Drecun: Presion i vazhdueshëm ndaj popullit sërb në Kosovë e Metohi
Presidenti i Këshillit Parlamentar për K&M Millovan Drecun ka thënë se zhvillimet e fundit në Kosovë, tregojnë se po ndërmerret preison i vazhdueshëm ndaj popullit sërb me qëllim që njerëzve t’u bëhet thjesht e ditur se nuk janë të dëshiruar të jetojnë aty, transmeton RTV.
Drecun për Pink thotë se gjërat ndodhin përmes zbatimit të masave që vështirësojnë jetën e popullit sërb në Kosovë për të krijuar situatë të pashpresë për ta.
Sipas fjalëve të Drecunit, përgjatë gjithë kësaj kohe, kosovari Albin Kurti ka përhapur historinë për gjoja de-eskalim, duke përmendur një lloj iniciativë qytetare për zëvendësimin e kryekomunarit dhe e gjithë kjo, thekson ai, është "falsifikim i këtij de-eskalimi".
“Nën maskën e de-eskalimit, i cili kurrësesi nuk mund të karakterizohet si situatë që do të çojë në qetësimin e krizës aktuale në veri të Kosovës, Kurti po ndërmerr veprime të njëanshme që paraqesin vazhdimin e terrorit dhe presionit të tmerrshëm ndaj popullin sërb” theksoi Drecun.
Ky i fundit ka thënë se arrestimet kryhen mbi baza të ndryshme dhe se nuk lejohet hyrja e kamionëve me mallra sërbe nga Sërbia drejt Kosovës, çka pamundëson furnizimin e rregullt të popullit sërb me ushqime dhe ilaçe.
Drecun shton 48 firma sërbe kërcënohen me ndalim të aktivitetit pasi kanë përcaktorë Sërbinë apo Kosovën e Metohinë në emërtesat e tyre.
Sipas fjalëve të tij në radhë të parë nën goditje ndodhet MTS ku për autoritetet prishtinase është shumë e besdisur pasi ka 30.000 abonentë në sistemin e vet kabllor dhe këta, siç thotë, janë sërbë që informohen prej saj.
"Kur dikush dëshiron të nënshtrojë ndonjë komunitet dhe popull, ai në radhë të parë dëshiron t'i dezinformojë dhe të përhapë informacione që i përshtaten palës që bën këtë. Do të ishte shumë e leverdishme që Kurti të shfuqizojë këtë sistem kabllor” thekson Drecun.
Ky i fundit thotë se ka marrë të dhëna se përveç sërbëve edhe 20.000 shqiptarë përdorin shërbimet e telefonisë celulare, pra abonentët e MTS dhe kjo kompani mund të zgjerohet në mbarë territorin e Kosovës.
"Tani duan të ndërpresin MTS dhe të pamundësojë popullin sërb të shikojë televizionet tona" shton Drecun dhe kujtoi se Telekom Sërbia është komunikuesja e vetme e bashkësisë sërbe në veri të Kosovës.
komentet