Stacion tranzit apo fundi i rrugës-sa tërheqës është Ballkani Perëndimor për punëtorë të huaj?

Strani radnici
Burim: Kosovo online/Pixabay/Ilustracija

Gjatë viteve të fundit, vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me rrjedhje të madhe të fuqisë punëtore dhe për shkak të saj shumë kompani po orjentohen në importin e punëtorëve nga jashtë. Edhe pse hulumtimet tregojnë se rajoni po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë për të jetuar, vit pas viti punëtorët e huaj po shumohen. Në çfarë kushtesh punojnë, nga cilat shtete vijnë më shpesh, sa është rajoni shans dhe për kë është veçse stacion tranzitor për Kosovën, flasin ekspertë nga Beogradi, Tirana, Shkupi dhe Prishtina.

Sipas hulumtimit më të fundit të kompanisë amerikane të konsulencës Mercers, qyteti më i shtrenjtë në rajon për punëtorët e huaj është Tirana, e cila këtë vit u ngjit nga vendi 153 në vendin e 100.

Beogradi këtë vit zuri vendin e 159 në listën e qyteteve më të shtrenjta për të jetuar punëtorët e huaj. Vitin e kaluar ndodhej në vendin e 175 çka do të thotë se dhe në kryeqytetin sërb kostoja e jetesës ka kërcyer. Për këtë listë, Mercers analizoi çmimet e qirave të apartamenteve, çmimin e vezëve, vajit të ullirit, si dhe çmimet e shërbimeve në sallonet e flokëve, çmimet e karburanteve dhe çmimi i kafesë në restorante.

Mes qyteteve më të lira në rajon për të jetuar punëtorët e huaj, është Shkupi i cili u hodh me dy pozicione nga vendi i 200 këtë vit.

Në raportin e Mercerit bëhet e ditur se rritja e kostos së jetesës dhe "ndryshimi i trendit të inflacionit" ushtron presion ndaj kompanive të përshtasin paketa kompensuese që u ofrojnë punëtorëve nga vendet e tjera. Kjo do të thotë që kompanitë duhet të investojnë më shumë për të kompensuar koston e jetesës dhe ruajtur pagat konkurruese për të punësuarit e tyre ndërkombëtarë, raporton Blumberg.

Ekspertët nga rajoni me të cilët biseduam thonë se pavarësisht gjithçkaje, vendet përreth nga viti në vit shënojnë rritje të numrit të punëtorëve të huaj.

Beogradi sipas fjalëve të presidentes së Sindikatës së Bashkuar “Pavarësia” Çedanka Andriq, në vitin 2023 ky numër u dyfishua.

“Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës, vitin e kaluar janë dhënë 50 mijë leje pune, ndërsa një vit më parë 25 mijë. Që do të thjotë se ky numër është dyfishuar. Me sa kemi parë numrin më të madh të punëtorëve të huaj që morën leje ishin nga Rusia, rreth 20.000. E më pas pasojnë punëtorët kinezë-rreth 10 mijë, punëtorë nga Turqia-diku tek 5 mijë, pastaj nga Bangladeshi dhe India, këto janë disa shifra të vogla prej një mijë e pesëqind njerëz”, thotë për Kosovo Onlajn.

Arsyet që kanë zgjedhur Sërbinë janë të ndryshme.

"Një numër prej tyre, le të themi nga Rusia, erdhën për shkak të luftës në Ukrainë-ose për të anashkaluar sanksionet perëndimore për biznes, apo sepse kundërshtuan regjimin në Rusi, e kështu që erdhën këtu. Një pjesë janë 'nomadët e IT' që mund të punojnë kudo, padyshim që atyre u përshtatet Sërbia. Nga ana tjetër, punëtorët kinezë punojnë ekskluzivisht në kompanitë kineze, të cilat tani janë këtu dhe zgjerojnë biznesin e tyre. Punëtorët nga Turqia janë të angazhuar në disa projekte afatshkurtra. Mes tyre ka shumë punëtorë të kualifikuar deri tek punëtorëe krahu” thekson ajo.

