Të dhëna paralajmëruese demografike: Shpopullimi i Ballkanit Perëndimor

Ilustracija, Demografija, Zapadni Balkan
Burim: Kosovo online/Ilustracija

Për demografët “llambushka e kuqe” prej kohësh është ndezur: gjithmonë e më shumë numër i madh i të moshuarve, gjithmonë e më pak foshnja dhe gjithmonë e më shumë të rinj që largohen për fat më të mirë. Për bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn, ekspertë të kësaj fushe nga Tirana e deri në Beograd, rezultatet e rregjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë paraqesin “trend“ dhe lehtësisht përvijëzohet dhe në pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Shkruar nga: Arsenije Vuçkoviq

“Kosova po dështon me shpejtësi si pasojë e pakësimit të lindjeve dhe migracionit. Këta janë dy faktorë negativ për të cilën ulja është më e shpejtë sesa pritej. Egzistenca e Kosovës është në rrezik afatgjatë” ka thënë drejtori në detyrë i Agjencisë së Statistikave Avni Kastrati.

Që bëhet fjalë për trend paralajmërues jo vetëm në Kosovë por dhe në mbarë Ballkanin Perëndimor, e tregojnë dhe mjaft hulumtime europiane.

Në hulumtimin e Institutit të Statistikave të Çekisë në normën prej 0.1% ky vend në vitin 2023, ishte me rekord mjeran me rritjen më të ulët të popullsisë në botë.

Por, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në këtë listë janë mes pesë vendeve me rritjen më të ulët të popullsisë në botë.

Shqipëria sipas rezultateve të rregjistrimit të vitit 2023 për 12 vite ka humbur gati 400.000 banorë.

Rezultatet e rregjistrimit të vitit 2023 tregojnë se si pasojë e rritjes negative natyrore dhe shkallës së lartë të emigracionit, Shqipëria është një nga vendet në botë popullsia e të cilës po pakësohet me shpejtësi.

Në uebsajtin e Agjencisë së Statistikave të Qeverisë së Shqipërisë, bëhet e ditur se numri i lindjeve në këtë vend kulmin e vet e pati në vitin 1990 dhe prej këtij momenti çdo vit është ulur, ku ka ndikuar tek rritja natyrore negative dhe murtaja e bardhë, që preku Shqipërinë 30 vitet e fundit.

Emigrimi është problemi i dytë më i madh dhe në të është goditur në veçanti dhe preku veçanërisht pjesën më potente dhe më produktive të popullsisë, pra brezin e 2000 që përbën  shumicën e gjysmës së emigrantëve, kur krahasohen rezultatet e regjistrimeve të popullsisë së 2011 dhe 2023.

Situatë aspak e mirë as në Mal të Zi.

Drejtoria e Statistikave (Monstat) në tetor deklaroi se mosha mesatare e popullsisë është 39,7 vjeç, çka është 2.5 vite më shumë sesa e rregjistrimit të mëparshëm.

Trendet europiane

Sociologia e Institutit për Studime Europiane Marija Marseniq beson se Kosova po ndjek trendin europian të shpopullimit.

“Ne jemi dëshmitarë të trendit shpopullues dhe kjo jo vetëm në të ashtuquajturën Kosovë, por në mbarë Europën. Ky është trend i përgjithshëm”, bën të ditur Marseniq në bisedë për Kosovo Onlajn.

Arsyet kyçe janë situata e rëndë ekonomike, standarti i ulët i jetesës dhe “shkaku” kryesor për të rinjtë, është pasiguria.

“Një nga problemet dhe shkaqet kryesore të peizazhit demografik në të ashtuquajturën Kosovë, është sigurisht për shkak të migrimit, pra largimit të madh të popullsisë së re, punëtore, të aftë për punë nga ky territor. Këto emigrime më së shpeshti shkaktohen nga faktorë ekonomikë, standardi i ulët i jetesës, shkalla e lartë e papunësisë dhe përgjithësisht vështirësitë e mëdha ekonomike. Por, një tjetër faktor shumë i rëndësishëm që bën që të rinjtë të largohen nga ky territor, është patjetër siguria jashtëzakonisht e dobët dhe e pasigurt. Pra, mbretëron një gjendje e përgjithshme pasigurie në këtë territor dhe kjo është arsyeja që të rinjtë po largohen masivisht”, tha Marseniq në bisedë për Kosovo onlajn.

