Të drejtat e sërbëve veçse në letër: Kush dhe përse i shqetëson flamuri sërb?
Kushdo që ka qenë të paktën një herë në Kosovë, ka mundur t’a vërë re se si valëviten lirshëm flamujt e Shqipërisë, Gjermanisë, SHBA, Zvicrës e shumë të tjerëve, por jo ai i Sërbisë. Kosova madje feston Ditën e Flamurit të Shqipërisë fqinje, por për simbolet e komunitetit sërb që prej shekujsh jeton në këto vise, nuk ka vend. Pyetjes se përse është kështu, bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn kanë pasur përgjigje unike-flamujt kanë qenë gjithmonë të parët nën sulm kur populli gjendej nën sulm.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shpesh në fjalimet e tij ka informuar opinionin se në Kosovë ndër të tjera funksionon multietniciteti dhe multikulturalizmi dhe rregullisht mburret se “Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor”. Madje dhe Kushtetuta e Kosovës thotë se të gjitha komunitetet janë të lira të shfaqin simbolet e tyre.
Megjithatë, në realitet është ndryshe. “Multikulturalizmi” kosovar edhe një herë tregoi rastin e kremtimit të festës qytetase të Shënjt Vasili Ostroshkit në Lleposaviq, kur kryekomunari Lulzim Hetemi ndaloi përdorimin e tringjyrëshit sërb. Që ky nuk është incident i izoluar, por politikë zyrtare, kjo u tregua edhe nga premtimi i Hetemit dhe kryekomunarëve të tjerë shqiptarë në veri të Kosovës në prill të vitit të kaluar se sapo të merrnin mandatet do t'i hiqnin flamujt sërb, çka dhe ndodhi.
Duke reaguar ndaj ndalimit të përdorimit të flamurit sërb, historiani nga Fakulteti Filozofik në Mitrovicën e Veriut, Lluka Jovanoviq thotë se dy simbolet kryesore të sërbëve si popull në të kaluarën, krahasuar me vendet tjera, ishin flamuri dhe e shkruara në alfabetin cirilik. Flamuri është, siç shprehet ai për Kosovo Onlajn, si simbol kryesor i popullsisë sërbe shpesh herë kur nën sulm ishte i pari.
“Ne mundëm të shikonim në të kaluarën tonë të re shekullore, veçanërisht në dy shekujt e fundit, se sa herë që populli sërb gjendej nën okupim ose kur e gjente veten nën shfarosje potenciale apo dëbim ose shkatërrim të mundshëm në një territor, së pari u ndalua e shkruara e tij dhe flamuri. Kështu që dhe në këtë rast mund të shikojmë se e shkruara sërbe është pranuar si e barabartë sipas të ashtuquajturës kushtetutë kosovare, por që në fakt nuk zbatohet askund, madje është e ndaluar, madje as gjuha sërbe në alfabetin latin nuk mund të shikohet në dokumente zyrtare. Kështu që aty shikojmë para së gjithash diskriminim ndaj të shkruarit në sërbisht, e më pas diskriminim ndaj flamurit sërb”, thotë Jovanoviq.
Ky i fundit shton se duhet të dallohen dy tipa flamujsh sërb, flamuri shtetëror sërb me stemë dhe shqiponjë dykrenare dhe flamurin popullor sërb që përdoret tek sërbët në diasporë, i cili pranohet nga të gjitha shtetet jashtë ku jetojnë sërbët.
“Ai është klasiku tringjyrësh, megjithatë dhe ky flamur i shqetëson autoritetet kosovare, por jo vetëm atyre, por edhe komunitetin ndërkombëtar, ndaj ai është simbol ndalimi dhe simbol diskriminimi në Kosovë e Metohi”, vlerëson bashkëbiseduesi ynë.
Shembulli më i ri është i Lleposaviqit sikurse thotë, shembull flagrant që tregon se një popull që është shumicë në komunën e vet, nuk ka të drejtë të shfaqë ndjenjat e veta kombëtare, që i garantohen jo vetëm me ligj, por edhe nga aktet e përgjithshme ndërkombëtare.
“Megjithatë, ne kemi mundur të shikojmë se çdo shkelje e ligjit dhe çdo shkelje e normave ndërkombëtare në Kosovë e Metohi, në fakt është sinonim i këtij të ashtuquajturi shtet. Pala shqiptare kushtetutën e vet e shkel në masë të madhe, por edhe çdo dokument ndërkombëtar dhe çdo akt ndërkombëtar për të cilin është angazhuar më parë. Të krijohet përshtypja se administrata kosovare nuk e njeh forcën e ligjit, forcën e të drejtës, prandaj nuk i njeh as normat elementare të respektimit të komuniteteve minoritare në territorin e vet që e konsideron si të pavarur”, thotë Jovanoviq.
