Shatëll-diplomacia e BE dhe e Pesëshes për ringjalljen e dialogut: Çfarë do të sjellë në Beograd dhe Prishtinë “Pesëshja e madhe”
Pas gati një muaji nga ngjarjet tragjike në Banjskë, “pesëshja e madhe” e të dërguarve specialë të BE, SHBA, Francës, Gjermanisë dhe Italisë nesër mbërrijnë në Beograd dhe Prishtinë në tentativë për të ringjallur dialogun dhe procesin e negociatave që praktikisht prej muajsh është bllokuar. Në kuadër të shatëll-diplomacisë të përfaqësuesve të Brukselit dhe të vendeve të Pesëshes u shfaqën versione të ndryshme rreth asaj se çfarë po u sjellin liderëve të Sërbisë dhe Kosovës, ndërsa përmendet se po sjellin zgjidhje të gatshme që do t'u dorëzohen palëve mbi principin "lëre ose merre".
Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn nga Beogradi dhe Prishtina nuk kanë dilemë se presionet do të jenë të mëdha për të shkuar përpara, por shtojnë se pyetja e madhe është se cilat do të jenë efektet, duke qenë se, siç tregojnë ata, ajo taktikë ende nuk ka dhënë frytet e veta që procesi i normalizimit të përparojë.
Gjithashtu, Prishtina dhe Beogradi pesëshen e presin nga pozitat e tyre të mirëvendosura. Beogradi këmbëngul në atë që të reduktohet prania e njësive speciale policore në afërsi të godinave komunale, të largohen kryetarët e paligjshëm shqiptarë dhe të mbahen zgjedhje, çka janë kërkesa të BE dhe SHBA që Prishtina refuzon t'i përmbushë. Lista Sërbe pranoi të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, por tani shtrohet pyetja se kur do të mbahen, pasi Qeveria e Kosovës insiston në udhëzimet administrative.
Autoritetet kosovare nga ana tjetër, refuzojnë të nisin formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, çka për sërbët dhe Beogradin është kusht i të gjitha kushteve dhe refuzojnë të vazhdojnë dialogun derisa “Sërbia të dënohet për Banjskën”.
Përveç mesazheve që vijnë prej ditësh nga BE dhe SHBA se dialogu nuk ka alternativë dhe se duhet rinovuar urgjentisht, për tani nuk është e qartë se cila është saktësisht platforma e BE për vazhdimin e këtij procesi dhe nëse Brukseli do të vazhdojnë të jenë mediator apo të mund të pritet përfshirje direkte e Uashingtonit.
Në Beograd dhe Prishtinë nesër vijnë përfaqësuesi special i BE për dialogun Mirosllav Llajçak, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, si dhe kryekëshilltarët e liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, Emanuel Bon, Jens Pletner dhe Francesko Talo.
Politologu Ognjen Gogiq thotë se ardhja e përfaqësuesve të tjerë bashkë me Lajçakun është sinjal se Quinta qëndron pas punës së tij. Ai, megjithatë, mendon se nuk ka gjasa që të dërguarit të fillojnë dialogun dhe t'i inkurajojnë palët që të zbatojnë zotimet e tyre, duke theksuar se vizitat dhe presionet e tyre të mëparshme nuk kanë dhënë rezultat.
Gogiç për Kosovën online rikujton se “pesëshja e madhe” erdhën në rajon, pra në Beograd dhe Prishtinë në fillim të vitit dhe se edhe atëherë flitej për një marrëveshje dhe se ishin kërcënuar disa sanksione dhe masa të ashpra ndaj Serbisë dhe Kosova nëse nuk e pranon dhe zbaton dokumentin.
“Megjithatë, ata tashmë kanë ardhur me Lajçakun dhe kjo nuk ka sjellë rezultate. Në këto rrethana globale, me shpërthimin e luftës në Izrael, ka kërcënime shumë më të mëdha për sigurinë e Evropës sesa situata në Kosovë, kështu që nëse emërimi i tyre apo fakti që ata shfaqen si vokale mbështetëse të Lajçakut nuk dha rezultat në janar, sigurisht që nuk do të jepte as në tetor”, përfundon Gogiq.
