Dita e fitores në Moskë: Ceremonia e kujtesës kombëtare dhe mobilizimit moral
Shkruar nga: Zhelko Shajn, i dërguari special i Kosovo onlajn në Moskë
Në Sheshin e Kuq në Moskë këtë vit sundonte pothuajse heshtje e pazakontë historike. Në raport me paradat e mëparshme, nuk u dëgjua zhurma e fortë e motorrëve të tankeve dhe kolonës së automjeteve e cila prej dekadash paraqiste simbolin e fuqisë ushtarake të Bashkimit Sovjetik e më pas të Rusisë. Megjithatë, mungesa e teknikës së rëndë, nuk e zbehu përshtypjen e forcës. Përkundrazi, në plan të parë kësaj here, doli çizmja e ushtarit njerëzor-simbol i ushtarit që tetë dekada më parë solli lirinë në Europë dhe botë, theu nazizmin dhe dha sakrificën më të madhe në historinë e Luftës së Dytë Botërore.
Mbi Moskë valëvitej flamuri rus, trashëgimtare e traditës së madhe shtetërore të Bashkimit Sovjetik, ndërsa e gjithë parada mbarte mesazh të fortë të kontinuitetit historik. Në narrativën shtetërore ruse, fitorja e vitit 1945 nuk është vetëm ngjarje historike, por themeli i identitetit modern rus. Pikërisht për këtë parada e këtij viti dukej më shumë si ceremoni e kujtesës kombëtare dhe mobilizimit moral sesa demonstrim haptazi i fuqisë ushtarake.
Para se krenaria ruse të ngrihej mbi qiellin e Moskës, në atmosferën heshtjes dhe paqes dinjitoze, tubuesve u drejtua presidenti rus Vladimir Putin duke uruar Ditën e Fitores-festë që në Rusi ka pothuajse statusin e shenjtë. Fjalimi i tij ishte performancë e ndërtuar me kujdes si burrështetasi, ushtarak e diplomatik, orjentuar njëkohësisht për popullin rus, forcat e armatosura, aleatëve por dhe Perëndimit.
Në sensin shtetëror, fjalimi i Putinit ishte tentativë për të ruajtur unitetin historik të shoqërisë ruse. Ideja qëndrore ishte që Rusia të mbetet trashëgimtarja e brezit fitimtar që shpëtoi njerëzimin nga nazizmi. Kremlini prej vitesh ka ndërtuar kontinuitet politik identik mes Bashkimit Sovjetik dhe Rusisë moderne, ndërsa fjalimi i këtij viti këtë linjë e forcoi edhe më tej. Putin theksoi detyrën historike, mbrojtjen e atdheut dhe unitetit popullor, çka përcolli mesazhin se shteti hyri në periudhën e konfrontimit historik afatgjatë në të cilën çdo segment i shoqërisë ka rol.
Aspekti ushtarak i fjalimit ishte veçanërisht domethënës. Ndonëse nuk kishte retorikë të ashpër, Putin e lidhi qartë bëmën e Ushtrisë së Kuqe me Operacionin Special Ushtarak të sotëm sikurse e quajnë rusët në Ukrainë. Është pikërisht ky thelbi i mbarë performancës-konflikti aktual paraqitet si vazhdimësi e luftës historike ndaj forcave që Moska i përshkruan si trashëgimtarë të kërcënimeve të vjetra ndaj shtetësisë ruse. Është veçanërisht e rëndësishme që presidenti rus dekoroi jo vetëm ushtarët, por dhe inxhinierët, shkencëtarët, punëtorët dhe industrisë ushtarake, mjekët dhe vullnetarët. Kjo tregon se Kremlini luftën nuk e konsideron si operacion të kufizuar, por si mobilizim të gjerë kombëtar në të cilin asiston mbarë sistemi shtetëror.
Diplomatikisht, fjalimi ishte shumë i kujdesshëm dhe mjeshtërisht balancues. Në raport nga disa performanca të mëparshme, kësaj here nuk pati retorikë shpërthyese anti-perëndimore apo kërcënime direkte. Putini shmangu tonin e histerisë politike dhe foli me gjuhën e misionit historik, forcës morale dhe të drejtës së popullit për të mbrojtur sovranitetin e vet. Pikërisht qasje e tillë ka për synim që Rusinë t’a paraqesë si fuqi stabile që nuk reagon impulsivisht, por operon si shtet i vetëdijshëm për rolin e vet historik.
Njëkohësisht, mesazhet ishin qartësisht të orjentuara drejt publikut ndërkombëtar. Perëndimit i’u përcoll mesazhi që Rusia nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe se është gati për përballje të gjatë, ndërsa vendeve të Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine i’u paraqit pamja e Rusisë si forcë antifashiste dhe antikoloniale që lufton kundër dominimit global të Perëndimit.
Megjithatë, pavarësisht faktit se Putin tha se Rusia është gati për luftë afatgjatë derisa të eliminohen shkaqet dhe pasojat e konfliktit, pas performancës së këtij viti mund të vihej re dhe nuancë tjetër-ton sigurie dhe kontrolli. Nga ana tjetër, varësia gjithnjë e më e theksuar e presidentit ukrainas Volodymir Zelenski nga mbështetja politike dhe ushtarake perëndimore lë përshtypjen e hapësirës kufizuese manovruese të Kievit në negociatat e ardhshme. Pikërisht në këtë raport mes sigurisë së Moskës dhe presionit nën të cilin ndodhet udhëheqësia ukrainase, disa analistë shikojnë mundësinë e qasjes graduale drejt paqes.
Në këtë kontekst, gjithmonë e më shpesh po përmendet dhe roli ndërmjetësues i presidentit amerikan Donald Tramp, i cili haptazi flet rreth nevojës për ndaljen e luftës dhe arritjen e marrëveshjes.
Ndonëse rruga drejt paqes vazhdon të jetë e pasigurt dhe e vështirë, parada dhe fjalimi i Putinit i këtij viti, lanë përshtypjen se Moska dëshiron të tregojë se ka forcën për të vijuar konfliktin, por dhe vetëbesimin e plotë që në një moment të pranojë zgjidhjen politike nën kushte që i konsideron të pranueshme. Ndaj pikërisht në hijen e hapave ushtarakë dhe konflikteve të mëdha gjeopolitike, po shfaqen fillimisht ngadalë skicat e para të negociatave të ardhshme dhe paqes së mundshme.
0 komentet