Nga ana tjetër ky i fundit jep shembullin e Republikës së Sërbisë ku pakicat kombëtare sikurse bën të ditur, i kanë të realizueshme të gjitha të drejtat e tyre.
“Tubohen në këshillat e tyre kombëtare, u njihen flamujt kombëtarë, e shkruara kombëtare, arsimi në gjuhën e tyre dhe një sërë privilegjesh të tjera që pakicat kanë në Europën e civilizuar, jo vetëm në Bashkimin Europian, e kështu që është vërtet paradoks i madh që Kosova, që veten e quan shteti më demokratik të Europës, nuk respekton të drejtat themelore demokratike të komuniteteve minoritare”, thekson ai.
Jovanoviq vlerëson se e vetmja gjë që sërbët mund të kërkojnë është mbrojtja nga bashkësia ndërkombëtare, por që duhet të jenë të vetëdijshëm për faktin “që realisht kërkojnë zgjidhjen e problemit nga ai që e ka shkaktuar atë”.
“Ne kemi mundur të shikojmë në tri dekadat e mëparshme se komuniteti ndërkombëtar absolutisht nuk është aty për të gjitha ulërimat e komunitetit sërb në Kosovë e Metohi. Bashkësia ndërkombëtare është ai sponsori i shtetësisë kosovare, ai është koordinator i të gjitha planeve të tyre dhe sponsor i të gjitha planeve të tyre”, thotë Jovanoviq.
Petar Ristanoviq, bashkëpunëtori shkencor në Institutin për kulturë sërbe në Lleposaviq, vlerëson për Kosovo Onlajn se ndalimi i përdorimit të flamurit sërb është një provë më tepër që Albin Kurti dhe numër i konsiderueshëm shqiptarësh nuk dëshirojnë prezencën e sërbëve dhe për ta zgjidhja më e mirë është që sërbë në Kosovë të mos ketë më.
Ristanoviq sqaron se në Kosovë ka më shumë flamuj të shteteve të tjera sesa të vetë atij të Kosovës, por që problem i vetëm është ai sërb. Ai shton se egzistojnë një sërë shembujsh të diskriminimit të komunitetit sërb që shkelen dhe vetë në kushtetutën kosovare.
“Përsa i përket konkretisht flamujve, të gjithë ata që kanë qenë ndonjëherë në Kosovë kanë qenë dëshmitarë se Kosova është e vërshuar me flamuj të ndryshëm. Nëse do të flisnim me numra absolut, jam i sigurt se numri i flamujve të Amerikës, Gjermanisë, Anglisë dhe Shqipërisë sigurisht është më shumë se dhjetë herë më e lartë se numri i flamujve të Kosovës në territorin e Kosovës. Megjithatë problemi vetëm egziston me flamurin e Sërbisë i cili hiqet jo vetëm nga godinat publike, por edhe nga të gjitha hapësirat publike madje u merret edhe individëve në festa dhe tubime të caktuara”, thotë bashkëbiseduesi ynë.
Ky i fundit vlerëson se bashkësia ndërkombëtare nuk po reagon sepse ajo “përndryshe udhëheq politikë të tillë që reagimet e tyre reduktohen në disa njoftime të dobëta”.
“Këto deklarata askush në Prishtinë nuk i merr më seriozisht. Thjesht, për bashkësinë ndërkombëtare e vetmja që ka rëndësi është që situata në sipërfaqe të jetë e qetë, të mos ketë ndonjë eskalim, të mos ketë ndonjë dhunë masive dhe përderisa është kështu, represioni i vazhdueshëm ndaj sërbëve mund të vazhdojë”, paralajmëron historiani.
Duke folur për përdorimin e flamujve në Kosovë, ai kujton faktin se gjatë egzistencës së Jugosllavisë komuniste, nga viti 1948 e deri në vitin 1968, përdorimi i flamurit shqiptar në Kosovë, ishte faktikisht i ndaluar. Sqaron se formalisht nuk ka egzistuar vendim të tillë, por në praktikë nuk ishte e lejuar që të vendosje flamurin shqiptar, pasi grupet separatiste që mbronin shkëputjen e territorit të banuar me shqiptarë nga Jugosllavia, aktivitetin e tyre përherë e kanë nisur kështu duke shfaqur flamujt shqiptarë.