Kur diskutohet për punëtorë me strukturë kualifikimi të ulët, këtu kryesisht janë njerëz nga India, Bangladeshi, Pakistani...

“Kryesisht këtu janë të angazhuar në projekte ndërtimi, por ka gjithnjë e më shumë dhe në shërbime, në hoteleri, pra mjaft të larmishme”,spegon ajo.

Pyetjes nëse Beogradi është i shtrenjtë për punëtorët e huaj, spegon se kjo varet nga puna me të cilën ata merren.

“Kjo që Beogradi është shtrenjtësuar mund të konfirmohet dhe nga punëtorët vendas dhe të gjithë ne që jetojmë në Beograd. Gjithçka varet sesi keni ardhur. Nëse je ndonjë inxhinier në fabrikë, keni rrogë të mirë dhe mund të paguani apartament të shtrenjtë në Beograd, apo jeni punëtor ndërtimi dhe më pas jeni vendosur në qendër kolektive. Fatkeqësisht, shumë shpesh pa kushte. Kështu që gjithçka varet nga ajo sesa të kualifikuar jeni dhe sa serioze është firma në të cilën ke ardhur”, thotë Andriq.

Pikërisht prej kualifikimeve pra rroga, varet dhe sa qëndrojnë punëtorët e huaj në Sërbi.

“Të huajt që punojnë në punë më të paguara, janë të kualifikuar, ata shumë shpesh sjellin familjet e tyre, fëmijët e tyre shkollohen këtu dhe mund të përballojnë Beogradin, i cili nga viti në vit, por nga muaji në muaj është gjithnjë qyteti më i shtrenjtë”, spegon presidentja e UGS Pavarësia. Nga ana tjetër, punëtorët që punojnë me paga të ulëta nuk mund të paguajnë apartament në Beograd dhe të jetojnë në banesa kolektive dhe qëndrojnë shumë më pak.

“Punojnë tre apo gjashtë muaj, pastaj vjen turni i dytë dhe ata ndryshojnë, për dallim nga ata që janë të themi, në fabrikat që po hapen apo inxhinierët që po vijnë. Ata qëndrojnë katër apo pesë vjet dhe sjellin dhe pjestarët e familjes. Kështu që gjithçka varet nga statusi i tyre material që kanë dhe pozicionin e tyre këtu”, thotë Andriq.

Situatë e përafërt është dhe në Tiranë që vlen si qyteti më i shtrenjtë për punëtorët e huaj. Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Punësimit Klevis Hysa thotë se dy vitet e fundit në Shqipëri numri i punëtorëve të huaj ka ardhur në rritje pasi përveç kostos së jetesës, sikurse vlerëson për Kosovo Onlajn, janë çuar dhe pagat.

“Sipas të dhënave të fundit statistikore të vitit 2024, në Shqipëri punojnë rreth 12 mijë të huaj. Rreth 70% e tyre vijnë nga vendet europiane, Amerika dhe Kanadaja. Praktikisht kemi rritje të këtij numri. Më shumë punonjës të huaj vijnë nga Italia, ky është numri më i madh i të huajve të regjistruar në Shqipëri. Pastaj vijnë nga Turqia, Kosova, Filipinet dhe India, ndërsa vendet e tjera kanë një numër më të vogël të punëtorëve të huaj të regjistruar” thotë ai.

Sqaron se më së shumti punojnë në fushën e menaxhimit por edhe punëtorë me kualifikim të ulët për punë, punojnë në industrinë e tekstilit, veshjeve, në ndërtim si dhe hoteleri e turizëm.

“Paga e profesionistëve të huaj është e barabartë me pagën e shqiptarëve të punësuar. Fillon nga paga minimale për punëtorët e pakualifikuar, deri në pagat më të larta. Gjithashtu kemi dhe të vetëpunësuar të huaj që janë të regjistruar në Shqipëri” spegon bashkëbiseduesi ynë.

Shton se kushtet e punës janë të bazuara në marrëveshje mes punëdhënësit dhe punëmarrësit por egzistojnë dhe raste të ndryshme.

