Kapçan: Kosova prej kohësh është e paralizuar politikisht, qeverisë i nevojitet dhe përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Sërbinë
Bashkëpunëtori i lartë i Këshillit për Politikë të Jashtme në Uashington Çarls Kapçan ka thënë se Kosova prej kohësh është e paralizuar politikisht ndonëse këtë vetes nuk mund t’a përballojë dhe shprehu shpresën se partitë pas zgjedhjeve të ardhshme, do të arrijnë të bëjnë kompromis, sepse Kosova duhet të ketë qeveri funksionale dhe t'u tregojë partnerëve se ka qeveri që e udhëheq në drejtimin e duhur. Ai nënvizon se proçesi i normalizimit të marrëdhënieve me Beogradin nuk mund të përparojë pa qeverinë në Prishtinë, e cila do të mund të merret me çështje sikurse Bashkësia e Komunave Sërbe dhe tema të tjera, sesi të mbrojë të drejtat e komunitetit sërb, që është në situatë të ndjeshme.
Kapçan në një intervistë për Kosovo Onlajn tha se administrata amerikane mund të ketë favoritë në zgjedhje, por që ajo vërtet dëshiron qeveri funksionale me të cilën të mund të bashkëpunojë në çështje të shumta, veçanërisht në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sërbisë.
Bëri të ditur se presidenti i SHBA Donald Tramp, veçanërisht pas luftës me Iranin dhe rënies së pëlqyeshmërisë në SHBA, do të dëshirojë të arrijë sukses në politikën e jashtme, kështu që në këtë kuptim Kosova dhe Sërbia mund t'i ofrojnë mundësi, por vëren se ky proçes nuk mund të përparojë pa qeverinë në Prishtinë.
Ai thotë se komuniteti sërb është në situatë të ndjeshme, ndaj nevojitet urgjentisht formimi i qeverisë që do të mund të merret me çështje të tilla si Bashkësia e Komunave Sërbe dhe tema të tjera në tryezë, që të mbrojë të drejtat dhe mirëqenien e sërbëve dhe komuniteteve të tjera.
Si e vlerësoni mos-suksesin në zgjedhjen e presidentit në Kosovë dhe vendimin për të ecur drejt zgjedhjeve të reja-çfarë flet kjo për thellësinë e krizës aktuale politike?
Nga njëra anë, mund të thuhet se Kosova është bërë vend "normal", sepse nëse shikoni politikën amerikane, ajo është thellësisht e polarizuar dhe jofunksionale. Nëse shikoni Francën, shikoni sesi qeveritë ndryshojnë dhe kanë vështirësi të mëdha për të qëndruar në pushtet. Tashmë në Kosovë kemi zgjedhjet e treta në pak më shumë se një vit. Vendi praktikisht është i paralizuar politikisht prej kohësh. Thelbësore është që Kosova këtë mos t’a lejojë. Mendoj se kemi parë jogatishmërinë e pushtetit por dhe aktorëve të tjerë për kompromis. Dhe kompromisi është përbërës kyç i demokracisë. Kështu funksionojnë demokracitë. Ndaj shpresoj që në ndonjë moment, ndoshta pas zgjedhjeve të ardhshme, partitë politike do të arrijnë të bashkohen, të bëjnë kompromis dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët. Por vend i vogël që përballet me sfida, si Kosova, duhet të ketë qeveri funksionale. Duhet t'u tregojë partnerëve të vet-Europës dhe Shteteve të Bashkuara se ka qeveri që e udhëheq vendin në drejtimin e duhur. Momentalisht situata është e kundërt.
A prisni që Shtetet e Bashkuara të kenë rezultat të preferuar apo "favorit" informal në zgjedhjet e ardhshme, apo Uashingtoni do të qëndrojë neutral?
