Dojl: Kërkohen mënyra për të përshpejtuar proceset në Hagë, seancat po mbyllen si pasojë e sigurisë së dëshmitarëve

Majkl Dojl
Burim: Kosovo Online

Zëdhënësi i Këshillit Special të Kosovës në Hagë Majkëll Dojl ka thënë për Kosovo onlajn se një prej arsyeve përse Kosova dhe Bashkimi Europian pajtohen është se krijimi i odave të specializuara të Kosovës jashtë saj, ishte shqetësim për sigurinë e dëshmitarëve.

“Para këshillave të specializuara të Kosovës në proces janë disa raste të pazgjidhura në të cilat pretendohet se individë kanë marrë pjesë në frikësimin e dëshmitarëve. Gjithashtu, së fundmi u mësua se përmes transkripteve të SPO disa të arrestuar mund të kenë dhënë informacion për dëshmitarët e mbrojtur gjatë vizitave të tyre në objektet e paraburgimit. Këto janë disa, do të thosha, shembuj që tregojnë këtë shqetësim për sigurinë e dëshmitarëve, çka është një nga arsyet pse KSK u themelua jashtë Kosovës”, thotë ai.

Dojl thekson se deri më tani kanë dëshmuar 48 dëshmitarë në rastin Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi.

“Oda Gjyqësore javën e kaluar thirri seancë të posaçme për të diskutuar rreth përshtatshmërisë së procedurës në dritën e numrit të dëshmitarëve që janë thirrur deri më tani dhe afatit kohor të caktuar nga prokuroria në prill 2025 për të përfunduar çështjen e saj”, shton ai.

Dojl tha se prokuroria në këtë seancë deklaroi se tashmë e kishin ndërmarrë racionalizimin e çështjes së tyre dhe se synojnë të thërrasin edhe 144 dëshmitarë të tjerë.

“Megjithatë, gjyqtarët thanë se prokuroria do të duhet të zvogëlojë edhe më tej numrin e dëshmitarëve, ndaj i caktuan prokurorisë afat deri më 21 maj që të drejtojë më tej provat dhe t'i raportojë trupit gjykues. Dhe diskutuan rreth mënyrave të tjera në të cilat gjykimi mund të përshpejtohej”, tha Dojl.

Ky i fundit shtoi se më herët në këtë javë ka parë se këshilli gjyqësor ka përcaktuar disa seanca të reja gjyqësore gjatë këtij viti.

„Pra, sipas kuadrit ligjor të këshillave kosovare speciale, procedurat janë publike, përveç nëse nuk egziston arsye e qënësishme për të cilën gjyqtari ka vendosur t’a bëjë procedurën konfidenciale. Kjo bëhet për të mbrojtur dëshmitarët, viktimat ose pjesëmarrësit e tjerë në procedurë. Nëntorin e vitit të kaluar, gjyqtarët në rastin Thaçi dhe të tjerët lëshuan disa urdhra verbale në tentativë për të sjellë më shumë publicitet në procedurë. E prej atëherë, mendoj se nëse shikoni numrin e dëshmitarëve që kanë dëshmuar plotësisht privatisht, në dallim nga shumë seanca publike, nuk e di numrin e saktë, por mendoj se janë rreth 15 dëshmitarë që kanë dëshmuar publikisht me identitet të njohur” thekson ai.

Kur seancat mbyllen, kujton ai, kjo bëhet për arsye të mirë-sesi të mbrojmë dëshmitarët.

"Gjyqtarët me kujdes marrin këtë vendim, por gjyqtarët mbeten të përkushtuar të bëjnë gjithçka që është e mundur për të siguruar që sa më shumë që të jetë e mundur që pjesë e gjykimit të mbahet publikisht. Ndaj, Ligji dhe Këshillat e Specializuara dhe Prokuroria Speciale krijojnë detyrim për autoritetet kosovare që të bashkëpunojnë me vendimet e gjykatës”, tha Dojl.

Duke folur për bashkëpunimin me Policinë Kosovare, Dojl tha se nuk mund të flasë për çështje operative.

“Di nga informacionet e disponueshme publikisht, për shembull, se kur SPO ndërmori arrestimet, ata janë mbështetur nga EULEKS dhe policia kosovare”, tha ai.