“Në disa raste punëtori e gjen dhe e paguan vetë akomodimin. Ka shumë raste kur kontrata mes palëve parashikon gjetjen e apartamentit me qira ose ndonjë hapësire më të madhe. Kjo ndodh në ato kompani apo industri që kanë numër të madh punëtorësh të huaj të regjistruar, kështu që punëdhënësi i siguron punëtorit akomodimin dhe ushqimin derisa ai punon këtu”, thotë Hysa.

Ky i fundit bën të ditur se lejet e qëndrimit për punëtorët e huaj jepen nga gjashtë deri në një vit, por që të huajt po qëndrojnë gjithnjë e më gjatë për të punuar në Shqipëri “si rezultat i përmirësimit të kushteve të punës, rritjes së pagave dhe të gjitha mundësive që krijohen për punësim kualitativ".

Hulumtimet tregojnë se Tirana është qyteti më i shtrenjtë në rajon për punëtorët e huaj. Hysa nuk e shikon si problem real pasi sikurse thotë në shumicën e rasteve, akomodimi sigurohet nga punëdhënësit, ndaj nuk rrit kostot për të punësuarit.

“Deri më tani trendi është pozitiv, pagat po rriten dhe kjo është reflektuar me rritjen e kostove. Kjo përcaktohet me marrëveshje mes punëdhënësit dhe punëmarrësit dhe paraqet proces vetërregullues”, vlerëson drejtori i Agjencisë Shtetërore të Punësimit dhe Aftësive.

Përkundër nga Shqipëria, e cila zgjidh kostot e mëdha me rritjen e pagave, Kosova ka fuqinë punëtore më të lirë në rajon. Mirëpo, kryetari i Aleancës së Bizneseve të Kosovës, Agim Shahini, si avantazh për punëtorët e huaj thekson atë çfarë në anën tjetër kostoja e jetesës është minimale.

“Kosova vazhdon të ketë fuqinë punëtore më të lirë dhe vazhdimisht kërkohen punëtorë të rinj, por pagat kanë filluar të rriten dhe në sektorin privat, çka është mirë sepse i pengon punëtorët të largohen nga Kosova. Gjithashtu në Kosovë njeriu mund të jetojë mirë me rrogë të mirë sesa dikush në disa vende të tjera të Ballkanit, pasi nuk është gjithçka e shtrenjtë. Në Kosovë mund të vazhdosh të hash sa të duash me dy euro dhe prapë në Kosovë mund të pish kafe për më pak se 50 cent dhe kjo është diçka që nuk ka në shtetet e tjera”, thotë Shahini për Kosovo Onlajn.

Si problem vlerëson standardin e keq të jetesës dhe bën të ditur se sipas statistikave të PNUD në Kosovë ende ka rritje të varfërisë.

“Qytetarët vazhdojnë ende të braktisin Kosovës sepse nuk kanë ndonjë rrogë të mirë, nuk kanë punë të mirë sepse qeveria e Kosovës nuk ka strategji për të luftuar varfërinë” shton ai.

Shahini bën të ditur se punëtorët në Kosovë vijnë nga të gjitha anët-nga Shqipëria, Maqedonia, Turqia, Bullgaria, madje edhe nga Bashkimi Europian.

“Më shumë tani kanë filluar të vijnë punëtorë nga India dhe Bangladeshi. Ata e përdorin Kosovën si tranzit dhe sipas të dhënave tona vitin e kaluar kanë ardhur më shumë se 5 mijë punëtorë të huaj për të punuar këtu”, thotë ai.

Punët që punojnë janë të ndryshme, spegon ai, nga ndërtimi, shërbimi, gastronomia, veçanërisht puna në kuzhinë dhe kryesisht kanë të njëjtat kushte si punëtoret vendas përveç një kategorie.

“Kur diskutohet për ekspertët që vijnë nga jashtë, ata kërkojnë kushte më të mira, paga më të mira, banesa...kështu që kanë kushte më të mira se punëtorët tanë”, thotë Shahini.

Bën të ditur se të huajt kryesisht vijnë vetëm, pa familje.