Përgjithësisht Uashingtoni mbetet neutral kur bëhet fjalë për zgjedhjet e huaja. Ky nuk ka qenë gjithmonë rast në administratën e Donald Tramp. Dimë që administrata Tramp ishte e frustruar me kryeministrin Kurti, në kuptimin që e perceptonin si provokativ të panevojshëm në marrëdhëniet me pakicat dhe me Sërbinë. Pamë disa deklarata publike në këtë drejtim, si dhe pezullim të caktuar të bashkëpunimit me Kosovën. Por mendoj se nga perspektiva amerikane, administrata mund të preferojë një nga tjetri. Megjithatë, ajo që me të vërtetë dëshirojnë është qeveri funksionale me të cilën mund të bashkëpunojnë dhe punojnë bashkarisht në çështje të shumta, veçanërisht normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sërbisë.
Si mund të ndikojë kjo krizë e re politike në marrëdhëniet tashmë të brishta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara?
Mendoj se efekti kryesor në Uashington, si dhe mes partnerëve europianë dhe mbështetësve të Kosovës, ishte frustrimi. Donald Tramp dëshiron të jetë paqebërës. Ai shpesh përmend Ballkanin dhe dialogun mes Kosovës dhe Sërbisë-kjo është tema që është në fokusin e tij. Sidomos pas luftës me Iranin dhe rënies së vlerësimeve në SHBA, do të dëshirojë të arrijë njëfarë suksesi në politikën e jashtme. Kosova dhe Sërbia do të mund t’i ofrojnë këtë mundësi, por ai proçes nuk mund të përparojë ndërsa nuk keni qeveri të aftë dhe funksionale në Prishtinë.
Kosova tashmë është përballur me zgjedhje të shumta në periudhë të shkurtër kohore-si i vlerësoni kostot financiare dhe institucionale të organizimit të zgjedhjeve të reja, veçanërisht nëse rezultati mund të jetë sërish në vend numëro?
Përgjithësisht, si shtet i ri, i cili ende përherë nuk është njohur nga një numër i konsiderueshëm vendesh, që tenton të ndërtojë ekonomi që do t'u ofrojë rezultate qytetarëve-paralizë e tillë është mjaft e rrezikshme. Qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre për të shkuar në institucione, për të punuar dhe sjellë rezultate dhe në vend të kësaj, ata përplasen mes tyre dhe debatojnë se kush duhet të jetë president dhe si duhet të funksionojë qeveria. Çfarë do të thotë kjo? Kjo veçse zvogëlon besimin e publikut tek institucionet demokratike. Ndaj ka ardhur koha që kushdo që fiton zgjedhjet e ardhshme të ecë përpara, t'i ofrojë dorën opozitës dhe gjejë mënyrën për të vazhduar funksionimin.
Si ndikon ky destabilitet i paqëndrueshëm politik në sigurinë dhe pozitën e komunitetit sërb në Kosovë, veçanërisht në mungesë të institucioneve plotësisht funksionale?
Mendoj se pakica sërbe, madje dhe në rrethanat më të mira, ndodhet në situatë të ndjeshme. Fjala është për shtetin që dëshiron të jetë demokraci shumëetnike dhe pluraliste me popullsi shumicë shqiptare, por sërbët nuk janë pakica e vetme-egzistojnë dhe të tjerët. Për këtë është e nevojshme të kemi qeveri gjithëpërfshirëse. Në vitet e mëparshme, u ndërmorën hapa të caktuar, të cilët janë disi të kuptueshëm, sepse qeveria në Prishtinë dëshironte pakësimin e ndikimit të Sërbisë tek komuniteti sërb në Kosovë. Por kjo në një farë mënyre e la komunitetin sërb në vakum politik, në një lloj "hapësire të askujt". Ndaj është urgjentisht e nevojshme të formohet qeveri funksionale që do të mund të merret me çështje të tilla sikurse Bashkësia e Komunave Sërbe dhe tema të tjera që janë në tryezë, sesi të mbrojë të drejtat dhe mirëqenien e sërbëve dhe pakicave të tjera. Por edhe më e rëndësishme-të punohet në stabilizimin e raporteve me Sërbinë.
0 komentet