Milladinoviq: BE larg nga forcat e përbashkëta, vendet drejtuese për ushtrinë po shpenzojnë 50.000 dollarë për sekondë

Beograd_240111_Milomir Miladinović 03
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Kuvendit të Klubit të gjeneralëve dhe admiralëve të Sërbisë Millomir Milladinoviq vlerëson se deklaratat e zyrtarëve europianë se në të ardhmen do të jenë të përkushtuar tek mbrojtja janë “histori e vjetër” dhe se është skeptik nëse BE do të dalë jashtë marrëveshjes që u nënshkrua brenda Nato-s.

“Në Akademinë e Komand-shtabit kam qenë herët në vitin 1988. Atëherë me më madhorët diskutuam rreth formimit të ‘korpusit europian’. Në atë kohë BE nuk ishte në këtë përbërje dhe format, por europianët mendonin rreth formimit të ndonjë njësie të tyre ndonëse shumica ishin anëtarë të forcave të NATO. Donin të kishin ushtrinë e vet që në këtë mënyrë të ishin ‘shtet i rregullt' që kanë territorin, popullin, qeveri, madje edhe ushtrinë e vet, por të pavarur nga NATO. Megjithatë amerikanët këtë nuk e lejuan kurrë” thotë Milladinoviq.

Shefi i politikës së jashtme të BE Zhozef Borelli në fillim të marsit, pas prezantimit të planit të Komisionit Europian rreth blerjes së përbashkët të armatimeve tha se prioritet për anëtarët e Bashkimit Europian duhet të jetë rritja e bashkëpunimit mes 27 ushtrive shtetërore të bllokut dhe jo formimi i një ushtrie të vetme.

Ky propozim në fillim të marsit u paraqit nga kreu i diplomacisë italiane Antonio Tajani. Milladinoviq thotë se shtrohet pyetja kyçe për të cilën vendet e BE, anëtaret e NATO-s do të krijonin ushtri dhe kundër kujt do të luftonin të pavarur nga kjo Aleancë.

“Personalisht mendoj si ish-ushtar se nga kjo praktikisht nuk ka asgjë” beson Milladinoviq.
Ky i fundit sqaron se shtetet e BE të cilat janë dhe anëtare të NATO askush deri më tani nuk i ka penguar të investojnë në mbrojtjen e tyre dhe më shumë se 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP), që është standardi i NATO.

“E drejta e çdokujt prej vendeve europiane, anëtare të NATO, është që për nevojat e veta të armatosen, të blejnë armë, t'i modernizojnë, por ngelet ajo linja kryesore, duhet të dëgjosh shefin, e ky është SHBA” thekson Milladinoviq.

Ky i fundit thotë se dikur ka diskutuar dhe me ish shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rumanisë i cili paqartësisht tha se-nëse ka para-mund të kemi dhe miliona ushtri.

“Kur kemi diskutuar dikur me shefin e shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura rumune, ai më tha se janë të detyruar ndaj NATO-s me këto burime e me këto forca, por nëse ka fonde dhe përmes kësaj, mund të kemi dhe miliona ushtri që do të jetë në përdorim të tyre. Ashtu sikurse dhe amerikanët kanë forca të armatosura ushtarake, por dhe mbrojtje territoriale, pra forca të armatosura të shtetit të tyre” thotë Milladinoviq.

Duke komentuar pretendimet e nënkryetares së EK Margrete Vestager që është e papranueshme që shtetet e BE në 16 muajt e luftës në Ukrainë kanë shpenzuar 108 miliardë dollarë pajisje ushtarake dhe që afërsisht 80% vijnë jashtë hapësirës së BE, kryesisht nga SHBA, Milladinoviq thotë se fuqitë e mëdha botërore deri më tani kanë shpenzuar 50.000 dollarë për sekondë. 

“Vendet kryesuese për çështjen e armatimit është SHBA e cila ka shpenzuar më shumë se 760 miliardë dollarë për përdorim të forcave të armatosura. Dhjetë vendet e tjera pak a shumë kaq kanë shpenzuar. Kjo është gati 50.000 dollarë për çdo sekondë. Këto janë burime të mëdha, për të cilat, nëse do të kishte ndërgjegjësim mes atyre fuqive të mëdha, bota do të ishte krejtësisht ndryshe”, thotë Milladinoviq.