Strategjia e parë mbrojtëse e BE: Mes frikërave europiane dhe interesave amerikane

EU
Burim: Kosovo Online

Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi se nëse Europa do të duhej “të dëshironte paqe, duhej të përgatitej për luftë", duke shtuar se presidenti rus Vlladimir Putin është "kundërshtar i cili nuk do të ndalet në Ukrainë nëse fiton". Kjo deklaratë erdhi fill pasi Komisioni Europian propozoi Strategjinë e parë Europiane të Industrisë së Mbrojtjes (EDIS), ndërsa presidentja e Komisionit Europian Ursula fon der Lajen u zotua për emërimin e komisionerit të mbrojtjes së BE.

Macron të enjten me mesazhin se Europa duhet të përgatitet për luftë nëse dëshiron paqe, në intervistën për televizionet franceze TF1 dhe France 2 tha se BE nuk duhet të vendosë vija të kuqe që, siç tha ai, do të inkurajonin Rusinë të vazhdonte me pushtimin e Ukrainës.

“Nëse Rusia fiton këtë luftë, kredibiliteti i Europës do të reduktohet në zero”, tha Makron.
Vetëm dhjetë ditë më parë më 5 mars, Komisioni Europian propozoi strategjinë e parë Europiane të industrisë e mbrojtjes (EDIS).

Hapi i parë në realizimin e strategjisë së re, është propozimi legjislativ i Programit Europian për industrisë mbrojtëse (EDIP) për të cilin prej buxhetit europian janë dhënë 1.5 miliardë euro në periudhën prej vitit 2025 deri në vitin 2027, e më pas nga një sërë masash të cilat do të siguronte që të prodhonte industri ushtarake që do të mund të jenë disponibile. 

"Industri e fortë, elastike dhe konkurruese europiane e mbrojtjes është imperativ strategjik dhe parakusht për forcimin e gatishmërisë sonë mbrojtëse" tha përfaqësuesi i lartë i BE për politikën e jashtme dhe të sigurisë Zhozef Borelli. 

Kjo ka qenë edhe arsyeja që presidenti i Këshillit Europian, Sharl Mishel së fundmi është takuar me përfaqësues të industrisë së mbrojtjes.

Interpretim i diskutueshëm Neni 5 i Marrëveshjes së Uashingtonit për Nato

Bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn nuk kanë dilemma se si pasojë e luftës në Ukrainë por edhe të gjitha raporteve komplikuese me SHBA, fjala është rreth strategjisë së re mbrojtëse të BE e cila padyshim do të pasqyrohet dhe tek vendet e Ballkanit Perëndimor.

Drejtori egzekutiv i Këshillit për Politika Strategjike, Nikolla Lluniq, thotë se shpallja e strategjisë së re të sigurisë është pranim që BE është e jo e gatshme në përballjen me kërcënimet e sigurisë, siç është lufta në lindje të Europës por edhe ndryshimit të mundshëm të politikës së SHBA.

 “Bashkimi Europian tashmë ka rritur prodhimin e vet mbrojtjes me 40%. Megjithatë, pas deklaratës së Tramp, e cila ishte “mjegull për zgjedhësit”, një pjesë e BE është aksiomatike, duke u frikësuar se çfarë qëndrimi do të kenë SHBA ndaj NATO. A egziston mundësia për dalje, edhe pse kjo ka pak shans, apo pak e involvuar” beson Lluniq.

Ky i fundit sqaron se problemi kyç në kuptimin e nenit 5 të Marrëveshjes së Uashingtonit rreth NATO i cili siç pretendon, faktikisht nuk detyron shtetet anëtare të shkojnë në luftë nëse një anëtar sulmohet.

“Neni 5 thotë vetëm se “sulm ndaj njërit është-sulm ndaj të gjithë anëtarëve të NATO”. Por çdo shtet vendos individualisht se si t'i përgjigjet diçkaje të tillë. Ndaj edhe Bashkimi Europian po shqyrton ushtrinë e vet e mbi të gjitha brenda NATO kanë bashkim europian të mbrojtjes që do të integrohet tërësisht dhe ku nuk do të ketë konsensus, por mbrojtja e këtyre vendeve që hyjnë në të, do të bazohet tek koncepti se sulmi ndaj një vendi është sulm ndaj të gjithëve dhe se të gjitha vendet do të mbrohen bashkarisht”, thekson Lluniq.

