FEJTON Henri Kisinxher, Amerika dhe Kosova (9): Aksioni i Nato në bombardimin e ambasadës kineze në Beograd

Kineska ambasada u Beogradu, dva dana nakon što je bombardovanaEPA/SASA STANKOVIC
Burim: Kineska ambasada u Beogradu, dva dana nakon što je bombardovanaEPA/SASA STANKOVIC

Shkruar për Kosovo onlajn: Dragan Biseniq

Duke komentuar pretendimet e shpeshta rreth egzistencës së fazës dhe doktrinës së re të politikës së jashtme-të ashtuquajturat politika e jashtme humanitare, politikë që thuhet se motivohet kryesisht nga morali dhe jo nga interesi, Kisinxher tha se dëshironte të vendoste disa pyetje rreth kësaj.

"Besoj se teologët prej kohësh kanë luftuar me çështjen e luftës së drejtë. Ndërsa arsyeja ajo çka është se në politikën e jashtme nevojitet qëllimi. Por gjithashtu është e nevojshme ndjenja e masës, një raport mes qëllimeve dhe mjeteve. Disa aftësi për të dalluar-ndërsa rreziku është se, nëse dikush tenton të bëjë vetëm deklarata të përgjithshme, atëherë ndjenja e masës lehtësisht humbet. E thënë sinqerisht, nëse shikoj historinë, mendoj se më shumë jetë u humbën në luftërat e kryqëzatave, sesa në luftërat me interes kombëtar. Mendoj se është thelbësore në përcaktimin e politikës sonë të jashtme, që mos të zhvillojmë ndonjë lloj moralizmi që është justifikim për të shmangur vendimet e komplikuara dhe të vështira” theksoi Kisinxher.

Millosheviqi "fajtor"

Politika e jashtme në nivel të lartë, sipas tij, nënkupton zgjedhje shumë të vështira. Ndërsa pa kompasin moral, këto zgjedhje nuk mund të bëhen, pasi personi është plotësisht i pasigurt pa bindje të forta morale.

“Por, në të njëjtën kohë, duhet të kemi në mendje se mirëqenia e popullit varet nga njohja se historia është tej e qëndrueshme se kushdo brenda saj dhe se këto parime duhet të lidhen me mundësinë e zbatimit për periudhën e gjatë të kohës dhe me njëfarë respekti, nëse mund t’a them kështu, sipas eksperiencës historike. Keqardhje kur njerëzit thonë se e kanë kapërcyer historinë dhe po nisin fazë krejtësisht të re në zhvillimin e racës njerëzore. Pasi këto janë zakonisht thirrje në periudha të ekstremizmit madhor” paralajmëroi Kisinxher.

Menjëherë pas këtyre paralajmërimeve, erdhi një ngjarje shumë e rëndësishme e cila do të ndryshonte tërësisht raportet e ardhshme të Kinës me SHBA. Tre raketa goditën më 7 maj 1999, ambasadën kineze në Beograd. Me këtë rast, tre gazetarë kinezë u vranë. Pekini reagoi me pakënaqësi të madhe. Në mëngjesin e 8 majit u mbajt seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me kërkesë të Kinës.

Përfaqësuesi i Kinës lexoi deklaratën e qeverisë kineze në të cilën theksohej se sulmi paraqiste shkeljen e sovranitetit të Kinës, si dhe të parimeve themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare. Gjithashtu, Kina e dënoi ashpër këtë akt barbar dhe po ashpër protestoi duke kërkuar që NATO, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, të merrte përgjegjësinë dhe rezervoi të drejtën për të marrë masa të mëtejshme. Më tej në këtë deklaratë sulmi ndaj ambasadës quhej krim lufte.

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara tha se faktet ende nuk janë konfirmuar, por NATO po heton këtë çështje. Gjithashtu tha se NATO nuk qëllonte as civilët e as ambasadat dhe se i vinte thellësisht keq nëse NATO ishte përgjegjëse për incidentin, por vetëm një njeri ishte përgjegjës për krizën dhe ky ishte Sllobodan Millosheviq.