"Kjo tingëllon si një riprodhim, si një film që e kemi parë më parë, por problemi është se ne të gjithë duket se e harrojmë atë. Ndërkohë, pas asaj vizite të 'pesëshës së madhe', ka pasur një propozim franko-gjerman, i cili më vonë u quajt propozim evropian, i cili u pranua në njëfarë forme, por asgjë nuk u realizua prej tij", thekson Gogiq.
Ky i fundit për Kosovo onlajn kujton se “pesëshja e madhe” erdhi në rajon, pra në Beograd dhe Prishtinë në fillim të vitit dhe se edhe atëherë bëhej fjalë për ndonjë marrëveshje dhe se ishin kërcënuar me disa sanksione dhe masa të ashpra ndaj Serbisë dhe Kosovës nëse ai document nuk pranohej dhe nuk zbatohej.
“Ata ndërkohë kanë ardhur me Llajçakun kjo nuk solli rezultate. Në këto rrethana globale, me shpërthimin e luftës në Izrael, egzistojnë kërcënime shumë më të mëdha për sigurinë e Europës sesa situata në Kosovë, kështu që nëse sekundimi i tyre apo fakti që ata shfaqen si vokale mbështetëse të Llajçakut, në janar nuk dha rezultate, sigurisht që nuk do të japë as në tetor. Kjo tingëllon si një reprizë, si një film që e kemi parë tashmë, por problemi është se të gjithë këtë duket se e kemi harruar. Ndërkohë, pas asaj vizite të 'pesëshës së madhe', erdhi propozimi franko-gjerman, i cili më vonë u quajt propozim europian, i cili u pranua në një farë forme, por prej saj asgjë nuk u realizua", thekson Gogiq.
Siç shton ky i fundit pas vizitës së tyre në fillim të vitit, jo vetëm që ajo marrëveshje të cilët ata dikur kërkuan të pranohej, nuk u zbatua, por u shemb dhe marrëveshja e mëhershme dhe kjo është Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 e mund të thuhet dhe marrëveshjet e mëhershme.
"Kjo tregon se cila është shtrirja e tyre e vërtetë diplomatike. Nëse do të kishin fuqinë dhe forcën reale për të detyruar, shtrënguar ose inkurajuar palët për të zbatuar detyrimet e tyre, ata do ta kishin bërë tashmë. Kjo tregon se ata nuk kanë “as karrotën, as shkopin” as për Beogradin, as për Prishtinën. Iniciativa e re tregon dobësi, pra nuk dinë që këtë situatë t’a drejtojnë pasi bëhet e njëjta gjë ndërsa presin përfundim tjetër” thekson bashkëbiseduesi ynë.
Gogiq beson se nëse do të shkohej me të vërtetë tek kjo për të insistuar përmes ndonjë marrëveshje të re, kjo do të krijonte veçse konfuzion të madh pasi siç thotë, nuk do të ishte më e qartë për askënd se çfarë është autoritative, cilat janë këto marrëveshje, çfarë vlen-nëse Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të KB, Marrëveshja e Brukselit apo marrëveshjet e këtij viti të Brukselit dhe Ohrit.
Gogiq shton se veçse do të shtohej nivel i ri i detyrimeve, duke treguar se askujt nuk do ta ketë më të qartë se çfarë është e vlefshme dhe çdokush mund të zgjedhë çfarë i përshtatet.
“Pikërisht ky insistim tek marrëveshjet kur nuk është koha e duhur, çon në këtë situatë”, tha Gogiq, i cili beson se momenti nuk është i pjekur për çfarëdolloj marrëveshje.
Konkretisht, siç shprehet ai, Prishtina nuk dëshiron asnjë marrëveshje rreth Bashkësisë së Komunave Sërbe, Beogradi nuk dëshiron të hyjë në asnjë marrëveshje që do të çonte në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga mosnjohësit nga BE dhe NATO, që, thotë ai, ishte qëllimi i Marrëveshja e Ohrit-që t'i mundësojë Kosovës njohjen nga pesë vendet të BE që nuk e njohin dhe mundësisht të bëhen pjesë e NATO, çka për Sërbinë është e papranueshme.
