Solidaritet në kohën e festave: Të dhëna alarmante për varfërinë në rajon

Siromaštvo
Burim: Kosovo online/Pexels/Freepik

Ndërsa festat e Krishtlindjes sjellin mesazhe shprese e solidariteti, paralajmërimet e ekspertëve nga rajoni për Kosovo Onlajn kujtojnë se për qindra mijëra njerëz, lufta e përditshme me varfërinë nuk ndalet-nga familjet që nuk kanë porcion të sigurt deri tek fëmijët që rriten pa kushte elementare. Thonë se ata që shoqëria "nuk i shikon" mbijetojnë falë atyre që nuk e kthejnë kokën, ndaj çdo apel për empati dhe përgjegjësi të përbashkët ka rëndësi të veçantë sot.

Shkruar nga: Petar Rosiq

Rritja e kostove të jetesës dhe pasiguria ekonomike e kanë përkeqësuar edhe më pozitën e qytetarëve në mbarë rajonin. Sipas fjalëve të ekspertëve, ndihma u nevojitet gjithnjë e më shumë njerëzve dhe nevojat janë më të larmishme se më parë.

Në Sërbi, sipas të dhënave zyrtare, shkalla e varfërisë është rreth 7% e popullsisë, çka janë 500,000 njerëz.

Shqipëria përballet me një nga nivelet më të larta të varfërisë në rajon dhe Europë, ndërsa më shumë se gjysma e qytetarëve ndihen subjektivisht të varfër.

Në Maqedoninë e Veriut, shkalla e varfërisë sipas fjalëve të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, u ul në vitin 2024 dhe përbën 21.9%.

"Përsa i përket shkallës së varfërisë, dëshiroj të them se ajo është në vitin 2024 më e ulët sesa në vitin 2023 dhe është më e mira që nga viti 2020", tha Mickoski.

Situata është shqetësuese edhe në Kosovë. Zëvendësdrejtoresha e Bankës Botërore për Kosovën, Xhejn Sprouster, theksoi se vitin e kaluar se Kosova pati shkallën më të lartë të varfërisë dhe papunësisë në Europë. Ajo theksoi se, sipas të dhënave të Bankës Botërore, shkalla e varfërisë është 19.2% dhe se Kosova duhet të arrijë përparim të qëndrueshëm në uljen e varfërisë, veçanërisht për popullsinë e re.

Më shumë se 90 mijë familje në nevojë në Kosovë

Që situata nuk ndryshon për mirë por vetëm po përkeqësohet, paralajmëroi javën që shkoi themeluesi i Institutit “Atlas“ Agron Demi. Ai kundërshtoi të dhënat e Qeverisë, e cila pretendon se Kosova shënon rritje ekonomike dhe rritje të mirëqenies së qytetarëve.

Duke komentuar të dhënat më të fundit të publikuara nga ministri i Financave në mandatin teknik, Hekuran Murati, Demi theksoi se varfëria në Kosovë po rritet.

Në profilin e vet në Fejsbuk, thotë se matja e fundit zyrtare e varfërisë është kryer në vitin 2017 dhe ishte 17%, ndërsa sot 25.5% e popullsisë është në situatë financiare që kërkon subvencionim të llogarive.

"Egzistojnë më shumë se 90 mijë familje të varfëra që kanë marrë subvencione për faturat e energjisë, bën të ditur ministri i financave. Një familje e varfër do të thotë është e varfër apo në kufirin e varfërisë. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, janë regjistruar 353 mijë familje, që do të thotë se 25.5% e qytetarëve janë në situatë financiare që kërkon subvencionim të faturave. Matja e fundit e varfërisë në Kosovë është kryer në vitin 2017 dhe ishte 17%. Prej atëherë kemi kaluar nëpër pandemi e kriza çmimesh, por nuk kemi pasur të dhëna të përditësuara rreth varfërisë. Ajo çka po tregon tani Ministria e Financave është indikator që varfëria rritet, çka është trend i parë në shumë vende të tjera pas pandemisë", tha Demi.

Analisti Shenoll Muharremi gjithashtu paralajmëron se ¼ e popullsisë në Kosovë "ndihet ose është financiarisht e varfër".

Theksoi se këta njerëz kanë të ardhura vetëm pesë euro në ditë apo 150 euro në muaj.

“Ju them, jam ende i shokuar dhe nuk mund t’a harroj për asnjë moment se si përfunduam në vitin 2025 me plot 90,000 familje të varfëra. Kjo do të thotë pesë euro për person për të ngrënë, për t’u ngrohur në dimër, për arsim, shëndetësi dhe ilaçe... për transport, dhe për të paguar taksat e larta... dhe gjithçka tjetër që është e nevojshme për jetesë. Ky grup, diku rreth 389,262 qytetarë të Kosovës, ka të ardhura për të blerë tre qifle në ditë dhe një shishe ujë, asgjë më shumë!” shkroi ai në Fejsbuk.