Përfaqësuesi i Holandës theksoi se nuk e pranon krahasimin e “viktimave aksidentale” me vrasjet, përdhunimet dhe djegiet sistematike të shtëpive për të cilat Beogradi është përgjegjës. Përfaqësuesi i Kubës tha se nuk do të nevojiteshin 20 vite për të kuptuar se kjo luftë ishte gabim.

Gjithsesi, në Pekin u zhvilluan protesta masive para ambasadës amerikane ku nuk u lejua stafi të largohej prej saj. Në të tilla rrethana, CNN ftoi Henri Kisinxherin jo vetëm si ekspert për Kinën, por si njeri që gëzonte besim të madh tek lidershipi kinez, për të komentuar pasojat e bombardimeve të NATO në shembjen e ambasadës kineze në Beograd.

Duke komentuar bombardimin dhe shembjen e ambasadës kineze në Beograd nga ana e NATO, Kisinxher më 11 maj 1999 tha se "sjellja e Kinës është në disproporcion me provokimin e menjëhershëm" dhe se "është mjaft e rrezikshme të provokosh Shtetet e Bashkuara duke mbajtur të mbyllur ambasadorin tonë në ambasadë" dhe kjo "sidomos ambasadorin që është kaq i përkushtuar për të përmirësuar marrëdhëniet kino-amerikane".

Ai u nis nga ajo që kinezët "ndjekin politikë të jashtme racionale-se kjo tregon nivelin e zhgënjimit që tani ka gjetur pikën ku mund të shprehen". Për politikën e administratës ndaj Kinës, tha se "në thelb është politikë e duhur-tentativë për të vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me Kinën", por vuri në dukje se debati vendas rreth Kinës, ishte shumë i ndezur.

Paralajmërimi i Kisinxherit

Administrata ka bërë atë që bën gjithmonë, tenton të "grabisë" sa më shumë pjesë të kritikave të kundërshtarëve dhe t'i kthejë në avantazhin e vet duke thënë-kështu që kurrë mos të justifikojmë marrëveshjen apo me të vërtetë të justifikojmë raportin bazuar në vlerat e veta, por thotë se po pretendojmë-angazhimi do t'i bëjë çfarëdo që kritikët dëshirojnë të jenë.

Kisinxher ka treguar se lufta në Kosovë është diçka që duket jashtëzakonisht kërcënuese për Kinën. Erdhi në këtë përfundim tek kjo se baza e qëndrimit fillestar anerikan ndaj Kinës në 1971, ishte doktrina Brezhnjev, në të cilën Bashkimi Sovjetik pohoi të drejtën për të ndikuar në evolucionin e brendshëm të vendeve të tjera bazuar në mendimin e vet rreth asaj se çfarë duhet të ishte e drejtë dhe e mirë për ta.

"Pra ata e shikojnë justifikimin tonë për atë që po bëjmë në Kosovë si konfirmimin e të drejtës së NATO për t’u përzier në gjerat e vendeve të tjera madje edhe kur këto vende fizikisht nuk kërcënojnë NATO. Ky është parim që ata e shikojnë mjaft të papranueshëm. Nëse vështroj ndjesën e presidentit për shembull, ai kërkoi falje sa më shumë që të ishte e mundur. Por gjithashtu tha: "Duhet t’a kuptoni se përse po veprojmë kështu në Kosovë".

Ndaj, ata duhet të nënshkruajnë se pranojnë këtë ndjesë të spegimit tonë për Kosovën, të cilin ata e refuzojnë plotësisht” ka theksuar Kisinxher në kontradiktën paradoksale në qëndrimin e administratës së Klintonit ndaj Kinës. Ai vuri në dukje se marrëdhëniet mes Amerikës dhe Kinës, ishin përkeqësuar katër vjet më parë qysh prej konfliktit në Ngushticën e Tajvanit.

