FELTON Henri Kisinxher, Amerika dhe Kosova (6): Paqëndrueshmëria e Bosnjës dhe marrëveshja e Dejtonit

Potpisivanje Dejtonskog sporazuma
Burim: Wikipedia/ETH-Archiv

Shkruar për Kosovo onlajn: Dragan Biseniq

Kisinxher spegoi se nuk kishte ndërmend të hynte në debatin rreth Kosovës derisa Klinton nuk njoftoi se ishte i gatshëm të autorizonte dërgimin e 4000 ushtarëve në mision paqeruajtës në Kosovë, çka i shkaktoi ankth të thellë atij pasi në atë kohë, besonte se kjo çështje dhe rajoni duhet t‘i lihet kombeve europiane.

Kisinxher besonte se europianëve u mungonte vetëbesimi, por jo dhe mundësia për t'u marrë me situatën në Ballkan.

"Kjo është shumë e pazakontë për mua, sepse jam mbrojtës i fortë i NATO. Por më dukej se e vetmja arsye për të sjellë amerikanët aty, nuk ishte e nevojshme, pasi europianët kishin forcë të mjaftueshme për të luftuar kundër opozitës lokale, por për shkak të dyshimit në vetvete të europianëve-në vendosmërinë e tyre për të mbajtur kurs dhe se për këtë arsye, dëshironin që ne t’u jepnim shtyllën kurrizore. Mendova se kjo nuk ishte bazë e mirë për të hyrë në diçka që europianët të mund t‘a trajtonin me mbështetjen logjistike amerikane" arsyetoi Kisinxher. Ky i fundit besonte se duhej të egzistonte "ndasi përgjegjësie brenda NATO, ku europianët duhet të marrin më shumë përgjegjësi. Nuk besonte se forcat tokësore amerikane duhet të vendosen në vende ku forcat tokësore europiane të mund të kryejnë punën, ndërsa amerikanët do të ofronin logjistikë dhe të tjera mbështetje.

Në fund shtroi pyetjen, a mundet që Këshilli i NATO të organizohet kështu në mënyrë reale?

Rambuje si mjet taktik i UÇK

Kisinxher pohoi se qëllimet e UÇK nuk ishin të arrinte autonominë, por pavarësinë dhe se nuk do t'ua dorëzonte armët forcave të NATO.

„Përsa i përket UÇK qëllimi i saj ishte pavarësia dhe jo autonomia. Ajo pranoi Rambujenë si mjet taktik për përdorimin e fuqisë ajrore të NATO ndaj sërbëve të urryer. Akoma dhe më pak gjasa që UÇK të pranojë autonominë nën sundimin sërb tani që Sërbia është kaq e dobët prej operacionit ajror të NATO. UÇK nuk do t'ua dorëzojë armët forcave të NATO. Ndërsa këto të fundit nuk do të kenë mbështetje të brendshme nëse luftojnë kundër UÇK për të imponuar çarmatosjen. As UÇK nuk do të pranojë në heshtje forcat sërbe të kontrollojnë kufijtë e saj. Realizimi i rolit të parashikuar të forcave policore dhe ushtarake sërbe në marrëveshjen e propozuar është edhe i paqartë dhe pothuajse i pamundur për t'u zbatuar”, besonte Kisinxher.

Rezultati ironik i marrëveshjes së Rambujesë, në emër të së cilës ndërmerrej operacioni ajror i NATO, është se forcat paqeruajtëse të NATO, do të zëvendësojnë sërbët si pengesë për aspiratat kombëtare të shqiptarëve-veçanërisht kur Sërbia shumë e dobët për të ofruar kundërpeshë. Për më tepër, sesi Kosova shkon drejt pavarësisë, do të rriteshin presionet ndaj Maqedonisë, ku 1/3 e të cilës është shqiptare. Përse nuk duhet t'u jepet e njëjta vetëvendosje si vëllezërit e tyre në Sërbi? Dhe kjo do të rrezikojë përhapjen e konfliktit, pasi Bullgaria pretendon për shtetasit e saj etnik në Maqedoni, të cilët përbëjnë të paktën 1/3 e banorëve, ndërsa Greqia shikon mundësinë të zvogëlojë apo eliminojë shtetin emrin e të cilit e hodhi poshtë.

Sepse besonte se administrata duhej të ridefinonte qëllimet e veta, ndërsa operacioni ushtarak kishte filluar tashmë, NATO nuk mund të mbijetonte nëse nuk arrinte qëllimet e veta. Ai nuk besonte në mundësinë e realizimit real të kushteve të marrëveshjes nga Rambujea, por propozoi që të ishte "i lirë nga komponentët ezoterikë". Atëherë kushtet për përfundimin e luftës ajrore duhet të ishin: ndalim i menjëhershëm i zjarrit, tërheqja e forcave sërbe ashtu siç ishte parashikuar pas nisjes së negociatave në Rambuje dhe çelja e menjëhershme e negociatave rreth autonomisë së Kosovës.

Pas operacionit ushtarak, Kisinxher besonte se do të lindte situatë e re dhe realitet i ri në terren, në të cilin NATO do të bëhej forca më e rëndësishme në Kosovë. Për të përmbushur rolin e vet, NATO nuk do të mund t'i rezistojë kërkesave të shqiptarëve për pavarësi. “Këto negociata ka të ngjarë të jenë të gjata dhe të hidhura. Por, në fund të tyre, pavarësia e Kosovës në njëfarë forme është e pashmangshme nëse NATO nuk insiston me forcë në llojin e sovranitetit sërb që presidenti premtoi-e ky është kurs që nuk do t’a mbështesë as aleanca dhe as publiku amerikan” përmbylli Kisinxher.

