Lista Sërbe: Po na pamundësohet të ndjekim zgjedhjet në përputhje me ligjin dhe standartet demokratike

Srpska lista
Burim: Kosovo Online

Seksioni për Operacione Zgjedhore sot në Komisionin Qëndror Zgjedhor dhe pavarësisht kundërshtisë së anëtarit tonë, miratoi vendimin që Lista Sërbe të ketë anëtarë maksimumi në 14 komisione komunale zgjedhore nga 38 që janë formuar në të gjitha komunat, bëhet e ditur në njoftimin e Listës Sërbe.

Në njoftimin e Listës Sërbe më tej theksohet se vijohet praktika e "pamundësisë së të drejtës për të ndjekur dhe kontrolluar zgjedhjet në përputhje me ligjin dhe standardet demokratike". 

“Kjo ngre dyshime në proçesin zgjedhor, duke pasur parasysh rezultatet e zgjedhjeve të kaluara kur kundërshtarët tanë politikë dhe të preferuarit e Kurtit morën votat shqiptare në zona ku prej dekadash nuk ka sërbë. Fatkeqësisht, këto janë zgjedhjet e katërta në një vit e gjysmë dhe për herë të katërt po përballemi me të njëjtën situatë. Ndonëse kemi të drejtën e ankimimit, shtrohet pyetja nëse deri më tani ankimimet tona edhe nëse janë miratuar, nuk kanë sjellë ndonjë ndryshim pozitiv, ndërsa raportet e vëzhguesve ndërkombëtarë e kanë lënë mënjanë këtë temë apo e kanë përmendur me ngurrim në disa fjali, duke e legalizuar këtë sjellje të KQZ, duke i vlerësuar zgjedhjet si demokratike dhe inkluzive”, thuhet prej Listës Sërbe dhe shtojnë:

“Pavarësisht të gjitha presioneve, madje edhe në shkelje të ligjit, i sigurojmë qytetarët tanë se Lista Sërbe do të vazhdojë luftën për të drejtat e popullit sërb dhe nuk do të lejojmë që ne lojëra të tilla të liga, të na ndalin tek lufta për të drejtat e popullit sërb e para së gjithash të drejtën që populli ynë të zgjedhë përfaqësuesit e vet që do të punojnë në interes të qytetarëve dhe jo t'i shërbejnë regjimit në Prishtinë”, konkludohet në njoftimin e Listës Sërbe.