Nivel i lartë i perceptimit të varfërisë në Shqipëri

Në Shqipëri situata është dhe më e rëndë, paralajmëron për Kosovo onlajn Eduard Gjokutaj, ekspert për ekonomi dhe punësim, kryetar dhe analist fiskal në kompaninë Altaks.

Sipas fjalëve të tij, Shqipëria shënon tregues të lartë shqetësues të varfërisë në raport me vendet e tjera europiane.

"Sipas të dhënave më të fundit që matin kufirin e varfërisë, Shqipëria ka mes 41 dhe 46% të popullsisë së saj në këtë situatë, çka është një nga nivelet më të larta në rajon, por edhe në Europë. Sigurisht, ky nivel është shumë më i lartë se ajo që konsiderohet 'varfëri absolute', në të cilën ndodhet rreth 20% e popullsisë", thotë ai.

Thekson se problem i veçantë është niveli i lartë i perceptimit të varfërisë mes qytetarëve.

"Ajo që e dallon Shqipërinë është se këtu niveli i perceptimit të popullsisë që e konsideron veten të varfër është më i lartë dhe arrin deri në 55% të popullsisë. Pra, kjo do të thotë se rreth një milion banorë në vendin tonë ndihen të privuar nga ato shtatë shërbime ose produkte bazë që duhet të kenë", thotë bashkëbiseduesi ynë.

Duke folur për shkaqet e kësaj situate, Gjokutaj thotë mënyrën në të cilën është ndërtuar ekonomia e vendit dhe tregu i punës si dhe dallimi mes vendbanimeve urbane e rurale që është factor shtesë që thellon varfërinë.

"Fshatarët janë më shumë të prekur, për shkak të aksesit të paktë në produkte e shërbime dhe për shkak të mënyrës se si është ndërtuar ekonomia jonë, e cila është më e përqendruar rreth kryeqytetit dhe qyteteve të tjera të mëdha. Kjo ndikon negativisht në shpërndarjen e të ardhurave mes segmenteve të ndryshme të popullsisë. Një faktor tjetër është vetë tregu që nuk stimulon të gjithë fuqinë punëtore. Pjesa e fuqisë punëtore që mbetet këtu nuk ka mundësinë të punësohet në ato sektorë të tregut që u ofrojnë atyre të ardhura të mjaftueshme për jetë dinjitoze. Një pjesë e mirë e shpenzimeve familjare në Shqipëri shkon për ushqim dhe produkte apo shërbime bazike për jetesë", thotë ai.

Në fund vlerëson se masat e deritashme të shtetit nuk ishin orjentuar në zgjidhje afatgjata.

"Politikat shtetërore derimë tani kanë qenë kryesisht politika për të pakësuar tensionet aktuale në shoqëri, reaktive apo afatshkurtra, por jo politika të qëndrueshme që mund t'i jepnin shtysë të tillë ekonomisë që të mos kishte përmirësime të menjëhershme, por përmirësime afatgjata. Kjo politikë do të ndikonte tek të ardhurat e familjeve në përgjithësi, e veçanërisht të individëve, duke pakësuar tendencën e të rinjve për të braktisur vendin, si e vetmja zgjidhje e mundshme", konkludon Gjokutaj.

Pastrehshmëria po merr përmasa galopante edhe në Maqedoni dhe më shumë u rritën gjatë pandemisë së koronavirusit, thekson për Kosovo Onlajn Dragana Llazarovska, koordinatore e Qendrës së Pritjes Ditore në Momin Potok. Shton se rreth 80% e përdoruesve të Qendrës e përbëjnë meshkujt.

Qendra për Pritje Ditore e Kryqit të Kuq në Momin Potok në Shkup, e hapur në vitin 2008, ka ofruar mbështetje për ata që kanë mbetur pa shtëpi dhe burime themelore jetësore për 18 vjet. Varfëria në Maqedoni, por edhe në rajonin më gjerë, veçanërisht prek kategoritë më të cënueshme të qytetarëve-të pastrehët.

"Qëllimi është të zgjidhen të gjitha problemet e tyre që janë shfaqur gjatë jetës. Në 18 vitet e fundit, struktura tregon se numri po rritet nga viti në vit. Mund të them disi kronologjikisht se në vitin 2008, kur u hap, atëherë ishte pikë për të pastrehët. Tashmë ndaj them qendër për pritje ditore sepse para një viti u liçencuam dhe me mbështetjen e Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, emri u ndryshua", thotë Llazarovska.

