Tentativa për “rrëmbimin” e Virgjëreshës Mari të Levshkës-falsifikim historik, goditje ndaj KOS dhe sërbëve në Kosovë
Falsifikimi dhe keqpërdorimi i historisë, rrëmbimi i trashëgimisë kulturore sërbe, tentativa për të dërrmuar KOS.... Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn kështu e kanë vlerësuar shkrimin e “Koha” dhe tekstin në të cilin është paraqitur se tempulli i Virgjëreshës Mari të Levshkës u ndërtua në nderim të Virgjëreshës së Premtes, ndërtuar mbi themelet e objektit të shenjtë pagan dardan.
Profesor Jovanoviq thekson dhe vijon-“nëse është tuaja, përse e dogjët në mars të 2004?”.
Dhe larg asaj se kjo është hera e parë që janë bërë tekste në të cilat trashëgimia kulturore sërbe “rrëmbehet” dhe shndërrohet në diçka tjetër, që kishat dhe manastiret po “kalojnë nga ortodokse në katolike”, përveç Virgjëreshës Mari të Levshkës kanë qenë dhë të tjerë tempuj mbarë Kosovën.
Nuk duhet të harrohen edhe përpjekjet e tjera për të rishkruar historinë, siç ishte rasti me pllakën përkujtimore të ushtarëve sërbë në varrezat e Prishtinës, kur rolin kryesor e kishte ambasadori francez Gero.
Historiani Stefan Radojkoviq ka thënë se tentative që kisha e Virgjëreshës Mari të Levishkës të prezantohet si tempull që është ngritur për nder të "Virgjëreshës së Premte”" është falsifikim brutal, duke thënë se ky trend i shpronësimit kulturor, nuk është incident, që këto gjëra kanë qenë dhe do të jenë edhe më.
Radojkoviq për Kosovo onlajn thotë se problem rreth kësaj është se administrata prishtinase
ndihet mjaft e qetë në këtë pozitë dhe se ky interpretim nuk është gjë e keqe, por falsifikim sepse kishat etnike dardane nuk egzistojnë.
“Kishat etnike dardane nuk egzistojnë, nuk janë shënuar në histori. Sigurisht, dardanët si fis ilir kanë egzistuar dhe janë realitet historik i shekujve të parë në Ballkan, kjo nuk kontestohet, por kontestohet se ju falsifikoni diçka. Kjo flet vetëm në favor të tezës që ata ndjejnë në plejadën aktuale të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe se ato reflektojnë në Gadishullin Ballkanik, konkretisht në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.
Radojkoviq ka kujtuar se administrata prishtinase kishte fushatë serioze mediatike kur Kisha Ortodokse Sërbe publikoi botimin “Trashëgimia kristiane në Kosovë e Metohi”, ku nuk ka përcaktues etnik.
“Ata reaguan kur ai libër, meqenëse është në anglisht dhe është shtypur në SHBA, është gjendur në zyrën e një zyrtari të lartë të BE gjë që vetëm tregon se ata i kushtojnë vëmendje simbolikës, identitetit dhe përvetësimit kulturor në Kosovë e Metohi, që si koncept gjeografik dhe koncept territorial i takon të gjithë popujve që jetojnë në ato hapësira, kështu që nuk është e drejtë ekskluzive as e shqiptarëve, as e goranëve, as sërbëve apo e çdokujt tjetër”, shton ai.
Ajo që ende inkurajon administratën prishtinase për të bërë gjëra të tilla, siç tha Radojkoviq, është se në 20 vitet e fundit, autorë si Noel Malkom, Ana Dilelio dhe shkencëtarë të tjerë kanë marrë pjesë në projektin e përvetësimit kulturor, dhe shpeshherë të falsifikimit të historisë.
Siç shton, morën mjaft hapësirë në media, të cilat në një farë mënyre duhet të ndërtojnë besueshmërinë e tyre.
“Në këtë mënyrë ata tani po ndërtojnë ipërpjekjet e tyre, siç është tentativa për të qenë anëtarë të UNESKO, çka nuk do të ndodhë pasi nëse kemi çfarëdolloj tregues sesi ata do të sillen si anëtarë të asaj organizate, kjo na jep një nga shembujt dhe Republika e Sërbisë dhe KOS duhet t'i kundërshtojnë ato përpjekje”, thekson ai.