“Pas ‘68 u lejua përdorimi i flamurit shqiptar, si flamur i popullsisë shqiptare dhe u përdor flamur identik me flamurin e Shqipërisë, e cila në atë moment ishte armiqësore ndaj Jugosllavisë. E tillë situatë mbushi njëzet vjet. Gjatë viteve ‘80, Gjykata Kushtetuese kundërshtoi praktikën e tillë dhe tha se flamuri që përdoret nga shqiptarët duhet të dallojë nga flamuri i Shqipërisë. U propozua të ndryshonte në përmasa, por udhëheqja e atëhershme shqiptare e Kosovës, këtë nuk e lejoi dhe të gjitha kërkesat për ndalimin e përdorimit të flamurit të Shqipërisë u cilësuan më pas si antishqiptare, si raciste, si shembull represioni dhe e kundërshtuan ashpërsisht” spegon bashkëbiseduesi ynë.
Bën të ditur se atëherë ishte një nga çështjet shoqërore të shkallës parësore, ndërsa tani, rreth tridhjetë vjet më vonë, situata është krejtësisht e kundërt.
“Madje dhe disa nga të njëjtët politikanë që ishin aktivë në lëvizjen kombëtare shqiptare, sot shprehen se janë në favor të ndalimit të përdorimit të flamurit sërb në Kosovë”, thotë Ristanoviq.
Dhe Marko Bllazhiq nga Qendra për Stabilitet Shoqëror beson se ndalimi i përdorimit të flamurit të Sërbisë si synim final, ka Kosovën e pastër, por sikurse vlerëson për Kosovo Onlajn, edhe pozicionin negociues aspak të pavolitshëm për sërbët.
“Albin Kurti vijon të ushtrojë politikën e terrorit dhe frikës ndaj sërbëve në hapësirën e krahinës sonë jugore të Kosovës e Metohisë dhe kjo politikë ka dy qëllime. Qëllimi i parë është që përmes modelit të stuhisë së qetë të shkohet deri në qëllimin final, e ky është pastrimi etnik i Kosovës e Metohisë. Dhe pikërisht ndalimi i përdorimit të flamurit të Sërbisë ka këtë si qëllimin e tij final. Ndonëse dikujt i tingëllon i padëmshëm, kjo është sigurisht masa e vetme që nxeh më tej tensionet dhe ngjall frikë në jetët sërbe në krahinën jugore”, thotë Bllazhiq.
Si qëllim të dytë bën të ditur pozicion të pafavorshëm negociues për sërbët.
“Qëllimi është që pozicioni negociues të shtyhet sa më larg nga pika e nisjes dhe situata e re të paraqitet si e dhënë në terren dhe pozicion i ri fillestar për negociata, por që ka të bëjë dhe me formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe” beson bashkëbiseduesi ynë.
Ky i fundit bën të ditur se me të tilla veprime Kosova shkel dhe kushtetutën e vet dhe kujton se për tetë vite nuk kanë dashur t’a zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.
“Në këtë kontekst po vëzhgojmë dhe ndalimin e hyrjes së kryepeshkopit në hapësirën e krahinës jugore dhe ndalimin e shfaqjes. Përveç kësaj përhapin frikë dhe rrisin tensionet, ata shkelin dhe kushtetutën e vet dhe kjo nuk është hera e parë. Nëse kujtojmë dhe truallin e Manastirit të Deçanit, për 8 vite nuk donin të zbatonin vendimin e Gjykatës së tyre Kushtetuese, të regjistronin truallin e manastirit, kështu që Albin Kurti nuk zgjedh vetëm mjete dhe mënyra për të përkeqësuar dhe kërcënuar sigurinë e sërbëve në hapësirën e Kosovës e Metohisë”, thotë ai.
Shton se sërbët kanë vuajtur dhe gjëra më të këqija kur janë arrestuar, pengmarrur dhe sulmuar me armë zjarri, por që bashkësia ndërkombëtare madje dhe atëherë “ka vëzhguar në heshtje sjelljen e Albin Kurtit”.
“Atyre madje u është lejuar që disa hapa që më herët janë nënshkruar të nënkuptoheshin për negociata. Kështu Albin Kurti si elementë të negociatave, përdor atë që duhej të përmbushte para 11 vitesh, sikurse është formimi i BKS, për të negociuar anëtarësimin e Kosovës në disa organizata ndërkombëtare. Fatkeqësisht shikojmë se komuniteti ndërkombëtar do të ngelet i heshtur ndaj kësaj dhune që po ushtrohet në veri të Kosovës e Metohisë, ndonëse topi, pra përgjegjësia patjetër bie mbi ta”, ka thënë Bllazhiq.
0 komentet