Në Qendrën e Pritjes Ditore, të pastrehët marrin spektër të gjerë shërbimesh, nga ushqimi dhe veshmbathja deri tek ndihma shëndetësore e psikologjike.

"Kjo do të thotë se njëkohësisht Qendra e Pritjes Ditore për të pastrehët ofron gamë shërbimesh. Kjo do të thotë që ofrohen rroba të pastra. Rrobat e pista lihen pas, lahen njëkohësisht kanë qasje në shërbime të tilla sikurse dushi. Kanë trajtim kundër zgjebes dhe morrave. Egziston kuadër apo ekip profesional, sikurse mjek, punonjës social e psikolog, që u ofron atyre ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme për zgjidhjen dhe sanitetin e të gjitha problemeve shëndetësore, sociale, ligjore e psikologjike", bën të ditur bashkëbiseduesja jonë.

Numri i përdoruesve të qendrës në Maqedoni, vijon të rritet

"Struktura në vitin 2008, kur u çel pika për të pastrehët, përfshinte rreth dhjetë persona, por tashmë në vitin 2012 numri u rrit në 50, në vitin 2017 në rreth 100, dhe që nga shfaqja e koronavirusit në vitin 2019, deri më sot kanë mbërritur 50 persona të rinj të pastrehë. Momentalisht numërojmë 160 prej tyre", paralajmëron Llazarovska.

Epidemia sikurse thekson, përkeqësoi edhe më situatën sepse shumë qytetarë humbën vendet e punës dhe ngelën pa shtëpi.

"Ata 50 të pastrehë të rinj ishin si të gjithë qytetarët e tjerë. Ishin njerëz të punësuar, të dobishëm, produktivë, që kujdeseshin për jetën e tyre, fitonin të holla, mund të paguanin qira dhe të mirëmbanin familjen. Megjithatë, me humbjen dhe mbylljen e shumë vendeve të punës gjatë tre viteve të koronës, kjo ndikoi direkt në kategori caktuara të të pastrehëve potencialë, të cilët, nga normal, njeri i lumtur me familje dhe me marrëdhënie të ndërtuara, thjesht humbin punën dhe prej këtej gjërat shkojnë drejt greminës, kështu që kërkojnë ndihmë në qendër. Pastrehshmëria si fenomen sociopatologjik shfaqet dhe po merr përmasa galopante dhe është rritur më shumë me koronën", thotë ajo.

Shumica e përdoruesve, sikurse spegon, janë meshkuj të moshës 50 deri në 55 vjeç.

"Pastrehshmëria në kuadër botëror, është kryesisht problem mashkullor, kështu që dhe këtu burrat dominojnë. Nga numri i përgjithshëm, rreth 80% janë burra (120-130 persona), ndërsa 30 deri në 40 të tjerë janë gra. Këta janë persona që kanë humbur të gjitha relatat me të afërmit e ngushtë. Madje edhe nëse familja egziston, ato raporte janë të lëkundshme, të ftohta apo në përgjithësi nuk ka. Ky është person ku para së gjithash është i natyrës së varur. Bixhozi, alkooli dhe droga janë shkaktarë të zakonshëm. Tek gratë në një farë mase dominon dhe prostitucioni. Gjithashtu shfaqen dhe persona me sëmundje mendore që shpesh hospitalizohen, por që për ndonjë arsye nuk kanë ku të shkojnë, kështu që kërkojnë ndihmë tek Kryqi i Kuq. Më vjen keq që çdo vit numri rritet por Kryqi i Kuq ka ekip ekspertësh dhe burime për të ndihmuar këta njerëz prej 18 vitesh", spegon Llazarovska.

Një nga sfidat më të mëdha në ofrimin e ndihmës për të pastrehët, sikurse thotë, është mungesa e burimeve sistemike.

"Pastrehshmëria egziston në çdo shoqëri. Në botë ka 100 milionë të pastrehë çka do të ishte vendi i dhjetë më i madh për numrin e popullsisë. Maqedonia nuk është imune dhe numri rritet për shkak të mungesës së burimeve sociale dhe strukturore në shtet. Megjithatë, vitet e fundit ka nisur të punohet me aksione për këtë grup", thotë ajo.

Megjithatë, shton, politikat shtetërore ende nuk janë zhvilluar mjaftueshëm sepse nuk egzistojnë politika të mira kombëtare për strehim social ndërsa mungojnë dhe burime për shërbime shëndetësore falas. Llazarovska bën të ditur se përveç nevojës jetike themelore, të pastrehët u nevojitet stabilitet, arsim dhe përfshirje në shoqëri. 

