Diskriminim foshnjave të porsalindura si pasojë e listave të lëshuara në Kosovë
Thonë se shtatzënia, nëse është pa komplikime, është në fakt një nga përvojat më të bukura që mund të përjetojë gruaja. Ekspertët na rekomandojnë të mos i ekspozohemi stresit kur jemi në “muajin e dytë”, por t’a shijojmë këtë periudhë të veçantë dhe të rëndësishme. Megjithatë nëse jeni në këtë moment shtatzënë apo po lindni në Kosovë, shqetësoheni dhe në atë se çfarë sistemi duhet të zgjidhë dhe ky këtu vetëm sa ndërlikon.
Nuk e di nëse jeni njohur me të, por shtatzënat në zonat sërbe në Kosovë në shumicën e rasteve i sjellin fëmijët e tyre në jetë në qendrat spitalore apo maternitetet që funksionojnë në sistemin e Republikës së Sërbisë dhe ndodhen në Graçanicë, Pasjan dhe Mitrovicën e Veriut.
Pas mbylljes së disa institucioneve në veri të Kosovës, regjistrimi i fëmijëve të porsalindur mbetet procedurë e ndërlikuar, e cila ndërmerret jashtë Kosovës, më saktësisht në qytetin më të afërt të Sërbisë qëndrore, në mënyrë që fëmija të marrë shtetësinë sërbe. dhe të ushtrojë të drejtat e mëtejshme që ka si të tilla.
Ajo çka është edhe më tepër situatë e ndërlikuar për të cilën e kam dëgjuar nga bashkatdhetarët tanë nga veriu, është se ata përveçse nuk mund t’a regjistrojnë normalisht fëmijën në komunën e tyre, gjithashtu atë nuk munden çuditërisht ta regjistrojnë as në sistemin kosovar. Pyes veten se si?
Siç më është speguar, nëse dëshiron të regjistrosh fëmijën në atë sistem, duhet të marrësh certifikatë "sërbe" të cilën nuk mund t’a nxjerrësh sepse nuk ka më Organe të Përkohshme (komunë sipas sistemit sërb) . Kështu që fëmija juaj mbetet jashtë sistemit përderisa vazhdojnë proceset e panevojshme dhe të komplikuara, të cilat autoritetet në Prishtinë nuk i njohin, ashtu sikurse nuk i shikojnë as sërbët këtu, ndërsa autoritetet në Beograd mbeten të përmbajtura dhe të paqarta.
Tek ne në jug, në Graçanicë, për tani nuk ka probleme të tilla, sepse Organi i Përkohshëm i Prishtinës ende funksionon, nëse mund të themi. Por nuk do të kalojmë tani në punën apo mosveprimin e tyre, por mbi të gjitha tek rrethanat momentale. Për pasojë është më e lehtë të regjistrohen menjëherë të porsalindurit në këtë Komunë. Megjithatë, nëse ndodh që edhe kjo të jetë e kyçur, sipas numrave të çertifikatave rregjistruese mundemi supozoj si për çdo gjë tjetër në këto më shumë se 25 vite deri në Nishka Banja.
Këtu, megjithatë, egziston edhe një tjetër rrezik më i madh. Qendra klinike-spitalore e Prishtinës e cila funksionon në Graçanicë në sistemin sërb, ka një formë bashkëpunimi me QKS të Prishtinës e cila funksionon me sistemin kosovar dhe pacientët që nuk mund të trajtohen nga njëri, dërgohen te tjetri. Ky bashkëpunim është absolutisht i lavdërueshëm, por! Nëse ju si shtatzëne dërgohesh urgjentisht në Prishtinë dhe lindni aty, gjithçka kalon siç duhet, merr listën e lënies nga Kosova, të cilën sistemi sërb sërish nuk e njeh. Pra, mund të të besoni vetëm tek Zoti ose tek ndonjë fuqi më e lartë, universi ose çfarëdo tjetër në të cilën besoni se nuk do të ketë nevojë për të. Në këtë mënyrë fëmija juaj nuk e merr të drejtën për të qenë shtetas apo shtetase e Sërbisë ndonëse dhe deklarativisht për autoritetet sërbe “Kosova është pjesë e Sërbisë” e kështu është dhe konform Kushtetutës. Fëmija i lindur në Prishtinë, me listë të lëshuar kosovare për shkak të ndonjë rrjeti të çuditshëm rrethanash dhe realitetit kosovar, kjo nuk shkon!
Problem të përafërt kanë dhe mamatë që vendosin për të lindur në spitalet e huaja në Kosovë me kushte dhe trajtim të mirë por dhe siguracionin që u ofrojnë institucionet ndërkombëtare për të cilat punojnë. Dhe në këtë rast lista e lëshuar për institucionet sërbe nuk vlen.
Ndërsa tani praktikisht mund të shikoni se ku ngjason jeta e një gruaje shtatzënë me nënën në Kosovë. Rreth tyre asnjë sistem nuk kujdeset me të vërtetë. Mendoj se gjatë vizitës apo takimit të radhës me "udhëheqësit e sërbëve", autoritetet në Beograd duhet t’a zgjidhin këtë situatë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të spegojnë, ndërsa fotografohen me "foshnjat sërbe" në maternitete, se këto janë befas jo fëmijët që kanë të drejtën e shtetësisë sërbe dhe kjo jo për fajin e tyre.
Shkruan: Zenski.info
0 komentet