Filipoviq: Mbrojtja do t’a ankimojë masën e paraburgimit të Trajkoviqit, ajo çka thanë dëshmitarët ishte ligjërisht dhe faktikisht e pamundur

Filipović
Burim: Kosovo Online

Avokatja Jovana Filipoviq tha se Departamenti i Veprave të Rënda Penale të Gjykatës Themelore në Prishtinë caktoi për Aleksandar Trajkoviqin nga fshati Uglarë masën e paraburgimit 30 ditor dhe se mbrojtja do t’a ankimojë pas zbardhjes së vendimit në sërbisht.

“Caktimi i masës është veçse dhe ekskluzivisht në bazë të deklaratës së dy dëshmitarëve të cilët pohuan diçka që në të vërtetë nuk ka fare lidhje me logjikën as dhe me një mendje të shëndoshë, sepse gjithçka që thanë këta dëshmitarë është absolutisht ligjërisht dhe faktikisht e pamundur që ndonjë person t'u ketë premtuar atyre” tha Filipoviq.

Kjo e fundit tha se mbrojtja do t’a ankimojë pasi të zbardhet vendimi në sërbisht. 

“Dhe ajo çka tani dimë është që Aleksandri do të transferohet në Institucionin e Paraburgimit në Mitrovicë“, tha Filipoviq.

Ajo tha se ndaj Trajkoviqit rëndon vepra penale e Nenit 212 të Kodit Penal që ka lidhje me pranimin dhe ofrimin e mitmarrjes në lidhje me zgjedhjet.

Policia kosovare mbrëmë ushtroi kontroll në objektin mikpritës dhe në banesën e familjes së Aleksandar Trajkoviqit në Uglarë, pas të cilës ai u shoqërua për bisedë informative, pas të cilës u mbajt në polici.