Vuçiq: Sërbia është absolutisht pro propozimit të Makron dhe Merc për integrimin gradual në BE
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot nga Tivati pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor, se Sërbia është absolutisht pro propozimit të presidentit francez Emanuel Makron dhe kancelarit gjerman Fridrih Merc për integrimin gradual në BE.
“Në lidhje me propozimin e Makronit dhe Mercit për integrim gradual-ne jemi abzolutisht pro për këtë. Mendojmë se është propozim i mirë që do të ndryshojë ritmin dhe energjinë e anëtarësimit në Unionin Europian. Kjo nuk do të thotë shmangie të detyrimeve, por do të thotë se kur do të përmbushni detyrimet-të merrni çmim dhe të mund të uleni në tryezë”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve.
Ky i fundit tha sot në Tivat dita ishte mjaft produktive pasi bisedoi pothuajse me të gjithë që asistuan në tubim.
“Pata biseda të gjata me kryeministrin belg, kryeministren daneze, veçanërisht bilaterale me kryeministrin e Irlandës, me kryeministrin spanjoll, slloven e me shumë të tjerë.. Besoj se kemi përmirësuar marrëdhëniet tona bilaterale. Biseduam për vizitat e ndërsjellta dhe se çfarë do të bëjmë në të ardhmen”, ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit shprehu besim se Sërbia në periudhën e ardhshme do të çelë Kapitullin 3 dhe se do të jetë e gatshme për Kapitullin 2, por dhe për kapituj të tjerë.
“Lajme mjaft pozitive, ka qenë bisedë e sinqertë dhe e çelët. Ditë mjaft pozitive për vendin tonë, ditë e mirë për Europën dhe Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Vuçiq dhe shtoi se disa vende nga Lituania e deri në Beneluks, kanë insistuar për përputhshmëri të plotë dhe kjo është vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë që i është kërkuar Sërbisë.
Në takimet dypalëshe rreth situatës në Kosovë
Duke i’u përgjigjur pyetjes nëse sot ka rënë fjalë dhe për Kosovën, Vuçiq tha se rreth saj është biseduar në takime bilaterale.
“Pashë që përfaqësuesja e Prishtinës foli për Sërbinë, rusët e vegjël, përshtypje e keqe… E dini tashmë këtë gjuhë. Të tjerat nuk kishte. Por në bisedimet dypalëshe që pata nga Micotaqis e deri tek Fico, fola për Kosovën sepse kjo është çështje e rëndësishme” tha Vuçiq.
Pyetjes se çfarë është thënë tjetër në tubim, u përgjigj se Sërbia duhet të përfundojë gjërat që kanë të bëjnë me Komisionin e Venecias, propozimet e Ohrit për ligjin zgjedhor të REM.
“Nëse i plotësojmë këto, do të n’a çelin Kapitullin 3 dhe do të hapet rruga për çeljen e kapitujve të tjerë”, shtoi Vuçiq.
Pyetjes në lidhje me marrëdhëniet me Malin e Zi, ripërsëriti se Sërbia është e interesuar për çdo lloj bashkëpunimi dhe egziston hapësirë e madhe që të avancohet.
Përmendi që Porti i Tivarit vështirë të ketë fitim të madh dhe kuptim të veçantë nëse nuk lidhet me industrinë sërbe e cila është e vetmja më e fortë.
“Përherë do të thërras partnerët tanë nga Mali i Zi për bisedime”, tha presidenti i Sërbisë.
I pyetur nëse u takua me përfaqësuesit sërb në Mal të zi, ai u përgjigj negativisht.
“Nuk jam takuar me askënd. Dhe përherë dua. Milan Knezheviq ka lënduar shpatullën, Andria Mandiq gjithashtu nuk arrita t’a shikoj. Do ketë raste të tjera ose në Beograd. Përherë jam i gatshëm për bisedime, të shkëmbejmë opinione rreth pozitës së popullit tonë” ka thënë Vuçiq.
Pyetjes nëse Sërbia do të bashkëpunojë me Malin e Zi në lidhje me deportimin e ish presidentit të Shtetit të Përbashkët SMZ Svetozar Maroviq, Vuçiq u përgjigj se Sërbia para së gjithash tentoi të bashkëpunonte me Malin e Zi për çështjen e respektimit të Kartës së KB dhe Rezolutës 1244 së KS të KB çka sikurse kjo është përmendur-më shumë se njëmijë herë dhe çështje mjaft e rëndë.
Duke komentuar emetimin e koncertit të Marko Perkoviq Tompson në televizionin publik kroat, Vuçiq tha se sigurisht që në të ardhmen duhet të ndërtohet marrëdhënie tjetër dhe e mirë me Kroacinë dhe për atë se çfarë mendon për përshëndetjet naziste, tha se për këtë ka folur dhe më herët.
“Populli sërb i vuajtur e ndjeu më së miri se çfarë sollën përshëndetje të tilla në të kaluarën. Përsa na përket ne, do t’a tregojmë natyrën tonë antifashiste në çdo vend dhe do të kujdesemi për të vërtetën” tha presidenti Vuçiq.
komentet