BE-ja: Është zgjidhur çështja e ambulancës në Obiliq, institucionet e Kosovës të respektojnë obligimet ndaj Bashkimit Evropian

zastave Kosova i EU
Burim: vocaleurope.eu

Çështja e mbylljes së përkohshme të ambulancës në Obiliq është zgjidhur në koordinim me Qeverinë e Kosovës, ka deklaruar zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Kosovo online.

Në përgjigjen me shkrim të zëdhënësit të Bashkimit Evropian për portalin tonë theksohet se çështje të tilla duhet të zgjidhen përmes dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Presim që institucionet e Kosovës dhe përfaqësuesit politikë t’i respektojnë plotësisht obligimet e tyre të marra ndaj Bashkimit Evropian dhe që të gjitha çështjet që lidhen me shërbimet shëndetësore dhe arsimore të mbështetura nga Serbia të zgjidhen përmes dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, si dhe në konsultim me komunitetin e serbëve të Kosovës, në përputhje me Marrëveshjen e 14 marsit dhe marrëveshjet e tjera të arritura në kuadër të dialogut”, thuhet në përgjigje.

Policia e Kosovës së fundmi ka hyrë në ambulancën serbe në Obiliq, e cila ndodhet në një ndërtesë banimi ku jetojnë disa familje serbe.

Hyrja ka ndodhur pasi Inspektorati Shëndetësor nga Prishtina e kishte njoftuar policinë se në këtë ndërtesë ndodhej një ambulancë që funksiononte në sistemin serb.