Shahini: Kosova rrezikon të mbetet pa buxhet, përgjegjësia është e partisë në pushtet

Šahini
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Aleancës së Biznesit të Kosovës, Agim Shahini, vlerëson se, për shkak të krizës politike që ka filluar që nga shkurti, kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare, Kosova rrezikon të mbetet pa buxhet. Sipas Shahinit, përgjegjësia për situatën e keqe ekonomike në Kosovë bie mbi partinë në pushtet - Vetëvendosjen.

Shahini tha pë Kosovo online se pa buxhet, asgjë nuk mund të funksionojë, dhe se pagat për punëtorët në pothuajse të gjithë sektorët janë në pikëpyetje.

"Pa një qeveri të re, do të kemi shumë probleme, nëse kemi zgjedhje të reja në dhjetor, siç janë njoftuar, do të mbetemi pothuajse pa buxhet shtetëror. Kjo vë në rrezik sistemin e pagesave, politikën e brendshme të Kosovës - përveç asaj të jashtme, pagat e punëtorëve - shëndetësia dhe arsimi, dhe buxhetet komunale... Pa buxhet, asgjë nuk mund të funksionojë. Partia në pushtet është përgjegjëse për këtë situatë", tha Shahini.

Siç deklaroi ai, në vitin 2025, pati shumë ndryshime në Kosovë, por të këqija. Sipas tij, detyra e parë për qeverinë e re të Kosovës, të cilën ai beson se nuk do të formohet në të ardhmen e afërt, do të jetë riparimi i marrëdhënieve të këqija me bashkësinë ndërkombëtare.

"Pamë shumë ndryshime në Kosovë në vitin 2025, për fat të keq të këqija për ne. Jemi nën sanksione nga BE-ja, dy muaj më parë Shtetet e Bashkuara na nxorën nga dialogu strategjik, i cili është shumë i rëndësishëm për Kosovën, pavarësisht faktit që Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, ajo kishte shumë mbështetje nga Amerika. Tani dyshoj se do të ketë të njëjtën mbështetje si më parë, dhe qeveria e re duhet së pari të riparojë problemet që kemi me bashkësinë ndërkombëtare, kryesisht me SHBA-në dhe BE-në, si dhe me qeveritë në Ballkanin Perëndimor. Qeveria e re e Kosovës do të ketë shumë punë për të bërë, nuk e dimë se kur do të ketë një qeveri të re, por nuk e shoh se do të jetë së shpejti", tha Shahini.