Pyetjes nëse i tillë koncept do të thoshte dhe konfrontim me NATO, Lluniq shprehet se anëtarët e BE tani po tentojnë të gjejnë qëndrim kompromisi me NATO ku do të nënkuptonte nivel shumë më të lartë të detyrimeve, por edhe nivel më të lartë të shpenzimeve ushtarake.

Ai thekson se në të më larg kanë shkuar Gjermania dhe Danimarka të cilat praktikisht kanë hyrë në integrimin e forcave të tyre të armatosura. 

“Kjo deri më tani kurrë nuk ka ndodhur mes dy vendeve sovrane. Integrimi i forcave do të mund të pritej së shpejti, veçanërisht me vendet në krahun lindor të NATO. Ata janë të interesuar të rrisin drastikisht shpenzimet e tyre ushtarake dhe sa më shumë të integrojnë mbrojtjen e tyre, sesa siç ishte rasti deri më tani përmes aleancës Euroatlantike”, beson Lluniq.

Ky i fundit vlerëson se ky koncept nuk do të prekë strukturat në kohë paqeje.

“Megjithatë, në luftë apo ndonjë veprim hipotetik, vende të tilla që janë në të tillë bashkim, do të operonin sinkronikisht. Nuk duhet që tani të surprizoheni, ashtu sikurse Gjermania po dislokon trupat e veta në vendet baltike, se do të shkohet deri tek dislokim të forcave shumë herë më të mëdha, në territorin e një vendi tjetër. Në këtë kontekst, mendoj se do të ketë ndërveprueshmëri shumë më të madhe dhe detyrime shumë më të mëdha për çështjen e sigurisë të të gjithëve që hyjnë në këtë union” beson Lluniq.

Pyetjes sesi koncepti i ri i sigurisë do të ndikojë tek Ballkani Perëndimor e veçanërisht tek Sërbia, Lluniq thotë se duhet të kuptohen seriozisht mesazhet që vijnë nga burime të inteligjencës perëndimore.

“Nga shumë burime të inteligjencës, ndërsa së fundmi kemi vënë re dhe nga komuniteti amerikan i inteligjencës, vlerësimet se Ballkani Perëndimor mund të eskalohet në tensione, eventualisht tek dhuna dhe konfliktet. Komuniteti amerikan i inteligjencës për vitin 2024 ka parashikuar se mund të shkohet deri tek esklaimi i dhunës në B&H pas tentativës për shkëputje të Dodikut, e gjithashtu dhe mes Sërbisë e Kosovës.

"Në të tillë situatë hipotetike të vetmit që do të humbnin do të ishte Sërbia dhe populli sërb. Fituesi i vetëm në këtë do të ishte Vlladimir Putin, askush tjetër", thotë Lluniq.

Buxheti për konceptin e ri mbrojtës të BE

Ndërkaq hulumtuesi në Qendrën beogradase për politikë europiane Gjorgje Dimitrov vlerëson se strategjia e re e sigurisë e cila është deklaruar nga zyrtarë të Bashkimit Europian nuk do të pasqyrohet në Ballkanin Berëndimor, por që koncepti i ri nbrojtës i BE nuk duhet të pritet para vitit 2028 ashtu sikurse thelbi çështja e pazgjidhur sesi do të financohet ky projekt.

“Deri tek strategjia e re e sigurisë së BE vështirë se do të arrihet deri në vitin 2028 dhe  miratimit të buxhetit të ri dhe duke qenë se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë anëtare dhe vështirë se do të jetë para vitit 2030, këto detyrime nuk do të vlejnë për to, përveç ndoshta në termat e fondeve e këtu mendoj dhe tek gjashtë miliardë euro të miratuara për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor i cili është ende në debat” thotë Dimitrov.

Ky i fundit sqaron se ideja rreth forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të BE nuk është e re, por tani është aktuale jo vetëm me luftën në Ukrainë, por dhe me zgjedhjet në SHBA dhe pritshmëritë e europianëve se me rikthimin e Donald Tramp mund të shkohet deri në ndryshimin e politikës. 

“Bashkimi Europian në këtë mënyrë dëshiron të forcojë kapacitetet e veta, autonominë e vet për çështjen e mbrojtjes dhe të bëhet më pak e varur nga SHBA. Kjo është gjendje faktike pasi shumë shtete në Europë janë në fakt të varura në mbrojtje dhe mbështeten tek Amerika në çështjen e Rusisë, si dhe kërcënimeve të tjera apo të treta”, thekson Dimitrov.

Ky i fundit precizon se në praktikë kjo do të nënkuptonte forcimin e bashkëpunimit të anëtarëve të BE në blerjen e armëve, e më pas shkëmbimin e të dhënave të inteligjencës.