Duke komentuar të dhënat se në Kosovë është dyfishuar numri i të moshuarve 65 vjeç e sipër në raport me regjistrimin e kaluar, kjo eksperte thekson se ky fakt mbart dhe pasoja të caktuara.

"Më të mëdhatë nga ato pasoja janë sigurisht ekonomike. Do të shohim që në periudhën e ardhshme do të ketë presione të mëdha në fondet e pensioneve dhe në sistemin shëndetësor. Gjithashtu, ky largim i madh i popullsisë së re në moshë e aftë për punë, do të ndikojë në mungesën e fuqisë punëtore në tregun e punës” beson Marseniq.

Kjo e fundit shton se largimi i fuqisë punëtorë me kualifikim të lartë sikurse mjekët, inxhinierët, shkencëtarët, do të shkaktojë jo vetëm mungesë të personelit të kualifikuar.

“Do të shkohet deri tek mungesa e investimeve dhe zhvillimi dhe vetëm për këtë dhe rënia e përgjithshme e cilësisë së jetës dhe standardit të jetesës”, paralajmëron kjo eksperte.

Duke komentuar rezultatet e publikuara së fundi nga regjistrimi i popullsisë në Kosovë, Marseniq thotë se kanë treguar se Kosova ka humbur gati 200 mijë banorë.

“Kjo është sa qyteti i tërë i Prishtinës”, preçizon ajo.

Nën shpopullim, në Kosovë, ka dhe rritje të dukshme të popullsisë së vjetër që është dyfishuar në raport me regjistrimin e vitit 2011.

“Arsyet për këtë janë të ndryshme. Këto mund të jenë faktorë ekonomik, politik, social dhe kulturor”, thekson Marseniq.

Kjo e fundit spegon se ky trend kontribuon në rritjen e jetës shekullore dhe uljen e shkallës së vdekshmërisë çka janë rezultat i përparimeve në mjekësi dhe rritjes së aksesit tek kujdesi shëndetësor.

Tregon se rënia e lindshmërisë ndikon në pjesmarrjen e grave në tregun e punës dhe shtrirjen e shkollimit.

Eksodi i popullsisë

Edhe eksperti ekonomik nga Prishtina Mustafa Kadriaj beson se rezultatet e regjistrimit në Kosovë ishin të pritshme për të dëshmuar trendin e eksodit të popullsisë drejt Perëndimit, por që kjo nuk është pasojë vetëm e faktorit ekonomik.

“Rezultatet që shpalli Agjencia e Statistikave e Kosovës, ishin të pritshme sepse nuk ishte vetëm si pasojë e situatës ekonomike që çoi në eksodin e popullatës drejt Perëndimit”, thotë Kadriaj për Kosovo onlajn.

Rritjen natyrore, nuk e lidh me arsyet ekonomike dhe sqaron se shkaqet e rritjes së popullsisë mund të jenë të ndryshme.

“Rritja e ulët natyrore lidhet kryesisht me kategoritë e emancipuara të shoqërisë, si klasën e arsimuar” spegon ky ekspert.

Apostrofon se sipas rezultateve të regjistrimit, ashkalinjtë si minoritet, ka shënuar rritje. Megjithatë, paralajmëron se ata përballen me sfidë serioze në Kosovë.

“Fatkeqësisht kjo popullsi nuk ka shërbim shëndetësor”, thekson Kadraj.

Këtë problem e apostrofon si kyç për Kosovën.