Radojkoviq thekson se për fat të mirë të popullit sërb, por edhe të njerëzimit si e tillë, KOS, Manastiri i Deçanit dhe në përgjithësi kleri dhe murgjit e Arqipeshkvisë rashko-prizrenase janë më shumë të gatshëm dhe janë mësuar me përpjekje të tilla përvetësimi.
Thekson se janë treguar më shumë se në lartësinë e detyrës për t‘a kundërshtuar dhe se është e nevojshme që Republika e Sërbisë të operojë proaktivisht sipas shembullit të publikimit të KOS “Trashëgimia kristiane në K&M”.
Beson se një nga mënyrat është që media të reagojë ndaj të tilla tentativave për të ridefinuar historinë.
“Ajo që është më e nevojshme është ky veprim proaktiv, publikimi i botimeve përkatëse në anglisht, rusisht, spanjisht, frëngjisht, në të gjitha gjuhët botërore dhe promovimi i tyre në qendrat diplomatike dhe institucionet e rëndësishme botërore kulturore si Unesco. KB është një nga forumet ku mundemi që të merremi dhe që shkencëtarët tanë, kur të merren me çështjen e K&M, t'i publikojnë në anglisht, çka është gjithnjë e më shumë trend në institucionet tona shkencore, si dhe që biseda rreth K&M të reduktohet në atë që është realitet, dhe jo të bazuar në disa projekte, në këtë rastin e Prishtinës dhe sponsorëve të tyre, të cilët po tentojnë të promovojnë pavarësinë e K&M, pavarësinë e administratës prishtinase, veçse të flasim rreth grupeve etnike që jetojnë aty dhe cilat janë nevojat e tyre reale, të flasim për vitin 2024 dhe se aty kemi grupe të tjera etnike si goranët që janë shumë interesante nga pikëpamja shkencore, por të njëjtën mund të promovojmë edhe pozitën e atyre bashkësive etnike që nuk janë aq shumë në fokus dhe të promovojmë arritjet dhe shkencëtarët që merren me mesjetën”, tha ai.
Radojkoviq thekson se problemi i administratës prishtinase është se mes shekullit IV të erës së Re dhe atij të XI, nuk egziston mbishkrim apo dokument që përmend ndonjë etiketim si "shqiptar", "arban" dhe ata e kanë problem të tregojnë se kjo popullsia e sotme e cila duhet të jetë kristiane është shqiptare e jo sërbe.
Bën të ditur se shqiptarët që jetojnë në Kosovë por që janë kristianë katolikë, kryesisht jetojnë rreth Gjakovës dhe nuk kanë prova materiale për të mbështetur të gjitha këto pretendime.
“Ajo çka është për të ardhur keq, është që atyre u shkon për shtat është se jetojmë në kohë postmoderniste kur shpesh fjala që flitet apo shkruhet, shpesh merret si fakt, ndërsa mbetjet materiale mbivlerësohen. Kjo në përgjithësi funksionon për ta dhe për plejadën e marrëdhënieve ndërkombëtare ku ata janë të dëshiruarit e Brukselit, Uashingtonit, Parisit dhe Berlinit”, shton ai.
Duke kujtuar rastin me kalanë e Novobërdës, Radojkoviq thotë se edhe ajo është pjesë e së njëjtës enigmë, por që falë historianëve të artit, Novobërda është studiuar mirë shkencërisht dhe e dokumentuar.
“Kjo për sa i përket publikut shkencor, ndërkombëtar, vendor, rajonal, nuk ka dyshime, aty mund të varin çfarëdo flamur që duan, kjo nuk ka rëndësi. Ajo që duhet të bëjmë, është forcimi i fushatës sonë të mbrojtjes së interesave tona, bazuar në fakte, asgjë nuk na duhet të shpikim, ne nuk kemi nevojë të shpikim ndonjë gjë, mjafton të dëshmojmë të vërtetën e cila nuk është vetëm në shënime dhe mbishkrime, por edhe në prova materiale dhe tek Virgjeresha Mari e Leshkës dhe kështjellat e Novobërdës, kjo është boll e mjaftueshme, por duhet t'i drejtohemi në anglisht dhe gjuhë të tjera dhe në gjuhën në të cilën administrata e Brukselit kupton", thotë bashkëbiseduesi ynë.