Megjithatë, thekson ai, problemi thelbësor është se si të sigurohen fondet për atë projekt.
Vlerësimet, nënvizon ai, problemi përmbajtësor është se për të tillë projekt do të nevojiteshin rreth 750 miliardë euro. Të holla, thekson Dimitrov, Bashkimi Europian momentalisht nuk i ka.

“Buxheti momental këtë nuk e parashikon. Ursula fon der Lajen prezantoi disa ide dhe njëra prej tyre është përdorimi i aseteve të ngrira ruse, që Banka Europiane e Investimeve të rishikojë politikën e vet që ndalon përdorimin e fondeve dhe investimeve të veta për blerjen e armëve dhe municioneve dhe e treta do të ishte huazim i përbashkët. Tani pyetja është se si do të reagonin vendet anëtare të BE ndaj kësaj. Tashmë egzistojnë kundërshtime. Disa shtete në verë shprehën shqetësimin dhe thanë se Komisioni Europian kishte tejkaluar kompetencat e veta kur kërkoi blerje të përbashkët të municioneve për Ukrainën. U përmend dhe funksioni i komisionerit për mbrojtje. Por edhe kjo do të duhet të presë zgjedhjet për të parë nëse kjo do të realizohet”, thotë Dimitrov.

Ky i fundit shton se tek çështja e buxhetit, çështje shtesë dhe në faktin se shumë anëtarë të BE tashmë kanë problem me shërbimin e buxhetit të NATO, nevojitet 2%  e GDP. 

“Çelet pyetja, nëse shtetet anëtare do të mund t'u shërbejnë nevojave shtesë të mbrojtjes europiane” thekson Dimitrov.

Ky i fundit thotë se brenda BE egzistojnë ndasi kur është fjala rreth formimit të forcave të armatosura të përbashkëta, pra ushtrisë europiane.

“Egziston histori rreth formimit të ushtrisë europiane, e cila së fundi u prezantua nga ministri i jashtëm i Italisë, por u prit menjëherë me mosmiratimin e disa shteteve nga Spanja, Sllovenia, Polonia dhe Danimarka. Ato këtë e shikojnë si dublim të panevojshëm të kapacitetit të NATO”, beson Dimitrov.
Për analistin politik dhe profesorin nga Prishtina Nexhmedin Spahiu të gjitha planet që janë bërë të ditura nga zyrtarët europianë të cilët parashikojnë koncept të ri mbrojtjeje që përfshin dhe formimin e forcave të armatosura, varet ekskluzivisht nga vullneti dhe interesat e SHBA. 

“Nëse do të jetë në interesin e Amerikës, kjo do të jetë kështu. Pa mbështetjen e SHBA, nuk do të ketë ushtri europiane”, shprehet i prerë Spahiu.

Ky i fundit sqaron se BE vijon të mos jetë në pozitën që të udhëheqë politikë të pavarur ushtarake nga SHBA dhe Britania e Madhe. 

“Bashkimi Europian nuk është në të tillë pozitë që të udhëheqë politikën e vet të pavarur nga Amerika dhe nga Britania e Madhe e cila ka dalë nga BE, por është pak aty në Europë dhe pak në çdo kuptim fuqi. Nëse ky është plani i tyre, nëse kjo përputhet me planet e tyre, atëherë do të jetë”, ka thënë Spahiu.

Formimi i ushtrisë europiane

Ministri italian i punëve të jashtme Antonio Tajani në fillim të vitit ka deklaruar se BE duhet të ketë ushtrinë e saj të kombinuar që mund të marrë pjesë në ruajtjen e paqes dhe parandalimin e konflikteve.

“Nëse dëshirojmë të jemi rojtarë të paqes në botë, na duhet ushtri europiane. Dhe ky është kushti bazë për të patur politikë të jashtme europiane efikase” theksoi Tajani.
Megjithatë, shefi i politikës së jashtme i BE Zhozef Borelli në fillim të këtij muaji pasi prezantoi planin e Komisionit Evropian rreth blerjes së përbashkët të armëve, tha se prioritet për anëtarët e Bashkimit Europian duhet të jetë rritja e bashkëpunimit mes  27 ushtrive shtetërore të bllokut dhe jo formimi i një ushtrie të vetme.