“Qëllimi është shëndeti cilësor i popullsisë dhe jo vetëm rritja e saj, pavarësisht nëse bëhet fjalë për minoritet apo maxhorancë shqiptare, përfshirë edhe atë sërbe. Duhet të egzistojë sigurim shëndetësor dhe shërbime shëndetësore optimale sesi qytetarët të mund të jetojnë shëndetshëm. Rritja e popullsisë nuk duhet të pësojë mungesë të shërbimeve shëndetësore”, thotë Kadriaj.

Bilanci migrues

Që të dhënat demografike nga Kosova janë shqetësuese, e konfirmon dhe profesori i Fakultetit të Gjeografisë në Beograd Petar Vasiq.

Ky i fundit thotë se pavarësisht rritjes së lartë natyrore, Kosova shënon trend të pakësimit të popullsisë në vëllimin e eksodit.

Kjo mbështetet nga të dhënat se bilanci negativ i migracionit arrin në 340,000 persona.

“Numri i banorëve në Kosovë e Metohi në këto 13 vite prej 2011-2024, është zvogëluar diku tek 140,000. Tani është pak më shumë se 1,600,000. Megjithatë, popullsia ende po rritet natyrshëm. Pra, numri i lindjeve është ende më i lartë se numri i vdekjeve dhe përmes shtimit natyror, popullsia e Kosovës është plus 200.000 në këto 13 vite. Megjithatë, duke marrë parasysh rënien e përgjithshme të popullsisë, kjo na tregon bilanc negativ migracioni prej minus 340,000 banorësh, që praktikisht është masë e eksodit”, thekson Vasiq për Kosovo onlajn.

Ky i fundit sqaron se shkalla vjetore e bilancit të migrimit në Kosovë në nivelin vjetor, është më e madhe se 15 promil.

“Për krahasim, në pjesën tjetër të Sërbisë: Sërbinë qëndrore dhe Vojvodinën, ajo shkallë e bilancit negativ të migracionit, është rreth dy promil në vit”, thekson Vasiq.

Ky demograf apostrofon arsyet ekonomike dhe bashkimi familjar janë si dy shkaqet kryesore të migrimit të theksuar.

“Megjithatë, në thelb është arsyeja ekonomike në të dy rastet, sepse kur popullsia në dekada të tëra migron në vende të caktuara të huaja, atëherë krijohen disa rrjete farefisnore, pra rrjete migrantësh, atëherë migrimi bëhet më i lehtë për të gjithë ata që dëshirojnë të largohen nga Kosova dhe Metohia” bën të ditur ky demograf.

I pyetur të komentojë numrin shumë më të paktë të sërbëve në Kosovë nga sa ç’pritej, përkatësisht diçka më shumë se 2% e qytetarëve që e identifikonin veten si ortodoksë, ky ekspert beson se nuk egziston lidhje direkte dhe se numri i sërbëve është i nënvlerësuar.

“Mendoj se nuk është tamam lidhje direkte lineare mes numrit të kristianëve ortodoksë dhe numrit të sërbëve në Kosovë e Metohi. Do të thosha se vlerësimi i tyre e nënvlerësoi jashtëzakonisht numrin e sërbëve në Kosovë e Metohi”, beson Vasiq.

Analiza e të dhënave statistikore: prej Luftës së Dytë Botërore e deri më sot, jep spegim për rikompozimin e popullsisë shqiptare dhe sërbe në Kosovë.

“Pas Luftës së Dytë Botërore, sërbet dhe shqiptaret në Kosovë e Metohi lindnin afërsisht të njëjtin numër fëmijësh. Kjo ishte rreth gjashtë fëmijë për grua. Pas kësaj, sërbet nisën tranzicionin e fertilitetit, pra pakësimin e asaj përqindje të numrit të fëmijëve, ndërsa shqiptaret mbetën në të njëjtin nivel dhe deri në vitet ‘80, kjo mesatare u rrit në shtatë. Dhe njëkohësisht sërbet ranë në tre. Nëse kjo pabarazi në lindshmëri zgjat për shumë dekada, atëherë kemi një lloj rikompozimi të strukturës etnike siç ndodhi në Kosovë e Metohi”, analizon Vasiq.

Por tregon për një fenomen tjetër.