Nëse Millosheviqi refuzonte armëpushimin nën të tilla kushte, nuk do të kishte alternativa për vazhdim dhe lufta do të intensifikohej, nëse do të ishte e nevojshme dhe instalimin e forcave luftarake tokësore të NATO-s-zgjidhje të cilën deri më sot e kam refuzuar me pasion, por që do të duhet të merren parasysh për të ruajtur kredibilitetin e NATO-s. Pavarësisht nga rezultati, do të jetë e nevojshme të stacionohen disa forca tokësore të NATO-s në Maqedoni apo në Kosovë, jo për të shërbyer si paqeruajtëse, por për të parandaluar përhapjen e konfliktit në Ballkan. Vazhdimisht kam paralajmëruar ndaj një rezultati të tillë. Por si rezultat i hezitimit dhe konfuzionit, NATO tani ka pak zgjedhje nëse dëshiron të shmangë luftë të madhe.

Në një seancë dëgjimore të Senatit mbajtur më 22 prill të vitit 1999, Kisinxher vazhdoi të spegonte sfondin historik të konflikteve ballkanike, duke deklaruar se ai kishte studiuar konfliktet e ndryshme ballkanike nga mesi i shekullit të XIX përmes luftërave të ndryshme botërore dhe kompleksitetin e tyre të jashtëzakonshëm. Në vërejtjen e kryetarit, senatorit Verner, se ato nisën prej vitit 1389 dhe se kjo "ishte betejë historike", Kisinxher i’u kthye se nuk shkoi aq larg, por studioi gjithçka që ndodhi në shekullin e kaluar.

"Fakti është se popujt në këto hapësira të cilat u fituan shumë herë nga pushtuesit, të dobëtit, pajtuesit, ose të vrarët, u konvertuan ose u larguan. Ata që mbetën theksuan veçorinë e tyre etnike dhe u mblodhën rreth fesë në atë masë saqë, kur përdorim parimet amerikane të bashkëjetesës etnike, është pothuajse e pakuptueshme. E vërteta është se ndonjëherë ata jetonin së bashku paqësisht, në Sarajevë apo diku tjetër, deri ku mbi t’a kishte ndonjë forcë të huaj. Ajo çka nuk mund të tolerojnë, duket se është dominimi i një grupi ndaj një grupi tjetër” tha Kisinxher.

Pavarësia e Kosovës shkatërron B&H

Për shkak të kësaj, tha se ishte "shumë i shqetësuar" apo "ngurrues për të dëshiruar që të shikonte Amerikën të gjykonte çdo konflikt të imagjinueshëm që mund të lindte aty". Shqetësim tjetër u krijua nga domosdoshmëria e ardhshme e pranisë së përhershme amerikane, pasi "pasionet e banorëve do të tejkalojnë tolerancën dhe mirëkuptimin tonë dhe ne do të tërhiqemi në drejtimin e të gjitha këtyre konflikteve për një kohë të gjatë të pacaktuar.

Duke patur këtë parasysh, Kisinxher dëshironte zgjidhje politike me bazë të gjerë, në të cilën amerikanët nuk duhet të "mbajnë të gjithë përgjegjësinë për të mbajtur nën kontroll pasionet e ndryshme". Kjo zgjidhje duhet të jetë “më e gjerë se NATO dhe më e gjerë se Kosova”. Për këtë u vuri senatorëve në dukje: “Shikoni vetëm Maqedoninë, shqiptarët. Shikoni reagimin ndaj refugjatëve. Për ta kjo është çështje jetë a vdekje për të mos shtuar numrin e shqiptarëve. Bullgarët-shumica e sllavëve në Maqedoni flasin bullgarisht. Ka sërbë, ka grekë. Grekët madje as nuk e njohin as emrin “Maqedoni”. Pra, kur të shpërthejë, çfarë do të bëjmë?"

Ai për pasojë, propozoi një "zgjidhje të përgjithshme" në të cilën Kosova do të mund të merrte "diçka si pavarësia, autonomia, diçka e ngjashme, dhe që do të ishte çështje ndërkombëtare", sepse ky është "i vetmi drejtim në të cilin ne mund të shkojmë, tani, pas bombardimeve”.

Në thelb, nëse pavarësia kosovare pranohet dhe njihet, atëherë shkatërrohen themelet e egzistencës së Bosnjë-Hercegovinës. Të tillë zgjidhje e pashmangshme vë në pikëpyetje mbijetesën e Marrëveshjes së Dejtonit. “Sinqerisht, kurrë nuk kam menduar se Marrëveshja e Dejtonit ishte kontribut i rëndësishëm për t'i dhënë fund luftës. Mendoj se tentativa politike për t'i bashkuar këto tri grupe etnike në një shtet multietnik herët a vonë, do të shpërthejë dhe do të na tërheqë në të gjitha llojet e manovrave politike, si kur përpiqemi të ndikojmë në zgjedhjet në pjesën sërbe të Bosnjës. Për pasojë do të dëshiroja zgjidhje ballkanike ku grupet e ndryshme etnike të ndahen në Bosnjë, sesa të mblidhen bashkë. Pavarësisht nëse jeni dakord me mua apo jo në këtë pikë, do të doja ndonjë konferencë ndërkombëtare ku mund të zgjidhen këto çështje të panumërta” sugjeroi Kisinxher.

Nesër vazhdimi: Kongres të ri të Berlinit për Ballkanin