"Më shumë u mungon çatia mbi kokë-të paktën dhomë prej 15 metër katror që të jenë të sigurt. E më pas u duhet punësim si trampolinë, si dhe arsim për të rriturit. U nevojitet ushqim, këpucë, rroba, ilaçe dhe higjienë. Duhet të futen egzaminime dhe profilaksi falas. Zbulimi i hershëm i sëmundjeve është kyçe. Gjithashtu, të pastrehët duhet të përfshihen në grupet e punës që marrin vendime për ta. Lista e tyre 'top tre' e nevojave është: shtëpi e ngrohtë, punësim dhe përfshirje në marrjen e vendimeve sociale", thotë dhe apelon tek qytetarët dhe kompanitë që të dhurojnë, veçanërisht medikamente, sepse kostot janë të larta dhe popullsia është shumë e sëmurë.

Kur është fjala për kategorinë më të cënueshme të popullsisë dhe nevojave bazike humanitare, është e ngjashme situate dhe në Sërbi, ndërsa trended e cënimit social prej vitesh kanë ngelur stabile, thekson për Kosovo onajn sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Sërbisë Ljubomir Milladinoviq.

"Sot, sikurse në periudhë të caktuar që kemi ndjekur prej vitesh, trend i caktuar që egziston mbahet. Këto janë përgjithësisht numra afërsisht të ngjashëm të njerëzve që janë të cënueshëm social në zonat tona. Sipas të dhënave të Institutit Republikan të Statistikave nga viti 2022, në lidhje me shkallën e varfërisë absolute, ajo fjalë për fjalë arrin diku tek 7% e popullsisë, çka është rreth 500,000 njerëz dhe ky është një numër vërtet serioz", thekson bashkëbiseduesi ynë.

Në Sërbi gratë janë më të cënuara se meshkujt

Duke folur për rolin e Kryqit të Kuq, Milladinoviq thekson se fokusi i organizatës është tek më të cënueshmit në komunitetet vendore në mbarë Sërbinë.

"Ne jemi në rol asistues për autoritetet publike dhe si të them, përmes rrjetit tonë në terren, që mbulon të gjithë Republikën e Sërbisë, jemi në kontakt me njerëzit, mbledhim informacion dhe jemi në gjendje t’a ndajmë informacion me donatorë potencialë", sqaron ai.

Thekson se egziston kategori e veçantë të cënuarish.

“Egzistojnë disa kategori veçanërisht të cënueshëm të popullsisë, e kjo në radhë të parë fëmijët, familjet me një prind, e më pas pjesë e popullsisë që varet nga lloje të ndryshme të përfitimeve sociale dhe ndihmës sociale. Kur shikojmë gjininë, gratë janë më të cënueshme se meshkujt. Kur flasim për programin e Kuzhinës Popullore në Republikën e Sërbisë që përfshin 77 zona, gati 1/3 e 33,000 përfituesve janë në fakt fëmijë nën moshën 18 vjeç dhe ky është sigurisht e dhënë e rëndësishme dhe drejtim i rëndësishëm që Kryqi i Kuq po zhvillon", bën të ditur Milladinoviq.

Pikërisht ushqimi vazhdon të jetë nevoja më e madhe humanitare me të cilën përballen në terren, thotë bashkëbiseduesi ynë.

"Definitivisht sfida më e madhe është nevoja e njerëzve për ushqim ndaj dhe egziston program kaq i zhvilluar që qysh prej 1992 përfshin një numër të madh njerëzish. Në dekadat e fundit, Kryqi i Kuq i Sërbisë ka përgatitur dhe shpërndarë më shumë se 170 milionë porcione të gatuara për popullatën e cënueshme. Veç ushqimit, egziston dhe nevoja për rroba e këpucë. Në komunikim me kompanitë nga sektori që merret me prodhim dhe tregti, marrim mbështetje të çmueshme dhe u jemi mirënjohës për këtë", thotë ky humanist dhe fton të gjithë ata që janë në gjendje t'u bashkohen atyre në këto aksione.

Milladinoviq thekson rëndësinë e solidaritetit të zhvilluar, empatisë dhe kulturën dhuruese.

“Detyra jonë është t’i zgjojmë më tej ato ndjenja që egzistojnë tek populli ynë. Ne duhet të zhvillojmë kulturën dhuruese që të kuptojmë përse është e nevojshme që gjatë vitit të kontribuojmë në komunitetet, qoftë përmes aksioneve të karakterit social apo dhurimit vullnetar të gjakut, sepse dhe kjo është e dhurimit për të ndihmuar komunitetet tona” bën të ditur ai.