Kesiq: Mbi Kurtin nuk ushtrohet presion i sinqertë, pasi e kanë lënë t’a bëjë BKS siç ai do

Obrad Kesić
Burim: RTV

Analisti politik Obrad Kesiq, ka thënë se presioni nga Uashingtoni dhe Brukseli ndaj Albin Kurtit për formimin e BKS, nuk duket i sinqertë, siç ai thotë, pasi ata në themel i kanë sugjeruar që Bashkësia e Komunave Sërbe në Kosovë, të formohet sipas mënyrës së tij dhe jo sipas detyrimeve që rjedhin prej marrëveshjeve të nënshkruara.

"Mendimi im është se kemi të bëjmë me dy gjera që janë në zhvillim. Që presioni i SHBA ndaj Kurtit është retorikë për publikun sepse pas kuintave, nëse shikoni kontekstin e këtij presioni, vihet re se nuk është ndonjë presion i fortë pasi ata më herët i kanë thënë-“Ne do t’u themi sesi të definohet BKS. Siç t’ju vijë për mbarë ashtu do të jetë” me fjalë të tjera, mendoj se Brukseli dhe SHBA thonë-do kesh çfarë kërkon dhe të definosh vetë se çfarë të drejtash do të kenë sërbët", ka thënë Kesiq për Kosovo onlajn.

Kesiq shton se meqenëse ndërmjetësuesit i japin mundësinë Kurtit të përcaktojë vetë se çfarë nënkupton BKS, atëherë nuk është presion real.

"Nëse ata nuk dëshirojnë të mbajnë atë çfarë është dakordësuar dhe marrëveshja është se për këtë duhet të jetë autonomi e zgjeruar, menaxhim që vendos për të gjitha fushat e rëndësishme të jetës së përditshme, nëse amerikanët i sugjerojnë paraprakisht Kurtit se ai do të vendosë sesa autonomi do të jetë kjo, atëherë nuk është as e sinqertë dhe as legjitime. Është legjitime që të drejtat e sërbëve të mos mbrohen me vullnetin e mirë të Prishtinës, sepse ne e dimë se atje nuk ka vullnet të mirë, por ato duhet të mbrohen në përputhje me atë që tashmë është rënë dakord me të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën e KS të OKB", thekson Kesiq.

Kështu siç duken gjërat, shton ai, duket absolutisht e papranueshme.

"E dyta është se nuk është sjellje racionale e Kurtit, i cili nuk e shikon që pak a shumë i japin gjithçka që ai kërkon. Apo ndoshta situata e brendshme politike mes partive politike shqiptare është aq e tensionuar, saqë ai nuk duhet të dorëzohet, qoftë edhe simbolikisht, pasi do të rrëzohej nga pushteti“ thekson Kesiq.

Ky i fundit vlerëson se është mjaft mirë që presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq vendosi t’a çojë për debat parlamentar çështjen e negociatave me Kosovën dhe shton se në atë debat, duhet të përfshihet e gjithë shoqëria, kisha, aktivistët dhe sektori joqeveritar.

"E mbi gjithçka, njerëzit që jetojnë në Kosovë e Metohi, duhet të përfshihen më direkt. Dikush që jeton në këto komuna që duhet të formojnë BKS. Një diskutim i tillë mund të jetë veçse i dobishëm”, tha Kesiq.

Ky i fundit shprehu mendimin se do të duhej të definohej cili është interesi kombëtar i Sërbisë në raport me Kosovën, pasi deri më tani nuk ka pasur.

"Kur them se është e definuar, dëshiroj të them se është mbajtur një qëndrim i qartë, jo vetëm për idenë e përgjithshme, e cila tashmë është arritur në marrëveshjen me Brukselin dhe Uashingtonin, që duhet të egzistojë BKS, sesa të kemi dijeni për qëndrim të përgjithshëm se çfarë duhet të bëjmë. A po rivendosim sovranitetin dhe integritetin territorial, a po luftojmë për status-kuonë, a po luftojmë për ndarje. Ky diskutim duhet të ndodhë, në mënyrë që të mund të arrijmë një konsensus rreth tij dhe në mënyrë që të gjithë të dimë sesi të arrijmë rezultatin e dëshiruar” ka theksuar Kesiq.