“Palët I’u përgjigjën me krizë insistimit për marrëveshje. Ky detyrim i marrëveshjeve, që i duhen më shumë BE sesa palëve, çon në radikalizimin e situatës në terren. Më e mira që ata të mund të bëjnë është të tërhiqen nga insistimi për çfarëdolloj marrëveshje dhe në ndonjë kohë këtë gjë t’a lënë në pauzë” thotë Gogiq.
I pyetur nëse mund të priten presione të tjera ndaj Sërbisë, por edhe ndaj Kosovës, Gogiq thotë se rreth presioneve flitet prej fillimit të vitit, qysh prej janarit kur “pesëshja” erdhi, por ai presion nuk dha fryte.
"Mund të vendoset pyetja nëse ai presion ishte real apo bllof ndërsa tani janë serioz. Mendoj se historia për presionet është metodë démodé që nuk jep rezultate dhe më tepër çon në kundër-efekte. Mendoj se prej Beogradit pritet të tregojë bashkëpunim kur është fjala për zbardhjen e fakteve lidhur me ngjarjen në Banjskë, se para së gjithash zhvillohet procedura kundër Millan Radoiçiqit si i dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe mendoj se përderisa Sërbia do të jetë konstruktive në lidhje me këtë, do të kursehet nga presionet e tjera” thotë ai.
Gogiq shton se kjo krizë në Kosovë lindi pas zgjedhjeve të mbajtura në prill, të cilat sërbët i bojkotuan.
“Nëse do të kishin mundësi të bënin presion ndaj kujtdo, ata do të kishin parashikuar se ato zgjedhje do të ishin pjesë e Marrëveshjes së Ohrit. Për mua kurrë nuk ka qenë e qartë se si ishte e mundur të pranohej ai udhërrëfyes në Ohër, dhe pika e të cilës nuk ishin zgjedhjet. Dhe atëherë pikërisht dhe Llajçaku dhe Zhozef Borelli pranuan se nuk kishin mënyrë për t'i siguruar. Kjo tregon se presioni është figurë retorike më shumë sesa reale dhe nëse egziston, jep kundërefekte nga ajo që është dashur të arrihet me të tilla presione” thekson Gogiq.
Vizita e të dërguarve të BE dhe katër vendeve të Pesëshes, SHBA, Francës, Gjermanisë dhe Italisë në Beograd dhe Prishtinë, ka për qëllim të realizojë atë që tashmë ka nisur me Marrëveshjen e Ohrit, beson sociologu Vladimir Vulletiq i cili pret që do të ndërmerret presion tek të dy palët për të bërë atë që ka qenë dakordësuar dhe atë që është e detyrueshme.
Vulletiq tregon për Kosova Onlajn se Marrëveshja e Ohrit nënkupton që të dyja palët të bëjnë pjesën e tyre të punës në pavarësi nga njëra-tjetra, pra pavarësisht nëse njëra apo tjetra i përmbush detyrimet e marra apo jo.
Vulletiq pret që do të ketë shumë presion si ndaj Beogradit edhe ndaj Prishtinës.
"Kjo është ajo që të pestët do të përpiqen të bëjnë si në Beograd dhe në Prishtinë," shton ai.
Vulletiq nuk beson se “Pesëshja e Madhe” do të ofrojë ide të reja për zgjidhjen e situatës, sepse siç thotë, ata janë të bindur se plani i presidentit francez Emanuel Makron dhe kancelarit gjerman Olaf Sholc është ideal dhe duhet të sjellë stabilitet në Ballkan.
“Besojnë se problemi është në moszbatimin e këtij plani, ndaj supozoj se do të ushtrojnë presion dhe gjithçka që kanë në dispozicion për t’a zbatuar atë plan. Ideja e tyre është që ajo që është dakordësuar në Ohër të fillojë të realizohet” thekson ai.
Duke i’u përgjigjur pyetjes nëse ardhja e tyre së bashku me Llajçakun mund të shikohet si mbështetje shtesë për emisarin europian, duke qenë se Prishtina kishte kundërshtime për ndërmjetësimin e tij pas raundit të fundit të dialogut të nivelit të lartë në Bruksel, Vulletiç thekson se SHBA dhe BE nuk do të lejojnë këdo të përcaktojë se kush do të jetë pjesë e delegacionit të tyre.