Radojkoviq bën të ditur se për administratën e Brukselit nuk është i mjaftueshëm vetëm përkthimi, por duhet të paraqitet në format dhe gjuhë të caktuar.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo nuk është bisedë mes dy historianëve të artit apo mes historianit dhe arkeologut, por historianëve dhe arkeologëve nga njëra anë dhe teknokratëve dhe burokratëve në Bruksel nga ana tjetër. Kjo duhet të prezantohet për shembull në 20 apo 30 faqe maksimumi dhe kjo të jetë përpjekje e vazhdueshme në të cilën të merremi institucionalisht dhe individualisht, ndërsa KOS këtë e bën sipas natyrës së gjërave”, përfundon Radojkoviq.
Historiani Stefan Radojkoviq thotë se tentativa që kisha e Mirgjëreshës Mari të Levishkës prezantohet si tempull ngritur për nder të „Virgjëreshës së Premte“, është falsifikim brutal, duke thënë se ai trend i përvetësimit kulturor nuk është incident, se të tilla gjëra kanë qenë e do të jenë.
Profesori i historisë në Universitetin e Prishtinës me seli në Mitrovicën e Kosovës Lluka Jovanoviq ka thënë se e gjithë kjo bëhet që të shembin KOS në Kosovë.
Ai kujton deklaratën e Manastirit të Deçanit, ku kanë vënë në pyetjen nëse kanë prova për atë që pretendojnë.
“Natyrisht që të tilla prova nuk ka, pasi artikuj dhe shkrime të tilla mund t’i gjesh vetëm në media. E habitshme që Koha për këtë çështje, si një ndër mediat e cila publikon tekste relevante dhe përse ajo ka lejuar që për diçka të tillë të shkruhet. Lind pyetja se përse diçka e tillë nuk mund të shkruhet dhe botohet në ndonjë revistë shkencore. Pikërisht sepse nuk ka asnjë provë shkencore për të, as prova të shkruara dhe as materiale. Ajo që kemi mundur të shikojmë në fakt duhet të lidhet me historinë më të gjerë që kemi parë muajt e fundit, e kjo është se çdo kishë në K&M në një mënyrë apo në një tjetër, lidhet me shqiptarët. Më herët kishim shembuj ku disa kisha quheshin katolike, madje edhe ortodokse shqiptare. Ajo që shikojmë sot është se ato lidhen me antikitetin, pra i kthehen asaj historisë së vjetër, se ata janë të vetmit autoktonë këtu dhe se janë të vetmit zot të gjithçkaje në K&M, e kështu dhe trashëgiminë kulturore, qoftë romake, bizantine apo sërbe, turke apo hebreje”, thekson ai.
Jovanoviq pohon se kjo është narrativë e gabuar që nuk çon në asgjë të mirë.
“Zotëria që shkroi atë artikull është një person absolutisht i panjohur. Për mua ishte interesante të shikoja se ai është nga Universiteti i Zagrebit dhe kur marrim parasysh se në Zagreb kanë punuar në një kohë të mirë pjesë e historianëve shqiptarë të cilët janë shkolluar aty dhe se pikërisht në Katedrën e atjeshme që merrej me antikitetin, kryesohej nga i famshmi Zef Mirdita. Ky i fundit fitoi reputacion shkencor, por edhe mbarë reputacionin e tij shkencor e përdori për qëllimin e pavarësisë shqiptare dhe krijimin e historisë autoktone rreth shqiptarëve. Ajo historia popullore 'nuk pi ujë' dhe nuk mundet që sot asnjë popull të lidhet me ndonjë antike, e sidomos nuk mundet që shqiptarët të lidhen me ilirët, dardanët dhe autoriatët, nuk munden as popujt antik që kanë jetuar këtu para disa mijëra vjetësh dhe të cilët u pushtuan nga romakët dhe u inkorporuan në sistemin e tyre shtetëror”, shton Jovanoviq, duke kujtuar se ilirët u asimiluan në romakë.
Ai thekson se manastiri i Virgjëreshës Mari e Leshkës, ashtu sikurse shumë tempuj të tjerë të ndërtuar nga mbreti Millutin, është ndërtuar mbi themele të vjetra.