“Në këtë moment popullsia sërbe në Kosovë e Metohi, shënon lindje dukshëm më të larta në raport me popullsinë sërbe në pjesën tjetër të vendit tonë. Në thelb, kjo nuk është kaq surprizuese kur popullata në ndonjë status të cënueshmërisë së menjëhershme reagon në mënyrë të tillë në lidhje me lindjet”, thekson Vasiq.

Zhdukja e fshatrave në Maqedoninë e Veriut

Që problemet demografike nuk torturojnë vetëm Kosovën, e sqarojnë dhe bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn nga rajoni.

Ish drejtori i Institutit Shtetëror të Statistikave të Maqedonisë së Veriut dhe demografi analist Donço Gerasimovski, vlerëson se ky vend dekadën e fundit ka shënuar pakësim drastik të lindshmërisë, por dhe rjedhjen e popullsisë për të cilën nevojitet urgjentisht strategji në mënyrë që ky proces të ndalet.

“Prej dhjetë vitesh nataliteti në vendin tonë është në rënie. Ai është të themi, para dhjetë vitesh ishte rreth 27,000, tani është diku rreth 16,000. Kjo do të thotë se bëhet fjalë për pakësim drastik të lindshmërisë. Nëse shikoni shifrat në nivel vjetor, mesatarisht lindin rreth 700 fëmijë më pak çdo vit" thotë Gerasimovski për Kosovo onlajn.

Ky i fundit bën të ditur se dy arsyet kryesore janë: e para fakti që çiftet gjithnjë e më shumë vendosin për numër të vogël të pasardhësve dhe e dyta është procesi i emigrimit.

“Kjo është ajo popullsia riprodhuese, popullata e re që pritet të çiftëzohen”, thekson ky ekspert, dhe shton se numri i fëmijëve të lindur jashtë vendit është gjithmonë e më i madh dhe tashmë përllogaritet në rreth 6000.

“Në disa komuna dhe rajone kemi numër më të madh të lindjeve të gjalla dhe lindshmëri më të lartë se në vetë vendin” thekson Gerasimovski.

Ky demograf spegon se rritja e shkallës së largimit të popullsisë nga Maqedonia e Veriut është për shkak të kushteve të jetesës, por edhe statusit socio-ekonomik, arsimit, si dhe një sërë arsyesh të tjera që mund të përshkruhen si "kërkimi i jetës më të mirë".

Ai paralajmëron se nga tetë rajone dhe 60 komuna në Maqedoninë e Veriut, në shtatë kanë shënuar rritje negative natyrore.

“Nga tetë rajone, në shtatë është ulur lindshmëria, pra regjistrohet rritje natyrore negative. Në 60 komuna kemi rritje natyrore negative, pra numri i lindjeve të gjalla është më i vogël se numri i vdekjeve”, saktëson Gerasimovski.

Ky i fundit shton se të dhëna të përafërta ka dhe për Ballkanin Perëndimor.

“Në vendet fqinje, si Bullgaria, kjo shfaqje është edhe më karakteristike. Në Sërbi kemi situatë ku lindshmëria është më e lartë çdo vit ose 0, 1 ose 1 % në raport me vitet e kaluara. Dukuri të ngjashme ndodhin në Kosovë dhe Mal të Zi. Në të gjitha vendet proceset demografike janë të këqia” thekson ai.

Zgjidhjen për Maqedoninë e Veriut e shikon tek zhvillimi i strategjisë serioze demografike.

“Formimi i organit koordinues brenda institucioneve kompetente shtetërore që do të zhvillonte strategji serioze eksperte dhe profesionale për periudhën e ardhshme është vetëm hapi i parë. E dyta, është angazhimi i njerëzve profesionistë pavarësisht përkatësisë fetare, etnike apo partiake. Na nevojiten njerëz që i njohin mjaft mirë këto fenomene dhe probleme sepse deri më tani janë zhvilluar disa strategji të tilla që nuk kanë dhënë fryte. Por, ka propozime dhe masa që mund të ndihmojnë, veçanërisht sesi të rinjtë t’i mbajmë në vend, nga përmirësimi i kushteve të jetesës, kushte më të mira studimi, sigurimi i vendeve të punës dhe banesave... Në të kundërt nuk do të jetë mirë. Nga 1769 vende të banuara, 205 janë të braktisura. Në 300 vendbanimeve ka dhjetëra banorë. Llogarisni sidomos kur bëhet fjalë për zonat rurale, ¼ do të mbetet bosh” paralajmëron Gerasimovski.

