Bashkuara, e më pas u transferua nën BE dhe se konferenca mund të organizohej vetëm nëse konkludohej se negociatat kishin dështuar.
Kryeministri shqiptar Edi Rama propozon organizimin e konferencës ndërkombëtare të paqes që do të zgjidhte situatën në veri dhe nga ana tjetër, ish-kryeministri kosovar Isa Mustafa pretendon se kjo nuk është ide e mirë për Kosovën.
“Duhet të fillojmë nga pika themelore, dhe ky është se dialogu aktual nisi me vendimin e Kombeve të Bashkuara, e kështu që Kombet e Bashkuara duhet të arrijnë në ndonjë përfundim se ky dialog dështoi dhe më pas të organizohet konferencë paqeje. Duhej të bëhej e ditur se kjo është sërish nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, dhe kjo do të nënkuptonte përfshirjen e mundshme të Rusisë dhe Kinës në të gjithë këtë proces, dhe rusët tani janë pak të zënë me disa çështje të tjera në Lindje, kështu që dyshoj se egziston disponim ndërkombëtar për të shkuar drejt atij formati” theksoi Hoxha.
Ky i fundit pohon se duhet të punohet në dialogun egzistues, të rritet presioni tek të dyja palët dhe nëse është e nevojshme të përfshihet edhe niveli më i lartë diplomatik.
“Konferenca e paqes, nëse kjo do të ishte rruga e mëpasshme, atëherë do të duhej të ishte 20 vjet më parë, jo në vitin 2024”, pohon Hoxha.
Njerëzit që besojnë në këtë ide, thotë Hoxha, mendojnë se është më e lehtë të "kapërcehet" Bashkimi Europian dhe faktor vendimtar mund të jenë zgjedhjet në Sllovaki, të cilat, siç thekson ai, mund t’a kthejnë përfaqësuesin special për dialogun, Mirosllav Llajçak në atdheun e tij, ndërsa vendin e tij të ndërmjetësit, t’i jepet dikujt tjetër.
“Mendoj se derisa nuk ka ndonjë vlerësim zyrtar që ky dialog ka dështuar, dyshoj se diçka tjetër mund të bëhet nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara dhe nëse nuk bëhet nën kujdesin e KB, atëherë është diçka tjetër dhe dyshoj se mund të bëhet shpejt” pohon Hoxha.
Ky i fundit kujtoi Marrëveshjen e Dejtonit, e cila, thotë ai, ndaloi luftën, por B&H, thotë ai edhe pas kaq vitesh është shtet jofunksional.
“Kosova funksionon shumë më mirë si shtet sesa B&H dhe kjo mund të shikohet lehtësisht jo vetëm në terren por edhe nëse lexoni raportet ndërkombëtare. Kështu që, nëse do të shfaqen disa propozime të tjera, ato duhet të shtjellohen në detaje dhe të jenë mjaft të thella, që njerëzit të dinë se diçka e tillë e paparashikueshme, të mos ndodhë më pas 20-25 vitesh çka do të paralizonte shtetin. Kjo në Bosnjë tashmë është bërë dhe mendoj se ata skenarë që janë të paparashikueshëm dhe që ofrojnë zgjidhje të shpejta, të menjëhershme, mendoj se thjesht nuk funksionojnë në Ballkan” tha Hoxha.
Konferenca ndërkombëtare e paqes rreth çështjes së Kosovës, aktualisht nuk është e realizueshme, beson Igor Novakoviq nga Qendra për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë, i cili thotë se është e nevojshme t'i jepet vrull i ri dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, i cili zhvillohet nën kujdesin e BE.
"Kjo situatë është pak a shumë eskaluese, por mendoj se nuk erdhi deri në momentin i cili do të çonte në lëvizje kaq drastike siç është organizimi i konferencës ndërkombëtare. Megjithatë në kuadër të dialogut që ndërmerret në hapësirën egzistuese i cili jep kornizë të mjaftueshme për një iniciativë e re që mbi të gjitha do të vinte kryesisht nga shtetet anëtare të Pesëshes dhe që ndoshta do të çonte në zgjidhje më të shpejtë të çështjeve të hapura” tha Novakoviq për Kosova Onlajn.
Sipas mendimit të tij BE duhet të vazhdojë të kryesojë dialogun, por me ndryshime të caktuara në këtë proces.
“Dialogu sigurisht që është transferuar nga KB në Bashkimin Evropian dhe BE mund të vazhdojë të jetë sponsor i këtij projekti zyrtar, por një iniciativë e re duhet të paketohet në atë format”, beson Novakoviq.
0 komentet