Në Lleposqviq u mbajt ligjërata me temën "Trashëgimia gojore e sërbëve, ruajtëse e identitetit"
Profesor dr Valentina Pitulliq mbrëmjen e sotme ka mbajtur ligjëratën me temë "Trashëgimia gojore e sërbëve, ruajtëse e identitetit" në sallën e kishës së Shënjt Vasil Ostroshkit në Lleposaviq.
Në kontekstin e gjerë Pitulliq kaloi në atë që është trashëgimia gojore e sërbëve dhe u kujtoi të pranishmëve se cilat janë këto vlera tradicionale.
“Trashëgimia gojore e sërbëve është shumë e rëndësishme për ruajtjen jo vetëm të identitetit, por edhe të vazhdimësisë së trashëgimisë letrare, e cila përfshin ruajtjen e praktikave të sërbëve, këngëve duke filluar nga mitologjike, familjare, dashurie, fetare, këngë liriko-epike, balada, romanca, këngë epike e deri tek krijimet e folura popullore në formën e fjalëve të urta, pyetjeve, mallkimeve dhe betimit, gjëegjëzave, përrallave, fjalëve të zgjuara, që përfaqëson thesar shumë të pasur që ne mund të mburremi jo vetëm në kuadrin e kontekstit ballkano-sllav, por edhe në atë europian”, tha Pitulliq.
Kjo e fundit shtoi se trashëgimia gojore e sërbëve është në njëfarë mënyre kod gjenetik i trashëgimisë kulturore jomateriale.
“Ajo ndër shekuj ka dëshmuar se populli ynë, në kushte shumë të vështira nën sundimin turk, mundi të ruante identitetin e vet pikërisht përmes praktikës tradicionale rituale dhe trashëgimisë gojore. Ne jetojmë në kohët moderne, do të thoshim kohë që në një farë mënyre, në kontekstin e globalizimit në plan të dytë vendos gjithçka që është specifike për të gjithë popujt e vegjël të planetit, megjithatë trashëgimia jonë gojore ka treguar se pavarësisht gjithçkaje, i reziston modeleve dhe ndryshimeve të reja, ku egziston rreziku i fshirjes së identitetit dhe se është pikërisht kjo ruajtje e praktikës zakonore rituale që është, në një farë mënyre, pengesa e fundit në ruajtjen e asaj që dallon një komb nga një tjetër në kuptimin më të mirë të fjalës" shton Pitulliq.
Duke folur për brezat e rinj të studentëve, ajo theksoi se vëren se atyre u vjen disi turp për trashëgiminë kulturore gojore dhe se gjithnjë e më pak përdorin vargje dhjetërrokëshe.
“Fatkeqësisht brezi i ri është brezi i një kohe tjetër, i një kohe moderne. Mua më vjen keq ashtu sikurse vërej në orët e mia që disi ata janë larguar nga dhjetërrokshja, ata disi nuk e kuptojnë dot melodinë, metrikën dhe ritmin e dhjetës. Më duket se ata kanë pak turp për atë që është trashëgimia jonë gojore e kultit, por është detyra jonë t'i rikthejmë ngadalë në atë që kanë trashëguar të parët e tyre dhe se ata në fakt përmes kësaj pikërisht në mënyrën më të bukur hyjnë dhe jetojnë në botën moderne” shtoi Pitulliq.
Ligjërata u organizua nga Kisha e Komunës së Lleposaviqit, Këshilli Kosovometohik e mëmës sërbe dhe dega e Fondacionit të Ujqërve Kosovë e Metohi.





0 komentet