Historia e Telegrafit britanik e dëmshme pasi merret me përhapjen e frikës
Shkruar për Kosovo Onlajn: Helena Ivanov, bashkëpunëtore shkencore në Qendrën Hulumtuese Henri Xhekson
Kosova është sërish në qendër të vëmendjes-jo për shkak të konfliktit apo dhunës, por për artikullin viral të Telegrafit. Veshur tërësisht me pajisje luftarake, kryeredaktori i Telegraf shtron pyetjen nëse Kosova mund të bëhet Ukraina e radhës dhe nëse "presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq planifikon invazion me mbështetjen e aleatit të tij Vladimir Putin".
Duke lexuar, parë e ndjekur videon, mund të mendoja se Europa është në prag të konfliktit të ri. Megjithatë me shikim të afërt-cilën histori të Telegrafit nuk arrin t’a siguroj plotësisht-zbulon se me shumë mundësi që luftë si ajo në Ukrainë do të ndodhë në Kosovë, gjasat janë shumë të pakta.
E para dhe më e rëndësishmja, prania e përhershme e KFOR, forcat e NATO për ruajtjen e paqes në Kosovë vazhdon të shërbejë si garanci e paqes. Nuk ka shumë mundësi që Kosova apo Sërbia të sulmojnë njëra-tjetrën, sepse i tillë veprim do të nënkuptonte hyrjen në konflikt të hapur me NATO. Veç kësaj madje dhe nëse secila palë do të rrezikonte angazhim të tillë, prania e trupave të NATO do të ndalonte shpejt çdo sulm. Derisa KFOR mbetet në Kosovë, situatë si ajo në Ukrainë është praktikisht e pamundur.
Megjithatë, pretendimi se situatë si ajo në Ukrainë është e pamundur nuk do të thotë se situata në Kosovë është stabile apo e favorshme. Gjatë viteve të fundit, Kosova është përballur me disa periudha të eskalimit të tensioneve, kryesisht të ardhura nga ngecja në BE e bisedimeve të normalizimit të ndërmjetësuara nga kjo e fundit. Këto negociata mund të karakterizohen si hap hua përpara, dy hapa pas ku të dy palët shpesh nuk u përmbahen kushteve të dakordësuara më herët. Tentativat për të zbatuar marrëveshjen shpesh rezultojnë në rritjen e tensioneve në terren-si eskalimi në lidhje me targat e automjeteve. Derisa këto ndërprerje në bisedime dhe zbatim vijon, situata në Kosovë do të mbetet disi e jostabile.
Duke marrë parasysh kontekstin historinë e Telegrafit jo vetëm që është e pasaktë, por dëmtuese si pasojë e angazhimit të përhapjes së frikës. Sipas burimeve vetjake të Telegrafit, njerëzit në Kosovë tashmë po përballen me sfidat në bashkëjetesën paqësore, me çdo raund eskalimi duke përkeqësuar situatën në terren. E paqartë përse Telegrafi vendosi të forcojë këto probleme dhe kontribuojë në egzistencën e tensioneve duke sugjeruar se situatë si ajo në Ukrainë është mundësi reale.
Nëse ekipi i Telegrafit do të donte të mbulonte historinë dhe të tërhiqte vëmendjen në rajon, egzistonin aspekte të tjera që mund të kishin hulumtuar. Duke pasur parasysh vëmendjen e rrallë që merr Ballkani, çdo fokusim në rajon, duhet të paraqitet me kujdes, thellë dhe balancuese
Megjithatë, duhet dhe të lavdërohen. Sipas përgjigjeve në Tuiter, ekipi i Telegrafit arriti diçka që rrallë shihet në rajon: bashkoi shumë sërbë, kosovarë dhe ekspertë perëndimorë në kritikën e kësaj historie.
0 komentet