“Pikërisht ishte normale që popujt që pranuan kristianizmin i kthyen tempujt e tyre paganë në kristiane. Por të vërtetosh dhe të pretendosh, siç pretendon ky zotëria në artikull, se Virgjëresha Mari e Leshkës është ndërtuar mbi themelet e tempullit pagan dardan, është e tepërt. Lind pyetja, si pretendoni se është tempull dardan, nga e dini që është tempull pagan, sepse ndoshta bëhet fjalë për ndonjë objekt tjetër dhe a keni bërë kërkime arkeologjike? Mjaft mirë e dimë që nuk janë. Sërish e nënvizoj, të tilla shkrime dhe të tilla budallallëqe, mund të kenë vend vetëm në shtypin e verdhë, aspak në literaturën shkencore, sepse nuk egziston revistë shkencore që do të transmetonte diçka të tillë”, pohon Jovanoviq.
Të flasësh për këtë dhe t'i "vësh putrën" Virgjëreshës Mari të Leshkës, thotë Jovanović, ka për qëllim dy arsye.
"E para është: "Nëse është tuaja, përse u dogj në mars 2004? E dyta, nuk mund të flitet rreth kësaj se tempujt janë ndërtuar mbi themelet e objekteve të shenjta pagane, sepse ishte normale. Nuk mund të bësh analogji se ai tempull është pronë e dikujt, nëse është ndërtuar mbi themelet e një kulture të vjetër”, thekson Jovanoviq, duke tërhequr paralele me Notre Dame dhe tempullin pagan galik.
Bashkëbiseduesi ynë mendon se duhet reaguar çdo herë kur kërcënohet trashëgimia kulturore, kujtesa e një populli dhe e kaluara e tij.
“Mund të shikojmë se të tilla synime revizioniste përherë kanë qenë të pranishme kur ka pasur ndryshime të rëndësishme. Për mua, është jashtëzakonisht indicative se përse tani po sulmohet KOS, dhe kjo në mënyra të ndryshme. Sikur të kërkoni model se si t'i qaseni ndarjes dhe vjedhjes së kishave dhe manastireve sërbe në K&M. Kemi pasur shembuj, a t'u afrohemi nga ana e katolicizmit, autoktonizmit, islamit apo diçka tjetër, por ende po kërkohet model dhe pyetja është se çfarë do të paraqesin në fund. Bota është e njohur se e kujt është trashëgimia kulturore dhe ky është problemi kryesor i shqiptarëve. Tani duhet të ndryshoni atë narrativë dhe të vihet në pikëpyetje, në mënyrë që, siç e kanë shprehur disa ekspertë në opinion, të shkohet deri në shembjen e Arqipeshkvisë rashko-prizrenase, a munden deri në ndarjen e saj, shfuqizimin apo krijimin e kishës autoqefale. Mundemi t’a shikojmë gjithkund ku ishte territor i diskutueshëm për sërbët, erdhi deri aty sa kisha e cila ishte e para nën sulm dhe se, si në shembullin e Malit të Zi dhe Maqedonisë, sulmuan kishën dhe atë që populli i interesonte më shumë”, tha ai.
Jovanoviq thekson se pretendime të tilla duhet të çmontohen dhe të çohet zëri, por duhet edhe të kërkoshë ndihmë tek Unesko dhe në të tjera bashkësi fetare.
“Absolutisht duhet që çdo herë të paraqiten prova shkencore dhe të bëhen pyetje rreth të vërtetës shkencore dhe nëse egzistojnë burime materiale, të shkruara për çfarëdolloj pretendimi shkencor”, tha Jovanoviq.
Historiani Marko Markoviq vlerëson për Kosovo onlajn se bëhet fjalë për një tjetër formë e keqpërdorimit të historisë për qëllime politike me synimin e qartë që trashëgimia kristiane sërbe të prezantohet si shqiptare.
“Në këtë rast është një sulm i qartë ndaj trashëgimisë sonë kulturore me synim afatgjatë, nëse vëzhgojmë gjithçka që ka ndodhur në muajt e mëparshëm dhe do të thoja edhe një vit më parë, na krijon një pasqyrë të qartë dhe një qëllim të qartë, jo vetëm elitën politike shqiptare, por edhe publikun profesional”, tha Markoviq.