Drejtori Qendrës Hulumtuese beogradase për Politikë të Sigurisë Predrag Petroviq, thotë se pavarësisht nëse ushtria europiane do të formohet apo jo-nuk shikon se kjo mund të ketë ndikim më dramatik në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Bashkimi Europian dhe NATO punojnë së bashku dhe formimi i ardhshëm i ushtrisë së BE, do të jetë në përputhje me NATO. Nuk shikoj se në këtë moment do të ketë ndryshime më dramatike në rajon” vlerëson Petroviq.

Ky i fundit nuk pret që së shpejti të ndodhë deri në formimin e ushtrisë së BE. 

“Rreth kësaj flitet prej kohësh dhe pengesat më të mëdha për këtë kanë ardhur nga NATO. Para së gjithash prej dëshirës për të mos dubluar burimet. Shikoj që shpejtësia e realizimit të formimit të ushtrisë së BE varet nga marrëveshja mes NATO dhe BE por edhe nga vendosmëria e BE dhe anëtarëve të saj për ndarjen e burimeve për një gjë të tillë”, ka thënë Petroviq. 

Dhe kryetari Kuvendit të Klubit të gjeneralëve dhe admiralëve të Sërbisë Millomir Milladinoviq thotë se vështirë të pritet që BE të dalë nga kuadri i marrëveshjes së arritur në rrugën SHBA-Nato.
Ai vlerëson se deklaratat e zyrtarëve europianë që e ardhmja do t’i përkushtohet mbrojtjes është veçse “histori e vjetër”.

“Në Akademinë e Komand-shtabit kam qenë herët në vitin 1988. Atëherë me më madhorët diskutuam rreth formimit të ‘korpusit europian’. Në atë kohë BE nuk ishte në këtë përbërje dhe format, por europianët mendonin rreth formimit të ndonjë njësie të tyre ndonëse shumica ishin anëtarë të forcave të NATO. Donin të kishin ushtrinë e vet që në këtë mënyrë të ishin ‘shtet i rregullt' që kanë territorin, popullin, qeveri, madje edhe ushtrinë e vet, por të pavarur nga NATO. Megjithatë amerikanët këtë nuk e lejuan kurrë” thotë Milladinoviq.

Ky i fundit thotë se shtrohet pyetja kyçe për të cilën vendet e BE, anëtaret e NATO-s do të krijonin ushtri dhe kundër kujt do të luftonin të pavarur nga kjo Aleancë.
“Personalisht mendoj si ish-ushtar se nga kjo praktikisht nuk ka asgjë” beson Milladinoviq.

Ky i fundit sqaron se shtetet e BE të cilat janë dhe anëtare të NATO askush deri më tani nuk i ka penguar të investojnë në mbrojtjen e tyre dhe më shumë se 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP), që është standardi i NATO.

“E drejta e çdokujt prej vendeve europiane, anëtare të NATO, është që për nevojat e veta të armatosen, të blejnë armë, t'i modernizojnë, por ngelet ajo linja kryesore, duhet të dëgjosh shefin, e ky është SHBA” thekson Milladinoviq.

Ky i fundit thotë se dikur ka diskutuar dhe me ish shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rumanisë i cili paqartësisht tha se-nëse ka para-mund të kemi dhe miliona ushtri.

“Kur kemi diskutuar dikur me shefin e shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura rumune, ai më tha se janë të detyruar ndaj NATO-s me këto burime e me këto forca, por nëse ka fonde dhe përmes kësaj, mund të kemi dhe miliona ushtri që do të jetë në përdorim të tyre. Ashtu sikurse dhe amerikanët kanë forca të armatosura ushtarake, por dhe mbrojtje territoriale, pra forca të armatosura të shtetit të tyre” thotë Milladinoviq.

Duke komentuar pretendimet e nënkryetares së EK Margrete Vestager që është e papranueshme që shtetet e BE në 16 muajt e luftës në Ukrainë kanë shpenzuar 108 miliardë dollarë pajisje ushtarake dhe që afërsisht 80% vijnë jashtë hapësirës së BE, kryesisht nga SHBA, Milladinoviq thotë se fuqitë e mëdha botërore deri më tani kanë shpenzuar 50.000 dollarë për sekondë. 

“Vendet kryesuese për çështjen e armatimit është SHBA e cila ka shpenzuar më shumë se 760 miliardë dollarë për përdorim të forcave të armatosura. Dhjetë vendet e tjera pak a shumë kaq kanë shpenzuar. Kjo është gati 50.000 dollarë për çdo sekondë. Këto janë burime të mëdha, për të cilat, nëse do të kishte ndërgjegjësim mes atyre fuqive të mëdha, bota do të ishte krejtësisht ndryshe”, thotë Milladinoviq.