“Nëse i shikojmë punëtorët që vijnë nga India, Bangladeshi, Filipinet..., më shumë se 50% e tyre synojnë të shkojnë në Europë. Ata vijnë sepse Kosova ka marrë liberalizimin e vizave dhe me synimin që pas disa vitesh, kur të marrin pasaportën kosovare t’ia mbathin diku jashtë” bën të ditur Shahini.

Shkupi sipas hulumtimit të Mercersit shënjestrohet si qyteti më i lirë në rajon për punëtorët e huaj por që për presidentin e Unionit të Sindikatave të Maqedonisë së Veriut Sllobodan Trendafilov me këtë nuk pajtohet.

“Kostot e jetesës në Maqedoni janë me të vërtetë të larta e madje as punëtorët vendas nuk mund të mbijetojnë me pagat që marrin. Nëse vjen në Shkup do të merrni pagë minimale prej 367 euro, ndërsa në Tiranë paga minimale është 386 euro. Kostoja e jetesës në Maqedoni vitin e kaluar u rrit me 13% dhe kjo tregon që qytetarët maqedonas kanë kaq pak fitim në buxhetin familjar. Fatkeqësisht importi i forcës punëtore të huaj është gjithnjë e më e shpeshtë por sikurse është thënë shumë herë punëtorët e huaj që vijnë nga Turqia dhe Nepali më shpesh përdorin Maqedoninë si stacion tranzitor e më pas largohen në ndonjë vend europian. Para një jave punëtorët nga Nepali u larguan në drejtim të paditur nga Shkupi prej firmës që u dha punë dhe që i solli të punonin”, thotë për Kosovo Onlajn.

Ai shton se punëdhënësit në Maqedoni besojnë se punëtorët e huaj punojnë për pagën minimale dhe se do të jenë të kënaqur pasi përveç fitimit që është më i lartë se në vendet e tyre, do t'u sigurohen edhe shpenzimet e akomodimit, transportit dhe ushqimit. Nga ana tjetër, vitin e kaluar nga Maqedonia e Veriut u larguan 12,500 punëtorë ndërtimi dhe personel shumë i kualifikuar. “Si sindikatë, jemi të shqetësuar nga fakti se kompanitë maqedonase besojnë se e ardhmja e kompensimit për personelin e kualifikuar në vend qëndron në importin e fuqisë punëtore dhe jo tek mbajtja e punëtorëve të kualifikuar vendas nën rritjen e pagave” thotë ai.

Bën të ditur se punëtorët në Shkup vijnë më së shumti nga Turqia dhe punojnë në sektorin e ndërtimit.

“Shumica e tyre nuk janë as të regjistruar. Vitin e kaluar kemi pasur aksidente me pasoja fatale. Puna jashtë orarit nuk evidentohet dhe nuk paguhet sipas legjislacionit maqedonas”, thotë ai.

Pas turqve, në Maqedoninë e Veriut po vijnë gjithnjë e më shpesh punëtorë nga Nepali me të cilët punëdhënësit kanë problem të veçantë.

“Qëndrojnë një deri në dy javë në Maqedoni, rigjenerojnë energjitë e më pas shkojnë në një nga vendet e europianoperëndimore, siç mund të lexohet nga buletini i MPB. Shkojnë në drejtim të panjohur edhe pse në këtë rast të gjithë e dinë se shkojnë në Gjermani”, vëren ai.

Ai thotë se sindikata e tij nuk mendon se këta punëtorë do të kënaqin tregun e punës dhe se do të zëvendësojnë fuqinë punëtore vendase.

“Duhet t'u jepni mundësi të arsimohen dhe kualifikohen në Maqedoni, t'u sigurohet ushqim, duhet t'u sigurohet përkthyes ose të mësojnë maqedonishten sesi të kryejnë detyrat e punës dhe marrë urdhëra nga punëdhënësit. Na shqetëson ajo çka dhe përkundër këtyre shembujve negativë që u kanë ndodhur punëdhënësve, ata insistojnë që ata punëtorë t'i mbajnë në vend. Ata nuk mund të mbajnë një punëtor maqedonas, e jo një punëtor që vjen nga vendet e treta”, thotë ai.