Pasoja afatgjata

Shqipëria në mjaft hulumtime europiane, apostrofohet si rekord i palavdishëm për çështjen e lindshmërisë.

Profesori në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, Zihbi Dervishi, thotë në bisedë për Kosovo Onlajn, se rënia e lindshmërisë është-fertiliteti si një nga problemet më serioze me të cilat shteti po përballet sot.

“Kam përshtypjen se as shifrat e dhëna nga Instituti Shqiptar i Statistikave (Instat) nuk janë të sakta. Norma e fertilitetit në Shqipëri do të duhet të ishte më e ulët se ajo që jep Instat, sepse nuk përfshinte shumë persona që nuk jetojnë në Shqipëri, por janë shqiptarë. Rënia e fertilitetit është një nga problemet më serioze me të cilat përballet shoqëria jonë” deklaron Dervishi për Kosovo onlajn.

Ai paralajmëron se për këtë faktorë kyç janë dy ku nëse nuk ndryshojnë, për 50 apo 60 vite mund të ndryshojnë tërësisht pamjen demografike të Shqipërisë.

E para është niveli dramatik i emigrimit të popullsisë dhe e dyta është pavendosmëria e çifteve të martuara për të pasur fëmijë.

“Kjo sjell probleme që ne si shoqëri do t'i ndjejmë pas pesë deri në gjashtë dekada”, thekson ai.

Arsyet e rënies së lindshmërisë i shikon mbi të gjitha në pasigurinë e përgjithshme, veçanërisht tek popullata e re që frikësohen nga lënia e pasardhësve.

“Nuk ka siguri kur bëhet fjalë për punën dhe jetën normale. Ndaj, është e domosdoshme të ndërmerren hapa që të rinjtë, nënat dhe baballarët e ardhshëm të ndihen më të sigurt. Gjithashtu, shteti duhet të investojë në sistem sigurimi fëmijët dhe nënat në rast divorci apo vdekjeje të bashkëshortit. Së dyti, është e nevojshme të krijohet frymë, ndërgjegjësim tek njerëzit se të pasurit fëmijë është shumë e rëndësishme për mirëqenien jo vetëm të shoqërisë, por edhe të nënave. Këto të fundit që lindin dy ose më shumë fëmijë, janë më të shëndetshme, jetojnë më gjatë dhe shmangin një sërë sëmundjesh”, thekson Dervishi.

Ky ekspert paralajmëron gjithashtu se jo më pak problem është vendimi i çifteve të reja për të shtyrë lindjen e pasardhësve të tyre.

“Të rinjtë që mendojnë të largohen nga vendi, me vetëdije shtyjnë dasmat dhe bëjnë fëmijë, duke mos kuptuar se sa më shumë të vonohet kjo, aq më i madh është rreziku për të pasur fëmijë me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore”, thotë Dervishi.

Ky i fundit paralajmëron se ky fenomen lidhet me vajzat e reja të cilat besojnë se problem i tillë do të mund të ketë pasoja katastrofike për jetën e tyre në të ardhmen dhe kjo është arsyeja që nuk vendosin të lindin.

“Megjithatë, kjo situatë mund të ndryshojë dhe të përmirësohet nëse merren masa ekonomike dhe sociale. Në këtë mendoj tek avantazhi në punësimin e të rinjve, por edhe mundësimin e çifteve të reja të marrin apartamente në pronësi të bashkive që nuk kushtojnë shumë. Pra, nevojiten investime shtetërore në banesa, që të rinjtë të mos rëndohen me kosto financiare” thotë Dervishi.