Duke reaguar nga Deçani ndaj tekstit të Kohës, deklaron se nuk egzistojnë dëshmi konkrete me shkrim “për ndonjë kishë etnike dardane” dhe se teksti gabimisht e paraqet historinë e kishës në Prizren, me të cilën pajtohet edhe Markoviq.
“Ftoj shqiptarët që pretendojnë të kundërtën, të tregojnë burime të shkruara historike që konfirmojnë pretendimet e tyre, të tregojnë rezultatet e kërkimeve arkeologjike që konfirmojnë pretendimet e tyre, në mënyrë që të interpretojmë të kaluarën e këtij objekti Kristian në bazë të burimeve historike”, ka thënë Markoviq.
Ky i fundit kujton se kjo nuk është përpjekja e parë për të rishkruar historinë sërbe.
“Qëllimi është i qartë, atë që kanë bërë gjatë pushtimit të osmanëve, të cilët të themi Virgjëreshën Mari të Ljevishkës e shndërruan në xhuma xhami, e thënë nga populli, sepse aty falej namazet e besimtarëve islamë ditën e premte, pra si pasojë e kësaj, pra xhamia e të premtes, sot ata shikojnë t’a keqpërdorin atë shprehje sikur të ishte diçka tjetër, që në të vërtetë nuk është dhe qëllimi është i qartë është përvetësimi i trashëgimisë fetare dhe kulturore të popullit sërb”, tha Markoviq.
Kujtojmë, nga manastiri i Deçanit, në reagim ndaj shkrimit të “Kohës”, deklarohen se nuk egzistojnë dëshmi konkrete të shkruara rreth të tilla pretendime dhe se në kohët e festave kristiane, nxitet urrejtja etnike dhe fetare.
“Fatkeqësisht, përkundër pasqyrimit pozitiv të Krishtlindjes ortodokse në Kosovë dhe urimeve pozitive të krishtlindjeve nga liderët kryesorë politikë të Kosovës, portali i lajmeve Koha, dikur i njohur për gazetarinë e tij profesionale, tani është shndërruar në media që shpesh publikon njëanshmërisht tekste pseudohistorike që nxisin urrejtje etnike dhe fetare, veçanërisht kundër Kishës Ortodokse Sërbe. Sot, në vetë Krishtlindjen, Koha ka publikuar artikullin që keqinterpreton rëndë historinë e Kishës së Shën Mërisë në Prizren të Kosovës”, thuhet nga manastiri në platformën “X”.
Ata kujtuan se ish-kisha e Panagia Eleousa-E Virgjëreshës Mari të Levishkës, u rikonstruktua në shekullin e XIV nga mbreti Stefan Millutin, i cili i shtoi asaj karakteristika domethënëse, duke i dhënë asaj strukturën aktuale me pesë kupola, e cila është e dokumentuar gjerësisht në historitë mesjetare dhe modern dhe në literaturën artistike, me listë të gjerë burimesh që e vërtetojnë atë.
Theksojnë se kjo kishë në shekullin XVII u shndërrua në xhami ku është përdorur për faljen e xhumasë myslimane dhe e njohur si Xhamia e Xhumasë. (ose Lisha e Shënjt Premtes në shqip) çka tregon se ky emër nuk ka të bëjë me emrin origjinal të kishës por me xhaminë. E ndërsa pas luftërave ballkanike të viteve 1912-1913 dhe çlirimit nga sundimi osman, kisha u kthye sërish në kishë, u gjetën shumë afreske me mbishkrime sërbe dhe vazhdon të funksionojë si kishë ortodokse dhe seli historike e peshkopëve ortodoksë sërbë në Kosovë.
“Për më tepër, kjo kishë pësoi dëme të mëdha gjatë trazirave masive të shqiptarëve kosovarë në vitin 2004, kur sollën fuçi me katranë të djegur, duke dëmtuar afresket mesjetare dhe kambanën e kishës. Njëkohësisht të gjitha kishat e tjera ortodokse në Prizren u dogjën dhe u përdhosën. Shumica e kishave janë rindërtuar qysh atëherë. Prej trazirave, kisha së bashku me objektet e tjera të rëndësishme ortodokse sërbe në Kosovë, u përfshirë në listën e trashëgimisë botërore në rrezik” thuhet në vazhdim.
0 komentet