"Sigurisht që SHBA dhe BE nuk do të lejojnë as Prishtinën e as Beogradin t'u thonë se cilët do të jenë anëtarët e delegacioneve të tyre. Nëse kjo do të ndodhte, në fakt do të thoshte se ata nuk kanë më asnjë ndikim në process. Kjo është një nga garat e Prishtinës, pra mënyra për të ushtruar kundërpresion mbi grupin, por nuk ka dyshim se nuk ka asgjë për të fituar nga kjo”, përmbyll Vulletiq.
Analisti politik nga Prishtina, Fadil Lepaja, thotë për Kosova Onlajn se mesazhi kryesor me të cilin të dërguarit e Pesëshes do të vijnë do të jetë që palët nuk mund t’ë largohen nga detyrimet që kanë marrë dhe se duhet të zbatojnë marrëveshjet nga dialogu.
Lepaja thekson se bëhet fjalë për përfaqësues të shteteve serioze.
“Është e qartë se përse po vijnë, këto vende kanë punuar në një proces në të cilin të dyja shtetet Sërbia dhe Kosova, kanë marrë disa detyrime dhe ato thjesht po punojnë që këto detyrime të konkretizohen dhe të zbatohen në terren. Dhe që marrëdhëniet mes dy fqinjëve jo vetëm të qetësohen, por të normalizohen realisht në kuptimin që duhet të jenë ashtu siç duhet të jenë marrëdhëniet e çdo dy fqinjëve në komunitetin europian. Vetë ardhja e “pesëshes së madhe” përcjell mesazh se nuk mund të ikësh nga detyrimet e veta, nëse do të shkosh në Europë dhe se e vetmja rrugë është bashkëpunimi, marrëveshja dhe biseda, jo lufta dhe idetë mesjetare” tha Lepaja.
Prishtinës dhe Beogradit do t'i kërkohet të jenë "fqinjë normalë" dhe t'i përmbushin të gjitha kushtet e vendosura nëse duan të jenë pjesë e komunitetit europian, pretendon Lepaja.
“Mesazhi i tyre është i qartë, kështu nuk mundeni drejt bashkimit europian, duhet të jeni fqinjë të mirë, të orientuar demokratikisht dhe ndër veti të ndihmoni dhe jo vetëm të shikoni se çfarë dëmi do t'i shkaktoni njëri-tjetrit” tha Lepaja.
Lidhur me pretendimin se një nga temat që “pesëshja e madhe” do të diskutojë me liderët në Beograd dhe Prishtinë do të jenë zgjedhjet në veri të Kosovës, ndërsa Lepaja beson se qytetarët e komunitetit sërb, duhet të zgjedhin “përfaqësuesit e tyre të vërtetë”.
“Çdo zgjedhje e përfaqësuesve sërbë në Kosovë duhet të kalojë përmes procesit zgjedhor, tashmë kjo situatë në veri, pas Banjskës, mendoj se do t'i komplikojë pak gjërat, pasi duhet të shikohet se cilat parti politike janë në Kosovë dhe cilat formacione politiko-ushtarake që nuk e njohin as shtetin, as ligjin dhe as procesin zgjedhor. Nuk munden partitë të cilat gjithmonë bërën thirrje për bojkot, kriz madje edhe luftë, nuk mund të jenë bartëse të një procesi paqeje, nuk mund të normalizojnë marrëdhëniet. Qytetarët e Kosovës të kombësisë sërbe, duhet të zgjedhin përfaqësues që do të përfaqësojnë interesat e tyre, jo disa ide gjeopolitike dhe ide shtetëmadhe. Ata duhet t'i përfaqësojnë këta qytetarë, interesat e tyre dhe të punojnë në atë që pozita e tyre në Kosovë të bëhet sa më e fortë dhe më e mirë dhe që ata realisht të jenë të barabartë me fqinjët e tyre shqiptarë dhe me të tjerët me të cilët jetojnë në Kosovë”, përmbylli Lepaja.
0 komentet