Maqedonia e Veriut: Pothuajse dy të tretat e të anketuarve kanë një qëndrim pozitiv ndaj "Ballkanit të Hapur"

Otvoreni Balkan
Burim: Ljajmi.net

Gjithsej 63,3 për qind e të anketuarve në anketën e Institutit për Kërkime Politike – Shkup kanë pikëpamje pozitive për nismën “Ballkani i Hapur”, ku përveç Maqedonisë së Veriut përfshihen edhe Serbia dhe Shqipëria.

Sondazhi i realizuar për qëllimet e emisionit “Detektor”, tregon se vetëm 15.9 për qind e qytetarëve të anketuar kanë qëndrim negativ ndaj “Ballkanit të Hapur”.

Një analizë krahasuese me anketën e IPIS-it të vitit 2020 tregon një rritje të besimit të qytetarëve në “Ballkanin e Hapur”, duke pasur parasysh se në atë kohë 42.4 për qind e të anketuarve kishin qëndrim pozitiv ndaj iniciativës dhe 39.9 për qind qëndrim negativ.
Më të rinjtë kanë qëndrimin më pozitiv ndaj kësaj nisme. Ndër të anketuarit nën moshën 30 vjeç, 70.9 për qind kanë një opinion pozitiv për “Ballkanin e Hapur”.

Në pyetjen se me cilin shtet në rajon Maqedonia e Veriut ka marrëdhëniet më të mira, Serbia është emëruar nga 56.5 për qind e të anketuarve, e ndjekur nga Shqipëria me 11.3 për qind, Turqia dhe Kosova me 3.3 për qind secila, Kroacia me 2.6 për qind, Sllovenia me 1,2 për qind, Greqia me 1.1 dhe Bullgaria me 0.9 për qind.

Nga ana tjetër, si shteti me të cilin Maqedonia e Veriut ka marrëdhëniet më të këqija, 64.6 për qind e të anketuarve kanë emëruar Bullgarinë, e ndjekur nga Greqia me 9.2, Shqipëria me 3.4, Serbia me dy për qind dhe Kosova me 1.2 për qind.
Instituti për Hulumtime Politike – Shkup, anketimin e ka bërë përmes telefonit në periudhën 2 - 6 maj të këtij viti në mostër përfaqësuese prej 1112 të anketuarve.