Ai tha se nuk dëshironte të "mësonte" kinezët, por nuk mendonte se "mënyra për t'u marrë me ne-që të na shkelmojnë". Për pasojë paralajmëroi administratën e Klintonit që të kuptojë se nuk mundet që marrëdhëniet ndaj këtij problemi “sikur kjo të jetë ndonjë fushatë primaresh në Nju Hempshir në të cilën mundemi, e dini, nga njëra anë të themi gjëra të vërteta sesa ata janë të shqetësuar, e më pas të paguajë çfarëdolloj opozite vendore e më pas të thotë: "E kuptoni përse po e bëjmë vërtet këtë."

Kisinxher sugjeroi që mosmarrëveshja të zgjidhej ashtu sikurse Uashingtoni përcolli "ndonjë personazh të shquar, si Kolin Pauell në ambasadë dhe askënd tani të mos dërgonte në Kinë-për të sjellë harta dhe çfarëdo çka kemi përdorur dhe të themi: "Ja përse e bërëm këtë. Keqardhje për këtë. Ky është spegimi ynë. Sinqerisht, do të nënkuptoja fort se ky është i gjithë spegimi që do të merrni ndonjëherë për këtë temë, sepse kjo është gjithçka që ne mund të bëjmë”, tha Kisinxher.

Në këtë moment, e ndërpreu prezantuesi Çarli Rouz dhe e pyeti nëse e pranon spegimin se NATO kishte karta të këqija dhe ndaj NATO hodhi bomba në ambasadë?

Kisinxher u përgjigj se besonte tek kjo. Më pas vuri në dukje se i ishte thënë se disa “europianë të moshuar nuk besojnë tek ky spegim”. Hodhi poshtë mundësinë që do të ishte ai që do t'ua përcillte kinezëve ndjesën, pasi nuk ishte i kualifikuar që të spegonte këtë. “Do t'ia jepja dikujt që është teknikisht kompetent për bombardim, para të cilit theksoi se nuk duhet t'u sqarohet problemi i Kosovës pasi është temë më vete, se ata nuk duhet të pajtohen me bombardimin dhe i gjithë problemi që ka lidhje”.

Më pas arriti në përfundimin se administrata ishte më e mirë në marrëdhëniet me publikun sesa në përmbajtjen e kësaj çështjeje, ku dështoi. Ai këtë e krahasoi sikur presidenti ishte 9 ditë në Kinë, ndërsa kaloi dy orë me liderët kinezë. Kisinxher ishte irrituar nga faqet e para të gazetave amerikane që po nxisnin konfliktin. "Ku do të jemi për pesë vjet kur çdo shtet aziatik të mund të manovrojë mes nesh dhe Kinës nëse kjo kthehet në konfrontim të vërtetë" pyeti Kisinxher.

Hetimi më vonë përcaktoi se për gabimin në zbulimin dhe përcaktimin e objektivave, përgjegjës ishte koloneli i ushtrisë amerikane Uilliam Benet. Ky i fundit ishte ekspert në aplikimin e sistemit antiraketor amerikan Patriot jashtë vendit dhe gjithashtu punoi edhe për CIA përfshirë në përcaktimin dhe verifikimin e objektivave-në Sërbi për bombardimet e NATO në pranverën e vitit 1999. Benet u vra në rrethana të çuditshme në fund të prillit 2009 në rajonin rural Loudoun afër Uashingtonit. Ndonëse nuk është e pamundur se bëhet fjalë rreth vrasjes rastësore, qoftë edhe krim pa motiv, me shumë gjasa do të mbetet hije dyshimi për këtë vdekje, si dhe për rrethanat që çuan në goditjen me raketa të ambasadës kineze në Sërbi.

Nesër vijon: Gabime në funksionimin dhe zgjerimin e NATO